TIRANË- Qeveria heq masën e pezullimit për gjashtë universitete private, pas propozimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.
Kështu mësohet se ka rihapur dyert universiteti privat ‘Instituti Kanadez i Teknologjisë’, ‘Aldent’ dhe ‘ISSAT’. Po ashtu ka rihapur dyert Akademia Profesionale e Biznesit, ‘Pavarësia’. Një tjetër institucion arsimor të cilit i hiqet masa e pezullimit është shkolla e Lartë private ‘Wisdom University’.
Kujtojmë se këto universitete ishin pjesë e atyre që u pezulluan në gusht për mangësi ligjore. Ndërsa më herët qeveria ka hequr pezullimin edhe për universitetet ‘Logos’ dhe ‘Beder’.
(ma.ar/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt