Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Qeveria: Buxheti 2015, biznesi dhe qytetarët do të paguajnë 450 mln USD më shumë

    Një lajm i keq për tërë ata që kanë llogari bankare në Shqipëri. Duke e filluar nga janari qeveria social~komuniste do vejë taksë për llogaritë bankare 15% në vit, dmth nëse ke 100 milion lekë kursime 15 miljon ti merr qeveria e Edvin Peleshit.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Qeveria: Buxheti 2015, biznesi dhe qytetarët do të paguajnë 450 mln USD më shumë

    Fati i Shqiperise eshte qe bota ndodhet ne krize dhe institutet kreditdhenese nuk ja kane vene akoma lakun ne fyt...por fatkeqsisht do vi dhe ajo kohe.
    Taksat do vine çdo vit gjithmone duke u ngritur,kushdo qeveri te jete, per te paguar huate dhe borxhet,se dikush duhet ti paguaj.(Nuk ka per ti pagu LSI )

    Keshtu dhe populli,votues,ta mbledhi mendjen e te bjeri rehat se taksat do riten dhe si gjithmone do riten ato taksa ku mbledhja eshte pak a shume e garantuar si shtepia,dritat,uji etj.Edhe tatimet o taksat per bizneset e leshit prap ne popull do shkarkohen me ngritje çmimesh.Dhe ndryshe nga vendet e tjera Shqiperia,ku nuk ka asnje industri o tregti normale, ka dhe nje "takse" detyrimi korrupsioni qe eshte 30-40 % perqind me e larte se ne vendet e tjera.

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria: Buxheti 2015, biznesi dhe qytetarët do të paguajnë 450 mln USD më shumë

    Buxheti 2015, Majko kritik ndaj Ramës: Nuk jemi sherifët e pushtetit, por mbajtësit e tij



    Nuk jemi sherifët e pushtetit por mbajtësit e tij. Me këto fjalë iu drejtua Pandeli Majko qeverisë Rama dhe deputetëve të mazhorancës. Kritik, se buxheti nuk reflekton mbajtjen e disa premtimeve, Majko shprehu rezerva edhe për rritjen e disa taksave, për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe aksionin kundër vjedhjes së energjisë, ndërsa tha se mungesa e Opozitës flet shumë
    Pandeli Majko: “Rritja e akcizës është rritja e akcizës. Nuk do mend se shqiptarët do u shëndohet familja nëse do të lënë duhanin . Prishja e familjes shqiptare në rastet e njohura e të debatuara, lidhet me ekzistencën e kazinove dhe zyrave të basteve. Gjithë kjo histori nuk ka të bëjë as me lënien e duhanit as me shpëtimin e familjes, por me pagesën e asaj që miqtë tanë që nuk janë këtu na e lanë pas zgjedhjeve.
    Ne po rrisim tatimet mbi interesat banakre, mbi qeratë. Ta lëmë mënjanë këtë historinë se ai që merr më shumë duhet të paguajë më shumë. Çfarë do bëjmë me pensionet e ushtarëkaëve u ka kemi premtuar në fushatë ?
    Cfarë do bëjmë me tvsh e naftës për fshatin?
    Nëse do më pyesni nëse jeni i kënaqur nga investimet që ke parë për buxhetin e vitit që vjen nuk jam i kënaqur ka pak ose aspak investime. Është në dorën e një bashkie që drejtohet nga PD e kryetari i saj të cilës kur I drejtohesh të rregullojë rrugët të thotë na është bllokuar buxheti, jemi mbajtësit e pushtetit nuk jemi sherifët e pushtetit.
    Mungesa e opozitës sot flet shumë. Kanë dalë nëpër rrugë të përkrahin ata që thonë nuk duhet të prishen shtëpitë pa leje, nuk duhet të paguajnë faturat e energjsië elektrike. Sot votojmë faljen e kamatvonesës për pensionet në fshat, e çfarë na gjeti të falim kamatvonesat e atyre që janë në sistemin e mbrotjes sociale për faturat e energjisë elektrike”

    ORA NEWS

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria: Buxheti 2015, biznesi dhe qytetarët do të paguajnë 450 mln USD më shumë

    Rama: Ulim 15 taksa, rriten vetëm tre

    Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se projektbuxheti i vitit 2015 ka rritjen më të madhe në histori, çka garanton më shumë siguri financiare për vitin e ardhshëm.
    “Kemi një rritje të ardhurash që është më e madhja dhe është hera e parë dhe e fundit që e përdor fjalën “më e madhja në histori” etj. Por është realisht më e madhja dhe me diferencë nga gjithë grafiku i rritjes natyrale të të ardhurave në vite, qoftë në dogana, qoftë në tatime”, theksoi dje Rama gjatë prezantimit të projektbuxhetit, duke mos përmendur shifrat konkrete të buxhetit dhe zërave të caktuara të tij.

    Taksat
    Kreu i qeverisë listoi dje taksat që zerohen nga paketa fiskale, po ashtu dhe tri taksat që do të pësojnë rritje. “Në fakt ky është një buxhet që vjen si rezultat i reflektimi të një pakete të re fiskale që ul apo zeron 15 taksa, ndërkohë që rrit vetëm tre”, tha Rama. Kryeministri tha dje se rritje do të këtë akciza e cigares, të cilën ai e quajti si një masë shtypëse për të eliminuar vesin e duhanit. Rama ka kujtuar fjalimin e ish-deputetit Sokol Olldashi, duke thënë se: “për këtë të cigares, – më kujtohet një nga deputetët e opozitës që sot nuk është, që tha ‘kjo qeveri është armiqësore me dashamirësit e duhanit’”. “- Po, ne jemi armiqësorë, jo me dashamirësit e duhanit, me dashamirësinë me duhanin. Jemi aleatë të familjeve që luftojnë për të hequr vesin nga shtëpitë e tyre dhe jemi të bindur që kush e lë duhanin, na falënderon”. Më tej, Rama tha se do të rritet taksa e qarkullimit për benzinën dhe gazoilin, që sipas tij do t’u garantojë qytetarëve më shumë pastërti dhe gjelbërim. “Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo nuk është një dëshirë e qeverisë për të rënduar mbi ata të cilët përdorin makinën, por ky është një kontribut i atyre që përdorin makina, për të pasur një vend më të mirë, për të pasur një mjedis më të pastër e më të mbrojtur dhe për të pasur më shumë siguri në rrugë”, tha Rama. Shefi i qeverisë ka falënderuar deputetët që pranuan vendosjen e taksimit mbi të ardhurat dytësore dhe shtëpi të dyta. Duke folur për akcizën e naftës për fermerët, Rama tha se ajo do të rimbursohet vetëm nëse do të vërtetohet me faturë. “Prandaj ne nuk do të rimbursojmë naftën pa faturë. S’ka problem, duan një shtet pa shtet, ku secili të përfitojë sa të mundet, në kurriz të tjetrit dhe që nafta që medemek jepet për të mbështetur bujqësinë, të shkojë për mercedeset edhe të mos shkojë tek ata që duhet, – le ta gjejnë me votë”.

    Paketa e re fiskale
    Akcizat

    Heqja e akcizës prej 50 lekë/litër për pijet energjike
    Efekti, 282 milionë lekë, 2.8 milionë USD më pak në 2015

    Taksa doganore
    Ulet tarifa doganore për naftën bruto nga 10% në 0%
    Efekti nuk llogaritet, se nuk ka pasur importe në 2014
    Ulet tarifa doganore për miellin e grurit, nga 10% në 0%
    Efekti, 40 milionë lekë, 400 mijë USD, më pak të ardhura
    Ulet në 0% tarifa doganore për importin e produkteve që shërbejnë si lëndë të para për industrinë apo blegtorinë (si p.sh. gruri, ushqimi për kafshët, zogjtë njëditorë, derrat nën 30 kg, viçat nën 160 kg).
    Efekti, 150 milionë lekë, 1.5 milionë USD më pak të ardhura
    Ulet tarifa doganore për materialin biologjik, nga 10% në 0%
    Efekti, 1.2 milionë lekë, 12 mijë USD, më pak të ardhura
    Ulet tarifa doganore për gomat e reja pneumatike, nga 15% në 10%
    Efekti, 33 milionë lekë, 330 mijë USD, më pak të ardhura

    Taksat kombëtare
    Taksa 3% mbi primet e shkruara (figuracioni i makinave)
    Efekti, 220 milionë lekë, 2.2 milionë USD më shumë të ardhura
    Rritet me 10 lekë/litër taksa e qarkullimit
    Efekti, 6.6 miliardë lekë, 66 milionë USD më shumë të ardhura
    Ulet me 33% renta minerare për mineralin e kromit të përpunuar në vend
    Efekti, 45.3 milionë, ose 453 mijë USD më pak të ardhura
    Përjashtohen nga taksa e qarkullimit dhe taksa e karbonit anijet e peshkimit
    Efekti, 30 lekë/litër karburant më pak (i pamatur për vitin 2015)

    Tatimi mbi të ardhurat
    Rritet nga 10% në 15% tatimi mbi të ardhurat nga dividendët, interesat, huat etj
    Rritet nga 10% në 15% tatimi mbi të ardhurat nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, tokë ndërtesa
    Efekti, 5 miliardë lekë, 50 milionë USD më shumë të ardhura
    Përjashtohen nga tatimi kontributet që shkojnë për fondet private të pensioneve
    Efekti, i pamatur nga qeveria për vitin 2015

    FATION BINJAKU

    Panorama

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria: Buxheti 2015, biznesi dhe qytetarët do të paguajnë 450 mln USD më shumë

    Seanca Buxheti merr 81 vota, Rama: Rrisim vetëm 3 taksa

    Hartimi

    Projektet e financuara në kuadër të programit IPA 2013 janë hartuar në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit e delegacionin e BE-së

    Votohet dhe paketa fiskale, PS rrëzon LSI për fasonët

    HERION MESI

    Me 81 vota pro, 3 kundër dhe pa praninë e demokratëve në sallë, mazhoranca në Kuvendin e Shqipërisë miraton buxhetin e propozuar nga qeveria për vitin e ardhshëm. Ky buxhet u shoqërua me debate dhe propozime, por në momentin e hedhjes në votim shumica e majtë votoi pro tij, ndërsa deputetët e PDIU-së të cilët morën pjesë në seancën e djeshme plenare u shprehën kundër.

    Prezantimi

    Duke komentuar projektbuxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2015, nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të ketë rritje taksash për vitin e ardhshëm. Përkundrazi, ai tha se ky është viti i parë i uljes së taksave, duke shtuar se me buxhetin e ri, 97% e shqiptarëve do të përfitojnë nga ulja e taksave. Sipas tij kush flet për rritje taksash bën propagandë, ndërsa kush ankohet për rritje taksash, janë ata që nuk paguajnë taksa. “Një taksë është rritja me 10 lekë në qarkullimin e naftës, si rezultat i nevojës për të mos cenuar asnjë qindarkë xhepin e gjithë kategorive që mbrojmë e përfaqësojmë, si nevojë për të përftuar një tjetër kontribut të drejtpërdrejtë nga qytetarët, për t’i rikthyer në projekte për rilindjen urbane dhe mjedisore. Qytetarët po i prekin këto zhvillime duke nisur nga sheshet kryesore. Më lejoni t’ju kujtoj se në këtë sallë kur u vu taksa për natën, u fol për pragun e një kataklizmoje, për fundin e lundrimit që do na mbeteshin anijet e botës në port, u fol dhe për fundin e prodhimit të bukës. Kjo kataklizmo, të cilën do e sillte rritja stratosferike jo vetëm nuk u provua, por çmimi i naftës krahasuar me atë më parë ka rënë nga 10-60 lekë. Kjo taksë nuk do ketë asnjë lloj impakti në ekonomi, por një impakt real. Kemi rritur taksën e duhanit, do ta rrisim prapë, deri kur dhe sa të mundemi. Jemi kundër konsumimit të duhanit, sepse jemi pro shëndetit. Kemi rritur një taksë për të cilën 97% e popullsisë duhet ta përshëndesë, taksën për depozitat, sepse është një taksë që rritet me synimin që paratë që flenë në banka të investohen në ekonomi dhe të kthehen në financim për projekte për zhvillimin ekonomik”, u shpreh Rama, duke thënë se vetëm këto janë tri taksat e rritura. Në vijim ai shtoi se janë ulur 15 taksa që ndikojnë në vazhdim, në nxitjen e prodhimit që lehtësojnë sipërmarrës dhe fermerë, taksa që nxisin eksportet dhe çlirojnë frymëmarrjen e vendit. Lidhur me rritjen e çmimeve, ai e cilësoi si një propagandë të pavërtetë, duke shtuar se nga rënia e çmimeve ka një rrezik nga deflacioni. Kreu i qeverisë tha se lista e ushqimeve që nga ato bazë si dhe deri tek ilaçet, nuk rezulton me rritje, por me ulje. Sa i takon punësimit, Rama tha se punësimi është kryefjala e koalicionit që ai drejton. Kryeministri deklaroi se nga investimet e reja janë hapur vende të reja pune, gjë që sipas tij shumë punonjës janë shkëputur nga puna e zezë dhe janë regjistruar 81 mijë punonjës të rinj.

    Amendamenti i LSI-së

    Por seanca e djeshme plenare shënoi dhe një krisje të qartë mes aleatëve të koalicionit të majtë, ku Partia Socialiste rrëzoi propozimet e bëra nga Lëvizja Socialiste për Integrim për disa lehtësi fiskale për industrinë fasone. Përmes një amendamenti të paketës fiskale për fasonët, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, kërkoi uljen e tatimit mbi fitimin nga masa 15% në 10%, kërkesë kjo që nuk u pranua nga deputetët e PS-së, të cilët e abstenuan. Sipas kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, nëse do të pranohet kërkesa e LSI-së për tatimin mbi fitimin, për t’u ulur nga 15% në 10%, efekti negativ është 630 milionë lekë në buxhet. Kjo ishte dhe arsyeja pse amendamenti i LSI-së të mos merrte votat e duhura që ai të miratohet.

    Debati mes Finos dhe Braçes

    Deputetët e mazhorancës do të përfshiheshin sërish në një tjetër debat të ashpër në lidhje me propozimet për ndryshime të buxhetit 2015. Shkak për këtë u bë propozimi i deputetit socialist, Bashkim Fino, për shtimin e numrit të punonjësve që do të dërgohen në qarqe të vendit për të mbikëqyrur zbatimin e reformës territoriale. Fino kërkoi shtimin e stafit të Agjencisë për Reformën Territoriale me 4 punonjës më shumë, nga 8 në 12, ndërkohë që Komisioni i Ekonomisë, i mbështetur edhe nga Kryeministri Rama kërkoi 8 punonjës. Fino u shpreh se propozimi i tij duhet të hidhet në votim dhe pas kësaj kërkese, i mbështetur edhe nga disa deputetë të tjerë, kreu i Kuvendit, Meta, lejoi hedhjen në votim. Por në këtë rast, ndërhyri kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, i cili argumentoi se ndryshimi i Finos duhej të ishte bërë 24 orë përpara dhe se në këtë rast është shkelur rregullorja. Kryeparlamentari Meta më pas ndërhyri duke thënë se votimi i mëparshëm ishte i pavlefshëm, ndërsa Kryeministri Rama vendosi që agjencia për Reformën Territoriale duhet të ketë 12 punonjës, duke “tradhtuar” kështu Braçen. Në shenjë revolte, Braçe do ta braktiste sallën e Kuvendit, pasi u votua me karton amendamenti i paraqitur nga Fino. Sipas kreut të qeverisë, kjo gjë që do të rregullohej me akte nënligjore, ndërsa votimi u anulua. Në këtë mënyrë, mes Finos dhe Braçes, “fitoi” Kryeministri Rama, i cili theksoi se për të shmangur shkeljet e procedurës parlamentare do të miratohej varianti i Braçes, ndërsa këmbënguli që qarqet do të kenë 12 punonjës në total për mbikëqyrjen e reformës territoriale dhe kjo shtesë e numrit të punonjësve do të bëhet me VKM, duke shmangur procedurat parlamentare. Në këtë debat nuk munguan as replikat ndërmjet Metës dhe Ramës. Kryeministri kërkoi fjalën për të thënë se votimi nuk quhej, por se kryeparlamentari u shpreh se “unë për këtë zoti Rama komunikoj vetëm me kryetarin e grupit të PS-së, zotin Ruçi. Në qoftë se doni pushim. Kjo çështje është procedurale, jo thelbësore”, reagoi Meta. Por më pas, fjalën ia dha Ramës, i cili theksoi se numri i punonjësve mund të bëhet me një VKM nga qeveria.



    Punësimi
    Sipas kreut të qeverisë, kjo gjë që do të rregullohej me akte nënligjore, ndërsa votimi u anulua
    PD, Basha: Buxheti 2015 godet qytetarët

    Përmes një postimi në faqen e tij Facebook, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u shpreh dje se buxheti i vitit 2015 do të godasë qytetarët, punëdhënësit, shtresat e mesme, shtresat në nevojë. “Kur varfërohen qytetarët është e padrejtë të pasurohet qeveria, të fryhet buxheti i klikës së pushtetarëve. Ata që varfëruan njerëzit e futën ekonominë në krizë, nuk kanë legjitimitetin t’u rrisin shqiptarëve taksat”, shkruan Basha. Po ashtu, kryedemokrati në postimin e tij, u shpreh se buxheti i ri do godasë shtresën e mesme, “shpresën e çdo kombi për rimëkëmbje. Do godasë punëdhënësit. Do të shkatërrojë mijëra vende pune. Do të godasë shtresat në nevojë. Është krim që qytetarët më të varfër të rajonit të paguajnë taksa më të larta. Po rrokullisen drejt greminës, por nuk duhen lënë ta marrin edhe Shqipërinë me vete”, nënvizoi Basha.

    Shqip

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria: Buxheti 2015, biznesi dhe qytetarët do të paguajnë 450 mln USD më shumë

    Ngërç/ Shto ujë, shto miell

    Emri:  10408680_724780010950690_5994140536769567182_n.jpg

Shikime: 804

Madhësia:  51.4 KB

    Bujar Kapexhiu

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria: Buxheti 2015, biznesi dhe qytetarët do të paguajnë 450 mln USD më shumë

    Berisha: Buxheti i gropes perfundon ne Grope! Digjen mbi 60% te fondeve te parashikuara per investime!!

    Hene, 22 Dhjetor 2014 19:15 Berisha: Buxheti i gropes perfundon ne Grope! Digjen mbi 60% te fondeve te parashikuara per investime!!
    Nje vit me pare Edi Rama, per nje muaj me rradhe, bertiste nga mengjesi ne darke duke i rene gjoksit se, buxheti i vitit 2014 eshte buxheti me i madh ne historine e vendit. Ne denoncuam buxhetin me te madh ne histori, si buxhetin e gropes me te madhe ne histori, sepse:

    Per ta bere me te madh ne histori, Rama rriti borxhin publik ne nje vit 3,2 here me shume se sa e rriti qeveria e PD ne 8 vjet qeverisje. Ai mori borxhe, ne 16 muaj, rreth 1600 milion dollare dhe borxhi publik u rrit nga 61,0% ne 75% te PBB.

    Keto dite qeveria pranoi falimentimin vet dhe te buxhetit te gropes me te madhe. Ajo njoftoi se ka realizuar me pak se 50% te investimeve ne punerat publike. Kjo eshte arsyeja se pse gjate ketij viti, si asnje here me pare, nuk u ndertuan asnje km rruge, ure, ujesjelles, kanalizim, shkolle, spital apo qender shendetesore.

    Por, fondet e parashikuara per ndertimin e tyre, u dogjen te gjitha nga qeveria e paaftesise. Nderkohe qe jane tejkaluar shpenzimet per qeveritaret dhe zyrtaret e larte.

    Buxheti i vitit 2014 eshte buxheti i gropes se zeze te madhe sepse, jo qe nuk siguroj rritjen ekonomike por dhe per krizen dhe recesionin, nga i cili Shqiperia do vuaj per kohe te gjate!

    Buxheti me i madh ne histori eshte buxheti i mjerimit pasi, jo vetem nuk u shoqerua me krijimin e vendeve te reja te punes dhe renjen e varferise, perkundrazi kete vit papunesia u rrit ne rreth 40%, kurse varferia ekstreme u rrit me 6.2 here.

    Ky ishte buxheti qe ka pergatitur te gjitha kushtet negative per nje grope me te thelle per ekonomine tone, rrokullisjen e saj drejt skenarit grek gjate vitit 2015!!

    Sali Berisha

  8. #18
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Qeveria: Buxheti 2015, biznesi dhe qytetarët do të paguajnë 450 mln USD më shumë

    Ku jane ata qyqanet neomarksiste qe na flisnin per social-demokraci? FMN dhe BB s'i beri dot keto me nje qeveri te djathte, i ben me nje qeveri gjoja te majte se ne fakt eshte vetem qeveria e Kokedhimave, Dashnor Pezeve dhe Yllkave.

    Ta mbajme me shendet Qeverine e Rilindjes! Kruani mire xhepat tani.


    Rilindje!!!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  9. #19

    Për: Qeveria: Buxheti 2015, biznesi dhe qytetarët do të paguajnë 450 mln USD më shumë

    mire taksat po qenka rritur dhe deficiti qamet nga 88, 4 mld kete vit, ne 472 mld ne 2015. Ku shkojne leket e popullit?

  10. #20

    Për: Qeveria: Buxheti 2015, biznesi dhe qytetarët do të paguajnë 450 mln USD më shumë


Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •