-
Filmi “Tri dritare dhe një varje” merr 3 çmime në 2 festivale brenda 1 dite
Filmi kosovar “Tri dritare dhe një varje” shënoi edhe një sukses në prezentimin e tij në festivalet ndërkombëtare të filmit. Sonte u ndanë çmimet në dy festivale në dy skajet e ndryshme të Europës, në Festivalin Ndërkombëtar të filmit në Selanik të Greqisë dhe Festivalin e Filmit në Cottbus të Gjermanisë. Në të dyja këto festivale që u përmbyllën në të njejtën ditë, filmi kosovar “Tri dritare dhe një varje” u vlerësua me gjithsejt tre çmime. Në Cottbus filmi ishte në programin zyrtar garues dhe mori dy çmime - Mirënjohje speciale të jurisë si dhe Cmimin e dialogut që i ipet filmit për nxitje të dialogut social.
Ndërkohë, në të njejtën natë, por në Selanik të Greqisë, filmi ‘Tri dritare…’ mori çmimin e publikut. Ky është çmimi i vetëm që jepet në kategorinë e filmave Ballkanik ku ky film garonte. Duhet të ceket se filmi kosovar ishte në një konkurencë të fortë me shumë filma të autorëve të ndryshëm, ndër tjerash në këtë kategori ishte edhe filmi “Winter sleep” nga Nuri Bilge Ceylan që fitoi këtë vit në festivalin e Kanës. Pas marrjes së këtij lajmi nga Selaniku, producenti i filmit Shkumbin Istrefi tha: ‘‘Jam shumë I lumtur për këto çmime. Kjo dëshmon edhe një herë se filmi "Tri dritare dhe një varje" komunikon dhe mirëpritet edhe në publikun ndërkombëtar. Uroj ekipin e filmit dhe të gjithë që kontribuan, ndihmuan dhe ende ndihmojnë këtë film. Besoj se ky është lajm i mirë jo vetëm për kinematografinë tonë, por edhe për shkëmbimin, bashkëveprimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve kulturore mes dy vendeve tona.”
Festivali ndërkombëtar i filmit në Selanik është festivali më i vjetër i filmit në Ballkan, dhe ky ishte edicioni i tij i 55-të, ndërkohë Festivali i Filmit në Cottbus është i dyti për nga rëndësia në Gjermani dhe këtë vit mbajti edicionin e 24-të . Filmi ‘Tri dritare…’ është prodhim i CMB Productions, me producentë: Shkumbin Istrefi, Mentor Shala dhe Nicole Gerhards. Regjia Isa Qosja, skenari Zymber Kelmendi, ndërsa luajnë Irena Cahani, Luan Jaha, Donat Qosja, Aurita Agushi, Leonora Mehmetaj, Orik Morina, Xhevat Qorraj, Basri Shala - Virusi, Avdulla Gjikokaj, Selman Jusufi, Sylë Kuqi, Selatin Ademi, etj.
Ky film u dha premierë botërore këtë vit në festivalin ndërkombëtar të Sarajevës, ku fitoi cmimin Cineuropa.
Vjosa Berisha, Chief Executive
B2 AGENCY
-
-
Për: Filmi “Tri dritare dhe një varje” merr 3 çmime në 2 festivale brenda 1 dite
-
Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ksanthi për postimin:
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt