Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Ujësjellësat: "Të rritet çmimi i ujit pas rritjes së energjisë nga Qeveria"

    Pas energjisë, qytetarët përballë rritjes edhe të çmimit të ujit

    Pas debateve për rritjen e çmimit të energjisë, një tjetër u paralajmërua sot nga kompanitë e ujësjellësve në rrethe. Rritja e çmimit të ujit të pijshëm mund të jetë një tjetër vështirësi që qytetarët shqiptarë mund të përballen.
    Dhjetë kompani të ujësjellësave në rrethe kanë dorëzuar në Entin Rregullator të Ujësjellësit një kërkesë ku kërkojnë rritjen e çmimit të ujit.
    Menjëherë, sapo ka marrë kërkesën kreu i ERRU, Avni Dervishi ka reaguar duke deklaruar se po analizohen të gjitha të dhënat dhe më pas do të merret vendimi.
    Sipas Dervishit rritja e çmimit të energjisë, rrit edhe kostot për kompanitë e ujësjellësave. Kjo lë të kuptohet se kërkesa e kompanieve në rrethe do të mbështet nga ERRU.

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ujësjellësat: "Të rritet çmimi i ujit pas rritjes së energjisë nga Qeveria"

    Rritet çmimi i ujit? Dervishi: Po shqyrtojmë kërkesat e 10 kompanive



    TIRANE - Shoqëritë e Ujesjellës Kanalizimeve kanë kërkuar rritjen e çmimit të ujit. Këtë deklaroi kreu i Entit Regullator të Ujit, Avni Dervishi në prezantimin e raportit të performacës së shoqerive të ujit për vitin 2013.

    “Rreth 10 operatorë nga 58 kanë aplikuar këtë vit për rritjen e çmimit të ujit, kërkesa e tyre vjen në bazë të ligjit dhe metodologjisë për tarifat. Kërkesat e tyre janë në proces shqyrtimi, një pjesë e tyre nga 10, 8 prej tyre kanë një plan biznesi të mbeshtetur nga qeveria dhe donatorët e huaj. Kërkesa e tyre për rritje tarifash vjen me argumentin për përmirësimin e situatës finaciare dhe cilësinë e shërbimit”, deklaroi Dervishi.

    Zëvendësministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Ylli Manjani akuzoi pushtetet lokale se abuzojnë me buxhetin e shtetit për prodhimin e ujit. Sipas tij 180 milione dollarë investime për prodhimin e ujit shkojnë dëm, ndërsa deklaroi se përgjegjësit për ketë situatë do të dalin para drejtësisë.

    “Nga 270 milione dollarë që harxhojmë në vit për të prodhuar ujë, arrijmë vetëm 89 milion, ndërsa pjesa tjetër 180 milione dollarë shkojnë dëm, shkojnë në lumë. Kemi ndertuar rreth 150 milione euro investime impiante ujrash të ndotura në gjithë vijën bregdetare dhe sot nuk funksionon asnjë. Kjo tregon edhe njëherë se çfare bëjnë kryetaret e pushtetit lokal që se kanë fare në idenë për sherbimin e furnizimit me ujë. Na rroft ne ligji për decentralizimin, se atje në terren funksionon një ligj tjetër. Do të ketë një përgjegjës për ketë punë. Secili që është në kryet të këtyre punëve do të japi llogari”, deklaroi Manjani.

    Shqiptarja

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ujësjellësat: "Të rritet çmimi i ujit pas rritjes së energjisë nga Qeveria"

    Nuk e kane fajin ujesjellesat or tunxh!

    Jane dy produkte ne tregun e cdo ekonomie, qe po i preke duke rritur cmimin ose taksat, ndikojne negativisht gjithe ekonomine e atij vendi. Dhe keto produkte jane te dyja produkte energjie: 1) korrenti 2) nafta. Pa keto te dyja asgje nuk funskionon, nuk leviz, apo nuk prodhon ne vend. Dhe duke qene se Qeveria jone e Rilindjes i ka rritur cmimet e te dyjave, kjo do te sjelli rritjen e te gjitha cmimeve te mallrave ne vend. Dhe shqiptaret nuk do te ngelen vetem duke paguar fatura me te larta energjie e nafte per makina, por do te paguajne edhe cmimet e mallrave qe do te rriten pasi rritja e tyre do te rrisi koston e biznesit te prodhimit te ketyre mallrave.

    Te na rroje Qeveria e Rilindjes, pa pune e madhe per ne shqiptaret qe po vdesim...

    Albo

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •