Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Biznesi i Miellit: "Nuk prodhojmë më miell për të protestuar vendimin e Qeverisë

    Mielli, pakt me prodhuesit për nivelin e proteinës

    Arrihet marrëveshja mes prodhuesve të miellit në vend dhe Ministrisë së Bujqësisë për nivelin e proteinës.
    Gjatë një takimi të mbajtur dje, palët u dakordësuan për një diferencim të sasisë së proteinës në varësi të prodhimit, por duke ruajtur standardin 12.5% për bukën. Një ditë më parë, fabrikat e miellit pezulluan aktivitetin në shenjë proteste për udhëzimin e nxjerrë nga Ministria e Bujqësisë, në bazë të të cilit parashtrohej reduktimi i sasisë së proteinës në miell, nga 12.5 që është aktualisht në 9%, duke ngritur pikëpyetje mbi ndikimin që kjo do të kishte te konsumatori. Sot ndërkohë zhbllokohet situata dhe frika se mos furrat e bukës zbrazeshin prej kësaj “greve” merr fund.

    Panariti
    Pas takimit të mbajtur me përfaqësues të Unionit, ministri Edmond Panariti tha se futja e miellit me përqindje të ulët të proteinës, në nivelin 9%, do të lejohet, por ajo që do të shmanget, është përdorimi i këtij mielli për bukë. “Nuk kemi asnjë lloj të drejte të krijojmë situata monopol dhe të ndalojmë miellin që përdoret jo për destinacione buke, por për baza picash dhe për prodhime të tjera brumi që kërkojnë nivel të ulët proteine, ndryshe nuk përgatiten. Buka që është edhe produkti me konsum më të madh te shqiptarët duhet të ketë parametra, pra nivel të lartë proteine mbi 12%, por kjo tashmë do të jetë pjesë e një pakete integrale. Pra, ne do të lejojmë që mielli me përqindje të ulët proteine prej 9% të qarkullojë, por të mos përdoret për prodhim buke”, tha Panariti. Prej ditësh ka nisur një debat lidhur me importimin e miellit nga Kosova, në të cilin norma e proteinës është më e ulët se 12%. Ministri sqaroi se kjo nuk lidhet vetëm me Kosovën, pasi vendi ynë importon miell edhe nga vende të tjera të BE.
    Unioni
    I kontaktuar nga gazeta “Panorama”, presidenti i Unionit të prodhuesve të miellit në vendin tonë, Adi Haxhiymeri, konfirmoi arritjen e një marrëveshjeje, e cila do të konkretizohet brenda një jave. “Industria e miellit ra dakord me Ministrinë e Bujqësisë për diferencim të normës së proteinës, por për bukën të mbetet në nivelin që është, pra 12.5%. Ministrisë i është lënë një javë afat për të parë se si do të ekzekutohen pikat, për të cilat ne ramë dakord në takim”, tha Haxhiymeri.

    ADA HAZIZOLLI

    Panorama

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Biznesi i Miellit: "Nuk prodhojmë më miell për të protestuar vendimin e Qeverisë

    Debati për miellin, Meta: Histori interesash të grupeve të ndryshme lobiste

    Historitë e përplasjve tregtare mes Shqipërise dhe Kosovës, Kreu i Parlamentit Ilir Meta, i sheh vetem si histori interesash te grupeve të ndryshme lobiste. Me këtë sy ai e sheh dhe debatin e fundit mbi importin e miellit.
    “Kemi pasur historinë e çimentos, tani ka dalë historia e miellit. Janë histori interesash, grupesh lobiste në Kosovë apo në Shqipëri. Këto çështje mund të zgjidhen vetëm përmes politikave transparente, përmes diskutimeve, përmes vendosjes së standardeve të cilat duhet të respektohen dhe të zbatohen nga të gjitha vendet. Dhe natyrisht standardet, përderisa të gjitha vendet janë në një rrugë të qartë të integrimit evropian dhe synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, janë vetëm ato”, tha Meta.
    Duke folur në konferencën Rajonale “Integrimi rajonal i Ballkanit perëndimor, një shtytëse për rritje ekonomike dhe stabilitetin”, kryeparlamentari Meta, tha se eshtë momenti që rajoni të prodhojë më shumë bashkëpunim në mënyrë që të fitojmë atë kohë të humbur për shumë vite.
    Duke mbetur specifikisht tek marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë, ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tone, Romana Vlahutin, e sheh vizitën e kryeminsitrit Edi Rama, në Beogarda si mjaft të rëndësishme jo vetëm për dy vendet por dhe për rajonin.

    ORA NEWS

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,750

    Për: Biznesi i Miellit: "Nuk prodhojmë më miell për të protestuar vendimin e Qeverisë

    Ne anetaret e partise per Levizjen Socialiste per Integrim mbeshtesim kerkesen e Kryetarit te Partise e te Parlamentit per trasparence te plote dhe vendosjen e standarteve per nje rruge te qarte drejte Bashkimit Europian.

    Jane histori interesash ku LSI-ja nuk mer pjese.Ne denoncojme te gjitha nderhyrjet dhe interesat e grupeve lobiste, qe nuk percaktojne perqindjet, e standarteve per nje rruge te qarte drejte integrimit ne Bashimin Europian.

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Biznesi i Miellit: "Nuk prodhojmë më miell për të protestuar vendimin e Qeverisë

    Ne buxhetin e 2015 qe sapo qeveria e Rilindjes miratoi ne Kuvend me votat e saj, hiqet tarifa doganore per miellin e importit. Duke u bere nje nder te madh klienteve prane qeverise qe duan te fusin miell importi ne Shqiperi, dhe duke demtuar ndjeshem si fermeret e grurit ne Shqiperi, edhe gjithe industrine e perpunimit te atij gruri ne miell.

    Vitin qe vjen o shqiptare, do hani buke me miell te prodhuar ne Serbi e te importuar nga Kosova ne Shqiperi nga disa "biznesmene" miq te kryeministrit!

    Pse, cfare kujtuat ju, se do dorezohet Edi Rama para ultimatumeve te biznesmeneve te miellit shqiptar?!

    http://www.forumishqiptar.com/thread...n-USD-më-shumë

    Albo

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •