Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Shenjtori i ditės.

    E diel, 19 tetor 2014 - Shenjtori i ditės.

    Profet Joel. Dėshmor Uari. Oshėnare Kleopatra. Oshėnar Joani nė Rila.

    Oshėnare Kleopatra.

    Ishte njė e ve nga Palestina. Gjatė martirizimit nė Egjipt tė Shėn Uarit, qė festohet sot gjithashtu, ajo ishte e pranishme. Pikėrisht atė natė, sė bashku me birin e saj tė vetėmlindur dhe me disa tė tjerė vodhi lipsanin e shenjtė, tė cilin ua kishin hedhur qenve pėr ta ngrėnė. E stolisi bujarisht dhe e vuri nėn shtratin e saj.

    Nė njė pushim tė pėrndjekjeve, pas vitit 312, mundi tė siguronte leje qė tė merrte me vete nė vendin e saj gjoja eshtrat e tė shoqit, luftėtar triumfues. Kėshtu e transportoi lipsanin dhe e varrosi diku nė malin Thavor. Meqė grumbulloheshin shumė njerėz dhe tė sėmurėt shėroheshin, ndėrtoi njė kishė madhėshtore e cila do tė inagurohej nga episkopė. Brenda nė kishė vendosi lipsanin. Pastaj u shtrua njė gosti, ku vetė ajo shėrbente bashkė me tė birin.

    Mbasdite i riu u shtri i lodhur tej mase dhe pa ngrėnė. E zunė ethet dhe nė mesnatė vdiq... Edhe ajo, aq e dėrrmuar sa ishte, do tė vdiste! Rrėmbeu tė birin dhe duke vajtuar e la nė varrin martirik dhe thirri: “Ku mėkatova, o shenjt? Lashė nė dhé tim shoq dhe tė mora ty, shpenzova dhe u lodha. Nuk kėrkova shpagim veē shėndetin e mbėshtetjes sime nė pleqėrinė timė! Ose ngjall atė, ose tė shkoj dhe unė bashkė me tė!” U thyen edhe ata qė ishin atje...

    Njė ditė, nga lodhja e zuri gjumi dhe pa nė ėndėrr lastarin e saj, tė birin, nė prehrin e atletit. Stolitė dhe kurorat e tyre vezullonin aq sa tė verbonin. “Pse hidhėrohesh, o grua? Mos jam mosmirėnjohės? Shih lavdinė time!”, e qortoi, ndėrsa djali e vėrtetoi lumėrinė e tij. Uari nuk pranoi ta merrte Kleopatrėn (greqisht do tė thotė Lavdia e Atit).

    Vetėm i tha qė tė kujdesej vetė pėr shpėtimin e saj dhe e bekoi. U zgjua e ngushėllur, dhe varrosi me nder tė birin pranė dėshmorit, shpėrndau pasurinė tek tė vobektėt dhe nė manastire, u vesh me rroba tė vjetra dhe shėrbeu si kishtare nė kishė. Agjėronte, lutej. Kėshtu i shikonte ēdo tė diel dhe dėfrehej, derisa pas shtatė vjetėsh u varros bashkė me ta. Ajo festohet vetėm nė agjiologji tė reja.Emri:  10653826_779209928807337_2422767725690571450_n.jpg

Shikime: 1561

Madhėsia:  12.9 KB
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Shenjtori i ditės.

    E hėnė, 20 tetor 2014 - Shenjtori i ditės.

    Dėshmor i madh Artemi. Oshėnare Matrona. Oshėnar Gjerasimi nė Kefaloni.

    Dėshmor i madh Artemi.

    Ishte shpallur nga Konstandini i Madh (21 maj) dukė dhe komandant pėr gjithė Afrikėn. Dikur u thirr nga perandori Julian Shkelėsi (361-363), pėr ta takuar nė Antioki.

    Kur ai u kthye nga Aleksandria, perandori torturonte me pesėqind goditje me shkopinj priftėrinjtė Evgjen dhe Makario (19 shkurt), tė cilėt duronin pa rėnkuar. Duke menduar se mos ndoshta heshtja e tij do tė ishte e barazvlershme me dezertimin, nga njėra anė ai kontrolloi arrogancėn e mbretit, qė edhe ai ishte njeri si tė tjerėt, ndėrsa nga ana tjetėr shpalli Shpėtimtarin.

    Mosbesuesi u shastis dhe pyeti kush ishte, sepse nuk e njihte personalisht. E informuan dhe u gėzua, sepse do tė hakmerrej pėr vėllanė e vet, Galin, qė kujtonte se e kishte ekzekutuar Artemi - atė e kishte vrarė nė vitin 354 mbreti bamirės dhe kushėriri i tij, Konstandi (337-361), si njeri tinzar.

    Prandaj atletin e tendosėn dhe e fshikulluan egėrsisht, pastaj e futėn nė burg. Mė pas u thirr nga Julian Shkelėsi pėr tė bėrė flijime, qė tė shpėtonte, edhe pse sipas mendimit tė tij i kishte vrarė tė vėllanė. Madje do ta shpallte mėkėmbės tė tij dhe kryeprift tė perėndive. Martiri i provoi se s’kishte marrė pjesė nė ekzekutimin e tė vėllait.

    Nė njė diskutim theologjik e mundi renegatin, i cili urdhėroi t’i ēirrnin kurrizin me rrodhe dhe t’i shponin brinjėt dhe qepallat me ashkla tė ndezura. Ai as nuk rėnkoi dhe prandaj e rifutėn nė burg pa ushqim dhe pa ujė, por natėn pa Krishtin, qė e shėroi nė ēast.

    Pas 15 ditėsh Juliani shkoi nė Dafni, rrethinė e Antiokisė, qė ishte me famė pėr florėn dhe ndėrtimet e saj, nė veēanti pėr tempullin me statujėn e Apollonit, tė dėgjuar nė mbarė botėn. Por demoni qė ishte atje nuk i dha fjalėn “hyjnore”, madje natėn njė zjarr dogji tempullin.
    Tirani i zemėruar mbylli kishėn e krishterė, sekuestroi enėt e shenjta dhe i la tė lirė idhujtarėt kundėr besimtarėve. Ata dogjėn lipsanet e nderuara tė Pararendėsit (7 janar) dhe tė shėn Eliseut (14 qershor), shkatėrruan shtatoren e Zotit, qė ishte njė kushtim i shėn Veronikės (12 korrik). Gjithashtu, iu dha leje hebrenjve tė rindėrtonin tempullin e tyre, por ata i ndaluan fatkeqėsi vdekjeprurėse.

    Mė pas Artemi (greqisht = i shėndetshėm) u dėrrmua sepse nga njė lartėsi i hodhėn njė gur tė rėndė, por tė nesėrmen u ngrit mė kėmbė edhe pse i tretur dhe i verbėr! Iu pre koka (ndoshta mė 20.10.362), pasi mė parė ishte lutur qė pėrndjekja tė ndėrpritej dhe dėgjoi se qysh atė ēast do tė kishte veti shėruese. Lipsani i tij u dėrgua nė Bizant.

    Shėron nė mėnyrė tė habitshme herniet. P.sh. tė sėmurė tė ndryshėm e ėndėrronin duke i operuar, duke u bėrė kryqin ose thjesht, duke u thėnė se ishin tė shėruar. Njėri qė tallej me mrekullitė e tij, pėsoi vetė hernie!

    Shėn Artemi nė kohėn e perandorit Konstand dhe me kėrkesėn e tij kishte transferuar lipsanet e shėn Andreas dhe shėn Lukait nė kishėn e Apostujve tė Shenjtė nė Konstandinopol. Tani nė fund, disa besojnė se tjetėr ishte duka i Aleksandrisė, Artemi dhe tjetėr shenjtori ynė.
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Shenjtori i ditės.

    E martė, 21 tetor 2014 - Shenjtori i ditės.

    Oshėnar i madh Ilarioni. Dėshmor Sokrati e Theodhota. Oshėnar dėshmor Efkrati.

    Dėshmor Sokrati e Theodhota.

    U martirizuan nė kohėn e perandorit Sevir II (222-225). Theodhota (greqisht = e dhėnė nga Perėndia), e cila ishte bijė e njė familjeje tė shquar aristokrate tė Pontit (nė veri tė Azisė sė Vogėl), u tėrhoq nė njė vend tė veēuar pėr t’u ushtruar (asketuar), sepse dėshironte njė jetė tė lartė shpirtėrore.

    Por, u mor vesh se ajo ishte e krishterė dhe u kap nga sundimtari i Kapadhokisė. Nuk u tėrhoq pėr asnjė ēast nga besimi i saj, ndaj pėsoi tortura. Atė e varėn, ia ēanė mishrat dhe e futėn nė furrė tė ndezur, por mbeti e pacėnuar nga flakėt me ndihmėn e Perėndisė.

    Atėherė tirani e ēoi nė Bizant e mė pas nė Ankara. Atje prifti Sokrat (greqisht = me fuqi ose pushtet tė plotė), i cili ishte i respektuar nga tė krishterėt pėr besimin dhe punėn e tij tė zjarrtė, u fut i vendosur nė njė panair tė madh pagan dhe rrėzoi altarin me flijimet! E pagoi guximin e tij tė befasishėm me prerjen e kokės.

    Fund tė njėllojtė pati edhe shenjtorja, meqė nuk u bind, qė t’u bėnte fli idhujve dhe tė respektonte perėnditė pagane. Ndoshta ėshtė e njėjtė me martiren Theodhota, qė kremtohet mė 17 shtator.
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Shenjtori i ditės.

    E mėrkurė, 22 tetor 2014 - Shenjtori i ditės.

    Averki i Jerapojės. Evlali i Lapitit. Oshėnar Loti, Rufi. 7 djemtė e Efesit.

    Averki i Jerapojės.

    Shėn Averki ishte episkop i Ierapolit nė Frigji (pjesa perėndimore e Azisė sė Vogėl) nėn perandorinė e filozofit dhe persekutuesit tė tė krishterėve Mark Aureli (161-180). Ky i fundit kishte urdhėruar qė tė kremtoheshin nė tė gjithė perandorinė festa madhėshtore pėr nder tė perėndive pagane dhe i detyroi tė gjithė tė merrnin pjesė nė to, me qėllim qė tė dallonte tė krishterėt qė kishin guxim tė mos i nėnshtroheshin perandorit. Kur banorėt e Ierapolit ofronin sakrificat e tyre dhe jepeshin nė shthurrjet e zakonshme tė kėtyre festave demoniake, Averki u tėrhoq nė shtėpinė e tij i vetėm dhe i lutej me lot Zotit qė ta mėshironte popullin e paditur.

    Kėshtu pati njė vizion dhe mori nga njė engjėll urdhėrin pėr tė prishur tempujt e Apolinit dhe tė perėndive tė tjera pagane. Plot fuqi nga ky urdhėr hyjnor, Averki u ngrit dhe shkoi natėn tė rėzonte statujat e pashpirt. Tė nesėrmen, duke zbuluar kėtė spektakėl, i cili tregonte kotėsinė e kultit tė tyre, banorėt shpejtuan tek peshkopi qė ta vrisnin. Ai nuk u largua, por shkoi nė treg pėr t’iu mėsuar publikisht besimin e vėrtetė. Ky guxim e shtoi tėrbimin e turmės, por u ndal kur shenjti shėroi tre tė demonizuar me ndihmėn e njė shkopi qė mė parė me anė tė tij kishte rrėzuar idhujt.

    Turma u qetėsua, dėgjoi nė fillim me frikė e mė pas besuan me gjithė shpirt tek Krishti Perėndi. Pesėqind prej tyre u pagėzuan atė ditė. Nuk ishin vetėm banorėt e atij qyteti qė vrapuan tek shenjti pėr tė mėsuar apo shėruar, por edhe ata tė krahinave fqinje. Mrekullitė qė bėri Averki ishin tė shumta, aq sa fama e tij arriti tek perandori nė Romė. Mark Aureli e kėrkoi shenjtin, pasi vajza e tij, e cila ishte nė prag tė martesės, vuante nga njė frymė e keqe.

    Gjatė udhėtimit tė tij Averki shpėrndau shumė tė mira nga mrekullitė qė bėri dhe nga fuqia e fjalės sė frymėzuar. Kur arriti nė Romė, e ēuan nė pallatin mbretėror ku perandoresha Faustina e priste me ankth e padurim. E bija sa e pa shenjtin pati tė dridhura dhe tronditje tė dhunshme. Demoni iu lut shėrbėtorit tė Zotit tė mos e mundonte mė shumė dhe ta lejonte tė kthehej nga kishte ardhur domethėnė ashtu si shenjti nga Frigjia. Averki e lejoi dhe e urdhėroi qė tė merrte me vete njė masė gur tempulli qė ndodhej nė qytet dhe shėrbente pėr kultin e paganėve.

    Pėr ēudi, tė gjithė banorėt tė mbledhur pranė tij e panė demonin tė dilte nga vajza dhe iu drejtua Azisė duke mbajtur njė gur tė madh, shenjė e fuqisė sė tė krishterėve mbi demonėt. Si falenderim, perandoresha kėrkoi ta mbulonte Averkin me ar, por ai refuzoi, dhe mė pas si qėndroi nė kryeqytet pėr tė forcuar tė krishterėt me fjalėn dhe mrekullitė e tij, mori urdhėr nga Perėndia pėr tė shkuar nė Siri.

    Nė fillim shkoi nė Antioki, pastaj nė Apame dhe luftoi lavdishėm kundėr herezisė sė Markionit. Prej andej, ēliroi Eufratin, shkoi nė Nisib dhe pėrshkoi gjithė Mesopotaminė pėr tė pastruar nga herezia krahinat ku kishte ende gjurmė. Asnjė episkop i asaj kohe nuk kishte shpallur fjalėn e Perėndisė nė kėto vende tė largėta, prandaj Averkit iu dha edhe emri i barabartė me apostujt. Nga Masopotamia, ai u kthye nė Siliki, Likaoni, Pisidi, dhe u rikthye pas shumė vitesh nė atdheun e tij.

    Atje u prit me entuziazėm nga grigja e tij. Vazhdoi tė katekizonte, pagėzonte, tė shėronte tė sėmurė dhe tė nxirrte demonė. Shkroi njė libėr mbi drejtimin shpirtėror pėr klerin. Pasi pėrgatiti pasues, shkoi nė njė mal tė lartė pėr t’u lutur. Bėri tė rridhte njė burim me ujė tė nxehtė dhe iu zbulua dita e fjetjes. Zbriti atėherė nė qytet dhe pėrgatiti varrin mbi tė cilin gjendet i shkruar ky mbishkrim:

    “Qytetar i njė qyteti madhėshtor, e bėra kėtė varr kur isha ende gjallė pėr prehjen e trupit tim. Emri im ėshtė Averki. Jam dishepull i njė Bariu tė pastėr i cili kullot delet e tij nė male, lėndina, qė shikon gjithēka. Ai mė ka mėsuar Shkrimet besnike tė Jetės, mė dėrgoi nė Romė pėr tė soditur qytetin sovran dhe tė shikoj Mbretėreshėn e veshur me ar. Pashė kėtu njė popull qė mban vulė tė ndritshme. Pashė lėndinat e Sirisė dhe Nisibėn e shkėlqyer. Pėrshkova Eufratin duke patur gjithmonė si shoqėrues Pavlin. Besimi kudo mė drejtoi. Kudo mė shėrbeu njė peshk nga burimi i pastėr, shumė i madh, qė peshkoi njė virgjėreshė e pastėr. Ajo e jep tek miqtė e saj pėr ta ngrėnė. Ka njė verė tė kėndshme qė e jep bashkė me bukėn...” Ky mbishkrim ruhet edhe sot nė njė muze tė Romės.

    Si mbaroi pėrgatitjet pėr largimin e tij nga kjo botė, mblodhi tė afėrmit pėr t’iu thėnė lamtumirė, dhe si ngriti sytė e duart drejt qiellit, fjeti pėr t’u bashkuar me korin e engjėjve.
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Shenjtori i ditės.

    E enjte, 23 tetor 2014 - Shenjtori i ditės.

    Jakovi i Jerusalemit, vėlla i Krishtit. Ignati i Konstandinopojės.

    Jakovi i Jerusalemit, vėlla i Krishtit.

    Ishte episkopi i parė i Jerusalemit dhe vėlla i Krishtit (Gal. 1.19), duket se ishte mė i madhi i vėllezėrve (pėr vėllezėrit e Zotit u bė fjalė mė 27 prill, nė jetėn e Shėn Simeonit).

    U bė shtyllė e Krishtėrimit dhe ishte i respektuar edhe nga apostujt e mėdhenj Petro dhe Pavli (29 Qershor) sipas Gal. 2.9 dhe Vepr.12.17. Sidomos pas ikjes sė Petros nga Jerusalemi, ai mbeti si prijėsi i madh, falė farefisnisė me Perėndinjeriun dhe pėr talentet e virtytet e tij, pėr tė cilat e quajtėn Ovlia (hebraisht domethėnė i drejti).

    Me sa duket, ishte Nazirei, domethėnė i taksur Perėndisė, si pėrshembull Samueli (20 Gusht), pra, qė asnjėherė nuk piu verė. Kishte vetėpėrmbajtje, pėrulėsi dhe lutej pėr popullin aq sa gjunjėt iu ashpėrsuan si ato tė devesė!

    Megjithėse veproi vetėm nė Jerusalem, midis bashkatdhetarėve tė tij, nuk iu kundėrvu pranimit tė kombeve (idhujtarėve) nė Krishterim (Gal.2.9). Madje, nė Sinodin Apostolik (viti 49), pas fjalės sė Petros, i cili respektohej nga tė krishterėt me prejardhje judaike dhe tė Pavlit, qė respektohej nga tė krishterėt me prejardhje pagane, foli ai, i Drejti, si kryetari i “Nėnės sė Kishave”, domethėnė i Jerusalemit dhe propozoi “zgjidhjen e artė”, qė u pranua njėzėri (Vepr.15.1-29).

    Jakovi (hebraisht domethėnė stėrkėmbėsi, si Jakovi i Dhiatės sė Vjetėr), ėshtė shumė e mundshme qė u martirizua (viti 62), si mė poshtė. Farisejtė, nė njė fazė amullie dhe bllokimi nė qeverisjen romake, e ngjitėn nė kohėn e Pashkėve nė vendin mė tė lartė tė Tempullit, duke i kėrkuar tė mohonte para pelegrinėve tė pranishėm besimin e tyre tek Krishti. Ai bėri tė kundėrtėn dhe pėr kėtė e hodhėn poshtė, e qėlluan me gurė dhe mbaroi nga goditjet me shkop nė kokė.

    Letra e tij e pėrgjithshme nė Dhiatėn e Re, qė ka njė karakter profetik dhe porosi morale tė shumėllojshme, duket se ėshtė njė predikim i bėrė bashkėqytetarėve, i cili u pėrkthye nė greqisht nėn kujdesin e tij nga njė sekretar shumė letrar. Mėsimet e saj janė se “Besimi pa vepra, ėshtė besim i vdekur” (2.20); tundimet kanė dobi (1.2-4); anėsia ėshtė mėkat (2.1-9). Efqelia bazohet ekskluzivisht nė 5.14-15.

    Me emrin e tij ruhet edhe njė Liturgji e vjetėr kataniktike (shpirtdėrrmuese). Pėrfundimisht, ai kremtohet edhe tė dielėn pas Krishtlindjeve, sė bashku me Shėn Josifin dhe Shėn Davidin.
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Shenjtori i ditės.

    E premte, 24 tetor 2014 - Shenjtori i ditės.

    Dėshmor Arethai. Dėshmore Sevastiana. Dėshmor Valentini.

    Dėshmore Sevastiana.

    U martirizua nė kohėn e Domitianit (81 - 96). Ishte nga Iraklia (ndoshta e Trakės, nė brigjet e Propondidhės). Predikoi nė Markinopol tė Trakės, nė jugperėndim tė bregut tė Varnės nė Bullgarinė e sotme. Kishte marrė mėsime dhe ishte pagėzuar nga Apostull Pavli (29 Qershor).

    U spiunua, u kap dhe e pranoi tėrėsisht akuzėn dhe dėshmoi pa u tundur se do tė martirizohej. E goditėn tė gjithėn me sfera plumbi dhe e burgosėn. Por iu shfaq Pavli, e pėrshėndeti dhe i paratha se do ta dėshmonte Jisuin dhe nė vendin e saj. Pėr njė javė pushtetari e hodhi nė kaminė (furrė) pėr njė kohė tė gjatė, prej nga doli e padjegur, kėshtu qė u habitėn tė gjithė. Kur po lutej, njė erė e madhe me breshėr tė fortė, i shoi zjarret dhe shpėrndau ata qė ndodheshin sė bashku me arkondin, tė cilėt u rrezikuan. I mahnitur e pyeti mė pas pėr tė dhėnat e saj. Pėr arsye se ajo heshtte, ia treguan tė tjerėt.

    Kėshtu e ēoi tek sunduesi i Iraklias, ndėrsa atėherė njė engjėll e siguroi se do t’i ndodhej afėr. Atje e varėn nė njė rrotė qė i shqyente mishrat, tė cilat binin erė tė mirė, ndėrsa ajo falej pandėrprerė. Thonin pra se dukej sikur vuante njė qenie tjetėr jonjerėzore. Kur u dha nė kafshėt e egra, njė luan tejet i madh foli si njeri pėr ta lavdėruar atleten dhe pėr tė sharė kriminelėt, e rrethoi sė bashku me njė luaneshė duke e vėnė nė mes pėr ta nderuar. Tirani i mundur urdhėroi t’i pritej koka, ku nė vend tė gjakut buroi qumėsht.

    Kokėn dhe trupin ia futėn nė njė thes me njė peshė tė rėndė plumbi, dhe e hodhėn nė det, por engjėlli i nxori lipsanet e nderuara mė nė perėndim, nė Redhesto, pėr t’i lyer me miro dhe pėr t’i varrosur me nderime tė njė aristokrate. Sipas tė dhėnave tė ndryshme, ishte nga Sevastia e Frigjisė, nė brendėsinė perėndimore tė Azisė sė Vogėl, dhe pasi u ndoq nga Markianopoli, arriti nė Iraklia ku u var nga koka dhe u coptua me thonj tė hekurt para se t’i pritej koka.

    Sevastiana, greqisht do tė thotė e respektuar.
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Shenjtori i ditės.

    E shtunė, 25 tetor 2014 - Shenjtori i ditės.

    Tavithaja e Jopės. Dėshmorėt Markiani, Martiri, Krisafi, Valeri.

    Dėshmor Markiani dhe Martiri.

    Shėn Markiani dhe Martiri jetuan nė Konstandinopojė nėn mbretėrimin e perandorit arian Konstanci (337-361). Ishin fisnikė dhe tė gjithė i admironin pėr diturinė qė kishin. U bėnė sekretarė tė patriarkut Pavėl Rrėfyesi (6 nėntor), i cili u vra nga arianėt nė Armeni, ku e kishin internuar (344). Duke mos iu frikėsuar as martirizimit, as internimit, martirėt e shenjtė Markiani dhe Martiri vazhduan tė shpallnin besėn e krishterė para popullit. Pėr periudhėn e tyre tė vėshtirė, kėto fjalė ishin mburoja e tyre kundėr sulmeve tė heretikėve. U vranė me shpatė dhe u varrosėn para portės sė quajtur Melandisia. Pas kthimit tė paqes nė Kishė, shėn Joan Gojarti ndėrtoi njė kishė kushtuar kėtyre martirėve mbi varrin e tyre.
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Shenjtori i ditės.

    E diel, 26 tetor 2014 - Shenjtori i ditės.

    Dėshmor i madh Dhimitėr Mirovliti. Dėshmore Leptina.

    Dėshmor i madh Dhimitėr Mirovliti.

    Lindi nė Selanik, nė njė familje besimtarėsh aristokratė, rreth vitit 280. Pavarėsisht se ishte zyrtar shumė i lartė, i ngarkuar me administrimin e Greqisė dhe tepėr i ri, ruante virgjėrinė e plotė, prandaj u nderua qė shpejt si shembull i murgjve. Pastėrtia e frymės dhe e trupit e bėri njohės tė mistereve dhe mėsonjės tė teologjisė.

    Drejtonte kryesisht njė rreth tė rinjsh, midis tė cilėve ishte dhe bashkėqytetari i tij, Nestori (27 Tetor), me moshė shumė tė re, adoleshent. U arrestua ndėrsa jepte mėsim nė njė bodrum.

    Nė lojėrat pėr nder tė perandorit Maksimian (286-305), i cili ishte vetė i pranishėm, mori pjesė gjiganti i guximshėm Lieu i pamposhtur, mburrja e mbretit. Nestori vendos qė ta pėrulė krenarinė e tė dy idhujtarėve tė shquar. Ndaj, arrin tė hyjė nė burg dhe kėrkon uratėn dhe ndėrmjetimet e shenjtit, i cili bėn mbi tė shenjėn e kryqit dhe i parathotė fitoren dhe martirizimin.

    Mė kot e kėshillon nė stadium Maksimiani qė t’i vijė keq pėr rininė e tij. Sulet duke thirrur:- “Perėndi e Dhimitrit mė ndihmo” dhe e ngul shpatėn thellė nė zemrėn e barbarit.

    Ngjarja e pabesueshme u konsiderua si fitore e Krishterimit kundėr idhujtarisė dhe monarku i egėrsuar urdhėroi dhe e vranė Dhimitrin duke e shpuar atė me shtiza, mė pas dhe Nestorin me prerje koke.

    Tė krishterėt e varrosėn mbrojtėsin e Selanikut tė respektuar nga populli nė vendin e martirizimit, atje ku sot ndodhet kisha e lashtė dhe e shkėlqyer e tij. Varri nxirrte miro dhe ashtu si gjaku dhe unaza e tij bėnin mrekullira tė shumta.

    Sot festohet dhe transferimi nė Konstandinopojė (1149) i ikonės.

    Mirovliti (domethėnė miroburonjėsi) mbrojti qytetin e tij nga invazione tė ndryshme gjatė kohėrave, dhe ēlirimi pėrfundimtar i tij prej turqve u arrit ditėn e kujtimit tė tij (26. 10. 1912).

    Tė paktėn qė nga shekulli i 12-tė, nė tetor ngrihej njė qytet shtesė, ku kryheshin “Dhimitriat” panaire tregtare, ekspozitė e prodhimeve vendase dhe tė huaja dhe takime tė dijetarėve dhe artistėve, pararendėse tė aktiviteteve tė sotme tė “Ekspozitės ndėrkombėtare tė Selanikut”. Emri Dhimitėr rrjedh nga Dhimitra, greqisht do tė thotė mėmėdhe.
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Shenjtori i ditės.

    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Shenjtori i ditės.

    E hėnė, 27 tetor 2014 - Shenjtori i ditės.

    Dėshmor Nestori. Prokla, e shoqja e Pont Pilatit. Ati i shenjtė Dhimitri Basarabov.

    Ati i shenjtė Dhimitri Basarabov.

    Lindi nė fillim tė shekullit 13, nė fshatin Basarabv, nė krahinėn jugore tė Danubit, e cila nė atė kohė i pėrkiste mbretėrisė sė Bullgarisė. Qė fėmijė filloi tė ushtrohej nė virtyt mė kreshmė dhe lutje. Njė ditė, siē po kulloste lopėt, shkeli mbi njė fole nė bar dhe theu disa vezė qė gjendeshin atje. I erdhi shumė keq, dhe vendosi si dėnim qė ta linte zhveshur kėmbėn qė shkaktoi kėtė pėr tre vjet, dimėr verė.

    Mė vonė shkoi nė njė vėllazėri murgjėrore, dhe si u nėnshtrua nė bindje, u tėrhoq nė njė pyll dhe ngriti strehėn e tij nė njė shpellė, pranė lumit Lomos, i panjohur nga njerėzit, dhe natė e ditė kėrkonte Zotin me lot. Njohu qė mė pėrpara ditėn e fjetjes sė tij, kėshtu u shtri mbi dy pllaka guri dhe fjeti nė paqe.

    Shumė vite rrodhėn mė pas dhe njerėzit pothuajse e kishin harruar fare se atje ekzistonte njė asket. Njė ditė, kur u mbushėn tre shekuj pas fjetjes sė shenjtorit , njė pėrmbytje bėri qė ujėrat e lumit tė arrinin deri nė shpellė. Rrjedha ngriti pllakat e gurit dhe nxori nė sipėrfaqe trupin e paprishur tė shenjtorit. Njėqind vjet mė vonė, shenjti iu shfaq nė ėndėrr njė vogėlusheje tė paralizuar, dhe e porositi qė t’u kėrkonte prindėrve tė saj ta ēonin fėmijėn deri tek lumi qė tė shėrohej. Njė grup i madh priftėrinjsh nga ajo dioqezė e shoqėruan familjen e vajzės deri nė vendin ku ishte varrosur shenjti, dhe pėr ēudinė e tė gjithėve, njė dritė e mistershme u shfaq.

    Filluan tė gėrmonin, dhe gjetėn trupin e paprishur tė shenjtit i cili rrezatonte Hirin e Shpirtit tė Shenjtė, i cili shėroi vajzėn e vogėl. Ata e morėn trupin e shenjtit dhe e ēuan nė fshatin Basarabov, dhe mrekulli tė tjera u kryen. Atėherė, i gjithė populli erdhi pėr tė nderuar lipsanin e shenjtit. Episkopi i Vllahisė ndėrtoi njė kishė nė fshat pėr nder tė shenjtorit.

    Nė fund tė luftės ruso-turke (1774), ushtria ruse kur arriti afėr fshatit, gjenerali Pjer Saltikov urdhėroi tė transferohej nė Rusi lipsani i shėn Dhimitrit, me qėllim qė tė ruheshin nga barbaritė e turqve. Kur kortezhi arriti nė Bukuresht, njė i krishterė me emrin Dhimitri Ēatzi, mik i gjeneralit, nuk dėshiroi qė trupi i shenjtit tė ēohej nė Rusi, ndaj lejoi tė merrej vetėm njė dorė e shenjtit, e cila u dėrgua nė Lavrėn e Shpellave nė Kiev.

    Trupi i shėn Dhimitrit u vendos nė katedralen e Bukureshtit, dhe nderohet si mbrojtėsi i qytetit dhe i gjithė Rumanisė. Ēdo vit, mė 27 tetor turmė e madhe njerėzish mblidhen nė Bukuresht pėr tė kremtuar pėrgjatė tri ditėve, festėn e shėn Dhimitrit tė ri dhe nderojnė lipsanin e tij tė ēmuar qė buron pa pushim erė miroje.
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •