Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Të rriten gjobat për shkeljet rrugore"

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Kush kalon semaforin me te kuqe duhet ti hiqet patenta menjehere.

    E kam bere dhe une njehere ate budallallek para nja 7 vitesh kur isha vone per te marre dashnoren ne aeroport dhe desh e kam shtypur nje vajze qe po kalonte me vrap.

    Prej atehere as me shkon ne mendje. Madje dridhem kur e kujtoj ate moment, sepse prej budallallekut mund ti kisha marre jeten dikujt edhe njekohesisht do ti kisha hapur probleme pa fund vetes, duke perfshire burgun, e do me ngelej peng gjithe jeten!
    Jo shoku Xinxo, e ke gabim!

    Qeveria e Rilindjes duhet ti fusi ne BURG te gjithe ata qe kalojne semaforin me te kuqe, as gjobe sa dy muaj rroge, e as heqje patente nuk e ben punen. Une them ti fusim te gjithe shqiptaret ne burg, si ata qe ndertojne pa leje, edhe ata qe shkelin rregullat e qarkullimit, edhe ata qe vjedhin energji, edhe ata qe shkojne ne shkolla private.

    Albo

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Të rriten gjobat për shkeljet rrugore"

    PD kundër gjobave për makinat: Janë sa për 100 ditë pune

    Deputetët mblidhen në selinë e PD-së

    Deputetët e Partisë Demokratike i kanë cilësuar ndryshimet në Kodin Rrugor si masa ndëshkuese ndaj shqiptarëve, si dhe shenjë e paaftësisë së qeverisë për të menaxhuar situatën.
    Madje, në analizën e bërë nga tre komisionet e posa-çme të selisë blu, nënvizohet se drafti i paraqitur në Parlament nuk plotëson as kërkesat e Bashkimit Europian. Deputetët janë shprehur se dhjetëfishimi i gjobave, si dhe lënia e hapësirave për të vendosur nga policët e Qarkullimit Rrugor lënë më shumë mundësi korruptimi. Ndërsa është theksuar se në vendet e BE-së një gjobë mund të shkojë deri në 2 ditë pune. Por se më propozimin e bërë nga qeveria, sipas deputetëve të PD-së, po kërkohet që shqiptarëve t’u hiqen deri në 100 ditë pune duke i lënë pa ushqim.

    Takimi
    Pavarësisht se prej katër muajsh PD ka bojkotuar punimet e Parlamentit, projektligjet diskutohen në komisionet paralele të ngritura pranë PD-së. Dje deputetët e Komisionit të Ligjeve, Sigurisë dhe ata të Veprimtarive Prodhuese kanë marrë në shqyrtim ndryshimet në Kodin Rrugor. “Kemi një rritje drastike të këtyre penaliteteve që shpeshherë shkojnë në 10-fishin e gjobave ekzistuese, megjithëse propozuesit e këtij projektligji dështojnë për të paraqitur arsyet dhe motivet që kanë shtyrë ata në këtë rritje drastike penalitetesh”, tha dje Oerd Bylykbashi. Ndërsa shprehet se paaftësia e zbatuesve të ligjit po përpiqet të justifikohet thjesht nëpërmjet rritjes së represionit mbi përdoruesit. Sipas tij, kjo skemë e propozuar veçse rrit hapësirat e korrupsionit dhe “nuk ndalon aspak në përmirësimin e kësaj situate dramatike që kemi për sa i përket sigurisë”. Ndërkaq, për ish-zëvendësministrin e Financave Shrefedin Shehu, ky Kod tregon se ka një skenar që “ilustron më së miri instalimin e shtetit policor në vendin tonë”.

    Gjobat
    Deputetët e PD-së janë shprehur se mungon një studim se sa proporcionale është gjoba me shkeljen në trafik. Për Florion Mimën, “shtetet serioze, para se të arrijnë të vendosin një gjobë bëjnë studime të thelluara për të gjetur mesin e artë, proporcionalen”. Flamur Noka nënvizoi në takim se nuk është normale që gjobat kërkohen të vendosen dhe më të larta nga sa i kanë vendet e BE-së kur rrogat janë shumë herë më të ulëta. “Të vesh gjoba 200 euro në një vend ku pagesa minimale nuk është 200 euro, do të thotë që ky ligj vetëm përputhshmëri dhe standarde të BE-së nuk ka, pasi në asnjë vend të BE-së nuk ka masa ndëshkimore minimale të barabarta me rrogën apo me minimumin jetik të qytetarëve”, tha Noka.

    Taksat
    Në diskutimet e tri komisioneve u vu re se Kodi po ndryshon për të pestën apo gjashtën herë. “Bizneset në sajë të taksave dhe gjobave po tresin edhe dhjamin e fundit që u ka mbetur. Dhe do vijë një ditë që nuk do kenë më se çfarë të paguajnë. Pyetja që shtroj është se kur buxheti mbushet me rritje taksash, dhe kur kjo ekonomi nuk gjeneron, ku do e çojë vendin?”, tha Ardian Turku. Problem për deputetët e PD-së nuk ka është vetëm ndryshimi i Kodit Rrugor, po dhe fryma e rritjes së taksave. “Nga përmasat e gjobave, edhe si filozofi qeverisëse, përkthehet: sa më e madhe barra ndaj qytetarëve, aq më urtë rrinë qytetarët”, tha Shrefedin Shehu. Sipas tij, tashmë çdo gjë qeveria po kërkon ta zgjidhë me rritje të taksave, por që shoqërohet dhe me paaftësinë për t’i vjelë ato.

    Mima: Gjobat, sa një e treta e të ardhurave vjetore
    Ish-zëvendësministri i Financave, Florion Mima, ka bërë një analizë të gjobave kundrejt të ardhurave që kanë shqiptarët. Sipas tij, vetëm një gjobë e propozuar shkon sa një e treta e të ardhurave vjetore të një shqiptari. “Kudo në Europë një shkelje e tillë shkon 1 ditë, maksimumi 2 ditë pune. Pra paga e dy ditëve punë shkon për të kompensuar shkeljen që ke bërë në trafik. Me kufijtë e rinj që tenton të prezantojë Ministria e Brendshme, masa e gjobës shkon në një të tretën e GDP-së vjetore për frymë”, nënvizoi Mima në analizën e tij. “Pra i bie që një shqiptar që bën një shkelje kur futet me të kuqe, shkel shpejtësinë, s’ka rripin etj. duhet të rrijë 100 ditë në vit pa ngrënë dhe të hajë vetëm 260 ditët e tjera”, nënvizoi Mima duke e cilësuar totalisht tw papranueshme. Ndërsa ka shtuar se ky sistem do të nxisë korrupsionin e strukturave në vend. Në këtë rast Mima ka përdorur edhe shprehjen e Kryeministrit Rama, i cili në opozitë tha se “është sistemi që i prish njerëzit, nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin”. Për Mimën, faktet tregojnë se sa herë rriten gjobat, rritet edhe tentativat e ligjzbatuesve për t’u korruptuar.

    Noka: Po favorizohet korrupsioni
    Flamur Noka, si kryetar i Komisionit të Sigurisë në PD, ka shprehur shqetësimin dhe për gjobat që po vihen mbi kutitë e ndihmës së shpejtë, si dhe të fikësve të zjarrit. Sipas tij, i gjithë aksioni bëhet vetëm për të rritur fitimet e një kompanie që është pranë qeverisë. “Skuadrat ndëshkimore të policisë që ka shpërndarë kjo qeveri në terren kanë filluar të kërkojnë edhe jelekët, si duket një kompani afër qeverisë ka biznesin e jelekëve dhe sigurisht angazhohet e gjithë Ministria e Brendshme dhe gjithë Policia e Shtetit me doemos të ndëshkojë qytetarët që ata të blejnë jelekët e kësaj kompanie afër qeverisë”, tha Noka. E njëjta situatë sipas tij është dhe për fikset e zjarrit. Sipas Nokës, po vihet re një garë mes të gjitha institucioneve se cili do të vendosë masa më të larta ndëshkuese.

    Ndryshimet dhe gjobat e propozuara

    Neni 144, Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor
    - Drejtuesi i mjetit vazhdon lëvizjen, ndonëse sinjalizimi i semaforit ose i policit të trafikut ndalojnë këtë lëvizje:
    Është aktualisht:
    - 5 mijë lekë deri në 20 mijë lekë gjobë, ose masë plotësuese administrative pezullim leje drejtimi nga 6-12 muaj
    Propozohet të behët
    - 40 mijë lekë deri në 50 mijë lekë gjobë. Cilido që përsërit këtë shkelje brenda vitit, përveç gjobës, merret masa e pezullimit të lejes së drejtimit nga 9 muaj deri në një vit.

    Neni 22, Hyrje dhe degëzime
    11. Cilido që hap hyrje a degëzime të reja ose cilido që transformon a ndryshon mënyrën e përcaktuar të përdorimit të atyre ekzistuese pa autorizimin e entit pronar të rrugës, apo që mban në përdorim hyrje ekzistuese të paautorizuara, ndëshkohet me masë administrative me gjobë:
    Është aktualisht:
    1 mijë lekë deri në 4 mijë lekë
    Propozohet të bëhet:
    100 mijë deri në 400 mijë lekë
    Pika 12. Cilido që shkel normat e tjera të këtij neni dhe aktet përkatëse në zbatim të tij, kur nuk përbën vepër penale, ndëshkohet me masën administrative me gjobë:
    Është aktualisht:
    2 mijë e 500 lekë deri 10 mijë lekë.
    Propozohet të bëhet:
    25 mijë lekë, deri në 100 mijë lekë.

    Neni 10, shtohet pika 24 – Mjetet jashtë norme dhe transportet në kushte jonormale
    “24. Cilido që kryen shkeljet e parashikuara në pikat 17, 18, 20 e 21 dhe është përgjegjës me faj në ndodhjen e një aksidenti, që ka sjellë dëme të rrugës apo pjesëve që i përkasin asaj, është i detyruar t’ia paguajë entit pronar të gjitha shpenzimet për risjelljen në gjendjen fillestare”.

    Neni 116 ishte
    Cilido që drejton trolejbusë pa qenë i pajisur me lejedrejtimi, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.
    12. Cilido që drejton trolejbusë i pajisur me lejedrejtimi, por që nuk është i pajisur me certifikatën e aftësisë profesionale, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.

    Neni 116 bëhet
    19. Mbajtësi i lejedrejtimit, që nuk bën shënimet e nevojshme të ndryshimit të vendbanimit në lejedrejtim, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë.
    20. Shkelja e dispozitave të pikës 18 sjell si pasojë masën administrative plotësuese të ndalimit administrativ të mjetit dhe masën administrative plotësuese të tërheqjes së lejedrejtimit deri 30 (tridhjetë) ditë”.


    BRAHIM SHIMA

    Panorama

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Të rriten gjobat për shkeljet rrugore"

    ne rast se ske munsi ta pagujsh gjoben mos e boj shkeljen. meno para veprimit. kshtu puna o albo
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Të rriten gjobat për shkeljet rrugore"

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    ne rast se ske munsi ta pagujsh gjoben mos e boj shkeljen. meno para veprimit. kshtu puna o albo
    Mire e ke ti derjanso. Kushedi sa do mbushen xhepat e Policeve te Rilindjes me para tani qe gjobat u bene 400,000 leke te vjetra. Nese deri dje merrnin 10,000 leke qe te te mos te te prisnin gjoben, tani do kerkojne 40,000 leke te vjetra qe te mos te presin gjoben. Dhe me te kuqe e jeshile te futesh ti, mos ki merak, te ndalojne Policat e Rilindjes e ta thone ne sy: U fute me te kuqe. Ose paguaji Qeverise se Rilindjes 400,000 leke, ose paguaji bakes 40,000 qe mos te ta ve gjoben! E lodhe shqipen ti mbushesh mendjen se ti se ishe me jeshile e te verdhe e jo me te kuqe.

    Oh sa mire me qen shqiptar e me pagu 400,000 leke gjoba!

    Nje pyetje kisha une per Qeverine:

    Po ata qe nuk kane 400,000 leke per te paguar gjoben, si i behet hallit?

    Albo

  5. #15
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Të rriten gjobat për shkeljet rrugore"

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Mire e ke ti derjanso. Kushedi sa do mbushen xhepat e Policeve te Rilindjes me para tani qe gjobat u bene 400,000 leke te vjetra. Nese deri dje merrnin 10,000 leke qe te te mos te te prisnin gjoben, tani do kerkojne 40,000 leke te vjetra qe te mos te presin gjoben. Dhe me te kuqe e jeshile te futesh ti, mos ki merak, te ndalojne Policat e Rilindjes e ta thone ne sy: U fute me te kuqe. Ose paguaji Qeverise se Rilindjes 400,000 leke, ose paguaji bakes 40,000 qe mos te ta ve gjoben! E lodhe shqipen ti mbushesh mendjen se ti se ishe me jeshile e te verdhe e jo me te kuqe.


    Albo
    Prandaj u vune kamerat dhe vazhdojne te vendosen, per te shmangur mitmarrjen
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Të rriten gjobat për shkeljet rrugore"

    gjobat s'i paguajne dot me as deputetet e imagjino populli....
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Të rriten gjobat për shkeljet rrugore"

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Mire e ke ti derjanso. Kushedi sa do mbushen xhepat e Policeve te Rilindjes me para tani qe gjobat u bene 400,000 leke te vjetra. Nese deri dje merrnin 10,000 leke qe te te mos te te prisnin gjoben, tani do kerkojne 40,000 leke te vjetra qe te mos te presin gjoben. Dhe me te kuqe e jeshile te futesh ti, mos ki merak, te ndalojne Policat e Rilindjes e ta thone ne sy: U fute me te kuqe. Ose paguaji Qeverise se Rilindjes 400,000 leke, ose paguaji bakes 40,000 qe mos te ta ve gjoben! E lodhe shqipen ti mbushesh mendjen se ti se ishe me jeshile e te verdhe e jo me te kuqe.

    Oh sa mire me qen shqiptar e me pagu 400,000 leke gjoba!

    Nje pyetje kisha une per Qeverine:

    Po ata qe nuk kane 400,000 leke per te paguar gjoben, si i behet hallit?

    Albo
    te bojn pun vullnetare ose te pagujn me kiste si ne gjith boten.

    kjo pytja jote asht komplet pa llogjik dhe ne mbrojtje te atyne qe shkelin regullat. po sikur ai vrasesi te dali e te thot: o shoket e qeveris un skam koh te shkoj ne burg per krimin qe kam ba?

    edhe ni her, ske lek me pagu gjoben, mos boj shkeljen
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Të rriten gjobat për shkeljet rrugore"

    can hallin alboja shqiptareve
    kush k... e di kur ka shkel per her te fundit ne shqiperi do dhe me dhon mend
    po te isha si edvini cdo femer qe smban Tanga te kuqe do e fusja ne burg hidhu e perdridhu ti albo
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Të rriten gjobat për shkeljet rrugore"

    Ndryshimet në kodin rrugor, nga sot më shumë gjoba për shkelësit



    Masa më të forta për ata që shkelin rregulat e qarkullimit rrugor. Kodi i ri hyri në fuqi në 21 janar dhe gjoba nëse kalon me semafor të kuq është 20.000-30.000 lekë. Përsëritja e shkeljeve sjell pezullim të lejes së drejtimit nga 9 deri në 12 muaj. Ndërsa në rastin më të keq heqja e lejes së qarkullimit do ti detyrojë shoferët ti rikthehen autoshkollave. Ministri i Brendshëm,Saimir Tahiri, tha se masat administrative janë më të ashpra për qëllim të rritjes së sigurisë së jetës.
    Tiranë- Nga 21 janari drejtuesit e automjeteve duhet të kenë kujdes në respektimin e regullave të qarkullimit rrugor, sepse hynë në fuqi masat e reja administrative.
    Kodi rrugor me ndryshimet e bëra parashikon masa më të forta për përdoruesit e rrugës, drejtuesit e autmojeteve dhe këmbësorët.
    Nëse kalon semaforin me të kuq, zyrtarisht gjoba është 20.000-30.000 lekë. Nëse kjo shkelje përsëritet b renda 2 viteve më shumë se 2 herë përveç gjobës, drejtuesit të mjetit i pezullohet patenta nga 9 muaj deri në 1 vit.
    Nëse brenda këtij afati ai kapet sërish nga efekivët e policisë duke i dhënë makinës i hiqet patenta. Për ta rimarrë lejen e drejtimit duhet të presë afatin e pezullimit dhe duhet të rinisë autoshkollën nga e para, teori dhe praktikë.
    Ndërsa kembësorët dhe drejtuesit e autmjeteve të cilët hapin rrugë të reja për të kaluar, duke ndryshuar ato ekzistuese marrin gjobë nga 100.000-400.000 lekë.
    Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe se këto janë vërtetë masa të ashpra, por janë për të rritur sigurinë e jetës.
    “E para duke forcuar rregullat dhe duke i bërë rregullat të zbatueshme nëpërmjet sanksioneve. Dhe është kjo arsyeja përse Ministria e Punëve të Brendshme propozoi rregulla më të forta për qarkullimin rrugor dhe për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.
    Mjafton t’ju kujtoj se sot hyn në fuqi sanksioni i ri për shkeljet e semaforit, me gjobë që është relativisht e lartë, duke besuar se sanksioni në vetëvete i bën qytetarët të sensibilizohen për respektimin e rregullave. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes.
    Ana tjetër është sensibilizimi, edukata qytetare për t’i bërë të gjithë të ndërgjegjësohen se sanksionet në vetëvete nuk mjaftojnë, nëse nuk bëhemi të gjithë bashkë për t’i bërë rrugët më të sigurta”.
    Zbatimi i ndryshimeve në kodin e rri rrugor do të shoqërohet edhe me një fushatë të gjerë sensibilizuese, ku projekte të tilla si policimi në komunitet nëpërmjet ndërgjegjësimit të të rinjve ka bërë që krahas patrullimit të efektivëve të policisë në kryqëzimet kyresore, të jenë edhe nxënës të shkollave.

    ORA NEWS

  10. #20
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Të rriten gjobat për shkeljet rrugore"

    I lumtë Qeverisë. Masa është shumë e drejtë dhe e arsyeshme. Por si fillim do ishte mirë që Semaforët të vihen në funksionim pasi 2/3 e tyre nuk punojnë fare ose janë shkulur e thyer. Tani mirë do ishte sikur të vihen edhe ca tabela që tregojnë se nga shkon kjo rrugë se po na ikën koha duke i shpjeguar kamionëve dhe rulotëve të huaj se nga vete kjo rrugë dhe nga duhet të kalojnë. Se mos vizojnë ndonjë rrugë se pastaj bëhemi me parametra Europiane... larg qoftë ajo punë..
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •