Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Ne te vertete turq ne Kosove dhe Maqedoni nuk ka.

    pas terheqjes se Turqise ne vitin 1912 dhe pas shpernguljeve te shumeta drejt Turqise , turq te ne nuk kane mbetur, por shqiptare qe nuk kishin dhe nuk kane dinjitet kombetar, por per shkak te fese flasin turqisht. Deri ne vitin 81 ka pasur te ne fshtara te tera qe jane shkruar si turq, edhe pse askush turqisht nuk dinte.
    Pleqt akoma vende vende betimin me te madh e kane: " N´kofsha turk"
    Ka ndodhur keshtu se nuk ka pasur vije te qarte ndarese ne mes fese islame dhe Turqise. Ne mbremjet e pasdarkes ne familje te tilla, nuk eshte folur per historine shqiptar, por per " Baba sulltanin"!
    Kur quhet pushtuesi baba, atehere aty vereht se ku ishim, kush ishim dhe cfare ndjenja kombetare kishim. Ky problem ka rrjedhur nga hoxhallaret, sepse ata nuk shkruheshin si shqiptar dhe keshtu vepronte edhe populli. Ata shpresonin se duke u shkruar si turk, do te jene me afer xhenetit.

    Ne kohen e Rankovicit nuk jane shperngulur vetem shqiptaret qe se dinin veten se cka ishin, por edhe ata dhjetra turq qe kishin mbetur. Neper qytete ne Kosove dhe Maqedoni deri ne fund te vietve te 60 disa famlije shqiptare ne shtepi kane folur turqisht.

    Karakteristike kombetare e shqiptareve jasht kufirit eshte se shumica e dijen fisin e vet: si Gashi, Morina, Thaci, Berisha etj. e tash me kombesi turke na dalin edhe famlije me mbiemra fisesh shqiptare. Nuk mund dikush ta kete fisin Gash, por te jete turk.

    Ne Sanxhak ka ndodhur problemi tjeter i asimilimit dhe i shndrrimit ne boshnjak. Ne Tutin , Novi Pazar, Bijelo Polje, ka boshnjak ( keshtu e quajne veten apo musliman ) qe mbiemrine e kane Kuç (fisi Kuçi ) , por shqip nuk flasin. Pastaj kemi Bushatlic etj.

    Si shembulli i meparshem, si ky i fundit tregojne asimilimin e shqiptareve dhe kalimi ne nje kombesi tjeter e cila ndoshta ne nje kohe te caktuar u ka sjelle perfitime si dhe mungesa totale e ndejnjave kombetare.

    Tash ne Kosove kemi nje sallate, sallate prej 10 %. Serb, rome, keta u shndrruan ne egjyptian, ashkali , e per ne me pare ishin te gjithe maxhup, por per Rambujen Milloshevici krijoi kombe te reja sepse i duheshin dhe ironia e madhe eshte me turqit apo te vetquajturit turq. NE Kosove jane nja 10 000 te tille dhe kane te gjitah te drejtat, eshte mire, kane edhe gazeta ehde shkolla fillore, por sa te drejta kane miliona shqiptare ne Turqi. As gazete, as shkolle, as radio. Turqia ka asimiluar atje shqiptaret me keq se Milloshevici! KY i fundit toleronte shkolla neper bodrume, ne Turqi nuk lejohen as ne tunele!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shën Albani : 01-05-2003 më 02:47

  2. #12
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Fenomeni më i shëmtuar është kur disa familja shqiptare që shpërngulen nga fshati në Prizren, fillojnë të flasin turqisht duke dashur të tregojnë me këtë se janë të denjë të jenë "qytetarë", sepse sipas një mentaliteti të mbrapshtë, qytetarët flasin turqisht, ndërsa katundarët shqip.
    Me të vërtetë e mjerueshme dhe e patolerueshme.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  3. #13
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542

    Ata jane me origjine Shqiptare te gjithe.

    Ky problemi i disa familjeve prizrenasve qe flasin Turqisht eshte i ngjashem me problemin e krahines te Himares ne Shqiperine e Jugut. Sipas Noel Malcolm-it keta Prizrenas jane pinjolle te familjeve sunduese te zones. Disa nga keto familje mund te jene zhvendosur nga Turqia prandaj flasin Turqisht. Por sipas tij keto familje jane me origjine Shqiptare por u integruan thelle ne Perandorine Osmane e rrjedhimisht nderruan gjuhen. Eshte e ngjashme me familjet Shqiptare ne Ameriken e Veriut qe kane ardhur rishtaz. Femijet e tyre nuk e dine Shqipen dhe prinderit mendojne se kjo i ndihmon femijet te integrohen me lehte ne shoqeri. Sido qe te jete nuk eshte nevoja te nxehen gjakrat. Ne fund te fundit ishte nje zgjedhje personale qe u be para 300-400 vjetesh.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    shqiptaret duhet ta pastrojne fjalorin e perditshem qe ata flasin.e vetmja gjuhe qe ne duhet te flasim eshte ajo shqipe..

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Si lindi harmonia fetare në Shqipëri?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 27-10-2010, 08:41
  3. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  4. Kënga e Gjergj Elez Alisë
    Nga Ullmar Qvick në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 07-09-2006, 05:29
  5. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •