o shoku ropi,
paske ik nga kamunistat
![]()
o shoku ropi,
paske ik nga kamunistat
![]()
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Nuk kerkojne qiqra ne hell por duke pare qe per trazirat ne beograd ia hodhen me se miri duke bere presion dhe disinformazion tashti po pepiqen qe te bejne te mundur qe ndeshjen ne Shqiperi ta luajne pa tifoze te te dyja paleve apo me mire ne fushe neutrale. Qellimi nuk eshte perseritja e ndeshjes pa tifoza por zhvillimi i ndeshjes se kthimit pa tifoza.
Pra kane nisur kundersulmin per te perfituar sa me teper nga vendimi i Uefas,ndersa qypat tane brjne llogje ne twiter, te topkanal apo neper forume njejt si albushi qe kujton se eshte me mendjendituri dhe ben propagande te njejte me kete plehren serbe......E njëjta gjë vlen edhe për ndeshjen e kthimit. Nuk është normale që ne të luajmë në Shqipëri përpara publikut vendas
Ndryshuar për herë të fundit nga freeopen : 27-10-2014 më 18:28
MOS I NDY TEMAT no name
“Ne do të kërkojmë që ndeshja të përsëritet në një terren neutral, pa praninë e tifozëve, në mënyrë që të dëshmojmë se mund të luajmë futboll. E njëjta gjë vlen edhe për ndeshjen e kthimit. Nuk është normale që ne të luajmë në Shqipëri përpara publikut vendas, dhe ne të kalojmë ashtu si kaluam ditë më parë. Të dy ndeshjet duhet të luhen pa shikues”, tha zëvendës presidenti i FSS-së, Goran Milanovic për mediat serbe."
Se pari askush nuk ka te drejt te paragjykoj ndeshjen e ardhshme ne shqiperi,deri me sot asnje incident serioz nuk ka pas ne stadiumet shqiptare e as ndonje incident nga tifozat shqiptar ne ndeshjet tjera te kombetares shqiptare.
Nuk mund te denohen tifozat shqiptare ne baze te supozimeve te nje personi,qoft ai edhe nga FFS.
Nuk ka një rast të vetëm si në kampionat shqiptar po ashtu dhe në ndeshje ndërkombëtare të kombëtares që tifozët shqiptarë të kenë ndërmarrë akte huliganizmi me bazë nacionaliste. Këtu hyjnë përdhosje e djegie flamujsh, kore raciste, pankarta ofenduese e raciste, përleshje. Them trazira me bazë nacionaliste pasi Superliga shqiptare është e tejmbushur me episode dhune, por asnjë episod nuk rrjedh nga radikalizmi; ky i fundit është inekzistent mes nesh. E kam cekur në një temë tjetër që nacionalizmi ndër shqiptarë është sjellje majmunësh, si kundërveprim ndaj shovinizmit të fqinjëve. Nëse tek ata është i mirëorganizuar, tek ne mbetet në nivele çerdhesh jeniçerësh.
Futbolli luhet për tifozët. Ata janë pjesë e pandarë i këtij sporti. Është jo logjike që tifozët shqiptarë të privohen nga kombëtarja e tyre si pasojë e paaftësisë së serbve për të mbarëvajtur një ndeshje. Shqipëria ka patur dy herë përplasje të nxehta me Greqinë në të kaluarën dhe asgjë nuk ka ndodhur - huliganizmi qe zero. Kjo tregon se nuk jemi ne problemi në këtë mes.
Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 27-10-2014 më 19:03
relata refero
jarigas (28-10-2014)
O derjanso,tash prap ky zotnia qe nxorri gjith kto kushtet dhe prap se prap deshtoj plotsisht ne organizimin e ni ndeshje po don me qit kushte te tjera?
ndeshja e kthimit duhet te zhvillohet patjeter ne shqipni me tifoza, ashtu sikur u zhvillu ajo ne beograd.
Gzim Kruja ishte ne nje ndeshje futbolli te Vllaznis para disa javesh, e kish vene karriken mbi koke qe te ruante koken nga gurret e tullat qe hidhnin tifozat ne stadium. Po ne gurret kokes nuk ua hedhim serbeve, ua hedhim vetem shqiptareve, se ne jemi popull i kulturuar e jo nacionalista si keta serbet. Dhe pastaj shteti yne nuk eshte si shteti i serbise: e rrethon Qeveria e Rilindjes stadiumin e Shkodres me 8000 polica sic rrethoi Lazaratin dhe e shikon ti se sa mire luhet futbolli aty. Ja ke per te pare.
Po sikur, te dali ndonje bashkefshatari yt nga Derjansi, e te na u hedhi ndonje tulle atyre lojtareve serbe ne fushe, a thua do na shkuli vetem veshin UEFA per here te dyte, apo do te na perjashtoje fare nga kampionati evropian? Pune e madhe fort! Cfare na duhet ne kampionati evropian, kena kompionatin shqiptar qe e kemi tonin!
Ke shume te drejte. Ne vertete bejme sherre e leme nam cdo ndeshje te kampionatit shqiptar te futbollit ne mbare Shqiperine, por ama kur vjen fjala tek ndeshjet e kombetares tone me ekipet e huaj, ne jemi engjej te rene nga qielli. Tani qe ta marr vesh une, ti i ke qare ato piket qe mund te merrnim ne Beograd? Nuk do qe te riluhet loja e piket te ndahen ne fushe per 90 minuta? Mos je edhe ti bashkefshatar me derjansin apo me ate devollitin e zgjuar?Se pari askush nuk ka te drejt te paragjykoj ndeshjen e ardhshme ne shqiperi,deri me sot asnje incident serioz nuk ka pas ne stadiumet shqiptare e as ndonje incident nga tifozat shqiptar ne ndeshjet tjera te kombetares shqiptare.
Nuk mund te denohen tifozat shqiptare ne baze te supozimeve te nje personi,qoft ai edhe nga FFS.
Diten qe ndeshja u nderpre ne Beograd, nuk ishin vetem nacionalistet serbe qe ulerinin ne Beograd, u mbushen edhe sheshet e Tiranes e Prishtines qe u mbanin ison nacionalisteve serbe me sharrje e ulerima me te bukura. Nacionalizmi i rruges ne Ballkan eshte si puna e fytyres se derrit: mund ta lyesh me ngjyra sa te duash, e te thuash qe kjo ngjyre eshte me e bukur se ajo ngjyra tjeter, por fytyra e derrit fytyre derri ngelet e nuk ndryshon dot kollaj.Nuk ka një rast të vetëm si në kampionat shqiptar po ashtu dhe në ndeshje ndërkombëtare të kombëtares që tifozët shqiptarë të kenë ndërmarrë akte huliganizmi me bazë nacionaliste. Këtu hyjnë përdhosje e djegie flamujsh, kore raciste, pankarta ofenduese e raciste, përleshje. Them trazira me bazë nacionaliste pasi Superliga shqiptare është e tejmbushur me episode dhune, por asnjë episod nuk rrjedh nga radikalizmi; ky i fundit është inekzistent mes nesh. E kam cekur në një temë tjetër që nacionalizmi ndër shqiptarë është sjellje majmunësh, si kundërveprim ndaj shovinizmit të fqinjëve. Nëse tek ata është i mirëorganizuar, tek ne mbetet në nivele çerdhesh jeniçerësh.
Futbollistet e kombetares shqiptare luajne per te perfaqesuar vendin me emrin Shqiperi ne ndeshjet kualifikuese te kampionatit evropian. Nuk luajne per tifozet, luajne per te perfaqesuar Shqiperine. Jane te gjithe te punesuar nga federata e futbollit ne Shqiperi per te perfaqesuar kete vend ne nje kampionat nderkombetar. Dhe futbolli si cdo sport nuk luhet per te perligjur dhunen, rracizmin, urrejtjen, luhet per te bashkuar e argetuar te gjithe sportdashesit e botes per 90 minuta. Ku theksi nuk vihet tek "tifozat", nuk vihet as tek "vendet", nuk vihet as tek "lojtaret", vihet tek LOJA qe keta nxjerrin per 90 minuta. Dhe kjo loje e bukur perben "magjine" e futbollit qe i ben njerezit per vete, i ben qe te duan e te vleresojne lojen e bukur, pavaresisht se cili ekip apo cili lojtar e nxjerr ne fushe. Sportet dhe artet me bukurine e tyre i bashkojne njerezit e popujt, nuk i ndajne ata.Futbolli luhet për tifozët. Ata janë pjesë e pandarë i këtij sporti. Është jo logjike që tifozët shqiptarë të privohen nga kombëtarja e tyre si pasojë e paaftësisë së serbve për të mbarëvajtur një ndeshje. Shqipëria ka patur dy herë përplasje të nxehta me Greqinë në të kaluarën dhe asgjë nuk ka ndodhur - huliganizmi qe zero. Kjo tregon se nuk jemi ne problemi në këtë mes.
Fatkeqesia me e madhe e akteve te tilla eshte qe asnje talent shqiptar i futbollit tani apo ne te ardhmen, nuk do te zgjedhi te luaje per fanellen e kombetares shqiptare, pasi askush nuk do te kthehet ne nje gurr shahu te politikes apo te cmendurise se tifozeve, duke vene keshtu ne rrezik koken, jeten e karrieren e tij.
Albo
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-10-2014 më 00:25
Ne radhe te pare te pjesa me Bold brenda dy fjalish ke rene ne kundershtim me veten tende.
Tani sporti na qenka per te bashkuar sport dashesit (pra tifozet) dhe luhet nga lojtaret dhe ti ne fjaline tjeter me del dhe me thua qe nuk eshte theksi te keta?
Loje te bukur ti zoteri mund ta qash nje ne playstation apo ku te duash dhe regjistroje po deshe. Ne cdo sport faktori njeri eshte kryesori pasi ai e luan dhe po ai e shijon.
Mos bej sikur po na ben leksione per cdo gje dhe mos me merr referenca kot me kot federaten Serbe, kur nderkohe nuk ke prure ne te njejten teme edhe reagimin e pales Shqiptare, per te pare ndryshimet dhe per te bere krahasimet dhe vleresimet.
Me kete reagim qe ke sjelle ti, i bie manipulim i paster i opinionit te lexuesve te mundshem te temes pasi i tregon vetem nje ane te medaljes.
Keshtu behet nqs do te besh vleresim asnjeanes nqs do ishe "i huaj" se nuk po themi qe je Shqiptar tashme pasi po del hapur qe vetem reagimet Shqiptare nuk po te interesojne.
Kjo ishte per pjesen e menyres se hapjes se temes dhe llogjikes tende (qe ne ato fjali me bold linte shume per te desheruar).
Tani ne lidhje me Federaten Serbe te te them ty dhe kujtdo "te huaji" jeter qe mund te mendoje si ty.
UEFA zoteri i nderuar ka rregulla te qarta per cdo veprim qe ndodh ne fushen e lojes kur ajo nderpritet dhe kur ndodhin gjera te pazakonta.
Paaftesia e ketij zoterise Serb eshte qe ne deklaratat kohe me pare kur thoshte se nuk do lejonte tifoze Shqiptar ne stadium pasi perbenin rrezik per sigurine e tyre.
Qe ketu kjo federate duhej te gjobitej pasi kjo eshte e papranueshme, por Federata jone e leshit i pranoi keto kushte dhe vazhduan.
UEFA article 16.1 qe ta dish ti Albo thote (me fjalet e mia):
Vendi prites eshte pergjegjes per sigurine dhe mbarevajtjen e ndeshjes si para, gjate ashtu dhe pas saj. Nqs do ta bie ne anglisht.
Dhe me kete nen ti zoteri i nderuar, Federata Serbe duhet te denohej per ate Drone pasi nuk kishte siguruar mbarevajtjen e ndeshjes.
Nuk po te permend dhunen qe ushtruan stewardet ndaj lojtareve apo tifozet ne fushe apo nje tifoz qe eshte perjashtuar perjete nga stadiumet.
E dyta.
Ne videon qe ka pergatit Federata ti i ke me prova te qarta qe koret rraciste nisin qe para se te hyjne ne stadium, vazhdojne gjate nxehjes se lojtareve, vazhdojne gjate lojes dhe gjate episodit te dronit.
Ke me prova qe kane perdorur banderola politike gjate ndeshjes. Ke me prova qe ndeshja u nderpre dy here para se te dilte droni per efekt te hedhjes se sendeve te forta dhe fishekzjarreve ne fushe.
Pra federata jone e leshit (them keshtu pasi reagimi qe pas ndeshjes ishte shume i vaket dhe sic u pa shume jorezultativ) i kishte te gjitha provat.
Nderkohe federata Serbe pervec nje droni ne fushe, kishte gjithe lobingun te Platini per ta paraqitur kete si nje ngjarje qe filloi me futjen e dronit ne fushe dhe gjithe kjo politike e qelbur dha rezultatet e saj.
Por ti Mr. Amerika duhet te dish qe edhe per ate dron ne fushe duhet te denohej federata serbe si pergjegjese per sigurine ne fushe dhe jashte saj.
Gjithashtu ti Mr. Amerika duhet te dish qe Federata Shqiptare mund te denohej vetem nqs ate dron mund ta kish bere ndonje tifoz qe federata jone i ka shitur bilete apo ftese, nderkohe qe federata jone nuk kishte shitur asnje bilete pervec atyre 35 vetve qe ishin te tribuna vip.
Prandaj u turren Serbet e leshit qe te gjenin lidhjen mes dronit dhe vellait te Rames, pikerisht qe te vrisnin dy zogj, dhe politikisht dhe sporterisht. Por nuk ja dolen dot te gjejne prova pervec llafeve te pazarit te hapura nga vet gazetat e tyre.
Mr. Amerika nje pyetje po te bej ty dhe UEFAs une? Po sikur ate dron (duke e marre te mireqene qe e ka bere nje Shqiptar) ta kish bere nje Shqiptar me banim ne Serbi pra nga lugina e Presheves?
Duhej denuar gje federata Serbe, pasi ai tifoz bileten e ka marre nga federata serbe?
Ne lidhje me ndeshjen e kthimit askush nuk ka te drejte qe ta levize si ndeshje per sa kohe nuk eshte bere asnje trazire nga ne.
Ky qe kerkon ky tipi dhe ti bashke, eshte si te kapesh nje njeri qe eshte zene ne rruge me gruan dhe ta fusesh brenda per vrasje se ai mund ta beje kete ne nje te ardhme meqe u zu.
Si more i beni njerezit fajtor "me dhune"?
Pra mos na bjer ketu pallavrat e Serbve, por te pakten tregohu i paanshem ne analize dhe teme dhe jo sikur je Serb apo ku e di une.
When pleasure remains, does it remain a pleasure?
Nje bote tu u mor me Serbine, nje forum tu u mor me Albon!! 7 faqe ke shkrujt Albo dhe hala nuk na the pse duhet me i privu tifozat Shqiptar nga shkallet e stadiumit kur ta tha bukur edhe S-Mod Uriel qe tifozet Shqiptar ne asnje ndeshje nderkombtare nuk kan shfaqur shenja dhune?
Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !
Kampionati shqiptar eshte mbushur me lojtar serb prej vitesh dhe si ka prekur njeri. Kurse kur shkelen shqiptaret per here te pare ne serbi u sulmuan si kafshe. Dhe ketu pretendohet qe te harrohet ajo qe ndodhi ku u goditem me grushta e shqelma nga tifozet, me karrige kokes, me shishe e fishekzjarre, dhe grushta nga rojet, dhe te luajme te dyja ndeshjet perseri normalisht dhe pa tifoze.
Per mendimin tim do ishte me mire ti sillnin 22 lojtaret serb ne "Qemal Stafa" ti rrafim njehere 20 mije veta se bashku, dhe pastaj i luajm te dyja ndeshjet pa tifoze dhe le te flase fusha e te fitoje me i miri.
Zyrtaret serbe, duhet vec ta mbyllin gojen sepse ata skane kujt ti shesin as mend as eksperience e per menyren se si e organizuan ndeshjen dhe mikpritjen e skuadres shqiptare ne vend te tyre.
Por ata nuk humbasin asnje rast per te folur e sterfolur, mundesi per kete behet edhe heshtja shurdhuese e federates tone. Keta te fundit nuk e di kush me se po merren. Asgjekund nuk ndihen as ne mediat lokale pale nderkombtare.
Tek e fundit duke mos thene asgje, te pakten jane te qete qe nuk flasin gabim.
Ahhh, kane gjetur shesh te bejne pershesh ... sa ata andej aq keta ketej.
O albo meru me ramen dhe rilindjen se nuk ja thua per sporte ti joooo.Tani qe ta marr vesh une, ti i ke qare ato piket qe mund te merrnim ne Beograd? Nuk do qe te riluhet loja e piket te ndahen ne fushe per 90 minuta? Mos je edhe ti bashkefshatar me derjansin apo me ate devollitin e zgjuar?
Te ti bej gjerat me te thjeshta:ajo ndeshje per serbine eshte e pavlere,ta zeme se perseritet dhee serbia humbet ngelet me te njejtat pike qe ka dhe tashti,por perfitimin me te madh e ka ne zhvillimin e ndeshjes se kthimit (ne Shqiperi) pa tifoza dhe ne rastin me te mire ne fushe asnjanese.Perderisa ky serbi ben te zgjuarin ti mos u trego naiv,bej inteligjentin.
Ligjerisht tre piket per ate ndeshje i takojne ekipit shqiptar,cdo gje tjeter eshte konjukture politike duke filluar qe nga vendimi i Uefa deri te perkushtimi yt per te bere te mundur perseritjen e ndeshjes dhe luajtjen ne fushe asnjanese dhe te asaj te kthimit.
Mbaji ison ketij serbit o ''shpirti i shqiptarit''![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga freeopen : 28-10-2014 më 18:44
MOS I NDY TEMAT no name
Krijoni Kontakt