Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Ish vartësja e Shkëlqim Canit, Marta Muço, Guvernatore e re e Bankës së Shqipërisë?

    Burime për A1 Report: Marta Muço, Guvernatore e re e BSH

    Emri:  142660.jpg

Shikime: 549

Madhësia:  59.2 KB

    TIRANË - Burime nga Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave konfirmojnë për Shqiptarja.com se emri i përzgjedhur për Guvernatorin e ri të BSH, eksperte e Bankës Botërore, Marta Muço, profesoreshë e politikës monetare.

    Marta Muço aktualisht në Uashington nuk e mohon se është e interesuar për të drejtuar Bankën qendrore ku më parë ka shërbyer si drejtore e kabinetit të Guvernatorit në kohën kur Banka e Shqipërisë drejtohej nga Ministri Aktual i Financave, Shkëlqim Cani.

    Kush është Marta Muço
    Më shumë se 25 vjet përvojë si një ekonomiste, e specializuar në makroekonomisë, Ekonomi Politike, Ekonomi e Tranzicionit dhe Zhvillim Ekonomik. Menaxhimi i fortë dhe përvojë operacionale në projekte ndërkombëtare, sektori publik dhe privat, monitorimit dhe vlerësimit, IT dhe komunikacioneve.

    Eksperienca
    Ekonomiste e specializuar në fushën e makroekonomisë, Ekonomi Politike dhe Ekonominë e Zhvillimit. Përvojë të konsiderueshme në menaxhimin e projekteve dhe menaxhimin e kërkimeve. Ka marrë pjesë në projekte, në monitorimin dhe vlerësimin e hulumtimeve sociale.

    Aktiviteti gjerë konsulent me Bankën Botërore, OKB, USAID, qeveria dhe sektori privat. Përvoja si një Menaxhere e Programit në shumë projekte milionë dollarësh. Përvoja në terren në vendet në tranzicion. Përvojë në Ballkan, Afrikën e Veriut, Kaukaz dhe në shumë vende të tjera. Si dhe 25 vjet përvojë në mësimdhënie.

    Arsimimi
    Ka studiuar politika ekonomike në Universitetin e Tiranës, shtator 1986 - shtator 1988;

    Ka kryer doktoraturën në Universiteti i Tiranës, në shtator 1988 - tetor 1993 për degën Ekonomi;

    Post Doc, një vit Departamenti i Ekonomisë, Universiteti i Delaware, Shtetet e Bashkuara, Janar 1994 -. Nëntor 1994;

    Certifikatë në programing Financiare dhe Politikave, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara, janar 1999 - mars 1999;

    Certifikatë në Lidershipi Ekzekutiv - Menaxhment, Universiteti Cornell, Shtetet e Bashkuara, tetor 2010 - shkurt 2011.

    Shqiptarja

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish vartësja e Shkëlqim Canit, Marta Muço, Guvernatore e re e Bankës së Shqipëri

    Bravo Qeveria e Rilindjes!

    Duke emeruar vartesen e Shkelqim Canit, Guvernatorit me famekeq ne gjithe historine e shtetit shqiptar, te cilit i vodhen arin nga thesari, shqiptareve do t'iu rritet shume besimi ne sistemin bankar shqiptar.

    O shoku Rama,

    Kete shoqen, mos e kishim ne detyre kur na vodhen arin nga tuneli?

    Po mire o shoku Rama, nuk gjete dot nje kandidate tjeter "pa biografi te keqe", po kete na vajte e na gjete?

    Partia ka nevoje per njerez te besuar ne poste kyce!

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Ish vartësja e Shkëlqim Canit, Marta Muço, Guvernatore e re e Bankës së Shqipëri

    prit mo albo te fitoni zgjedhjet mos harxho energjite dhe mencurinet tende vec duke sha
    nuk shikuam ndonje mrekulli kur yt ate ishte ne pushtet per 8 vite dhe pse ti mbahesh per super i ditur
    JO SEKS PARA MARTESE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •