Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,458
    Postimet në Bllog
    17

    Shteti Policor: Policia të monitorojë prokurorinë dhe gjykatat

    Procedimet penale, Didi urdhër: Policia të monitorojë prokurorinë dhe gjykatat

    TIRANE-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi urdhëron drejtoritë e policisë në qarqe dhe në nivel komisariati që të gjithë punonjësit e policisë që referojnë procedime penale në prokurori, të monitorojnë ecurinë e procedimin sin ë prokurori dhe në gjykata. Kjo bëhet me qëllim forcimin e luftës kundër korrupsionit brenda sistemit të drejtësisë ,si një shqetësim i prekshëm i qytetarëve.

    Urdhrin i Drejtorit të Përgjithshëm Nr. 478
    Me qëllim analizimin e ecurisë së procedimeve penale, përmirësimin e punës hetimore, ngritjen cilësore të saj dhe rritjen e bashkëpunimit me institucionin e Prokurorisë dhe Gjykatës në luftën kundër korrupsionit brenda sistemit të drejtësisë ,si një shqetësim i prekshëm i qytetarëve, nga ana juaj kërkohet informacion i hollësishëm për:

    Konkretisht kërkohet informacion
    1. Procedimet penale të filluara nga strukturat e policisë, për të cilat Prokuroria ka vendosur mos fillimin, pezullimin ose pushimin e çështjes.
    2. Procedimet penale në fushën e krimeve të hapura, për të cilat Prokuroria ka kërkuar dënimin e autorëve në procedim, dhe Gjykata është shprehur me vendim pafajësie ose vendim pushimi.
    3. Procedimet penale në fushën e krimit te organizuar, krimeve financiare dhe krimeve të rënda për të cilat Prokuroria ka kërkuar dënimin e autorëve dhe Gjykata është shprehur me vendim pafajësie ose vendim pushimi. Informacioni kërkohet për të gjitha procedimet e referuara që nga data 1 janar 2014 e në vazhdim.

    Tre ditë më parë nëpërmjet një letre ministri i brendshëm i kërkoi presidentit të republikës Bujar Nishani të marra masa konkrete për procedimin disiplinor të gjyqtarëve të cilët sipas Tahirit në më shumë se 25 raste kanë liruar kriminelë të arrestuar nga policia.


    Sipas ministrit të brendshëm këto vendime kanë ardhur si rrjedhojë e aferave korruptive në dyert e gjyqësorit, ndërsa theksoi se në këtë mënyrë ulet besueshmëria e qytetarëve tek sistemi i drejtësisë si dhe rritet rrezikshmëria e jetës së komunitetit.

    (a.n/News24/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,458
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shteti Policor: Policia të monitorojë prokurorinë dhe gjykatat

    Urdhri i Didit për monitorim të hetimeve, Berisha: Në shtetin policor, policia mbi të gjitha

    TIRANË-Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjëherë pas publikimit në News24 të urdhrit të drejtorit të Policisë së Shtetit Artan Didi për monitorim të hetimeve. Në një status në “facebook” Berisha shkruan se në shtetin policor policia është mbi gjithçka. Sipas tij shteti policot tashmë do ushtrojë kontroll mbi vendimet e gjykatave. “Në shtetin policor, Policia mbi të gjitha! Vendoset kontrolli policor mbi vendimet e gjykatave dhe prokurorisë.

    Të dashur miq, në kuadrin e shtetit policor, bazuar në parimin "Policia mbi të gjitha", sot u vendos zyrtarisht kontrolli policor mbi vendimet e gjykatave dhe prokurorisë. Edvin Kristaq Rama, pasi deklaroi publikisht më date 30 shtator në Konferencën Kombëtare për Drejtësinë se ai do bëj gjithçka për t'iu nxirë jetën gjykatësve dhe prokurorëve, dhe i quajti ata përdhunues dhe vrasës, vendosi sot zyrtarisht kontrollin dhe terrorin policor mbi vetë ata dhe vendimet e tyre.

    Në kontekstin e nxirjes së jetës Rama i kërkoi zëdhënësit të tij për rendin, Tahirit, të firmosi urdhrin e prëgatitur në zyrat e Ramës, sipas të cilit inspektorët e Policisë tani e tutje ngarkohen të krijojnë regjistrin e vendimeve të gjykatave dhe prokurorisë për t'i vendosur ata nën trysni dhe terror policor. Kjo dëshmon dhe një herë se anti-reforma në drejtësi e Ramës ka si qellim kryesor konsolidimin e shtetit policor dhe pushtetit të tij personal!!”- shkruan Berisha.

    (a.n/BalkanWeb)

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •