Alimadhi: Min. e Drejtësisë do të marrë nën kontroll Dhomën e Përmbaruesve
Përmbaruesit gjyqsorë privat akuzojnë, drejtpërdrejt ministrinë e Drejtësisë dhe ministrin Nasip Naço, se kërkon të vendosë në kontroll, dhomën kombëtare të përmbaruesve.
Akuza vjen nga numri 2 i kësaj dhome Fatos Alimadhi, i cili thotë se minstria e drejtësisë kërkon të emërojë në krye të dhomës njeriun e saj.
“Dhoma kombëtare dënon me ashpërsinë më të madhe këto veprime të segmenteve të caktuara të Ministrisë së Drejtësisë. Nëse ministria do t’i zgjidhë vetë kandidatin le të na thotë, se na paraqiten dhe një rregullore në tavolinë, vetëm që s’kishin vënë emrin e kandidatit”, tha Alimadhi.
Alimadhi sqaron se ministria ka sabotuar mbledhjen ku do të zgjidhej kryesia dhe kryetari i dhomës së përmbaruesve privat,vetëm sepse i parapëlqyeri i Nasip Naços nuk fitoi.
“Ditën e asamblesë nuk janë lejuar mediat, prania e shumë policëve, fikja e kamerave në dhomën ku do zhvillohej zgjedhja, trysnia e ushtruar nga persona të autorizuar nga ministria, që i bënte presion që të votohej kandidati i tyre, Tedi Malaveci. Fikja e dritave ishte e turpshme, mbyllja e perdeve që mos shikohej cfarë bëhej, deri te nxjerrja me forcë nga policia dhe punonjësit e ministrisë.”
Përmbaruesit privat pritet të mblidhen përsëri gjatë ditëve në vijim për të zgjedhur kryetarin e tyre. Por presioni i minsitrisë së Drejtësisë e ka vënë në pikëpyetje këtë proces.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt