Itali- Një tjetër shqiptar bie në prangat e policisë italiane për trafikim droge. Erjon Peqini, 36-vjeç u arrestua pasditen e djeshme në sajë të një operacioni të përbashkët të policive të Isilit dhe Sanlurit, ku 36-vjeçarit iu kap në flagrancë 5 kg lëndë narkotike, 2.5 kg e llojit kokainë dhe pjesa tjetër heroinë.
Mësohet se Peqini ishte rezident në Reggio Emilia, ndërsa në momentin e arrestimit ai po udhëtonte me një Pezho 308. E gjithë lënda narkotike shqiptarit iu gjet e fshehur në trup.
Sipas policisë italiane nëse lënda narkotike do të arrinte të hidhej në treg do të kishte një vlerë prej 300 mijë euro.
Policia italiane vijon hetimet për të identifikuar vendin e origjinës të kokainës si dhe marrësin, ndërsa 36-vjeçari Peqini pas arrestimit është dërguar në burgun e Buoncamminos në Cagliari.

ORA NEWS