Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 127
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22

    Rama: Të kapim hajdutët e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes

    Rama: Energjia vidhet gjatë shpërndarjes, frenim e ndëshkim hajdutërisë

    TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot grupin e Task Forcë për energjinë që udhëhiqet nga zv/kryeministri. Rama gjatë fjalës së tij theksoi problematikën me sistemin energjitik sidomos në kuadër të humbjeve gjatë shpërndarjes.

    “Taske Forcë nis punën sot nën drejtimin e zv.kryeministrit, punë që shkon përtej nivelit të humbjes dhe fitimit. Dua të nënvizoj 3 aspektet kryesore që lidhet Task Forca dhe gjithë operacioni që nis sot, e para gjendja alarmante që bie në shpërndarjen e energjisë. Së dyti ndërhyrja e domosdoshme në një fushë më jetike, që sot është fushë e minuar dhe nesër kërcënon të kthehet në fushën e një fatkeqësie kombëtare në rast se ne sot nuk bëjmë atë që na takon për ta ndaluar njëherë e përgjithmonë këtë fatkeqësi, së treti është domosdoshmëria për të ripërtërirë përgjegjshmërinë që mbron dhe zhvillon bashkëjetesën tonë në këtë vend, këto aspekte të ndërlidhura mes njëra-tjetrës sa i takon gjendjes alarmante”.

    Kryeministri theksoi një shifër tepër të lartë të konsumatorëve që janë borxh me energjinë dhe po kështu dhe biznesesh.
    “Më lejoni të them sot se 93% e kontratave të konsumatorëve familjarë dhe bizneseve rezultojnë me borxhe ndaj sistemit të shpërndarjes. Në tetor të vitit 2012 rezulton e humbur 36% e energjisë së blerë, vjedhja në dhjetor ka kapur shifrën 55.46% e energjisë së blerë. E pra energjia që duhet të shkonte për shërbimin e ndriçimin e një vendi qartazi ka shpuar nga të 4 anët xhepat e këtij vendi. Gjendja është përkeqësuar në vijim, gjatë këtij viti dhe krahasuar me një 1 vit më parë, humbja dhe vjedhja janë thelluar, ndërkohë që me fillimin e punës nga administratori i ri i CEZ Shpërndarje ka nisur një frenim paraprak, por kurrsesi përfundimtar dhe kurrsesi të pranueshëm”.

    Sipas Ramës, kjo Taske Forcë ka detyrimin të vendosë të gjitha strukturat e shtetit në shërbim të një misioni shumë të qartë.
    “kthimin e grafikut të frenimit të humbjeve dhe të vjedhjes në një grafik me rënie të vazhdueshme dhe nga ana tjetër transformimin e kësaj krize të thellë me një situatë normale”.

    Sipas Ramës duhet të nisë një aksion i fuqishëm dhe i pandalshëm për frenimin e humbjeve.
    “Një aksion pune sistematike e pandalshme që do shtrihet deri në fund të mandatit të qeverisë sonë dhe jo paarsye jetëgjatësia e kësaj Task Force e përcaktuar në një vit për t’i dhënë vetes mundësinë që pas një viti të bëjmë analizë të saktë dhe të kuptojmë cfarë duhet të bëjmë më tutje, është një sfidë për të gjithë ne që duhet të jemi këtu në këtë tavolinë. Operimi i një Task Force ka të bëjë me rezultate afatgjata”.

    Sipas kryeministrit, një ndër debitorët më të mëdhenj kanë qenë vetë institucionet shtetërore dhe se kjo praktikë duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

    “Papërgjegjshmëria qeveritare ka marrë fund. Do të ngremë gur pas guri murin e përgjegjshmërisë së përbashkët kolektive që do ta mbrojë sistemin tonë energjetik nga kolapsi dhe do të vendosë në themel përgjegjshmërinë ndaj këtij sistemi jetik në cdo aspekt të mbarëvajtjes se jetës së vendit. Kjo task force në përmbajtje është rezultat i një vendosmërie të re, për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve që paguajnë rregullisht.
    Të gjithë bashkë në mbrojtje të interesit qytetar dhe për të kerkuar përgjegjshmëri qytetare nga të gjithë, duke e nisur nga qeveria që duhet të kryejë pikë për pikë detyrën e saj dhe duke ngritur zërin bashkarisht për raste flagrante dhe më pak flagrante ku bashkëveprimi mes institucioneve ngjan i dështuar.

    Frenim hajdutërisë në çdo nivel të institucioneve buxhetore dhe jo buxhetore, kompanive të medha e të vogla e për të shkuar pastaj tek konsumatori, duke lënë me mirëkuptim ata të cilët janë të fundit që duhet tu kërkohet llogari, njerëzit në nevojë”.

    Rama mbylli apelin mbi energjinë me një mesazh. Kreu i qeverisë garantoi se do të marrë fund praktika e vjedhjes së energjisë dhe se ndëshkimi do bëhet në rrugë ligjore përmes gjykatave. Kreu i qeverisë bëri thirrje gjithashtu që të marrë fund praktika që ata që paguajnë të mbingarkohen me fatura të personave që nuk e paguajnë energjinë.

    “Dua ta mbyll këtë me një mesazh të qartë për qytetarët. Historia kush i është nënshtruar ligjit parimit bazë të edukatës dhe të marrë nga të parët në familje, duhet të paguajë gjithnjë e më shumë kush e paguan dhe të vjedhë sa më shumë ai që nuk e paguan do marrë fund. Për këtë jemi këtu dhe kjo është vendosmëria dhe duhet ta përballojmë këtë detyrë kaq të vështirë. Dhe do e fillojmë në dy nivele, paralelisht në raport me institucionet buxhetore dhe publike me sistemin e shpërndarjes dhe paralelisht në raport me biznesin dhe sistemin e shpërndarjes. Do e fillojmë aty ku energjia vidhet për arsye fitimi dhe me shpresën e plotë se jo vetëm prokuroria, por edhe gjykatat do të jenë në krahun e ligjit ashtu sikundër ne ketu jemi në krahun e ligjit dhe me shpresën se çdo vjedhës i energjisë do marrë ndëshkimin sipas ligjit”.

    PELESHI: JA SI DO TË VEPROJË TASK FORCA
    Kryetari i Task Forcës për energjinë, zv/kryeministri Niko Peleshi argumentoi mënyrën se si do të funksionojë kjo Task Forcë, duke theksuar se ajo duhet të konceptohet si një punë sistematike, që do të vazhdojë si një kulturë e re e instaluar në institucionet tona.
    “Për vitin 2013, humbjet në sistemin e energjisë elektrike, kanë arritur 45% të sasisë së energjisë të futur në rrjetet e operatorit të shpërndarjes. 30% e energjisë në Shqipëri vidhet. Niveli i ulët i arkëtimeve për atë pjesë të energjisë që nuk vidhet është një tjetër element i rëndësishëm i punës që na pret. Kordinimi dhe harmonizimi i punës mes institucioneve të ndryshme, përfshirë CEZ-in. Le të shikojmë mundësinë që qëndron pas kësaj sfide. Task Forca do të shtrijë aktivitetin e saj në çdo qark, ku do të veprojnë njësitë e drejtuara nga prefekti i qarkut.
    Aktiviteti do të shtrihet përgjatë gjithë vitit 2014. Rezultatet e kësaj Task Force do të maten me një grafik, i cili duhet të jetë në një rënie të vazhdueshme. Raportimi do të jetë mujor dhe do të afishohen edhe përmes grafikeve për publikun. Synojmë rritjen e eficenës në shfrytëzimin e burimeve tona, edhe nëpërmjet zgjidhjeve inteligjente dhe inovacionit", – theksoi zv/kryeministri.

    (d.b/er.nu/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Rama: Të kapim hajdutët e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes

    Kjo eshte nder te paktat here qe jam plotesisht dakord me kryeministrin.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama: Të kapim hajdutët e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes

    Budallai qe kemi per kryeminister eshte shume i lezetshem. Ne mendjen e tij, eshte ai qe u jep "urdhera" shtetit dhe gjithe administrata e tij ka per detyre "te beje sic urdheron kryeministri". Kryeministri thote shkaterroni ndertimet pa leje, policet e shtetit e lene menjane luften ndaj krimit e sigurine e qytetareve e shkojne e prishin pallate, ato pallate qe u thote kryeministri. Kryeministri thote te bllokohen te gjitha lojrat e fatit qe jane hapur ne menyre te paligjshme apo kane taksa pa paguar, dhe nuk versulen punojesit e tatimeve, versulen 6000 policet e Policise se Shtetit. Dhe tani se fundmi, besoj se do te ndersulim 6000 policet e vendit per te shqyer dyert e apartamenteve te gjithe qytetareve per te kapur hajdutet e energjise.

    Problemi i mospagimit te tarifave te energjise elektrike dhe vjedhjes ne rrjet nuk eshte nje problem i ri, eshte nje problem i vjeter. Shume qeveri e administrata jane perpjekur ta zgjidhin por pa sukses. Kryeministri yne mendon se problemi zgjidhet me fjale. Mjafton ai te hapi gojen ne media e t'iu skermitet shqiptareve, dhe keta do t'i zere frika e do paguajne faturat e nuk do te vjedhin me energji.

    Problemi tjeter i madh eshte se me rritjen e taksave, qytetaret do te kene me pak para ne duar ne 2014 per te prishur. Dhe shanset qe ky problem "te zgjidhet" jo vetem qe nuk rriten por problemi do te behet akoma me keq ne 2014. Jo se shqiptaret jane te gjithe hajdute, jo se refuzojne te paguajne energjine qe konsumojne, por se nuk u ngelen leke per te shlyer keto detyrime ne fund te muajit.

    Kryeministri as nuk e merr mundimin qe te kuptoje gjendjen e veshtire ekonomike te familjes shqiptare. Ai kembengul qe shqiptaret ti paguajne detyrimet shtetit, qofshin keto taksa apo fatura energjie.

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Për: Rama: Të kapim hajdutët e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes

    Kush do te ndeshkohet? Ne Shqiperi jeta zhvillohet ne forma klanore e cila pjelle ne vetvete ne tere piramiden e saj nepotizmin.Shqiptaret ja te gjithe ne opozite me shtetin, pra qeverisjen e c'do partie.Shteti per shqiptaret nuk eshte nje rregullatore i shoqerise por nje vegel shtypese qe le per te kuptuar se i perket nje force te jashteme imagjinare.Jeta e cdo individi e trajton shtetin te zberthyer ne hallkat e tij institucionale dhe secili shikon tek keto institucione se sa i perfshire eshte ne baze te lidhjeve fisnore.kemi Lomin ne bashki, Hasonin ne prefekture, Qazimin tek tatimet , kemi Meten tek hipoteka etj etj.ndersa termi shtet , qeveri i jep alergji dhe kurre nuk e pranon ate per te quajtur si nje e mire e perbashket dhe te kontriboje per ta bere sa me cilesore.Keshtu do te shtihet dhe ky aksion dhe vitimat do te jene nje grup pa perkrahje dhe qe normal dhe vjedhjet i kane me te vogla.Pra nuk do te jape rrezultat.Pothuajse te gjithe restorantet dhe hotelerite paguajne per vjedhjet ne rrjet dhe nese do ti analizojme, te gjithe bisneset ne turizem jane prone e individeve me biografi te 97.Sot keto individe jane vegla te strukturave politike.Per nje restaurant te thjeshte nje ekeltricist i zones merr nen dore 200 mije lek te vjetra cdo muaj.Po dhe shteti vjedh.Ps.u krijua nje task force private me interesa 50% ndaj te ardhurave qe do te vilte nga borxhlinjte dhe kjo u katandis ne nje korrupsion te gjalle , pasi vetem shteti filloi te paguaje dhe natyrishte persona te caktuar beheshin pjese e miljonave ne baze te 50 %.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Rama: Të kapim hajdutët e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes

    Kush u lodh dhe djersiti per ate energji te krijuar.
    Askush.Energjine e krijoi rrjedha e lumit,varja.
    Rama duhet te beje nje falje totale,per te gjithe 94% e familjeve
    te borxheve te vjetra,faturave te pa paguara dhe ta filloje
    Shkurtin clean dhe me rregull te forte ne administrim energjie,faturizim
    dhe kollektim.Kush nuk paguan ta rrasin ne burg per disa muaj.
    Burg te rende per ato qe fusin duart bejne tampering me transformatoret,
    fusin duart ne sahatet elektrike per te ulur kilowatet si dhe per ato qe vjedhin duke bere lidhje, instalime ilegale ne shtylla
    dhe transformatore per te mos paguar.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Rama: Të kapim hajdutët e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Kryeministri as nuk e merr mundimin qe te kuptoje gjendjen e veshtire ekonomike te familjes shqiptare. Ai kembengul qe shqiptaret ti paguajne detyrimet shtetit, qofshin keto taksa apo fatura energjie.

    Albo
    Si cdo shtet tjeter qe quhet SHTET.
    Nuk eshte llogjike kjo albo,meqenese je ne gjendje te veshtire mos paguaj korrentin.Nese veprohet ne kete menyre atehere shoqeria qe furnizon me energji elektrike mbas dy muajsh i bie te falimentoje.

    Provoje te mos e paguash atje ku ti jeton dhe pastaj u thuaj nuk kam lek.
    MOS I NDY TEMAT no name

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Për: Rama: Të kapim hajdutët e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes

    Citim Postuar më parë nga freeopen Lexo Postimin
    Si cdo shtet tjeter qe quhet SHTET.
    Nuk eshte llogjike kjo albo,meqenese je ne gjendje te veshtire mos paguaj korrentin.Nese veprohet ne kete menyre atehere shoqeria qe furnizon me energji elektrike mbas dy muajsh i bie te falimentoje.

    Provoje te mos e paguash atje ku ti jeton dhe pastaj u thuaj nuk kam lek.
    C'do ligj merr fuqi vepruese kur nuk ka varferi ekstreme.Pra duhet pare kush dhe sa eshte numri i banoreve me varferi ekstreme, por dhe te banoreve qe mezi mbyllin muajin pa borxhe dhe me pas te nis luften.Shteti duhet te subvensionoje energjine per kete mase njerzish.Eshte fare e thjeshte ta vesh tjetrin perpara ligjit qe ti ke vene pa e pyetur ate (fukarain), por nese ai nuk ka te paguaj, cfare duhet te beje? Shteti eshte ne sherbim te popullit dhe duhet te ndertoje politika qe i sherbejne atij dhe aq me shume vemendja duhet te jete ne shtresat e mjeruara.Prandaj qeveria nuk behet me kalamaj, por duhen njerez te pjekur ku normat humanitare jane ne maksimumin e mundur.
    Fukarait i duhet te vdese pa ndrohje , ndersa mijoneri te vjedhi miljona lek enrgji , qe ja lejon korrupsioni, me baze njohje e nepotike.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 14-01-2014 më 05:12
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Rama: Të kapim hajdutët e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes

    e dini ke ka vene drejtor te kesh-it ne tirane, njerin qe i gjithe fare e fisi nuk pagaun energjine, dhe drejtor te burgut po ashtu, nuk luftohet makuteria me hajduta, nuk luftohet pirateria me pirate, nuk luftohet korrupsioni me te korruptuar, nuk luftohet analfabetizmi me padituri.
    Shqiperia me tha nje profesor i denje ( te pakte ka te tille ne shqiperi) nese nuk shikohet permisim deri ne shtator ka marr tatpjeten qe kurre nuk do ringrihet.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Rama: Të kapim hajdutët e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Kush u lodh dhe djersiti per ate energji te krijuar.
    Askush.Energjine e krijoi rrjedha e lumit,varja.
    Rama duhet te beje nje falje totale,per te gjithe 94% e familjeve
    te borxheve te vjetra,faturave te pa paguara dhe ta filloje
    Shkurtin clean dhe me rregull te forte ne administrim energjie,faturizim
    dhe kollektim.Kush nuk paguan ta rrasin ne burg per disa muaj.
    Burg te rende per ato qe fusin duart bejne tampering me transformatoret,
    fusin duart ne sahatet elektrike per te ulur kilowatet si dhe per ato qe vjedhin duke bere lidhje, instalime ilegale ne shtylla
    dhe transformatore per te mos paguar.
    Pse ne familjet qe paguajme jemi budallenj keshtu? Dmth ti falet atyre qe nuk paguajne meqe qenka "falas" energjia (qe nuk eshte).

    Nuk eshte justifikim te mos paguash nga verferia ekstreme.
    Sejcili duhet te marre pergjegjesine mbi varferine ekstreme te familjes dhe pse kane arritur deri aty. Ti nuk mund te quhesh i varfer ekstrem dhe te shpenzosh energji pa kufi, dhe ne te tjeret "e pasur" te paguajme faturen.

    Sa per ate qe the qe energjia eshte falas. Hidrocentralet jane krijuar me investime dhe me borxhe, fakti qe burimi ujor eshte falas nuk e ben prodhimin e saj falas, per me teper qe shqiperia nuk i ploteson dot gjithmone dhe vazhdimisht kerkesat e brendshme, ka raste kur prodhon teper dhe e eksporton, ka raste kur prodhon me pak dhe e blen energjine per te plotesuar nevojat.

    Si perfundim, cila eshte llogjika, qe "te varferit" jane mbi ligjin? E di cfare, une them qe "te varferit" te mos denohen kur vjedhin, se jane te varfer, madje as kur vrasin ndersa jane duke vjedhur, se nga halli e kane.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Rama: Të kapim hajdutët e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes

    Si te falet energjia elektrike dikujt qe ka bere biznes, ka ndertuar vila 4 kateshe, dikujt qe ka 4 kondiconier per ngrohje, ndersa ne te tjeret perdorim gazin me kursim, shpesh me koleget kemi patur debate qe ne qe i paguajme jemi frikacake dhe jo eficent me veteveten, me e keqja qe kane bere miliarda si puna e ish ministrit te nanos dhe ka investuar ne parajsa fiskale parate e kesh-it
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •