Grabitje, tortura dhe përdhunim; zbulohet sekreti i çiftit nga Fieri

30/10/2014 • By Redaktor
Share Tweet + 1 Mail

Çifti i të fejuarve denoncon grabitjen në pyllin e Semanit, por prokuroria zbulon se ata janë përdhunuar që të dy. Hetimet, në pritje të ekspertizës për të zbuluar autorët e krimit të rëndë

policiaNjë çift të fejuarish i është drejtuar policisë për të denoncuar një grabitje, por hetimet zbuluan se ata ishin mbajtur peng dhe përdhunuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në pyllin e Semanit në Fier më 20 tetor dhe është drejt zbardhjes së plotë nga prokuroria e këtij rrethi. Një burim nga policia tha dje se dy të rinjtë e kanë mbajtur fillimisht të fshehtë përdhunimin, duke denoncuar vetëm grabitjen e 10 mijë lekëve të rinj. Ata kanë denoncuar në polici se kanë qenë duke shëtitur me makinë në pyll, në momentin që janë sulmuar e grabitur nga persona të maskuar. Djali 28-vjeçar dhe e fejuara e tij 30-vjeçare kanë thënë në polici se nuk i njihnin autorët e krimit, por historia ka devijuar më vonë në një ngjarje edhe më të rëndë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se autorët i kanë marrë çiftit 10 mijë lekë të reja dhe më pas i kanë lidhur dhe përdhunuar që të dy. Pas denoncimit, policia dhe prokuroria kanë nisur një grup drejt vendit ku ka ndodhur krimi dhe kanë gjetur prova shtesë, që hidhnin dyshime për përdhunimin e çiftit. Kjo gjë e ka shtuar prokurorinë të kërkojë edhe një tjetër herë dëshminë e dy të fejuarve, të cilët kanë pranuar më pas që janë dhunuar seksualisht që të dy. Pas këtij momenti, prokuroria ka kërkuar që të dy ata të bëjnë ekspertizë mjeko-ligjore, për të verifikuar shkencërisht gjithë sa ka ndodhur në pyllin e Semanit. Gjatë dëshmisë së tyre, dy të rinjtë kanë mohuar të kenë pasur njohje me përdhunuesit. Ata kanë ngulmuar para prokurorëve se personat kanë qenë të maskuar dhe i kanë zënë në befasi. Por ndryshimi i versionit të ngjarjes i ka shtyrë hetuesit drejt dyshimit se mes çiftit dhe dhunuesve ka pasur njohje të mëparshme. Prokuroria e Fierit është tanimë në pritje të përgjigjes së ekspertizës për të ecur më tej me hetimet për gjetjen e autorëve. Nga ana tjetër, janë duke u marrë në pyetje persona që mund të kenë dijeni mbi këtë ngjarje të rëndë.

http://mapo.al/2014/10/30/grabitje-t...tit-nga-fieri/