-
Vlorë: Atentat biznesmenit të ndërtimit Arben Veliko, shpëton mrekullisht
Vlorë, atentat biznesmenit të ndërtimit, shpëton mrekullisht
Vlorë-I bëhet atentat për herë të dytë brenda muajit biznesmenit të ndërtimit. 45-vjeçari, Arben Veliko, është qëlluar me armë zjarri rreth orës 23:00 të mbrëmjes në afërsi të bashkisë së Vlorës, në lagjen e quajtur “Topana”.
Mësohet se Veliko po kthehej në shtëpinë e tij me mjetin e tij tip “Tuareg” ngjyrë bezhë, kur atentatorët kanë shtënë plotë 4 herë drejt tij me kallashnikov.
Për fat të mirë plumbat kanë prekur vetëm mjetin e biznesmenit, i cili ka devijuar rrugë në tentativë për ti ikur mjetit që po e qëllonte duke vazhduar rrugën drejt lagjes “Partizani”.
Ndërkohë autorët u larguan në drejtim të paditur.Mësohet se blute e Vlores kane shoqeruar disa persona per ti pyetur ata rreth ngjarjes, por nuk ka arritur akoma të zbardhë identitetin e autorëve.
Emri i Velikos rezulton i përfshirë në një çështje trafiku lëndësh narkotike mes Shqipërisë dhe Italisë. Ai u arrestua në dhjetor të vitit 2008, pasi akuzohej se në bashkëpunim me persona të tjerë kishte trafikuar 11 kg heroinë.
Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Velikon me 8 vjet heqje lirie, si pjesëtar i një grupi të trafikut të drogës, por Gjykata e Lartë e rrëzoi dënimin, duke e shpallur të pafajshëm për këtë akuzë.
Dënimi i vetëm për Velikon ishin 6 muaj heqje lirie, për armëmbajtje pa leje, akuzë për të cilën ndërtuesi u shpreh i penduar.
Prej asaj kohe, Veliko ka vazhduar biznesin në fushën e ndërtimit si dhe ka pasur aksione në disa kompani të rëndësishme në qytetin e Vlorës.
ORA NEWS
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt