Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Biznesi i Miellit: "Nuk prodhojmë më miell për të protestuar vendimin e Qeverisë"

    “Mielli Shqiptar”: Nuk do të prodhojmë më, ministria po rrezikon njerëzit me miell pa cilësi



    Tiranë – Unioni i Prodhuesve të Miellit të Shqipërisë do të mbyllë aktivitetin e tij duke filluar nga dita e nesërme, 22 tetor 2014, pasi nuk do të konkurojë në treg me miellra pa kurrfarë standarti dhe me me nivele proteinash të ulëta.
    Në një deklaratë për shtyp, ky Union shprehet se “industria e përpunimit të miellit në Shqipëri përfaqëson një investim më shumë se 150 milionë euro me më shumë se 150 impiante në të gjithë vendin, bazuar në teknologjinë e standardeve më të larta Europiane dhe ka të punësuar më shumë se 3 mijë persona.
    Investimet e kryera dhe konkurrenca e brendshme bëri të mundur që konsumatorit shqiptar ti afrohet një produkt me vlera ushqyese dhe shëndetësore me standard të lartë.
    Udhëzimi i ditës së djeshme i nxjerrë nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, për uljen e përqindjes së proteinës nga 12.5 për qind në 9 për qind, jo vetëm shkatërron dhe mbyll industrinë vendase, por njëkohësisht përbën një rrezik potencial për shëndetin e njerëzve, kjo pasi favorizon futjen e produktit miell me karakteristika jashtë çdo lloj norme, vlere ushqyese dhe shëndetësore për konsumatorin shqiptar.
    Standardi lidhur me proteinën ku është bazuar udhëzimi i dalë nga Ministria i përket Italisë ku konkretisht: 9 për qind (tip 00) përdoret vetëm për ëmbëlsirën. Për bukë masive niveli i proteinës është mbi 12 për qind (tip 1-2).
    Sa me siper, thueht në deklaratët e prodhuesve të miellit, – ne ndihemi të shqetësuar dhe të befasuar nga vendimi dhe njëkohësisht nga mungesa e komunikimit dhe dialogimit. Si rezultat i këtij vendimi i cili del në mbrojtje të konkurrencës së pandershme dhe produkteve me cilësi të ulët, industria e prodhimit të mielli shqiptar deklaron mbylljen e aktivitetit të saj, duke filluar që nesër datë 22.10.2014.”

    Oranews

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Biznesi i Miellit: "Nuk prodhojmë më miell për të protestuar vendimin e Qeverisë

    I erdhi rradha edhe miellit e bukes qe te Rilindi!

    Po pse, me buken e rrenuar te Berishes do ta mbushin barkun njerezit? Na duhet "buka e Rilindjes Socialiste!" Dhe tak fak, Qeveria e Rilindjes merr nje vendim dhe e ndryshon edhe perqindjen e vlerave ushquese te miellit te bukes. Se Qeveria e Rilindjes i njeh me mire keto gjera, se sa ato bizneset qe kane vite qe prodhojne buke ne ate vend.

    E shikoni o shqiptare sa ju do Qeveria e Rilindjes? Nuk do qe te shendosheni prandaj ua ul edhe vlerat ushquese te bukes.

    Si the ti xhaxho?

    I bejne keto gjera se duan te fusin miell kontrabande e te fitojne per vete?

    Po pse ore, cfare e dini ju Qeverine e Rilindjes, si qeverine e Berishes?!

    Po ti tjetri si the, duan qe ne te mos ngopemi me buke e te blejme e konsumojme me shume buke?

    Buka mire ju ben per shendetin, dhe sa me shume konsumoni, aq me mire edhe per ekonomine shqiptare.

    Po ti ore, pse qan? Ishe i punesuar ne keto fabrikat e miellit e tani ngele pa pune?

    Shko ore tek zyrat e punes se Qeverise se Rilindjes se te gjen Qeveria nje pune.

    Lart e me lart Qeveria e Rilindjes! Pas bukes besoj se rradhen e ka uji i cezmave!

    Albo

  3. #3
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Biznesi i Miellit: "Nuk prodhojmë më miell për të protestuar vendimin e Qeverisë

    Deklerata e mesiperme me ngjan me ate te disa ish anetareve te forumit qe kur donin te largoheshin hapnin nje teme qe tiu behej temena

    Nese nuk jane te zotet te konkurojne atehere le te deklarojne falimentimin. Humbesit jane po keta. Konkurenca perkundrazi do lumturohet me daljen e ketyre nga tregu. Prodhuesit shqiptar jane vertete te pashpirte. Pak a shume keta po thone se duan te rrisin cmimet dhe se konkurenca ofron cmime me te lira se ata. Ne fakt e verteta eshte se cmimi i miellit ne shqiperi nuk ndryshon shume nga vendet e tjera te BE e keta kerkojne qe ti rrisin edhe me .
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Biznesi i Miellit: "Nuk prodhojmë më miell për të protestuar vendimin e Qeverisë

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Deklerata e mesiperme me ngjan me ate te disa ish anetareve te forumit qe kur donin te largoheshin hapnin nje teme qe tiu behej temena

    Nese nuk jane te zotet te konkurojne atehere le te deklarojne falimentimin. Humbesit jane po keta. Konkurenca perkundrazi do lumturohet me daljen e ketyre nga tregu. Prodhuesit shqiptar jane vertete te pashpirte. Pak a shume keta po thone se duan te rrisin cmimet dhe se konkurenca ofron cmime me te lira se ata. Ne fakt e verteta eshte se cmimi i miellit ne shqiperi nuk ndryshon shume nga vendet e tjera te BE e keta kerkojne qe ti rrisin edhe me .
    Falimentimi i kesaj industrie ne vend do te thote:

    1. 150 milion euro me pak ne ekonomine shqiptare.
    2. 3000 vende me pak pune ne ekonomine shqiptare.
    3. Disa qindra mijera fermere te tjere te falimentuar ku nuk do te kene me mundesi te shesin grurin e tyre.
    4. Do te thote qe gjithe mielli qe hyn ne vend do te importohet nga jashte.
    5. Do te thote qe paraja qe shqiptaret harxhojne per blerjen e bukes, pjesa derrmuese do te shkoje ne xhepin e bizneseve te huaja si import.
    6. Nese neser plas nje lufte dhe tregtia me jashte nuk funksionon, shqiptaret nuk do te kene mundesi te prodhojne miellin ne tregun e tyre.

    Dhe nuk eshte vetem nje ceshtje "konkurrence". Unioni nuk po thote qe nuk konkurrojne dot me miellin e importit, ata po thone qe vendimi eshte i demshem per konsumatorin e atij mielli e asaj buke. Qe do te thote, ulja e vleres ushqyese te bukes do te thote qe produkti qe shqiptaret do te blejne neper dyqane nuk do te pelqehet nga konsumatori.

    Problemi tjeter i madh eshte nderhyrja e qeverise ne punet e biznesit: nuk eshte detyra e shtetit apo BE te diktoje se sa % proteine duhet te kete buka. Ajo duhet te lihet ne doren e biznesit dhe konsumatorit.

    Dhe nese kujton se cmimi i bukes do te bier, gabohesh rende. Cmimi i bukes do te rritet, pasi nese dje ishe ne meshiren e nje industrie te tere te rregulluar mire, neser do te jesh ne meshiren e nje tregtari qe importon miellin nga jashte. Mjafton nje firme e vetme te vendosi monopolin mbi importin e miellit, dhe ata do te kene kontroll mbi cmimin dhe cilesine e bukes qe ti ha.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 21-10-2014 më 14:28

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Biznesi i Miellit: "Nuk prodhojmë më miell për të protestuar vendimin e Qeverisë

    Qeveria tërhiqet dhe ul cilësinë/ Prapaskenat e “luftës” për tregun e miellit

    Unioni i Prodhuesve të Miellit shpalli falimentin, pas një vendimi të Ministrisë së Bujqësisë për uljen e standardit të proteinave nga 12 në 9%, vendim ky që e bën të pakonkurrueshëm prodhimin vendas nga ai i importit. Ja debati që provokoi uljen e standardit dhe reagimi i Panaritit

    miellIndustria e prodhimit dhe përpunimit të miellit e shpalli falimentin dje, pasi Ministria e Bujqësisë me një vendim të beftë ka ulur standardet e proteinave nga 12 në 9 për qind. Me këtë vendim rrezikohen 150 milionë euro investime dhe mbi 3 mijë persona të punësuar, sipas njoftimit që bëri dje Unioni i Prodhuesve të Miellit. Ulja e standardit, sipas presidentit të Unionit, Adi Haxhiymeri, do të nxisë importin e miellit jocilësor, duke krijuar kështu një konkurrencë të pandershme me standardet e miellit që tashmë kishte siguruar industria vendase.

    Standardi

    Standardi për nivelin e përqindjes së proteinës për produktin miell vendoset në mënyrë të pavarur nga çdo shtet, duke iu referuar nevojave për proteina dhe mënyrës sesi e merr atë konsumatori. Ndërkohë që në vendin tonë proteina merret kryesisht nëpërmjet bukës masive, shprehet në një qëndrim zyrtar Unioni i Prodhuesve të Miellit. Sipas tyre, vendimi i Ministrisë së Bujqësisë për të ulur normën e proteinës ka qenë i beftë dhe tërësisht i pakonsultuar paraprakisht me komunitetin e biznesit”. Si rezultat i këtij vendimi, i cili del në mbrojtje të konkurrencës së pandershme dhe produkteve me cilësi të ulët, industria e prodhimit të miellit shqiptar deklaron mbylljen e aktivitetit të saj, duke filluar që nesër, datë 22.10.2014”, thuhet në qëndrimin e Unionit të shpërndarë dje për mediat. Industria e përpunimit të miellit në Shqipëri përfaqëson një investim më shumë se 150 milionë euro me më tepër se 150 impiante në të gjithë vendin, bazuar në teknologjinë e standardeve më të larta europiane dhe ka të punësuar më shumë se 3 mijë persona. Investimet e kryera dhe konkurrenca e brendshme bënë të mundur që konsumatorit shqiptar t’i afrohet një produkt me vlera ushqyese dhe shëndetësore me standard të lartë. Udhëzimi i ditës së djeshme, i nxjerrë nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, për uljen e përqindjes së proteinës nga 12.5 për qind në 9 për qind, jo vetëm shkatërron dhe mbyll industrinë vendase, por njëkohësisht përbën një rrezik potencial për shëndetin e njerëzve, kjo pasi favorizon futjen e produktit miell me karakteristika jashtë çdolloj norme, vlere ushqyese dhe shëndetësore për konsumatorin shqiptar”, thuhet në qëndrimin e Unionit

    Debati që provokoi uljen e standardit

    Vendimi i ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti duket se është me sfond patriotik pas një debati që ka shpërthyer ditët e fundit, pasi analisti Baton Haxhiu në një letër publike ka reaguar ndaj deklaratës së Edmond Panaritit, ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, pjesë e kabinetit të kryeministrit Edi Rama në Shqipëri.

    Deklarata e Panaritit ishte se “Shqipëria nuk do të lejojë që qytetarët të ushqehen me miell që ka cilësi për kafshë, dhe ai miell me kësi standarde të dyshuara vjen nga Kosova, përkufizon kultin e përçmimit që kanë disa “elitarë” karshi Kosovës!!!”, e që kjo për Haxhiun ishte e papranueshme. Ndaj kësaj letre deputeti Braçe ka reaguar në një koment në Facebook, ku akuzon gazetarin Haxhiu se po mbron interesat e një oligarku dhe se duhet ta hajë vetë atë miell që është ndaluar për të hyrë në Shqipëri. Braçe tha se në Shqipëri konsumohet miell që nuk e gjen as në Europë. Ai theksoi se niveli minimal i proteinave është 12.5 për qind dhe nuk ka pse dikush të hajë atë miell që është më i varfër. “Ky tipi ta hajë vetë atë miell apo bukën me atë miell. Ne hamë miell që s’e ha kush në Europë. Niveli minimal i proteinave është 12.5%. Po ju pyes juve, pse duhet të hani një miell më të varfër se kaq? Apo pse duhet të hani bukë prej këtij mielli të varfër? Kush është arsyeja? Patriotizmi? Çlidhje ka?”, – ka shkruar Braçe në Facebook. Por duket se reagimi i ministrit Panariti prej letrës së gazetarit Haxhiu ka qenë krejt tjetër, pasi ai pa asnjë konsultë e ka marrë tashmë vendimin për të ulur standardin e bukës të vënë me mjaft mund tashmë.

    Panariti: Nuk do lejojmë importin e miellit jashtë standardit

    Ministria e Bujqësisë reagoi dje pas qëndrimit të Unionit të Prodhueseve të Miellit, duke sqaruar faktin se norma e poshtme e proteinës 9 për qind është sipas standardeve të BE. Gjithashtu, ministria ka sqaruar se për kategori të ndryshme të miellit ka standarde të ndryshme të proteinave, por kjo do të rregullohet me akt normativ. Ky standard i ri për miellin, sipas Ministrisë së Bujqësisë, nuk do të cenojë shëndetin e njerëzve dhe nga ana tjetër, nuk do të bëhet shkak për të lejuar importin e miellit jashtë standardeve.

    Haxhiymeri: Nuk jemi kundër importit, por të respektohen standardet

    Industria e Prodhimit të Miellit vendas ka kaluar në një rrugë mjaft të gjatë për të arritur standardin e proteinës me 12 për qind, nivel ky i pranuar tashmë si standard për konsumin vendas edhe nga një vendim i korrikut të Ministrisë së Bujqësisë”, – tha dje presidenti i Unionit të Prodhuesve të Miellit, Adi Haxhiymeri. “Për të arritur këtë standard janë kryer miliona euro investime dhe ulja e tij do të thotë faliment i qartë për industrinë vendase”, – shtoi ai. Presidenti i Unionit bëri me dije se nuk ishte kundër asnjëlloj importi nga vendet e tjera, por kërkoi që të respektohen rregullat dhe konkurrenca e ndershme. Ai tha se vendimi i Ministrisë së Bujqësisë për uljen e nivelit të proteinave nuk ka qenë korrekt nga ana procedurale. Pasi për të arritur në këtë vendim duhen të paktën 2-3 muaj konsulta dhe duhet të njoftohen rreth 181 shtete, procedurë e cila nuk është ndjekur në këtë rast.

    MAPO

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Biznesi i Miellit: "Nuk prodhojmë më miell për të protestuar vendimin e Qeverisë

    Mielli, Panariti: Jo luftë tregtare me Kosovën, s'ka më monopole

    Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti edhe njëherë ka theksuar se nuk ka luftë tregtare me Kosovën. Pas një takimi me prodhuesit e miellit, Panariti në një konferencë për mediat tha se qeveria nuk do të lejojë krijimin e monopoleve në këtë fushë.

    Ai sqaroi se vendimi që është marrë nga ministria që ai drejton, synon rritje të standardit për cilësinë e miellit. Sa i përket akuzave të prodhuesve të miellit në Shqipëri, se vendimi i Ministrsë së Bujqësisë për uljen e përqindjes së proteinës në këtë produkt nga 12.5 në 9 përqind dëmton konkurrencën, Panariti tha se do ketë një paketë të re stadartesh për kategoritë e prodhimeve të brumit.

    "Do të përcaktohet mielli që do të përdoret për produktet përkatës e po ashtu përcaktuam edhe cilësinë e miellit për kategori të ndryshme. Ndërkohë ju kujtoj se kemi një rritje standardi për cilësinë e miellit", u shpreh Panariti. Kreu i Bujqësisë theksoi se për të verifikuar cilësinë e miellit, janë vënë në dispozicion 6 laboratorë.

    Ministri tha se kufiri i poshtëm prej 9 përqind i proteinës në miell është në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe se për prodhime të ndryshme, përqindja e proteinës është e diferencuar çka do të rregullohet me akte normative.

    Shqiptarja

  7. #7
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Biznesi i Miellit: "Nuk prodhojmë më miell për të protestuar vendimin e Qeverisë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Falimentimi i kesaj industrie ne vend do te thote:

    1. 150 milion euro me pak ne ekonomine shqiptare.
    2. 3000 vende me pak pune ne ekonomine shqiptare.
    3. Disa qindra mijera fermere te tjere te falimentuar ku nuk do te kene me mundesi te shesin grurin e tyre.
    4. Do te thote qe gjithe mielli qe hyn ne vend do te importohet nga jashte.
    5. Do te thote qe paraja qe shqiptaret harxhojne per blerjen e bukes, pjesa derrmuese do te shkoje ne xhepin e bizneseve te huaja si import.
    6. Nese neser plas nje lufte dhe tregtia me jashte nuk funksionon, shqiptaret nuk do te kene mundesi te prodhojne miellin ne tregun e tyre.

    Dhe nuk eshte vetem nje ceshtje "konkurrence". Unioni nuk po thote qe nuk konkurrojne dot me miellin e importit, ata po thone qe vendimi eshte i demshem per konsumatorin e atij mielli e asaj buke. Qe do te thote, ulja e vleres ushqyese te bukes do te thote qe produkti qe shqiptaret do te blejne neper dyqane nuk do te pelqehet nga konsumatori.

    Problemi tjeter i madh eshte nderhyrja e qeverise ne punet e biznesit: nuk eshte detyra e shtetit apo BE te diktoje se sa % proteine duhet te kete buka. Ajo duhet te lihet ne doren e biznesit dhe konsumatorit.

    Dhe nese kujton se cmimi i bukes do te bier, gabohesh rende. Cmimi i bukes do te rritet, pasi nese dje ishe ne meshiren e nje industrie te tere te rregulluar mire, neser do te jesh ne meshiren e nje tregtari qe importon miellin nga jashte. Mjafton nje firme e vetme te vendosi monopolin mbi importin e miellit, dhe ata do te kene kontroll mbi cmimin dhe cilesine e bukes qe ti ha.

    Albo
    Problemi i madh i fermereve shqiptare eshte se ata kane akoma mentalitetin komunist ne ngritjen e bizneseve te tyre. Komunizmi e mbronte idene e mbjelljes se grurit me argumentin se imperialistet ne rast lufte na bejne sabotazh. Nuk ecet me me kete mentalitet Albo. Me thuaj ti mua si mundet qe nje shtet si Shqiperia te rivalizoje ne prodhimin e grurit shtete te fuqishme sikur Rusia , Franca , Kanadane apo USA? Sa per proteinat nuk eshte per tu merakosur , shqiptaret do ushqehen me te njejtin miell qe ushqehet e gjithe bota.

    Nuk e di nese e kupton c'ka duan keta fermere apo jo? Keta po i thone shtetit qe ti bejne atyre favorizime. Dmth te rrise taksen e importit te miellit me qellim qe te ule konkurencen me produktin vendas. A eshte e drejte kjo per konsumatorin shqiptar?

    Eshte njesoj sikur te ankohet biznesi i naftes se shteti shqiptar nuk po inkurajon naften vendase. A siguron prodhimi vendas nafte per te mbuluar te gjithe kerkesen e tregut shqiptar? E njejta gje edhe me miellin. Prodhuesit vendas mund te mbulojne kerkesat e vetem 10% te tregut shqiptar. A ja vlen qe qeveria te mbaje barre importin vetem per te kenaqur tekat e nje biznesi te tille qe nuk ka te ardhme?
    Ndryshuar për herë të fundit nga angmokio : 22-10-2014 më 08:26
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Biznesi i Miellit: "Nuk prodhojmë më miell për të protestuar vendimin e Qeverisë

    angmokio, mos i ngaterro gjerat.

    Shqiperia nuk mund te prodhoje grurin per te mbuluar nevojat e veta, por jo perpunimin e atij gruri per ta bere miell. Dhe keta prodhues te miellit ne vend e blejne grurin ne tregun e vendit dhe ne tregun boteror si import. E importojne dhe e perpunojne ne impiantet e tyre. Pra nuk eshte se kane ndonje "monopol" mbi grurin qe eshte lenda e pare e miellit qe ata prodhojne. Keto biznese po kerkojne mbrojtjen e qeverise se tyre per 150 milion euro investime qe kane bere per ato impiantet e perpunimit te grurit ne miell. Dhe nuk po thone qe i kane friken konkurrences, po thone qe te gjitha investimet e tyre ne keto impiante jane bere per te prodhuar miell me perberje 12% proteine. Dhe kjo ka qene nje vendim qe e ka marre vete industria, duke u bazuar ne konsumin e madh te bukes ne dieten shqiptare dhe tek fakti qe per shume shqiptare, buka eshte burimi kryesor i proteines qe marrin. Kjo per shume arsye, por ajo me kryesorja fakti qe shqiptaret nuk konsumojne sa duhet perime apo mish e peshk pasi nuk perballojne dot cmimet e larta me te ardhurat qe kane. Ta them kete pasi me lart the qe e kane bere kete rregull per te "patur monopolin e miellit ne treg". Nuk kemi te bejme me nje monopol pasi Shqiperia ka disa firma private qe kane impiante qe prodhojne miell, te cilat bien dakord per perberesit e miellit, por konkurrojne me njeri-tjetrin ne cmim e cilesi.

    Dieta shqiptare nuk eshte e njejte me dieten italiane ashtu si mireqenia e jetes se italianeve nuk eshte e njejte me mireqenien e jetes shqiptare. Shume familje shqiptare ngopin barkun e tyre vetem me buke, pasi nuk u ngelen para per mish e peshk, fruta e perime. Keto jane produkte lluksi per nje pensionist qe me gjithe pensionin qe merr ne nje muaj mund te bleje vetem 6 kile mish. Apo per ato familjet me shume femije ku vetem njeri nga prinderit punon. Apo ata fermeret ne zonat malore ku skamja arrin kulmin e saj. Dhe ky eshte budallalleku me i madh ne kete mes, qe Qeveria del e thote: "e ulem nivelin e proteines se keshtu e ka edhe BE". Shqiperia nuk eshte BE e nuk do te jete ndonjehere BE kur vjen fjala tek dieta e ushqimi.

    Nuk ka asgje te keqe qe shteti shqiptar te subvencionoje apo mbroje me tarifa nje industri specifike sic eshte ajo e prodhimit te miellit, e bukes. Kjo ne fakt, klasifikohet ne rendin e sigurise kombetare. Eshte jo vetem ne interesin e qytetarit qe te haje buke te bere me miell cilesor, por eshte edhe ne interesin e gjithe shoqerise qe Shqiperia te kete nje industri te tille qe mund te prodhoje miell. Nese neser shperthen nje lufte, nese neser tregtia me jashte bllokohet per nje muaj apo nje vit, shqiptaret do te vdesin per buken e gojes. Arsyeja tjeter perse kjo industri eshte me interes kombetar eshte se ka lidhje direkt me shendetin e gjithe qytetareve te atij vendi. Duke patur nje industri te perpunimit te miellit ne vend, shteti shqiptar mjafton te inspektoje prodhimin ne impiantet e ketyre kompanive ne vend. Kur keto impiante te mos jene me, dhe kur te filloje importi me shumice i miellit nga jashte, inspektimi i miellit qe hyn ne treg do te jete me i veshtire, dhe kontrabandistet dhe biznesmenet e paskrupujt do te fusin miell te cilesise se ulet me cmim te ulet ne menyre qe te nxjerin nje fitim me te madh. Dhe kjo do te demtoje shendetin e qytetareve. Si qytetar i atij vendi, mendon ti se inspektoret e ministrise se bujqesise do te inspektojne e testojne cdo thes mielli qe hyn ne vend prodhuar nga cdo cep i botes?!

    Dhe ajo qe eshte kriminale ne kete vendim te qeverise, qe demton shtresat me te varfera te asaj shoqerie, eshte se ulja e perqindjes se proteines do te beje qe shqiptaret te konsumojne me shume buke e te mos ngopin dot me barkun me buke. Eshte afer mendjes, sa me e ulet vlera ushqyese e bukes, aq me shume do te konsumosh. Dhe sa me shume konsumon, aq me shume do te rritet kostoja e bukes per familjet e varfera. Dhe ato qe nuk kane para te blejne me shume buke, do bien te flene te urritur.

    BE dhe SHBA subvencionon dhe ruan gjithe fermeret e vete qe prodhojne grure e plot produkte te tjera.

    Albo

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285

    Për: Biznesi i Miellit: "Nuk prodhojmë më miell për të protestuar vendimin e Qeverisë

    Angmokio sa per debat, ne cdo vend te botes favorizohet ekonomia vendase, ne nje menyre apo ne nje tjeter.
    Rama nuk duhet te beje gabimin e pafalshem qe beri Berisha me Pashkon ne 92 qe e cuan prodhimin 0 dhe merrnin vetem mallra importi sepse ne saj te asaj politike jemi akoma ne kete nivel dhe aq mbrapa vendeve te tjera te ish Jugosllavise. (Gjithsesi, nuk po them qe eshte situate e njejte pasi eshte shume larg per nje analogji te tille, por po e sjell si shembull per nevojen e favorizimit te ekonomise vendase)
    Ekonomia vendase ne cdo fushe duhet te favorizohet sepse eshte para qe ngelet ne vend dhe puneson vendas, gjithashtu rriten edhe treguesit e ekonomise.
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Biznesi i Miellit: "Nuk prodhojmë më miell për të protestuar vendimin e Qeverisë

    Bujar Kapexhiu dhe "Standardi Europian"

    Emri:  Standard-Europian-886x1024.jpg

Shikime: 1919

Madhësia:  57.9 KB

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •