Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Informacionet e SHISH: Isa Çopa është vrarë për shkak të detyrës

    Informacionet e SHISH: Isa Çopa është vrarë për shkak të detyrës

    Pistoleta mendohet se është vendosur poshtë mjekrës, qyta ka qenë e nxjerrë jashtë përballë viktimës. Plumbi ka depërtuar, ka shpuar tavanin e mjetit dhe nuk është gjetur nga policia

    Nëse ai kishte vendosur të vriste veten, pse fillimisht i ka vënë zjarrin makinës dhe vetes dhe më pas ka qëlluar veten me pistoletë

    Pasi ka lënë punën, ka shkuar në shtëpinë e motrës së vet, ku ka kërkuar një bidon. Më pas, ai ka udhëtuar drejt zonës së Currilave. Aty i ka dërguar SMS të birit dhe më pas ka fikur telefonin…



    Emri:  Isa-Copa-283x320.jpg

Shikime: 1276

Madhësia:  20.5 KB

    Vdekja

    Isa Çopa mori një plumb në kokë
    Llalla takon krerët e Shërbimit, çështja te Krimet e Rënda


    tetor 2011 - Nëndrejtori i SHISH në Durrës gjendet i shkrumbuar në automjetin e tij, në zonën e currilave

    dhjetor 2012 - Mbërrin në Shqipëri raporti i ekspertëve gjermanë, të cilët thonë se viktimës i është prerë gjuha


    Sokol Çobo

    Isa Çopa dyshohet se është vrarë për shkak të detyrës. Dosja e nëndrejtorit të degës së Durrësit, i cili u gjet i shkrumbuar më 24 tetor të vitit 2011, do t’i kalojë për kompetencë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila heton vrasjet për shkak të detyrës. Burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme thanë dje për gazetën “Shqip” se janë gjetur disa prova të reja, të cilat kanë ndryshuar rrjedhën e hetimeve për këtë çështje. Madje, akuza qendrore pohon se informacionet kanë ardhur nga kolegët e Çopës, të cilët, në disa takime me kryeprokurorin Adriatik Llalla, i kanë dhënë informacionet e reja. “Kryeprokurori Llalla ka marrë të dhëna se ngjarja mund të jetë një vrasje për shkak të detyrës”, pohojnë burimet nga prokuroria, të cilat shtojnë se verifikime ka pasur edhe në Prokurorinë e Durrësit.


    Informacionet e SHISH

    Zyrtarët e Prokurorisë së Përgjithshme kanë analizuar ditët e fundit vrasjet e bujshme të ndodhura në pesëvjetorin e fundit, të cilat janë ende pa autor. Në fokus të veçantë, por edhe pas kërkesave të familjarëve dhe të disa kolegëve, ka qenë ngjarja ku u përfshi Isa Çopa, tetorin e vitit 2011, në të cilën gjeti edhe vdekjen në mënyrë të mistershme. “Kemi analizuar me kujdes provat e marra nga Prokuroria e Durrësit, Policia e Shtetit dhe nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Bazuar në këto të dhëna, konkludojmë se ngjarja ka lidhje me detyrën”, thanë burimet nga akuza, të cilat saktësojnë se këto ditë, çështja do të kalojë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Megjithatë, akuza pohon se informacionet me vlerë kanë ardhur nga kryerja e ekspertizës në Gjermani, si edhe informacionet e ardhura nga SHISH. Këta të fundit, në rrugë zyrtare, por edhe informale, u kanë servirur hetuesve edhe dosjet e fundit në të cilat po hetonte Isa Çopa, të cilat flisnin për disa çështje të pronësisë në bregdet apo edhe për tregtinë e armëve nëpërmjet Portit të Durrësit. Në të shkuarën, Prokuroria e Durrësit, u ankua se Shërbimi Informativ nuk i dha këto dosje, të cilat mund të vendosnin shumë për këtë çështje, madje edhe për kualifikimin e veprës penale.


    Ekspertiza në Gjermani

    Një ndihmë e madhe për rihetimin e kësaj dosjeje është edhe ekspertiza e kryer në shtetin gjerman, në të cilën thuhej mjaft qartë se Isa Çopa është vrarë. Sipas burimeve nga Prokuroria e Durrësit, mësohet se letërporosia përmban raporte të ekspertëve të mjekësisë ligjore dhe të laboratorëve shkencorë të shtetit gjerman. Sipas tyre, Çopës fillimisht i është prerë gjuha, më pas është goditur në kokë me sende të forta dhe në grahmat e fundit të jetës është vendosur në makinë të cilës i kanë vënë flakën. Tashmë, këto prova do të rivlerësohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila duhet më parë t’i analizojë. Mësohet se prova kryesore është raporti i ardhur nga Gjermania. “Nga kryerja e analizave laboratorike në shtetin gjerman, është arritur në konkluzion se Isa Çopa është dhunuar fillimisht, është goditur disa herë në kokë me sende të forta, çka i kanë shkaktuar thyerje të kafkës dhe dëmtime të trurit. Më pas mendohet se në gjendje asfiksie është vendosur në sediljen e pasme të makinës së tij të llojit “Opel Corsa”. Makina nga brenda dhe jashtë është spërkatur me benzinë dhe më pas i është vënë flaka. Viktima edhe pse i goditur në kokë dhe me dëmtime të mëdha në kafkë, ka vazhduar të marrë frymë edhe në kohën që makina po digjej”, thuhej në ekspertizën e ardhur nga shtetit gjerman.


    Hetimi në Durrës

    Edhe më parë, prokuroria ka hetuar çështjen e detyrës, krahas çështjeve personale. “Kemi kryer një sërë veprimesh hetimore dhe kemi arritur në fazën e vendimmarrjes, ku provat e shumta janë për konfliktin për shkak të detyrës”, pohojnë burimet nga Prokuroria e Durrësit, të cilat saktësojnë se këta fashikuj hetimi do t’u kalojnë Krimeve të Rënda, madje do të ketë edhe analizë të përbashkët. Mësohet se trupi i pajetë i oficerit të kundërzbulimit në Drejtorinë e SHISH-it në Durrës, u gjet mesnatën e 24 tetorit 2011, në rrugën pranë ish-repartit ushtarak të Currilave. Hetuesit zbuluan se makina e oficerit, tip “Opel Corsa”, është spërkatur me benzinë dhe i është vënë flaka. Për pasojë, viktima ishte shkrumbuar tërësisht. Isa Çopës fillimisht i është prerë gjuha, më pas është goditur në kokë me sende të forta dhe kur ka qenë ende gjallë është vendosur në makinë, së cilës i kanë vënë flakën dhe e kanë djegur.


    Lëvizjet e Isa Çopës

    Grupi hetimor ka rindërtuar të gjitha lëvizjet e Isa Çopës ditën e ngjarjes. Sipas të dhënave, rreth mesditës ka kontaktuar me familjen, të cilëve u është shprehur se kishte një mbledhje. Prej 13 vitesh ai punonte në SHISH dhe kohët e fundit ishte shefi i degës së antiterrorit në Durrës. Ditën e ngjarjes, ai i është shprehur familjes se në orën 16.00 kishte mbledhje në SHISH. Nga të dhënat e mbledhura rezulton se ai ka marrë pjesë në mbledhje dhe sapo ka mbaruar, ka shkuar në shtëpinë e motrës së vet, ku ka kërkuar një bidon. Më pas, ai ka udhëtuar drejt zonës së Currilave. Aty i ka dërguar SMS të birit dhe më pas ka fikur telefonin. Menjëherë djali i tij, Rediani 16-vjeçar, është shqetësuar dhe ia ka treguar këtë mesazh të ëmës. Të dy bashkë kanë shkuar te godina e SHISH-it dhe kanë kontaktuar me oficerin rojë. Pasi i kanë treguar SMS-në, ky i fundit është vënë në lëvizje dhe nëpërmjet oficerëve të tjerë, kanë kontrolluar në aparaturat e tyre se nga ku ishte lëshuar sinjali i fundit i celularit të Çopës. Ata kanë zbuluar se sinjali ishte kapur nga antenat në zonën e Currilave, kështu që vetë oficerët dhe agjentët e shërbimit sekret, kanë krehur zonën, derisa kanë gjetur makinën e shkrumbuar, bashkë me 49-vjeçarin brenda. Në atë moment, SHISH ka njoftuar policinë lokale, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por meqë ishte natë, deri në mëngjes ka mbajtur zonën në ruajtje dhe më pas ka nisur këqyrjen e vendit të ngjarjes.


    U godit jashtë makinës

    Sipas ekspertëve të policisë dhe prokurorisë, Isa Çopa është goditur në kokë me sende të forta jashtë makinës dhe më pas është vendosur në sediljen e pasme të makinës së tij, të cilës i është vënë zjarri. “Nga këqyrja e makinës pas djegies, ekzaminimin patologjik të trupit të viktimës dhe provave të gjetura në vendin e ngjarjes, është konstatuar se pas kokës i ndjeri Çopa ka dëmtime të kafkës me një gjerësi të theksuar. Plagë kjo që shkaktohet vetëm pas goditjes me sende të forta, që mund të jetë shkop bejsbolli apo një dru apo hekur paksa i gjerë. Ndërkaq, dyshimi që i ndjeri mund të jetë goditur në një vend tjetër dhe jo në vendin ku u gjet i djegur, është krijuar pasi nuk mund të dëmtohet kafka në atë mënyrë nga e goditura pas koke me një distancë të afërt, siç mund të ketë qenë personi në sediljen e pasme” pohojnë burimet nga policia. Sipas tyre, nuk ka mundësi që personi që mund të ketë qenë i ulur në sediljen e pasme të makinës së Çopës, të hapte krahun për të qëlluar aq fort në kokë të ndjerin nga një distancë kaq e afërt, pasi edhe hapësira në sediljen e pasme është e vogël për shkak të llojit të makinës “Opel Corsa” me tek derë.


    Familjarët: Rihapja? Ushqim për mediat

    Familjarë të Isa Çopës shmangin komentet e tepërta mbi deklaratën e prokurorisë që zyrtarisht e klasifikon vdekjen e tij në vrasje. Ata shprehen se asnjëherë nuk kishin besuar në versionin e vetëvrasjes së tij. Pas kësaj, nxitimi i policisë për ta deklaruar një vetëvrasje ka ngelur në atë tetor të dhimbshëm kur ata humbën krejt papritur njeriun e dashur. Familjarët thonë se kanë qenë të bindur për një ekzekutim të tij për shkak të detyrës, pasi Isai nuk ishte person që krijonte konflikte. Megjithatë, dyshimet në çastet e para nuk u kanë munguar, të diktuara dhe nga mënyra se si u përcoll nga organi i policisë vdekja e tij. Ata shprehen se kanë besuar e besojnë te drejtësia, ndonëse koha që kalon nuk është në favor të saj. Mënyra e ekzekutimit të tij, gjithashtu. Një nga të afërmit, që nuk pëlqen të japë identitetin, pasi mendon se mediat e kanë kthyer çështjen në një “ushqim komercial”, shprehet se dhe në rast se drejtësia njerëzore dështon, siç dëshmohet se po ndodh gjithnjë e më shumë në sistemin shqiptar të drejtësisë, ka një drejtësi hyjnore, që vonon, po nuk harron.


    Çështjet

    Zhdukja e Julianit - Një nga dosjet më enigmatike të ndodhura kohët e fundit është edhe zhdukja e Julian Çelës, djalit të nëndrejtorit të antiterrorit në SHISH. Dyshohet se i ati i të zhdukurit hetoi rastin “Çopa”

    Plagosja e punonjësit SHISH-it - Një tjetër ngjarje ku objekti i sulmit kanë qenë punonjës të SHISH-it, ka ndodhur në fund të vitit të kaluar, ku një ish drejtues i Shërbimit, Eduard Doko, u plagos me tre plumba


    Shqip

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Informacionet e SHISH: Isa Çopa është vrarë për shkak të detyrës

    Ekskluzive/ Rrëfimi: "Isa Çopa u tradhtua nga brenda SHISH"



    TIRANE - Kanë kaluar tre vite nga ekzekutimi mafioz i ish-nëndrejtorit të SHISH në Durrës Isa Çopa. Tre vjet nga kjo ngjarje që tronditi shtetin, sot askush nga institucionet ligjzbatuese dhe vetë SHISH, nuk do t’ia dijë se si qëndron e vërteta e ngjarjes së 24 tetorit 2011, ku Isa Çopa u gjet në plazhin e Currilave i djegur plotësisht brenda në makinën e tij. Dhe vetë familjarët e të ndjerit duket se i kanë humbur shpresat për gjetjen e të vërtetës se çfarë ka ndodhur realisht mesnatën e 24 tetorit, duke u tërhequr përfundimisht nga prononcimet e tyre në media.Kjo mbase dhe për faktin se Isa Çopa ka kryer për shumë vite me rradhë një detyrë shumë të ndërlikuar dhe tepër delikate, ku problemet e punës mbeteshin në zyrë dhe nuk transportoheshin në ambientin familjar. Tre vite pas kësaj ngjarje të rëndë, Guri Nako, ish-shok dhe koleg për pak vite i Isa Çopës, tregon për “Shqiptarja.com” se Isa Çopa dhe misioni i tij është tradhtuar nga vetë Shërbimi Informativ Shtetëror. Nako, rrëfen se se brenda një periudhe fare të shkurtër janë goditur shumë rëndë tre efektivë të SHISH, dhe se pas këtyre ngjarjeve policia dhe prokuroria kanë hetuar pista qesharake, si kapriço fëmijësh, dëshmi pedofilësh, borxhe,

    depresion, apo probleme personale. Nako sqaron se SHISH në asnjë moment nuk ka dashur të zbardhet vrasja e Çopës, ndërkohë që dyshimet e tij flasin se Çopa është ekzekutuar nga duar të grupeve kriminale, të cilët kanë marrë urdhër nga segmente politike në Shqipëri. Sipas tij, Çopa është vrarë në pritë dhe se sot askujt si intereson zbardhja e vrasjes, pasi në të kundërt shton ai, do përlyhen shumë persona.

    Tre vite më parë u vra në rrethana shumë të mistershme ish-kolegu juaj Isa Çopa. Sot e kësaj dite kjo vrasje e një zyrtari të lartë të kundër-zbulimit Shqiptar nuk është zbuluar nga organet e Drejtësisë. Pse kjo ngathtësi e SHISH, Prokurorisë dhe Policisë për të zbuluar të vërtetën e kësaj ngjarje?.
    Kjo ngjarje ishte jo rastësi si në kohën që ndodhi dhe në mënyrën se si u vra Isai. Ngjarja kishte premisë vrasjen e gjyqtarit Konomi dhe të tjera ngjarje që lidheshin me vitin 2011 e më parë. Mendoj se profesionalizmi i kryerjes dhe mosdashja për zbardhjen e saj bënë që prokuroria dhe policia të dështonin në zbardhjen e saj, ndërsa për sa i përket SHISH jam i bindur se ai nuk donte të zbardhej dhe për më tepër ka tradhtuar misionin e Isa Çopës para se ai të vritej. Unë kam punuar në atë institucion dhe se punët në atë kohë në drejtorinë e Durrësit nuk po shkonin ashtu siç duhet, dhe mos harrojmë që një muaj e gjysëm më parë se Çopa të vritej ish- eprori i tij Eduard Dake ka dhënë dorëheqjen në rrethana tepër misterioze edhe pse ishte për vite me rradhë, krahu i djathtë i ish-kreut të SHISH për vitet 2005-2012.

    Ju e njihnit personalisht Isa Çopën gjatë kohës së shërbimit në Durrës. Kuptohet që keni pasur një marrëdhënie jo vetëm zyrtare por edhe shoqërore. Fillimisht u fol se zv/drejtori i SHISH është vetëvrarë, ndërkohë që ekspertiza gjermane ka nxjerrë të kundërtën. Ju si ish-mik i tij, besoni në një vetëvrasje të mundshme të Isait?

    Me sa e kam takuar unë dhe nga bisedat që kam bërë me të, por edhe nga sa më ka treguar i afërmi im Eduardi, Isai ishte një njëri shumë korrekt, një oficer karriere dhe familjar. Ai kurrë s’mund të vetëvritej dhe s’kishte pasur kurrë arsye të bënte një gjë të tillë. Siç thashë edhe në fillim sajesa e vrasjes ishte profesioniste dhe pse po të kishin vullnet policia dhe prokuria do ishte zbardhur ajo ngjarje, por në Shqipëri institucionet kanë lidhje dhe si i thonë po u bë pis njëri do njollosen të gjithë, me ose pa dashje.

    Isai i bindej verbërisht eprorëve të vetë dhe një ndër këta ka qenë Krenar Çarçani, ish-drejtori i vetë i linjës së kundër-spiunazhit në SHISH. Pyetja në këtë rast është vallë mos një epror, Çarçani apo dikush tjetër në hierarkinë e tij, e ka thirrur në takim dhe i ka kërkuar të marrë edhe benzinë për të djegur materialet 1 kopje është dhe ka qënë prezente gjithë kohën. Versioni i nxjerrjes në pritë dhe i marrjes së dokumentave një kopje është një nga versionet bazë. Isait atë natë mund t’i jenë marrë dokumentat, një kopje, por ai i dinte informacionet në trurin e tij dhe e vranë. Prerja e gjuhës, që nga policia në atë kohë u aludua se ishte e prerë nga viktima, ishte një sinjal për të mos folur për burimet që ja dhanë ose për ndonjë tjetër që mund të kishte dijeni. Le të dalë dhe të thotë një ekspert policie, se për çfarë i duhet një personi shishja me benzinë, kur ai ka vendosur të vrasë veten me plumb?

    Pa hyrë në detaje konkrete dhe rolin që ka pasur në shërbim Isa Çopa. Mund të tregoni se në çfarë drejtimi investigonte gjatë periudhës së vitit 2011, Isa Çopa? Dhe nëse keni dijeni a ju ka raportuar Isai, ndonjë moment të pakëndshëm që mund të ketë pasur gjatë punës së tij?
    Nuk mund të them ekzaktësisht, por dihet që Isai mbante drejtimet e kundër-spiunazhit, por si gjithë të tjerët ai mund të merrte informacion në çdo drejtim. E vërteta është që Isai kishte burime informacioni mjaft me vlerë dhe ai mund të mblidhte informacione mjaft delikate në drejtimin e vetë dhe të tjera. Eksperienca e tij, dhe personaliteti i tij bënte që bashkëpunëtorët e tij t’i besonin shumë plus dhe fakti që ishte mjaft korrekt dhe konfident.

    Si është e mundur dhe si shpjegohet që një vit pas vrasjes së Isa Çopa, sërisht goditen në mënyrë kriminale punonjësit e SHISH, ku djali i Skënder Çelës, Juliani i vogël ka humbur kontaktet dhe nuk gjendet. Pse kaq të mistershme dhe shumë afër njëra-tjetrës këto ngjarje?

    Ashtu siç thashë edhe në fillim ngjarjet nuk janë sporadike por lidhen. Problemi është se u kryen nga segmente kriminale dhe me mbështjetje pushteti dhe që hodhën baltë në zbardhjen e tyre ose u munduan t’i devijojnë dyshimet në pista, pa lidhje me ngjarjen.

    Sa garanci për jetën kanë punonjësit e SHISH, gjatë kryerjes së detyrës së tyre? Dhe nëse po, nga kush e marrin këtë garanci, ka ndonjë drejtori?
    Garancia është zero, si për punonjësit ashtu edhe për çdo shtetas shqiptar në Shqipëri. Edhe një degë që ka SHISH prej 3-4 vetësh merret gjoja me pastërtinë e figurave të punojësve, por edhe aty po të dojë drejtuesi anashkalon çdo informacion. Keni sa të doni raste emërimesh pa kushtin e sigurisë si në kohën e Shaqirit dhe tashmë që SHISH drejtohet nga Ajazi.

    Ju vetë keni pasur të plagosur kushëririn tuaj, Eduard Dake i cili një muaj para se Çopa të vritej nga dhënë dorëheqjen si drejtor i SHISH i degës së Durrësit. Çfarë po bëhet me çështjen e tij në prokurori?

    Eduardi u qëllua me 3 plumba në 19 shtator 2011 rreth orës 11 të natës dhe një e ka në trup akoma dhe që nga ai moment ai nuk mund të eci më normal. Ngjarjet janë të lidhura dhe kanë prapavija kriminale dhe politike që janë lidhur me funksionet e protagonistëve. Fakti që brenda një kohe shumë të shkurtur u goditën shumë rëndë tre efektivë të Shërbimit Informativ Shtetëror, të paktën institucionet shqiptare të dyshonin, se këto ishin kryer nga një dorë e vetme. Por ndryshe nga kjo, për Isain hetuan borxhet dhe depresionin, për djalin e Skënder Çelës, hetuar kapriçot e një fëmijë 11-vjeçar dhe një pedofil, duke deklaruar në media se kishte ikur vetë e shumë versione të tjera. Ndërsa për kushëririn tim deklaruar për probleme personale.

    Dhe vetë ata që deklaronin në media nuk u besonin fjalëve që thonin, por duhet të zbatoheshin direktivat. Me keqardhje të madhe them se në Shqipëri ka një mungesë të madhe të besimit të shteti dhe organet ligjzbatuese ndaj edhe njrëzit s’mund të flasin ose ti besojnë këtyre organeve. Raste ka plot,i fundi është dekonspirimi i dëshmitarit të mbrojtur i çështjes Frroku-Lamaj. Këtu gjyqin ta bën i akuzuari dhe jo gjyqtari apo prokurori.


    Shqiptarja
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •