Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 68
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Bota s’u krijua në 6 ditë, Papa Françesku: Evolucioni dhe Big Bangu të sakta

    28 Tetor 2014 - 19:53 | LAJME

    Bota s’u krijua në 6 ditë, Papa Françesku: Evolucioni dhe Big Bangu të sakta

    Një deklaratë historike mund të cilësohet ajo e Papa Françeskut për raportet midis fesë dhe shkencës. Sipas Papës, teoria e evolucionit dhe ajo e Bing Bang-ut janë të sakta sepse zoti nuk është magjistar.

    “Teoria e evolucionit dhe ajo e Big Bang-ut janë të sakta sepse Zoti nuk është një magjistar me shkopin magjik. Kur lexojmë apo flasim për krijimin dhe fillesën rrezikojmë të imagjinojmë Zotin si magjistar me një shkop magjik në dorë në gjendje për të bërë gjithçka. Kjo s’është e vërtetë”, ka deklaruar kreu i Kishës Katolike gjatë një fjalimi në Akademinë e Shkencave të Selisë së Shenjtë.

    Ati i Shenjtë u shpreh se evolucioni nuk bie ndesh me nocionin fetar të krijimit, sepse që të ketë evolucion, nevojitet krijimi i qenieve që më pas të evoluojnë. Qëndrimi i Papa Françeskut përafrohet me atë të Papa Piut XI, i cili mirëpriti dy teoritë shkencore, por edhe me atë të Papa Gjon Palit II që deklaroi se evolucioni ishte më shumë se një hipotezë.
    (ed.me/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/metropol/26...ta-219343.html
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Bota s’u krijua në 6 ditë, Papa Françesku: Evolucioni dhe Big Bangu të sakta

    prit kur te dali qe edhe gje susi, ka ken i martu njitash.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Bota s’u krijua në 6 ditë, Papa Françesku: Evolucioni dhe Big Bangu të sakta

    te besosh ne Zot nuk eshte ceshtje shkencore...shkenca nuk eshte e vetmja rruge e dobishme per te ndjekur jeten...Ai shkruan bukur, me pelqen veshja juaj, te dua shume etj. nuk jane shkencore, por kane vlere te madhe ne jete. Shkenca te ben te shikosh cdo gje qe te rrethon ne nje perspektive te vecante. Ka edhe shkencetare qe pretendojne se jane ateiste, por ne fund te fundit te dyja c'eshtje besimi jane. Zbulimet shkencore jane edhe zbulime religjoze...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  4. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Bota s’u krijua në 6 ditë, Papa Françesku: Evolucioni dhe Big Bangu të sakta

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    prit kur te dali qe edhe gje Jesusi, ka ken i martu njitash.
    Misioni i Jezusit ishte qe te vdese per mekatet e botes dhe te predikoje mbreterine e Zotit. Full stop. Gjithcka tjeter eshte spekulim i ateisteve dhe myslimaneve.

    Sa i perket teorise se evolucionit Papa ka dhene vetem nje mendim personal te tij per ta mbeshtetur nje hipoteze. Teoria e evolucionit bie ndesh me nocionin Biblik te krijimit sepse teoria e evolucionit pretendon se me evoluimin e krijesave primitive erdhem ne njerezit ne ekzistence. Papa ketu eshte duke genjyer kur thote se kjo teori nuk bjen ne kundershtim me besimin ne Zot. Papa nuk ia ka haber cfare thote Bibla pasi ashtu sikur per Albo-n e forumit tone Bibla 'eshte thjeshte nje liber sikur secilin liber qe e blen te dyqan'. Nderkaq ne anen tjeter Bibla thote se njeriu eshte krijuar vecmas nga kafshet, ne imazhin e Perendise.

    Ceshtja e dyte eshte jo logjike. Cfare i nevojitet Perendise qe te krijoje njehere nje qelize e cila mund te evoluoje ne krijesa parazitore, krimba, peshqi, te dale ne toke e ngadale pas miliona viteve te evoluoje ne njeri. Kjo eshte budallallek dhe cdo evolucionist turperohet se eshte duke pranuar kete pretendim, ata thojne se 'ne nuk e kuptojme evolucionin'. Pa evolucionin ateizmi nuk ka baze logjike pasi nuk mund te kete krijese pa krijues.

    P.s.
    Te krishteret nuk mund ta pranojne kete pasi kjo bie ne kundershtim me Biblen.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Për: Bota s’u krijua në 6 ditë, Papa Françesku: Evolucioni dhe Big Bangu të sakta

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin

    Thene me shkurt, Evolucioni, mohon ekzistencen e Zotit. Beni kujdes, tha Krishti, nga profetet e reme. Eshte koha e fundit, dhe shume profeci, kane filluar te marin formen perfundimtare. Shume do te me theresin o Zot o Zot...... por une do tju them, ikni se NUK JU KAM NJOHUR ASNJEHERE. Religjioni dhe doktrina e tij, ecen kunder Krishtit.

  6. #6
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Bota s’u krijua në 6 ditë, Papa Françesku: Evolucioni dhe Big Bangu të sakta

    Citim Postuar më parë nga deshmuesi Lexo Postimin
    Thene me shkurt, Evolucioni, mohon ekzistencen e Zotit. Beni kujdes, tha Krishti, nga profetet e reme. Eshte koha e fundit, dhe shume profeci, kane filluar te marin formen perfundimtare. Shume do te me theresin o Zot o Zot...... por une do tju them, ikni se NUK JU KAM NJOHUR ASNJEHERE. Religjioni dhe doktrina e tij, ecen kunder Krishtit.
    Nuk d.m.th. se te krishteret nuk mund te besojne ne teorine e evolucionit, p.sh. ka te krishtere (madje prift) qe beson ne ekzistencen e alieneve por kjo nuk e ben jo te krishter pasi eshte mendimi i tij personal. Shpetimi i te krishterit varet ne ate se a beson ne Krishtin si Shpetimtarin e tij. Ai mund te kete edhe besime tjera (qe kontradiktojne Biblen por personi ne fjale nuk e di) por sipas Krishtit mjafton te kete besim te sinqerte ne Te. P.sh. ka katolike qe adhurojne Marine dhe i luten asaj, ka katolike qe besojne ne ekzistencen e purgatorit, megjithese askund nuk predikohen ne Bibel ata i besojne keto gjera.

    Teoria e evolucionit (apo me mire te themi Darvinizmi) nuk mohon ekzistencen e Zotit si Krijues, madje kjo teori apo hipoteze nuk merret hiq me kete, por vetem pretendon se ne njerezit kemi evoluar nga kafshet e duke shkuar miliona vite prapa ne kohe nga krijesat parazitore. Por ky pretendim nxit mijera pyetje tjera te cilat as shkencetaret nuk mund t'i pergjigjen.
    Poashtu edhe teoria e Dizajnit Inteligjent nuk thote se Perendia qe predikohet ne Bibel eshte krijuesi, por thjesht se krijesat e tokes jane te krijuara nga nje qenie inteligjente. Faktet shkencore varet si i interpreton, evolucionistet i interpretojne duke i pershtatur me fene e tyre ndersa kreacionistet i interpretojne duke i pershtatur me Biblen.

    Nje gje qe mund ta vrojtojme ne natyre madje nga cdo njeri i thjeshte duket se krijesat jane krijuar menjehere ashtu sic thuhet ne Bibel. Poashtu bimet. Madje per bimet evolucionistet e pranojne se duken posacerisht te krijuara. Poashtu ato nuk mund te vijne ne ekzistence nga materia e pa jete pa nderhyrjen e Krijuesit.

  7. #7
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Për: Bota s’u krijua në 6 ditë, Papa Françesku: Evolucioni dhe Big Bangu të sakta

    Ju disa (në veqanti deshmuesi dhe mesia4ever) as që keni lidhje me të vërtetën e fesë, keni ngelur duke sulmuar Kishen e Krishtit, që d.m.th duke shllajfitë në vend si automjeti me goma të verës që rrëshqet në dëborë e nuk mund levizë vendi.

    Bibla shkruan se "u krijua njeriu" dhe njeriu vërt u krijua. Kjo është një ditë për Zotin - por për botën mund të zgjat me shekuj (sepse ne jetojmë brenda kohe).

    Bibla thot se "njeriu vdiq" kështu që njeriu vërtet vdiq, mirpo njeriu (njerezit) ende është në botë - jemi dhe po bashkbisedojmë - edhe pse të vdekur në njeri dhe të ngjallur në Jezusin. Kështu që njeriu sa perket Zotit - ka vdekur dhe është ngjallur ("për nje ditë"), ndërsa ne (njeriu) ende jemi në botë dhe normal se nuk ka perfunduar ende ky proces. Kështu që është një proces i cili ka ndodhur ne një ditë (dmth njeriu vdiq ne diten kur tha Zoti) por (te vdekur) ne ende po jetojmë në këto botë.

    Andaj, krijimi dhe mbarimi i njeriut (ne kete bote) është ne një ditë për Zotin - ndërsa zgjat me shekuj për njeriun...

    Mësojeni ju vetvetën e juaj në vend që ta mesoni Papën.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 29-10-2014 më 18:12
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar toni77_toni për postimin:

    jarigas (30-10-2014)

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Bota s’u krijua në 6 ditë, Papa Françesku: Evolucioni dhe Big Bangu të sakta

    Nese e ka thene kete Papa , more toni77_toni , Papa paska shllajfite ! Dhe s'ke si te arsyetosh Papen , ani pse ju e quani ate te shenjte ose te pa gabueshem ! E shikoni se doktrina e juaj fetare bie ndesh me logjiken shendosh ?
    Pranimi i teoris se evolucionit automatikisht e mohon ekzistimin e Zotit . Sic besojme ne se njeriu e ka burimin prej njeriut te pare Ademit , ashtu besojne edhe psedu-shkenctaret e evolucionit . Pra dallimi eshte se ne besojme ne baze te argumentit Hyjnor- Kuranit . Kurse ata besojne ne iluzionet e tyre se ashtu ka ndodhure me njeriun evolucioni !

    Dhe nuk e di pse me perjashtuat me heret , dhe pastaj nderruat mendje , bene ta di kush ke ai person ? Dhe cila eshte arsyeja e perjashtimit tim ? Kur po ju shikoj juve me veprimet e juaja se si silleni , po me beni te besoj edhe une ne teorin e evolucionit lol !!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ceni-1 : 29-10-2014 më 18:05
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ceni-1 për postimin:

    mesia4ever (29-10-2014)

  11. #9
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Bota s’u krijua në 6 ditë, Papa Françesku: Evolucioni dhe Big Bangu të sakta

    Ne Gjermani me ka rastis disa here, te bej bisede apo t'ndegjoj perfaqesuesit e kishes katolike prifterinj apo murgesha.
    Kam mbete i impresionuar thelle, me diapazonin e gjere te dijes se larte. Nje murgeshe me tregoi njehere, se pergjate jetes se saj, jashte obligimeve fetare, cdo dite lexon libra dhe studion ne drejtime te ndryshme.

    Feja katolike eshte modernizuar dhe ecen perkrah perparimeve shkencore dhe evolimit njerzor. Se me shekuj, e ka kuptuar se njeriut te zhvilluar nuk mund ti tregosh perralla me kesulkuqen, por vetem mund ra mbeshtetesh nese ka nevojen e nje mbeshtetje shpirterore.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar hot_prinz për postimin:

    jarigas (30-10-2014)

  13. #10
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: Bota s’u krijua në 6 ditë, Papa Françesku: Evolucioni dhe Big Bangu të sakta

    Me sa di, 6 ditet, nuk jan dite si tonat, pra nisi puna ne 8 te mengjesit p.sh dhe mbaroi ne 4 te pasdites, kam pershtypjen se behet fjale per 6 periudha kohe.

    Shume gjera jan te pershtatura sipas mundesive te kuptimit qe kishin njerzit ne c'do kohe. Po te lexosh disa tekste/libra teologjike qe jan kaq te veshtira per tu kuptuar, atehere me te vertet i vlereson shkrimet e pershtatura/thjeshtesuara per njeriun e perditeshem.

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •