Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Abasadorja Jacobson: Më të korruptuarit Isa Mustafa dhe Fatmir Limaj

    Jacobson: Korrupsioni traditë e liderëve - Limaj dy akuza zyrtare e LDK 70 në pushtetin lokal


    Ambasadorja e Kosovës, Tracey Ann Jacobson, ka treguar se liderët e Kosovës e kanë traditë korrupsionin.



    Ajo ka thënë se në Kosovë nuk mund të thuhet se vetëm një liderë është i korruptuar pasi edhe për liderë të tjerë ka akuza zyrtare.

    Shembull e ka marrë Fatmir Limajn e Isa Mustafën.

    Për Limajn, Jacobson, ka thënë se e di që i ka dy akuza zyrtare për korrupsion, ndërsa, Lideri i LDK’së është i denoncuar me 70 akuza të tilla të bëra nga Lëvizja Vetëvendosje.

    “Çështja e korrupsionit nuk mund t'i atribuohet vetëm një partie. Për shembull kemi Fatmir Limajn nga Nisma që me sa e di ka dy akuza për korrupsion, pastaj LVV ka ngritur diku rreth 70 akuza për korrupsion kundër LDK’së në pushtetin lokal - Prishtinë... Do të thotë se Kosova ka njëfarë tradite të politikanëve të korruptuar”, ka thënë Jacobson.

    Jacobson ka folur edhe për mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke thënë se ato nuk janë zgjidhje pasi nuk do të sillnin ndryshime të mëdha në skenën politike.

    “Nuk i shoh zgjedhjet si zgjidhje të duhur, nuk mendoj se do ta ndryshonin situatën. Është dimër, ftohtë, në anën tjetër njerëzit janë lodhur nga kjo gjendje, gjë që do të bënte që pjesëmarrja në zgjedhje të ishte shumë e vogël. Besoj që shpallja e zgjedhjeve të reja do të sillte një rezultat të ngushtë i cili do të na çonte në zgjatje të mëtejshme të proceseve dhe do ta gjenit veten në pranverë duke u munduar ta bënit bashkë një qeveri”, ka shtuar ajo.


    Sidoqoftë, ajo ka bërë thirrje të ndërtohen sa më shpejt institucionet për të ecur pastaj me përmbushjen e obligimeve që ka marrë Kosova nga bashkësia ndërkombëtare.


    “Formimi sa më i shpejtë i institucioneve është shumë i rëndësishëm sepse ka shumë procese që duhet të përfundohen: Gjykata speciale, FAK’u”, ka shtuar ajo.

    Sipas saj, ekziston rreziku që bashkësia ndërkombëtare po e humb interesin për Kosovë, duke e parë se liderët nuk janë të interesuar të ndërtojnë institucione të reja.

    “Disa herë më kanë pyetur nga Washington'i se çfarë po ndodh atje, pse po zgjatë kjo kaq shumë... Por tani askush më nuk po më pyet për Kosovën, njerëzit po humbin interesin dhe kjo është më e keqja për një demokraci të re si kjo e Kosovës”

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Komunisti Isa Mustafa ironizon abasadoren e "imperializmit" Amerikan!!!

    Isa Mustafa sot në mëngjes u është përgjigjur, me një ironi të stilit komunist, akuzave të Ambasadores Amerikane Jacobson por edhe ka ftuar Shpend Ahmetin që fare të mos ngurrojë të përcjellë jo “70″ por siç thotë ai edhe “700″ lëndë të korrupsionit nëse për to ka argumente.

    Lexojeni vet reagimin e tij në Facebook:
    Njeriu në Kosovë për një ditë shpallet i korruptuar. Varet se kujt i nevojitet dhe për çfarë u nevojitet dhe kush duhet të shantazhohet. U shfrytëzua një deklaratë e ambasadores Jackobson dhe mua për një ditë nga mediat mu adresuan 70 lëndë për korrupsion që Kryetari i tanishëm i Prishtinës, nga Lëvizja VV i dërgoi në prokurori për shqyrtim. Nuk e di për çfarë kanë të bëjnë dhe kush është subjekt i tyre. Por, pak si shumë për vogëlsinë time!
    Me gjithë këto akuza do t’ua kaloja edhe sundimtarëve të vendeve që u rrëzuan në pranverën arabe. Ndërkaq, këta të PDK-së në krahasim me këtë po më duken si milingona.
    Unë e ftoj Shpend Ahmetin, që jo 70 por 700 lëndë, ose të gjitha lëndët e punuara gjatë 6 viteve të mandatit tim, që mund të kalojnë mbi gjysmë milioni, t’i dërgoj në Prokurori, sepse jam koshient për punën dhe sjelljen time dhe po ashtu kam besim të plotë në organet e drejtësisë, edhe pse deklaratat e tilla drejtësinë e bëjnë instrument të politikës. Edhe ashtu VV nuk është duke bërë ndonjë punë tjetër në Prishtinë.
    Dua të përkujtoj të gjithë se në lëndët konkrete në komunë kanë punuar dhe punojnë shërbyesit civil dhe njerëz me emër dhe mbiemër, të cilët në asnjë rast nuk janë ndarë mbi baza partiake. Ai që ka shkelë ligjin dhe ai që është korruptuar le të përgjigjet për veprat e tij.
    Tendenca për të vënë ekuivalencë në korrupsion nuk ndihmon në ndërtimin e institucioneve stabile dhe të qëndrueshme. Nuk i ndihmon as VV për t’i treguar performansat e saj në pushtet.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Komunisti Isa Mustafa ironizon abasadoren e "imperializmit" Amerikan!!!

    Fjalia e parafundit;"Animi per te vene ne barazueshmeri ne korrupsion nuk ndihmon ne ndertimin e institucioneve te forta dhe te qendrueshme"-

    Jane bere keta politikanet shqiptare te gjithe kopila.Nuk po ju kerkon njeri qe te shkrijne pasurine ne interes te popullit por te pakten mos shkrin popullin ne interes te tyre.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Për: Abasadorja Jacobson: Më të korruptuarit Isa Mustafa dhe Fatmir Limaj

    Isa Mustafa thikë pas shpine Ramush Haradinajt
    Isa Mustafa pas humbjes së zgjedhjeve të 8 qershorit e mashtroj që në takimin e parë Ramush Haradinajn, duke e joshur me postin e kryeministrit. Kështu u deshtën 5 muaj që Isa Mustafa, ta zbehë prentimin e tij të dhënë në pyetjen e përsëritur tri herë nga Haradinaj: “A e keni përnime”. Tash Haradinaj e humbi adutin e tij më të fuqishëm (fjalën e dhënë nga Isa Mustafa e Fatmir Limaj se oferta për kryeministër ndaj Haradinajt është përnjëmend dhe për ta bindur për këtë vendim politik ata nënshkruan edhe një marrëveshje të përbashkët”). Në këtë situatë, nëse vërtetë blloku opozitar do ta votoj kandidatin e PDK-së për kryetar të Kuvendit, Haradinaj sigurtë do të mbetet pa postin e kryeministrit, kurse Isa Mustafa, që nga sot e hoqi qafe Ramush Haradinajn dhe do t’i hyj garës i vetëm si kandidat i bllokut për kryeministër, duke përdorur tash mekanizmat e partisë së tij e duke nxitur kështu Kryesinë dhe Këshillin e LDK-së, që ta ngrisin zërin dhe ta shtojnë presionin, që Isa Mustafa pa tjetër tash duhet të jetë kandidat për kryeministër.
    Madje është e sigurt se ky vendim tanimë veç është marrë në mbledhjen e fundit të kryesisë së LDK-së. Isa Mustafa edhe njëherë e përdori shkëlqyeshëm dinakërinë e tij që të tjerët të punojnë për pozitat që pretendon ti fitoj ai vetë. Në këtë mënyrë e pranoj kandidaturën për të qenë kandidat për kryetar të Prishtinës e vazhdoj shkëlqyeshëm dinakërinë e tij dhe u bë kryetar i LDK-së pa qenë asnjë ditë anëtar i kësaj partie dhe gjithëherë duke krijuar situate politike që ai pa folur fare të tjerët të lobojnë, protestojnë e të bëjnë presione të ndryshme në favor të aspiratave të tij politike. Ndoshta Isa Mustafa edhe është njeri me fat, sepse gjatë gjithë karierës së tij politike, një hërë në komunizëm si njeri i besueshëm e mëpastaj në qevrinë e Bukoshit si përfaqësues i ish sistemit në emër të gjithpërfshirjes dhe tash kandidat për kryeministër si figurë e pazëvendseshme. Ky komunistë e diferencues ideopolitik, po me logjikën e diferencimit arriti ta krijoi bllokun kundër Hashim Thaçit.
    Ky matuf plak, për 5 muaj me radhë bllokoj dialogun dhe e riktheu diferencimin ideopolitik në skenën e lidershipit politik në Kosovë. Tash kur foli ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Isa Mustafa u gëzua, anipse u përmend emri i tij si njeri i akuzuar për korrupsion. U gëzua sepse deklarata e ambasadorës amerikane, i ndihmoj që ta heqë qafe Ramush Haradinajn dhe ta promovoj vetën si kandidat i pakontestueshëm brenda bllokut dhe njeriu kyç edhe sa u takon kombinimeve e opsioneve tjra për formim të qeverisë së re.
    Matufi plak Isa Mustafa, kështu mbetet komunisti i vetëm në tërë Evropën që ende vendos dhe luan me fatin e demokracisë së një vendi të brisht siç është Kosova dhe që paradoksi të jetë edhe më i madh edhe po trajtohet nga opinioni publik dhe nga një kategori e analistëve injorant, si shpëtimtar i demokracisë.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Për: Abasadorja Jacobson: Më të korruptuarit Isa Mustafa dhe Fatmir Limaj

    Pas Fatmir Sejdiut, është Ramush Haradinaj viktima e taktikës dhelprake të Isa Mustafës

    Isa Mustafa duket të jetë bërë ekspert për të marrë pushtet. Ka dy tregime për të që e quan atë në këtë pozicion. I pari është rrëfimi për kryetarin e LDK-së. Mustafa ishte këshilltar i Fatmir Sejdiut në vitin 2010 dhe nuk pranonte të kandidohej për kryetar në zgjedhjet e përgjithshme të LDK-së.

    Këtë e kishte thënë vet ai dhe edhe Sejdiu e kishte konfirmuar se Mustafa i kishte thënë se nuk do të kandidohej. Por disa ditë para se të votohej për kryetar, njerëz në LDK kishin folur se Isa duhet të bëhej kryetar e madje në një ditë ishin organizuar edhe protesta para selisë në mbështetje të tij. Ai sërish kishte mohuar një gjë të tillë.

    E në fund doli pikërisht ashtu siç kërkuan disa zyrtarë në LDK dhe protestuesit. Isa kandidoi befasishëm dhe u zgjodh kryetar.

    Një skenar i ngjashëm tinëzar duket se po përsëritet edhe në rastin e marrëveshjes me AAK-Nisman dhe VV. Mustafa ishte kandiduar për kryetar Kuvendi dhe u zgjodh jashtëligjshëm. Kushtetuesja dha vendim se kryeparlamnetari i takon PDK-së ta nominoj dhe edhe disa javë pas kësaj Blloku I këtyre partive dëshironte kryeparlamentarin. Tek në javët e fundit kanë ndryshuar kursin dhe po flasin se ‘kryeparlamentari i takon PDK-së.

    E kur kjo u tha në LDK dolën zëra së duhet ndryshim të marrëveshjes dhe se Isa duhet të marrë postin e kryeministrit. Ata që folën këtë ishin publik dhe anëtar të kryesisë së LDK-së. Por kur Haradinaj dhe Mustafa u takuan ky i dyti tha se ‘kurrkush nuk po kërkon ndryshim të marrëveshjes dhe se kjo është shpikje e medieve’.

    Por duket se nuk është vetëm pretendim i mediave por synim i Mustafes. Bardhyl Meta, që u aderua se fundi në LDK e që nuk u bë deputet tha sot se LDK do ta formojë Qeverinë. Dhe jemi në pyetjen, a po e përsëritë Isa Mustafa skenarin e njëjtë që ia bëri Fatmir Sejdiut?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Për: Abasadorja Jacobson: Më të korruptuarit Isa Mustafa dhe Fatmir Limaj

    Eshte mekat per nje parti politike ne Kosove te kete kryetar te tille. Deri ne viete 90ta ishte pjese e pushtetit serb, me pas fatkeqesisht u be Minister I financave ne qeverine e Bukoshit. Ky ia ndaloj finnacat Rugoves dhe me 1996 Rugova hap nje fond tjeter per te pasur parane e diaspores ,,Fondin e Ahenit" prone e Gagices. Sa ka qene Rugova gjalle nuk ka qene pjese e LDK-se, me dredhi sic edhe po flitet ne shkrim arrin jo veq te futet por edhe ta marre kreun e parties. Mjere LDK-ja, mjere Kosova qe mban njerz te tille. TURP!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Për: Abasadorja Jacobson: Më të korruptuarit Isa Mustafa dhe Fatmir Limaj

    Mos u bëni merak se i kalon Ramushit. Keshtu e ka ky Ramushi merrë hyxhym nga një here,por kur e sheh se të behësh kryeministër duhet t'i fitosh zgjedhjet, tërhiqet. A ju kujtohet kur ka pas ardhur prej Hagës bojke hyxhym thojke “pu du mu ba klyeminishtel”,pas një kohe i kaloj dhe e pranoj realitetin.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607

    Për: Abasadorja Jacobson: Më të korruptuarit Isa Mustafa dhe Fatmir Limaj

    edhe kjo ambasadorja le te qie nanen e vet se ajo ketu nuk eshte prokurore dhe mos tja fut koti, se po ta shohim me hollesi edhe ambasada e saj del e korruptuar po te shohim bektel enka qe eshte kompani e tyre dhe kan gishte ne pazarin tejet te larte te kesa autoudhe kshtu qe le te qie nanen se na qan ****** me kto perzierje ne punet tona duke na treguar sekush eshte i mir e kush i keq se ne kem budallenje e nuk po e dimpo eulex edhe ai na doli i korruptuar, kshtu qe qie nanen ambasadore

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •