Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Qeveria e Rilindjes: "Burgjet në Tiranë janë mbushur plot"

    Mbushen burgjet, të arrestuarit në Tiranë dërgohen në qelitë e Durrësit dhe Krujës

    TIRANE – Paraburgimet “Jordan Misja” dhe “Mine Peza” në Tiranë, të njohura përkatësisht si paraburgimet 313 dhe 302, nuk kanë më vend. Që prej ditës së premte, të gjithë personat që lihen në masën e sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Tiranës nuk mund të “bujtin” në këto paraburgime për shkak të mbipopullimit tej çdo mundësie.

    Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Bëhet e ditur se që prej fundjavës të paraburgosurit janë dërguar në burgjet e Fushë- Krujës, Lezhës dhe Durrësit.

    “Aktualisht në ambientet e Burgut 313 janë akomoduar rreth 525 persona në total, ndërsa në Burgun 302 janë akomoduar rreth 230 të tillë”, tha një zyrtar i Burgjeve. Në ambientet e këtyre paraburgimeve mësohet se ka raste ku 10 persona ndajnë të njëjtën qeli. Ndërkohë, sipas burimeve zyrtare, kapaciteti i të parit është 320 persona dhe i të dyti 170. Nga ana tjetër, mbipopullimi ka prekur gjithë sistemin e burgjeve. Sipas të dhënave, numri i personave të izoluar që vuajnë dënime penale apo qëndrojnë si të paraburgosur është mbi një mijë persona.

    Bëhet e ditur se mbipopullimi pritet të zgjidhet në pak ditë. Kjo për shkak se brenda kësaj jave, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pritet të marrë në dorëzim dy godinat e përfunduara të burgjeve të Fierit dhe të Beratit. Sipas burimeve, kapaciteti i dy godinave të reja shkon në gati një mijë veta. Mbipopullimi i sistemit lidhet edhe me shtimin e numrit të arrestimeve të policisë gjatë aksioneve policore të ndërmarra gjatë muajve të fundit për ndërtimet e paligjshme, për drejtuesit e automjeteve, si dhe për vjedhësit e energjisë elektrike.

    (er.nu/panorama/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 11-11-2014 më 15:53

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...es-221652.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Mbushen burgjet, të arrestuarit në Tiranë dërgohen në qelitë e Durrësit dhe Kruj

    Sa hajduta paska prodhu sistemi berishian!
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Burgjet në Tiranë janë mbushur plot"

    Pse thone keta demokratet qe Edi Rama nuk po nderton asgje por vetem po shkaterron ne Shqiperi?

    Ja lajmi sot, qe Qeveria e Rilindjes ka ndertuar dy burgje te reja!

    Qeveria e Rilindjes do harxhoje parate e buxhetit per 2015 ne marrjen ne pune te 1000+ policeve te rinj dhe ne ndertimin e burgjeve!

    Ai Saliu i rrenuar ju ndertonte rruge, kurse Rilindasi yne Rama ju nderton burgje qe t'iu beje njerez!

    Albo

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Burgjet në Tiranë janë mbushur plot"

    Ka lezet kur zbatohet ligji! Por e frikshne njekohesisht te mendosh sa shume eshte abuzuar ne ligjet gjer tani.
    Feelings change - memories don't.

  6. #6

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Burgjet në Tiranë janë mbushur plot"

    Artikull shume i varfer. Pa asnje lloj informacioni per te bere nje krahasim se si ka ndryshuar numri i te burgosurve. Tanii rrine nga 10 ne dhome, po me para? Rrinin nga 5 apo nga 15? Qe te dime ti themi bravo apo turp qeverise.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Burgjet në Tiranë janë mbushur plot"

    Meqense qenka bo keq per vende ne burgje,tek Jordan Misja mu tek burgu kam nje hyrje me 2 dhoma dhe guzhine ,eshte e lire per momentin e kompletuar dhe e rehatshme

    Po te duan jau jap me qera,por me kusht te me japin paradhenien e qerase dhe me teper se 4 vete nuk lejoje te banojne

    Kam dhe tek Mine Peza nje hyrje,por ate e kam dhen me qera me perpara :-D
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    246

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Burgjet në Tiranë janë mbushur plot"

    Ceshtja eshte se duhet gjetur apo krijuar nje "lajm" i keq . Rama ka ik shume perpara dhe berisha & co paskan rene ne depresion...!

  9. #9
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Burgjet në Tiranë janë mbushur plot"

    Citim Postuar më parë nga Linda5 Lexo Postimin
    Meqense qenka bo keq per vende ne burgje,tek Jordan Misja mu tek burgu kam nje hyrje me 2 dhoma dhe guzhine ,eshte e lire per momentin e kompletuar dhe e rehatshme

    Po te duan jau jap me qera,por me kusht te me japin paradhenien e qerase dhe me teper se 4 vete nuk lejoje te banojne

    Kam dhe tek Mine Peza nje hyrje,por ate e kam dhen me qera me perpara :-D
    u mushen burgjet me elektriçista ledio.mire qe nuk jane agronome se do falimentonte karavastaja.karbunara dhe kurveleshi

  10. #10
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,334
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Burgjet në Tiranë janë mbushur plot"

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Pse thone keta demokratet qe Edi Rama nuk po nderton asgje por vetem po shkaterron ne Shqiperi?

    Ja lajmi sot, qe Qeveria e Rilindjes ka ndertuar dy burgje te reja!

    Qeveria e Rilindjes do harxhoje parate e buxhetit per 2015 ne marrjen ne pune te 1000+ policeve te rinj dhe ne ndertimin e burgjeve!

    Ai Saliu i rrenuar ju ndertonte rruge, kurse Rilindasi yne Rama ju nderton burgje qe t'iu beje njerez!

    Albo

    Iku ajo kohe Albo..

    Mua me vjen cudi me ty,sepse ti jeton edhe jashte shtetit dhe je mesuar me rregullat europiane.
    Te sugjeroj te komunikosh me Sali Berisha ne facebook,duket qe t mungon lol

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •