Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anëtarësuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Shenjtërimi i Katedrales së Shën Dhimitrit në Berat

    Në datën 26 Tetor 2014, ora 08 00 nën drejtimin e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Imzot Anastasit do të kryhet shërbesa e veçantë e Shenjtërimit të Katedrales së Shën Dhimitrit.
    Jeni të ftuar të merrni pjesë në këtë ngjarje të madhe për qytetin tonë.Emri:  10678725_606649789447107_4605120962836099898_n.jpg

Shikime: 2382

Madhësia:  29.5 KB
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anëtarësuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Shenjtërimi i Kishës se re Katedrale të Shën Dhimitrit në Berat.

    “Çdo kishë orthodhokse është vend paqeje, ngushëllimi, vend, ku njerëzit gjejnë jo vetëm Perëndinë, por edhe veten e tyre. Njëkohësisht është vend vëllazërimi, ku takohemi me respekt me njëri-tjetrin. Për më tepër, është vend ripërtëritjeje shpirtërore dhe shenjtërimi. Vend lavdërimi i Perëndisë, ku bashkekzistojnë e vërteta, dashuria dhe bukuria. Kisha e re Katedrale e Beratit, ndërsa lartësohet në qendër të qytetit, përbën mushkërinë e tij kryesore.”

    Duke theksuar me këto fjalë rëndësinë e kishës së hirshme për jetën e besimtarëve, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, shenjtëroi ditën e diel, 26 tetor 2014, në të kremten e Shën Dhimitrit, Kishën e re Katedrale të Beratit, që i kushtohet këtij shenjtori të Kishës sonë. Në Shërbesën e Shenjtërimit morën pjesë Mitropoliti i Beratit, Hirësia e Tij Ignati, Episkopi i Amantias Nathanaili dhe shumë klerikë.

    Që herët në mëngjes dhjetëra e dhjetëra besimtarë, mes tyre shumë të rinj, nga qyteti antik dhe me tradita të veçanta në besimin orthodhoks, por dhe e gjithë zona e Myzeqesë dhe nga zona të tjera të vendit, kishin mbushur oborrin e Kishës, duke marrë pjesë me lutjen e tyre në aktin e hirshëm të Shenjtërimit, me litaninë e lipsaneve të shenjta dhe në vazhdim, me shenjtërimin e Tryezës së Shenjtë dhe në Liturgjinë Hyjnore. Në shërbesa morën pjesë edhe përfaqësues të komuniteteve fetare, autoriteteve lokale, deputetë të zonës etj.

    Katedralja e re e ndërtuar mjeshtërisht, me sipërfaqe totale 527 m2 dhe lartësi 22 m, u themelua në vitin 1994, mes shumë vështirësish dhe në një kohë kur qyteti i Beratit ishte goditur nga një epidemi kolere. Nisi të ndërtohet në vitin 2002, me projektin arkitektonik dhe supervizimin e Zyrës Teknike të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Shpenzimet për përfundimin e kësaj vepre arritën në 850.000 euro, fonde që erdhën si donacione nga burime të ndryshme jashtë vendit, me përkujdesjen personale të Kryepiskopit Anastas.

    Nga muaji qershor deri në tetor të vitit 2014, janë shenjtëruar shtatë kisha të shenjta, në zona të ndryshme të Shqipërisë, të cilat zbukurojnë vendin dhe transmetojmë mesazhe besimi e shprese: dy në Tiranë, në Shkodër, Pogradec, Aliko, Këlcyrë dhe Berat.

    Tiranë 28.10.2014.
    Emri:  10734155_365728303602194_3315085154488441125_n.jpg

Shikime: 182

Madhësia:  40.3 KB
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anëtarësuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Për: Shenjtërimi i Kishës se re Katedrale të Shën Dhimitrit në Berat.

    Emri:  1619176_365728300268861_1636135581451866411_n.jpg

Shikime: 191

Madhësia:  40.1 KB


    Emri:  10731070_365728306935527_1423644953453444055_n.jpg

Shikime: 173

Madhësia:  44.3 KB


    Emri:  1794661_365728333602191_4132343689138534964_n.jpg

Shikime: 175

Madhësia:  45.7 KB
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anëtarësuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Për: Shenjtërimi i Kishës se re Katedrale të Shën Dhimitrit në Berat.

    Emri:  10647096_365728336935524_6075053740455800885_n.jpg

Shikime: 172

Madhësia:  51.3 KB


    Shpresojme,me shpresen e Zotit te na hapen dhe shenjterohen shume kisha ne shqiperi.
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Irenna për postimin:

    arbereshi_niko (28-10-2014)

  6. #5

    Për: Shenjtërimi i Katedrales së Shën Dhimitrit në Berat

    Shume faleminderit per postimet, Irenna.
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar arbereshi_niko për postimin:

    Irenna (29-10-2014)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •