Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Burgjet në Tiranë janë mbushur plot"

    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    u mushen burgjet me elektriçista ledio.mire qe nuk jane agronome se do falimentonte karavastaja.karbunara dhe kurveleshi
    Edhe po falimentuan kto qe ke permendur, se besoj do jen lodhur shume do ju bejne nder, dhe do i çojne per shplodhje ne PeQIN
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Burgjet në Tiranë janë mbushur plot"

    Mbipopullimi në burgje, më shumë se 1300 të burgosur flenë përtokë

    Të paktën 1340 të burgosur flenë përtokë, me dyshekë e në disa raste vetëm me batanije pa dyshekë apo me turne. Ky është rezultati i raportit të Avokatit të Popullit mbi inspektimin që ka bërë në burgjet e vendit, ku mbipopullimi rezulton të jetë problemi kryesor.
    “Mbipopullimi nëpër mjediset e sigurisë në njësitë policore si dhe në Institucionet e vuajtjes së dënimit në vend është një problematikë e pranishme, e prekshme dhe që ka nevojë urgjente për t’u adresuar, pasi cenon respektimin e të drejtave të personave të privuar nga liria, dëmton cilësinë e shërbimeve të ofruara ndaj kësaj kategorie, dhe krijon premisa për trajtim çnjerëzor dhe degradues”- thuhet në raportin e Avokatit të Popullit.
    Për këtë institucion “Privimi i lirisë nëpërmjet dhënies së masës së sigurimit arrest në burg, duhet konsideruar jo si opsioni kryesor, por si masa më e rëndë që jepet vetëm në rastet e parashikuara në nenet 228 dhe 229 të Kodit të Procedurës Penal
    Avokati i popullit kërkon Të merren masa të menjëhershme për të kufizuar mbipopullimin në burgje dhe Paraburgime me objektivin që çdo qeli të ofrojë minimalisht 4m2 hapësire jetike për person.
    Masa që cdo i dënuar të ketë një shtrat të vecantë. Ministria e Drejtësisë të përgatisë një propozim formal ndaj Prokurorisë së Përgjithshme për rritjen e masave të dënimeve alternative jo penitenciare për personat të cilët kanë kryer vepra penale me rrezikshmëri të ulët shoqërore.
    Ndërkaq në komisariate rezulton se në Elbasan, Lezhë, Berat, Korçë, si dhe Komisariatet nr. 3, 5 në Tiranë ka mbipopullim.
    Sipas Raporti pjesa më e madhe e personave në dhomat e sigurisë, por edhe ata të transferuar, janë ndaluar/arrestuar për vepra penale të tilla si:

    ” Drejtim mjeti pa leje drejtimi (këtu pjesa më e madhe e personave të intervistuar ishin të mitur),
    ” Drejtim i automjetit në gjendje të dehur,
    ” Lidhje e paligjshme e energjisë elektrike,
    ” Dhunë në familje,
    ” Prodhim/shpërndarje lëndësh narkotike

    ORA NEWS

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Burgjet në Tiranë janë mbushur plot"

    Situatë e rëndë në burgje, Avokati i Popullit raport shqetësues: Në burgje flenë me turne

    Edhe viti 2014 nuk ka sjellë asnjë përmirësim të situatës në insitucionet e vujates se dënimit në vend. Avokati i Popullit prezantoi një raport voluminoz, rezultat i 100 inspektimeve. Për të shpjeguar gjendjen e rëndë mund të veçojmë vetëm një moment të raportit ku thuhet se në burgje të dënuarit flene me turne.
    Institucioni i Avokatit të Popullit prezantoi një gjendje alarmante të burgjeve në vend. Jorida Rustemi e cila prezantoi dhe raportin vjetor për 2014, tha se përveç rasteve të mbipopullimit dhe keqtarjtimit të të dënaurve, shteti ende nuk garanton rehabilitimin e tyre. Shqetësimi ishte konkret dhe i thënë thjesht. Në burgje flihet me turne.
    Jorida Rustemi: Me turne apo pa turne, apo me bashkime krevatësh në mënyrë që në 4 shtretër të flenë 8 burra, pasi është e pamundur apo bashkimi i dysheqeve në mënyrë që të realizohet e njëjta gjë, përsëri kushtet nuk janë dinjitoze.
    Juristi i avoaktit sheh të nevojshme hartimin e politikave alternative të dënimit për të shmangur mbipopullimin.
    Juristi i Avokatit: Mbi popullimi është dicka serioze që ndikonë në respektimin e të drejtave të personave të privuar nga liria dhe ul shërbimet në cdo nivel.
    Mbi 100 inspektime janë hartuar, 80 rekomnadime të cilat janë përcejellë autoriteteve ligj-zbatuese me qellim përmirësimin e situatës në institucionet e vujates së dënimit në vend.

    ORA NEWS

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •