NATO ka lëshuar një alarm në lidhje me prezencën e disa avionëve ushtarakë rusë, që lëviznin në hapësirat ndërkombëtare të Evropës, pa njoftuar autoritet e kontrollit të trafikut ajror. Lajmi është bërë i ditur nga NATO, i cili thotë se gjatë 24 orëve të fundit janë parë të lëviznin në hapësirat ajrore internacionale, rreth 26 avionë ushtarakë.
“Avionët rusë, janë parë të lëvizin në hapësirën ajrore në Evropë, si në detin Balltik, Detin e Zi, Oqeanin Atlantik. Aktiviteti i tyre në qiejt evropianë, është i pazakontë”,- kanë thënë në një deklaratë autoritetet e NATO-s. Në hapësirën ajrore të Moskës gjatë dy ditëve të fundit janë vënë re një rritje e skuadrave të avionëve ajrorë. Gjatë 24 orëve të fundit, sipas NATO-s, janë zbuluar të paktën 26 fluturime.
Në orën 3 të mëngjesit u kapën nga radarët 8 avionë rusë, që fluturonin mbi detin e Veriut, në hapësirën internacionale pranë Norvegjisë. Dy prej këtyre avionëve lëvizën në drejtim të Oqeanit Atlantik, sipas informacionit të dhënë nga zyra e kontrollit ajror të Norvegjisë, Britanisë dhe Portugalisë.
Në pasdite 4 avionë të tjerë rusë fluturonin mbi Detin e Zi, duke qëndruar në hapësirën ajrore të Turqisë. Gjithashtu disa të tjerë kanë qëndruar në hapësirën ajrore mbi detin Balltik, duke bllokuar hapësirën ndërkombëtare ajrore gjermane, daneze, finlandeze, e suedeze. NATO, thotë se në vitin 2014, janë bërë më shumë se 100 manovra ruse, tre herë më shumë se ato të vitit 2013.
“Këto manovrime mund të paraqesin një kërcënim për planet e fluturimit të aviacionit civil sepse ata nuk marrin leje nga autoritet e kontrollit të trafikut ajror civil. Kjo mund të shkaktojë aksidente pasi nuk kanë garanci”,-thanë autoritete e NATOS.
Ndërkohë një incident ajror ka ndodhur në hapësirën e Londrës, ku autoritet e trafikut ajror kapën një avion mallrash të një kompanie të Letonisë, pasi po shkakton probleme të trafikut. Pas një kontrolli të gjatë avioni u la i lirë.
Shqip
Krijoni Kontakt