Duan Dron
Ah sa mė ėshtė dashur njė Dron. Jo pėr tė varur flamurin. Pėr tė varur veten. Pėr tu arratisur i varur nė Dron. E kam ėndėrruar njė Dron gjatė netėve me sytė nė tavan. Njoh plot shqiptarė qė gjatė jetės sė tyre kanė ėndėrruar mė tepėr Drona se femra, dhe shqiptare qė kanė ėndėrruar mė tepėr Drona pėr tu arratisur se meshkuj pėr ti dashuruar.
Nė diktaturė, pra, isha unė qė doja Dron
Tani nė Liri jeni ju qė doni Dron.
Mos u sėkėlldisni. Ua gjej njė Dron unė qė eksperiencėn e kam.
Jo si ai i thjeshti qė mė duhej mua, me njė elikė dhe njė motorr. Dronin qė doni do tua gjej me disa helika, disa motorra, tė sofistikuar, tė telekomanduar.
Dronit qė doni do ti var njė litar me njė ēengel. Ēengeli i atij Droni do jetė si briri i hėnės, tek i cili, nga burgu, Mitrush Kuteli i lutej nėnės ti varte njė litar qė tė varej nė erė, nė skėterrė.
Me kėtė Dron e litar e ēengel, do vete ti gjej ku janė e ku sjanė patriotat e internetit, forumeve, portaleve, blogjeve. Ata legenat dinakė e hileqarė qė patiotizmin dhe nacionalizmin e quajnė punėn mė tė kollajtė me klika nėpėr komjutera, shkrime nėpėr gazeta, llallallara nėpėr televizora. Do ti kap njė nga njė pėr leckash me ēengelin e Dronit kopukėt qė i vėnė shkrepsen Shqipėrisė dhe Kosovės pėr 5 lek kur tė jenė duke bėrtitur e klithur pėr Shqipėrinė e Madhe, Shqipėrinė Etnike, Flamurin. Do ti hedh tė gjithė cip mbi cip nė njė stadium. Stadiumit do tja mbyll daljet. Do tu mbaj njė fjalim tė shkurtėr. Do tu them; Kosova ėshtė e shqiptarėve. Shqipėria po begatohet e lartėsohet. Serbia i ka punėt si mos mė keq. Tė gjitha turpet dhe tmerret nė stadium i bėnė serbėt. Pse mburreni ?! Nėse turpi ėshtė i gjithi i tyre, jo domosdoshmėrisht lavdia ėshtė e gjitha e juaja. Pasi ta mbaroj fjalimin do ti spėrkas me Dron nga lart me bar miu, dhe do largohem. Tė alivanosen, tė helmatisen, tė bėjnė ētė duan. Me dhimbje, se janė shumė, por zgjidhje tjetėr, pa Dron, ska.
Dronin mund ta pėrdorim edhe pėr njė tjetėr punė.
Janė ca qė po thonė se Kryeministri i Shqipėrisė nuk duhet tė shkojė nė Beograd. E kanė gabim. Pa bisedime mes vendeve qė kanė pasur probleme, bota do ishte shkatėrruar me qindra herė. Anglia dhe Franca, pėr shembull, kanė bėrė luftra tė pėrgjakta qė kanė vazhduar pa u ndalur nga dhjetra vite deri nė 1 shekull. E megjithatė ja ku i ke, nė ballė tė qytetėrimit planetar. Si u bė e mundur ? Me bisedime, marrveshje, asgjė tjetėr.
Pra bisedimet duhet tė nisin. Refuzuesit e bisedimeve ta konsiderojnė fat qė fillimin e bisedimeve, fazėn mė tė vėshtirė, ta nisi dikush tjetėr, dhe pas pak kur tė vijnė nė pushtet, bisedimet ti vazhdojnė ata.
Refuzuesat e kėsaj rrace zor se binden me kėto arsyetime. U duhet dhėnė njė mėsim qė tė zenė ment. Me Dron tė telekomanduar, litar dhe ēengel, atje ku e meritojnė, rras e plas nė Sazan mes lepujve dhe gjarpėrinjve.
Jemi qė jemi, mbarojmė edhe njė punė tjetėr, kėtė herė edukative, qė mund tė kryhet fare mirė me Dron.
Dihet qė diktatori i Rusisė ka qėnė Stalini, i Gjermanisė Hitleri, i Shqipėrisė kurvi. Mirpo ka njė numur jo tė vogėl nga ata qė kanė vuajtur tė cilėt emrin e diktatorit kurvi e shkruajnė me k tė madhe. Me gjasa, kėtė gabim kaq tė rėndė e bėjnė pėr tu dukur mė tė edukuar se klyshat e kurvit. Kėta zbatues tė njė etike tė tepėrt, tė panevojshme, tė rrezikshme pėr ardhmėninė e Kombit do ti mbledh njė ditė me Dron nė ndonjė lėndinė tė blertė andej nga Dumreja. Do tu bėrtas me sa kam nė kokė; kurvi (si kurdoherė edhe nė fillim tė fjalisė, kurvi duhet me k tė vogėl) ju internoi e ju burgosi, ju nxiu jetėt. Klyshat e kurvit (pėr klyshat, meqėnse nga ēakalli kemi mė pak frikė se nga ujku K-ja e madhe nė fillim tė fjalisė lejohet), pra klyshat e kurvit kanė zaptuar ekonominė, politikėn dhe gjithēka, e ju ju ha meraku mos prekni ortografinė e emrit tė kurvit ?! Turp tė keni. Kaq do tu them. Po e zgjatėn, meqėnėse mua nga kurvi dhe ortografia kurviste mė vjen pėr tė vjellė, do tu sugjeroj tė venė nė Elbasan ku tė takojnė Ismail Ēalėn tua tregojė Ismaili Beu rreziqet qė paraqet ortografia kurviste pėr organet vitale, trurin, zemrėn, mėlēinė, pankreasin dhe sidomos prostatėn.
Si multifunksional qė ėshtė, Droni mund tė pėrdoret pėr tė zgjidhur edhe tė tjera probleme.
Kryesisht nė Amerikė dhe Itali gjallojnė ca ndyrėsira tė cilėt nė ato vende i ka hedhur sigurimi pėr tė spiunuar dhe pėrēarė Diasporėn. Qyqet e Nasho Jorgaqit rrinin bashkė dhe njė shpresė e kishin. Qyqarėt e tanishėm janė tė hallakatur nėpėr zgėqe dhe nuk kanė asnjė shpresė. Nė kushtet e vuajtjes qė u shkakton kėtyre mjeranėve statusi i sigurimit pa spiun, kanė shpikur njė status tė ri, statusin e tyre, atė tė spiunit pa sigurim. Pordhė tė mėdha hedhin kėta pisa masturbuesa qė mbajnė veten dhe sho-shoqin pėr shkrimtarė gjenialė, poetė tė pėrvuajtur, artistė tė papėrfillur; unė kėtu e unė kėtje, unė kėshtu e unė ashtu e unė gjithandej. Njihen kollaj kėta muta. Se nuk thonė kurrė tė happen dosjet. Kėtyre do tu vete me Dron do tu hedh nga njė pordhė mbi kokė, se mė tepėr nuk ja vlen.
Pėr kėto e tė tjera mund ti nisja Kryeministrit njė mesazh me zarf qė do tja dorzonte nė dorė njė dallandyshe e cila zarfin do ta mbante me sqep. Por meqėnėse tanipėrtani nė modė nuk ėshtė dallandyshja por Droni, do ja nis si i gjati e ka qef, nga lart, nga qielli, me Dron. Jo se kryeministri do Dron, pėrkundrazi Dronin e urren, por sepse pėr mesazhet e mia Kryeministri ka padurim. Mesazhi do ketė pakashumė kėtė pėrmbajtje; Mos i dėgjo ata qė duan Dron dhe ulurasin qė nė Beograd tė mos shkosh. Dėgjo ata qė Dron nuk duan dhe nė Beograd tė lusin tė shkosh. Nė Beograd, pra, duhet tė shkosh patjetėr. Po ta thashė unė adhuruesi i Doktorit, mos pyet as Merkelin. Nė Beograd, jo tė flasėsh ! Tė buēasėsh ! Sa malet tė rrafshohen, sa deti tė thahet, sa qielli tė ēahet, sa akullnajat tė shkrihen. Pėr Kosovėn, Mitrovicėn, Preshevėn, Ballkanin, Europėn. Po nuk vajte dhe po nuk buēite, do tė mallkoj. Mallkimi im zė. Pyet Henri Ēilin po sbesove. Dhe diēka; Serbėt kanė akademira dhe strategjira pėr mbrojtjen e besimit dhe Kombit. Grekėt kanė prej qindra vitesh murgjėr mbi shkėmbinj qė meditojnė pėr Eladhėn dhe Helenizmin. Pėr tė njėjtin qėllim, tė tjerėt kanė universitete, projekte. Fillo mendo ta bėjmė edhe ne diēka tė tillė. Mblidh nja 10 a 15 patriotė tė rinj, jo tė Dronit, nga ata tė vėrtetėt qė Shqipėrinė e duan me gjithė shpirt. Vendosi diku nė njė vend tė qetė, Voskopojė, Rubik, Pult, Prespė. Krijoju kushte tė studjojnė e meditojnė e ta na bėjnė njė strategji kombėtare afatgjatė, serioze, dinjitoze, tė gjithėpranuar, pa Dron, flamur, pa emocione tė kollajta, mburravecllėqe. Se lam nam me kėta qė duan Dron.
24/10/2014 By Edison Ypi
Mapo
Krijoni Kontakt