Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    NYT: Shqipëria vendi ish-komunist, që krijoi një ekonomi kapitaliste të suksksesshme

    Emri:  d9c04c348d4cb5b77ddbf7c19110525b_M.jpg

Shikime: 2191

Madhësia:  26.6 KB
    25 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, gazeta prestigjoze “The New York Times” sjell një analizë të detajuar të gjendjes aktuale ekonomike të vendeve ish-komuniste në Europë.

    Opinionisti David Brooks, e mbështet shkrimin e tij për vendet e ish-bllokut lindor në analizat e Branko Milanovic, ekonomist në Universitetin e Nju Jorkut, i cili i ndan vendet ish-komuniste në katër kategori.

    Në vend të fundit janë vendet, për të cilat Milanoviç thotë se do u duhen edhe 50 ose 60 vjet të tjera të arrijnë një rritje ekonomike, që të kapërcejë shifrat e viteve kur ishin ekonomi nën komunizëm, Sipas tij këtyre vendeve do u duhet më shumë kohë sesa vitet e komunizmit për të kapërcyer "varfërinë". Në këtë grup gjendet Serbia, Ukraina, Gjeorgjia dhe Bosnja, të cilat nuk kanë shënuar rritje në nivelin e të ardhurave me atë që kanë pasur para vitit 1990. Në këtë gjendje ndodhet 20% e popullsisë së vendeve ish-komuniste.

    Grupi tjetër përfshin ato vende që kanë thjesht dështime të moderuara, me ritmet e rritjes ekonomike për frymë nën 1.7 për qind në vit. Këtu hyjnë vendet si Rusia dhe Hungaria që vazhdojnë të bien në mënyrë konstante në krahasim me Perëndimin. Në këto vende jeton rreth 40 për qind e popullsisë së botës post-komuniste.

    Grupi i tretë përfshin ato vendet që e kanë rritjen ekonomike midis 1.7 për qind dhe 1.9 për qind. Këto vende, si Republika Çeke dhe Sllovenia, po mbajnë një rritje të qëndrueshme me pjesën tjetër të botës kapitaliste.

    Në fund radhitet grupi i vendeve, të cilat ia kanë dalë të zhvillojnë një ekonomi të suksesshme pas rënies së komunizmit. Në këtë grup hyjnë Polonia, Azerbajxhani dhe Kazakistani. Por Milanovic thekson se shumë prej këtyre kombeve janë në fazën e rritjes ekonomike për shkak të burimeve të tyre natyrore, sidomos të naftës.

    Vetëm pesë vende ia kanë dalë të krijojnë ekonomi të suksesshme kapitaliste pas shëmbjes së komunizmit, sipas analizës së botuar në New York Times dhe këto vende janë Shqipëria, Polonia, Bjellorusia, Armenia dhe Estonia.

    Për ta thënë në mënyrë më të thjeshtë, vetëm 10% e njerëzve që jetojnë në vendet ish-komuniste janë duke jetuar në vende që e kanë kaluar në mënyrë të suksseshme periudhën e tranzicionit nga komunizmi në kapitalizëm. 90% e njerëzve jetojnë në vende, të cilat kanë dështuar përgjatë tranzicionit të kalimit të ekonomive të tyre nga komunizmi në kapitalizëm për arsye të ndryshme. Ky fakt tashmë duket edhe në politikën agresive që po zhvillojnë vende si Rusia apo Hungaria, të cilat po formësojnë shekullin e 21.

    Sipas analizës, komunizmi ka lënë plagë të rënda në vendet ish-komuniste dhe ka dëmtuar psikologjikisht viktimat e tij, ndaj shërimi nga këto plagë është gradual dhe progresi nuk është i garantuar.

    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-11-2014 më 13:24

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: NYT: Shqipëria vendi ish-komunist, që krijoi një ekonomi kapitaliste të sukskses

    Keta analistat e NYT i ka lene mendja fare. Jane ne metro keta apo jo? Si ore guxojne e thone keta qe Shqiperia ka krijuar si sistem kapitalist te suksesshem? A kane folur keta me kryerilindasin tone shokun Edi Rama? A e dine keta qe Shqiperia eshte nje vend i rrenuar qe po pret qe ta rilindi shoku Edi Rama?

    Si s'u vjen turp! Turp e per faqe te zeze! Na thone qe Nanot e Berishat na bene Shqiperine kapitaliste!

    Shqiperine Evrope e kapitaliste e ben vetem Edi Rama!

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: NYT: Shqipëria vendi ish-komunist, që krijoi një ekonomi kapitaliste të sukskses

    albush po replikon me veten keshtu, ike per lesh edhe ti
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar xhori për postimin:

    mia@ (15-11-2014)

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752

    Për: NYT: Shqipëria vendi ish-komunist, që krijoi një ekonomi kapitaliste të sukskses

    Kur thoshte xhaxhi Berisha qe jemi mbas Gjermanise asnje nuk e besonte.

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    246

    Për: NYT: Shqipëria vendi ish-komunist, që krijoi një ekonomi kapitaliste të sukskses

    Egzistojne genjeshtra te vogla ,te mesme dhe te medha por ka edhe statistika.Qe te vesh ne nje radhe Shqiperine dhe Polonine eshte nje mundesi e arte per tipa tipa te vegjel si puna e artikull-pruresit per te ushqyer komplekset e tyre te medha .
    GDP per Polonone 23 000 euro kurse Shqiperia 10 000.Nuk eshte hera e pare qe keta gazetaret perendimore ia futin kot fare duke mos patur asnje lloj kontakti me realitetin por thjesht duke krahasuar disa numra.

  7. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: NYT: Shqipëria vendi ish-komunist, që krijoi një ekonomi kapitaliste të sukskses

    Citim Postuar më parë nga WesternBlot Lexo Postimin
    Egzistojne genjeshtra te vogla ,te mesme dhe te medha por ka edhe statistika.Qe te vesh ne nje radhe Shqiperine dhe Polonine eshte nje mundesi e arte per tipa tipa te vegjel si puna e artikull-pruresit per te ushqyer komplekset e tyre te medha .
    GDP per Polonone 23 000 euro kurse Shqiperia 10 000.Nuk eshte hera e pare qe keta gazetaret perendimore ia futin kot fare duke mos patur asnje lloj kontakti me realitetin por thjesht duke krahasuar disa numra.
    Nese nje ekonomi eshte kapitaliste apo e komanduar, sic ishte nen komunizem, nuk ka te beje me GDP-ne sa te madhe apo te vogel e ka, por me politikat e ndjekura nga shteti dhe me raportin e sherbimeve e produkteve te prodhuara nga sektori publik, krahasimisht me ate privat. Sa me shume ky raport anon ne anen e sektorit privat, aq me i qarte e i suksesshem ka qene tranzicioni ekonomik ne ate vend, nga nje ekonomi e komanduar, ne nje ekonomi tregu te lire e kapitaliste.

    Dhe meritat per keto i takojne te gjitha qeverive ne keto 20 vjet, por meritat kryesore i merr qeveria e meparshme me politikat e saj. Taksa e sheshte 10% mbi fitimin, ulja e kostos se berjes biznes per kapitalin privat te vendit apo te huaj ne Shqiperi, transparenca ne qeverise, politikat e dhenies se resurseve natyrore te vendit me koncension, privatizimi i ndermarrjeve e pronave publike, reforma ne administraten publike duke ulur numrin e punonjesve, jane te gjitha shtyllat dhe bazat e asaj qe analisti me lart vlereson tek rasti i Shqiperise.

    Por sic eshte rendomte me shqiptaret, te huajt vleresojne me shume arritjet e vendit se sa vete shqiptaret. Dhe me politikat qe Edi Rama po ndjek, shtetezimin e gjithckaje dhe rritjen e taksave, Shqiperia brenda ketij mandati do te beje hapa jo drejt kapitalizmit, por drejt Shqiperise komuniste qe lame pas.

    Po njerez si ty dhe xhori kete duan, pasi pronen e privatit nuk e vjedhim dot, por ama buxhetin e ndermarrjeve te shtetit dhe pronat publike i vjedhim me te dyja duart!

    Te na rroje sa malet piktori kryeminister!
    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •