Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Qeveria e Rilindjes: "Të gjithë mësuesit e vendit duhet të kalojnë provimin tonë!"

    Nikolla: 1984 mësues pa shkollë edukojnë fëmijët, Rama: Do bëjmë revolucion

    Emri:  nikolla-rama.jpg

Shikime: 3017

Madhësia:  124.7 KB

    Tiranë – Qeveria shqiptare do të nisë që nga dita e nesërme, programin e ti “Mësues për Shqipërinë”, i cili synon të reformojë sistemin arsimor publik në kushtet kur 1984 mësues rezultojnë fare pa arsim dhe mijëra të tjerë, jashtë profilit.
    Kryeministri Rama në një konferencë të posaçme më mësues nga gjithë vendi, e konsideroi një krim të rëndë që duhet ta ndajë nga arsimi parauniversitar, dhe për këtë duhet të bëhet nje revolucion. Ndërkohë tha kryeministri se janë 177 mijë fëmijë që janë lënë në dorë të mësuesve pa arsim.
    “Është cënur e ardhmje e fëmijëvë të pafajshëm në Shqipëri për dy arsye, nga njera anë klientelzimi dhe nga ana tjetër korrupsioni. Është goditur në kokë një numër i atillë fëmijësh i barabartë me 26% të fëmijëve që frekuentojnë arsimin publik, duke ua lënë 177 mijë fëmijë në dorë mësuesve jashtë profilit, pa arsimin përkatës apo mësues që nuk i realizonin kurrë orët e tyre.
    Ky është një krim me të cilin ne kemi përgjegjësinë ta ndajmë një orë e më parë sistemin arsimor. Gjithçka që ne bëjmë ka një vlerë, por gjitha të tjerat pa reformuar dhe pa operuar deri në metastazën e fundit, kancerin në sistemin arsimor nuk kanë asnjë vlerë.
    Prej vitresh organizmi i arsimit është prekur nga një kancer që është ngrënë i gjallë.
    Problemi është në rrënjë dhe kemi qenë të vetëdidjshmë që prerja e degëve të kalbura në arsimin e lartë ka qenë fillimi i një procesi që duhet të shkojë deri në rrënjë.
    Investimi në arsim nuk është i mjaftueshëm kur përqëndrohet në tulla dhe llaci për të bërë godina dhe për të shtuar numrin e klasave nëse nuk zhvillohet tek mësuesit. Këtu pamë situatën skandaloze , të papranueshme dhe të pangjashme me asnjë vend të rajonit lidhur me mësuesit pa arsim përkatës, jashtë profilit apo mësues që janë paguar sikur janë, por që në fakt nuk janw, dhe nuk kemi parë cilësine e burimeve njerëzore që nga kjo anë konsiderohen në rregull, këtë nuk e kemi parë dhe nuk do presim një analizë, por do veprojmë me shpëjtësi.
    Në arsimin parauniversitar ne duhet të bëjmë revolucion. Nuk mund të ecim duke i besuar një rritmi haptazi, duhet të vrapojmë. Këtu nuk luhet fat ii një qeveria, por fat ii një gjenerate dhe e ardhmja e shqipërisë në 20-30 vjet.”
    Ndërsa Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha se situata është tronditëse, pasi kë mësues edukojnë mbi 26% të nxënësve, ç’ka asnjë fëmijë nuk e meriton.
    Nda, Nikolla paralajmëroi se “do të fillojmë si një trup i vetëm, që të mos lejojmë që këta mësues, që janë jashtë profilit apo ca më keq, pa arsimin përkatës, sot të japin mësim mesatarisht 26% të nxënësve që janë në bankat e shkollave publike. Është një shifër tronditëse, por na mobizilon fort për të filluar një orë e më parë një program të riqë quhet “Mësues për Shqipërinë”.
    Ne do të vijojmë për ndryshimin e situatës që nesër, me provimin kombëtar për aplikantët për mësues, duke krijuar një portal kombëtar për të pritur të gjithë aplikantët, edhe pë rata që nuk e kanë dorëzuar dosjen pranë DAR-it sot deri në 30 nëntor.
    Do të realizojmë një provim kombëtar për të gjithë aplikantët sipas profilit të tyre dhe qarkut të përzgjedhur në çdo rajon të vendit, një provim që do të monitohet nga Ministria. Pajtimi i mësuesve apo punësimi i mësuesve do të behet pikërisht nga lista e rankuar që do të bëhet pas këtij testimi.
    Brenda muajit dhjetor do t’i japin fund historisë së mësuesve pa arsimin përkatës, pot ë vijojmë edhe me realizimin e Vendimit 44, për të mundësuar që ato mësues që ato mësues që janë në profil, që kanë diplomën dhe çerfitifikimin e duhur, të mund të japin mësim në profiling e tyre. Brenda muajit dhjetor do të publikojmë kalendarin për të gjithë mësuesit, sepse do të lcensohen të gjithë ata mëues që janë konfom ligjit për të qënë mësues. Ne nuk do të vijojmë me metodën e vjetër të trainimeve të mësuesve, por sa kohë që do të mbështesim mësuesit në rritjen e tyre profesionale, po aq dhe në mënyrë periodike do të vlerësojmë edhe njohuritë e tyre.
    Në muajin maj të vitit të ardhshëm ne do të përmbyllim të gjithë procesin e licensimit të mësuesve që janë në sistem duke krijuar kështu edhe databse të qëndrueshëm, që do të mundësojë të gjithë transparencën dhe politikëat tonë të asrimit.

    Oranews.tv

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Të gjithë mësuesit e vendit duhet të kalojnë provimin tonë

    O shoku Rama,

    E ndrite me revolucionin ne shkollat e larta e tani po ben revolucion edhe ne shkollat e mesme dhe 9 vjecare?

    Do t'i kalosh te gjithe mesuesit me provim?

    Sa do jete "gjoba" per mesuesit qe te mbajne vendin e punes?

    Ne mesuesit kujt duhet t'ia derdhim parate, ministres apo ndonje vartese te saj?

    Po pasi ti heqim ata "mesuesit e Berishes" nga shkollat, e te emerojme disa nga "mesuesit e Rilindjes", kushedi sa do te begatohet Shqiperia!

    Do pune populli i Rilindjes, dhe Qeveria pushon mesuesit nga puna qe t'iu gjeje pune atyre votuesve socialiste qe i dhane voten.

    Jepi shoku Rama se do t'i nxjerresh femijet shqiptare te ditur e te mesuar sic je edhe ti vete!

    Albo

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Të gjithë mësuesit e vendit duhet të kalojnë provimin tonë

    Berisha: Rama me fshesë hekuri mbi mësuesit, t’i zëvendësojë me xhahilë

    Tiranë – Ish-Kryeministri Berisha është treguar i ashpër me reformën që Kryeministri rama paralajmëroi sot të nisë mbi mësuesit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.
    Sipas Berishës, Rama njofton fshesën e hekurt për mësuesit e arsimit të mesëm dhe burgosjen e tyre për t’i zëvendësuar me xhahilë dhe militant partiakë, ashtu siç ai ka bërë edhe em qeverinë e tij, ku veç 2-3 ministrave, të tjerë rezultojnë se mezi e kanë marrë diplomën.

    Ja shënimi i ish-Kryeministrit në Fb:

    Rama njofton fshesen e hekurt per mesuesit e arsimit te mesem dhe burgosjen e tyre. Tani ata do t’i emeroje vetë ai!
    Dy dite me pare, Rama nga Vlora njoftoi shqiptaret se te henen do te degjonin nje lam trondites per arsimin e mesem. Keshtu sot, ai njoftoi se do te nise fshesen e hekurt te Partise mbi mesuesit dhe mesueset e shkollave te mesme dhe zevendesimin e tyre me xhahil, militant partiak, injorant madje dhe pedofil si ndonjeri qe drejton kete anti-reforme ne ministri. Per te pastruar me fshesen e Partise arsimin e mesem nga burra dhe gra qe prej dekadave kane shkrire jeten dhe energjite e tyre ne edukimin e te rejave dhe te rinjve, Rama trilloi dhe mashtroi me pretekstin se ne arsimin e mesem, sipas tij ne mesimdhenie 1480 mesues jane jashte profilit te tyre. Kjo eshte genjeshter e turpshme.
    Njoftimin per fshesen ndaj mesuesve te vendit Rama e mbylli me vendimin se tani e tutje mesuesit do t’i emeroj ai nepermjet nje provimi dhe tha se ata qe nuk do binden do burgosen.
    Per ndonje naiv qe mund te mendoje se piktori deshtak shqetesohet per cilesine, po i rikujtoj se Rama krijoi kabinetin qeveritar intelektualisht me te dobet, me pyk, qe nga koha eterve te tij. Keshtu, ne kabinetin e tij te gjithe ministrat, pervec tre prej tyre, jane jo pa tituj dhe grada shkencore por jane mbetes ne universitete dhe te detyruar te nderrojne deri ne tre universitete per te marre ate te shkrete diplome, ose jane pa diplome apo te diplomuar apo mbrojtur masterin ne universitetet qe ai mbylli. Vet piktori deshtak ka patur raportin e te semurit mendor me shkollen, por pozita e larte e te atit i siguronte gjithnje notat qe donte.
    Mesuese, mesues, nxenese, nxenes, prinder dhe qytetare, arsimdashes, bashkohuni te gjithe e mos lejoni nje te semure psiqik te shkelmoje mbi dinjitetin tuaj, shkollen, edukimin tuaj dhe te femijeve tuaj!

    ORA NEWS

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Të gjithë mësuesit e vendit duhet të kalojnë provimin tonë

    e ka fjalen per mesuesit ne shqiperi mo vllai nga gjaku i bkarit
    mos u shqeteso se nuk te heq mesusit ne piladelfi jo
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Të gjithë mësuesit e vendit duhet të kalojnë provimin tonë

    Faktikisht u vonua me shume se nje vit me kete reforme. Edukimi duhet te ishte prioritet qe momentin e pare qe hyri ne zyre qeveria e re sepse eshte per te ardhur keq ne cdo nivel. Ishte komplet e turpshme qe mesuesit, sidomos ne fshatra, punesoheshin sipas statusit te militantizmit pa pike kriteri apo kualifikimi.

    Akoma me keq ishin drejtoret te cilet ne shume raste kane qene edhe pa shkolle te mesme!
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Të gjithë mësuesit e vendit duhet të kalojnë provimin tonë

    une jam shume dakort me Revolucionin ne shkolla per mesuesit...POR kam frike se do lene kuurvat e do heqin mesueset qe e meritojne (pasi do u kerkojne leke per te ruajtur vendin e punes)...si kane ardhur kohet ke frike te cosh femijen ne shkolle si nga mesuesit, por edhe nga permbajtja e teksteve shkollore...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  7. #7
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Të gjithë mësuesit e vendit duhet të kalojnë provimin tonë

    Normal qe do kete vend per pislliqe.
    Mbase shale gjati ka qellime te mira por shqiptarit te shkrete i ka hyre korrupsjoni ne ADN.
    Jam i bindur qe do korruptohet nje drejtor ketu e nje inspektor atje.
    Eshte e pamundur ndryshe!
    Te shohim.
    Cdo gje eshte relative...

  8. #8
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Të gjithë mësuesit e vendit duhet të kalojnë provimin tonë

    Jam dakort qe ne arsim te kete nje reforme rrenjesore. Eshte turp qe te pakten, ne gjimnazet e vendit, te kete mesues jashte profilit. Une di ne disa vende ku Fiziken e jep mesuesi i Letersise, "INFORMATIKEN", qe sot ne bote eshte nje nga deget me te kerkuara dhe mbi te cilen po mbeshtetn mjaft zhvillime shkencore, ne gjimnazet e Shqiperise e japin mesuesit me grafik, nje jave mesuesi i fizikes, nje jave i matematikes, nje jave i letersise, nje jave i fiskultures. Mesuesit e informatikes ne gjimnazet e Shqiperise (perjashto Tiranen), jane aq te paafte, saqe nuk dine as si te bejne nje riformatim kompjuteri. Çfare pret nga keta mesues qe duhet t'u shpjegojne nxenesve SISTEMET OPERATIVE (vetem windows njohin si te tille, po t'u permendesh MAC, Android, iOS, Linux etj, quaje se i ke share). Mos te shkoj me larg pastaj, cfare pret t'u shpjegojne keta nxensve ne programim.

    Por frika ime eshte se ata mesues qe kane bere dallavere dhe allishverishte do arrijne ta mbajne vendin e punes, e do sakrifikohen ata te ndershmit e te urtet.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  9. #9
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Të gjithë mësuesit e vendit duhet të kalojnë provimin tonë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    O shoku Rama,

    E ndrite me revolucionin ne shkollat e larta e tani po ben revolucion edhe ne shkollat e mesme dhe 9 vjecare?

    Do t'i kalosh te gjithe mesuesit me provim?

    Sa do jete "gjoba" per mesuesit qe te mbajne vendin e punes?

    Ne mesuesit kujt duhet t'ia derdhim parate, ministres apo ndonje vartese te saj?

    Po pasi ti heqim ata "mesuesit e Berishes" nga shkollat, e te emerojme disa nga "mesuesit e Rilindjes", kushedi sa do te begatohet Shqiperia!

    Do pune populli i Rilindjes, dhe Qeveria pushon mesuesit nga puna qe t'iu gjeje pune atyre votuesve socialiste qe i dhane voten.

    Jepi shoku Rama se do t'i nxjerresh femijet shqiptare te ditur e te mesuar sic je edhe ti vete!

    Albo
    Mendoj se ashtu si Janullatos, duhet te rishikosh edhe ti qendrimin tend politik si dhe qendrimin tend ndaj Rames dhe rilindjes se tij...

    http://ekspres.al/index.php?option=c...%3Alajme-kryes
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Të gjithë mësuesit e vendit duhet të kalojnë provimin tonë

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Faktikisht u vonua me shume se nje vit me kete reforme. Edukimi duhet te ishte prioritet qe momentin e pare qe hyri ne zyre qeveria e re sepse eshte per te ardhur keq ne cdo nivel. Ishte komplet e turpshme qe mesuesit, sidomos ne fshatra, punesoheshin sipas statusit te militantizmit pa pike kriteri apo kualifikimi.

    Akoma me keq ishin drejtoret te cilet ne shume raste kane qene edhe pa shkolle te mesme!
    O shoku Xinxo,

    Shiko te ta mesoj cik Alboja pak kete problemin e arsimit. Kur isha ne Shqiperine e rrenuar te Sali Berishes, takova shume njerez, mes tyre edhe mesues. Kater mesues ne profesion dhe qe te katert, ose ishin pa pune, ose benin pune te tjera, jo pune ne profesionin e tyre. Dhe une i pyeta: te kane hequr nga puna si mesuese? Jo tha, pune mesuese gjej nuk e kam problem po nuk dua te punoj si mesuese. Me mire rri ne shtepi pa pune, se sa te punoj si mesuese. Po pse i thashe? Po e para paguhen shume pak. E dyta femijet e sotem jane shume te llastuar e nuk mesojne e te bejne me dhimbje koke, e te shkaterrojne nga nervat. E treta, cdo vit mund te te heqin nga puna e pak rendesi ka sa vite eksperience pune ke ti apo sa mesuese e mire je.

    Ja te themi se shoku Rama u beri provim dhe na i la ne klase gjysmat e mesuesve. Ku do ti gjeje keta mesuesit e rinj te shkolluar e te edukuar, e te duruar, per te zevendesuar ata mesuesit e tjere? Apo do t'i importojme edhe mesuesit nga Italia?

    Pastaj takova edhe prinder me femije te vegjel dhe i pyeta: Cfare shkolle i dergon femijet? Me thane qe i dergojme ne shkolla private, te hapura nga te huaj apo nga institucione fetare te vendit. Pasi shkollat publike te shtetit tha nuk vete njeri per te mesuar. Vetem fukarenjte i dergojne femijet e tyre ne shkolla publike.

    Shoku Rama, do heqi nga puna Manushaqen e emeruar ne detyre kur Berisha ishte ne pushtet, dhe do ta emeroje ne detyren e saj Zenepen. Zenepja nuk eshte me e pergatitur apo me e mire se Manushaqja, por Zenepen e kemi socialiste dhe e ndihmoi fushaten e Rilindjes ne zgjedhjet e fundit. Manushaqja nuk e ndihmoi fushaten e Rilindjes edhe pse mund te kete votuar per te.

    Ja e zgjidhem edhe problemin e arsimit me nje te rene te lapsit e me nje fjalim e nje provim!

    Albo

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •