Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Corriere della Sera: Delegacioni shqiptar la Samitin për kazinonë e Sanremos

    Mediat italiane: Delegacioni shqiptar la Samitin për kazinonë. Kodheli mohon



    Itali- Delegacioni shqiptar në Samitin-euro-aziatik në Milano përfshihet në një skandal. Corriere della Sera shkruan se “një grup i madh i delegacionit shqiptar, sapo ka mundur, ia ka mbathur për në Liguria. Jo për të parë detin, por për kazinonë e Sanremos”.
    Skandali është raportuar edhe në disa media të tjera, ndonëse në gazetën italiane zuri një vend të vogël nga fundi i kronikës.
    Në samitin e Milanos, ku merrnin pjesë 53 përfaqësues të qeverive, sipas opozites delegacioni shqiptar përfaqësohej nga Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

    Emri:  corriere-dela-sera-e1413809834867.jpg

Shikime: 480

Madhësia:  70.6 KB

    PD: Braktisja e Samitit për të shkuar në kazino, arrogancë e qeverisjes
    “Tirana zyrtare është përfshirë në një skandal me përmasa të padëgjuara më parë. Në Samitin e Euro- Azisë që po mbahet në Milano, me pjesëmarrjen e 53 shteteve, delegacioni shqiptar i kryesuar nga Ministrja e Mbrotjes Mimi Kodheli, ka braktisur punimet për të shkuar në kazinotë e Sanremos.
    Lajmi është publikuar në mediat italiane më prestigjoze. Partia Demokratike e denoncon ashpër këtë skandal të rëndë dhe e cilëson sjelljen e delegacionit shqiptar si të papërgjegjshëm.
    Mbathja nga punimet e këtij samiti të rëndësishëm për të shkuar në Kazino, tregon arrogancën e qeverisjes së vendit, që nuk ndalet para asnjë lloj etike dhe norme zyrtare. Ky skandal vjen pas zhdukjes një javë të kryeministrit Rama jashtë vendit, ku nuk bëri transparencë, ku nuk tregoi se ku shtoi dhe as kë takoi” deklaroi zëdhënsja e selisë blu, Nebiaj.

    Kodheli: Shpifje, Shqipëria nuk është pjesë e Samitit, s’ka pasur delegacion
    Vete Kodheli e pyetur nga Ora News ka përgenjështuar një fakt të tillë, ndërsa ka paralajmëruar se do të hedhë në gjyq mediat italiane për shpifje.

    “Ne jemi mësuar me një opozitë të dëshpëruar që kapet pas lajmeve dhe shpifjeve fallco që për fat të keq ndonjëherë edhe ndonjë gazetë si “Corriere della Sera” nxjerr. Për fat të keq opozita jonë as nuk dëgjon dhe as nuk shikon sa herë ka lajme të mira për shqiptarët dhe Shqipërinë. Zyra ime është duke pregatitur padinë për lajmin që “Corriere della Sera” nxjerr.
    Ju besoj që e dini se Shqipëria nuk është pjesë për fat të keq e atij Samiti. Ai Samit është midis BE dhe vendeve të Azisë. Shqipëria nuk është pjesë e atij Samiti, nuk ka pasur asnjë delegacion shqiptar atje. E përsëris se zyra ime po bën këtë padi ndaj gazetës” tha Kodheli.

    ORA NEWS

    Lajmin original ne italisht e gjeni me poshte:

    http://milano.corriere.it/notizie/cr...1311664f.shtml

  2. #2
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Corriere della Sera: Delegacioni shqiptar la Samitin për kazinonë e Sanremos

    Kelyshet e Berishes qenkan ne feste.
    ...
    Jarigas

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Corriere della Sera: Delegacioni shqiptar la Samitin për kazinonë e Sanremos

    O shoqja Kodhelka,

    Domethene ti nuk e hedh poshte qe vajte ne kazino, as qe nuk vajte ne samitin e mbajtur, por hedh poshte qe Shqiperia duhet te vinte ne samit pasi nuk ishte e ftuar.

    Sa genjen edhe kjo Corriera della Sera, me keq se PD-ja e demokrateve.

    Hidhe ne gjyq shoqja Kodheli, sic hodhe ne gjyq gjeneralin e ushtrise shqiptare dhe ish-ministrin e mbrojtjes Imami. Se ti i fiton gjithmone gjyqet.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-10-2014 më 10:01

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Për: Corriere della Sera: Delegacioni shqiptar la Samitin për kazinonë e Sanremos

    E pse duhet te besojme ty PDs apo gazeten qe shpif? Bravo Kodhelit qe u a plas ne sy shpifarakve.

    Kryeministri Rama nuk eshte zhdukur sic pretendon PD-ja. Ai ndodhet ne Usa dhe ata e dijne shume mire se ku ndodhet por nuk u pelqen qe kryeministri shqiptar ftohet nga univiersiteti Harvard per te dhene leksione.

    Sdi pse e krahaso gjykimin e Imamit nga klyshet e Berishes me gjykatat italiane....e drejta do dal nese vertet kan shkuar ne kasino turp per shtetin shqipatar dhe zonja duhet t jap doreheqeje.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Corriere della Sera: Delegacioni shqiptar la Samitin për kazinonë e Sanremos

    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc Lexo Postimin
    E pse duhet te besojme ty PDs apo gazeten qe shpif? Bravo Kodhelit qe u a plas ne sy shpifarakve.

    Kryeministri Rama nuk eshte zhdukur sic pretendon PD-ja. Ai ndodhet ne Usa dhe ata e dijne shume mire se ku ndodhet por nuk u pelqen qe kryeministri shqiptar ftohet nga univiersiteti Harvard per te dhene leksione.

    Sdi pse e krahaso gjykimin e Imamit nga klyshet e Berishes me gjykatat italiane....e drejta do dal nese vertet kan shkuar ne kasino turp per shtetin shqipatar dhe zonja duhet t jap doreheqeje.
    O vagabondo,

    Shoku Rama ka ardhur 2-3 here ne SHBA ne kete vitin e fundit qe u be kryeminister. Di gje ti, perse nuk e presin keta zyrtaret e Departamentit te Shtetit amerikan?

    E pret Harvardi dhe miqte e Sorrosit e mos ta presi Departamenti i Shtetit? E po kjo pike e zeze!

    Mos jane berishiane edhe keta qe punojne ne Departamentin e Shtetit amerikan?

    Se jo per gje. Por kur na erdhi ai presidenti Nishani, ne dy vizitat e fundit, na e ulen ne krah te Xhon Kerrit ne Shtepine e Bardhe. Kurse shokun Rama nuk na e ftojne e takojne fare. Nuk e dine ata qe ai eshte Kryerilindas?

    Keta imperialistet amerikane nuk na kane qejf ne komunistat...

    Albo

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Për: Corriere della Sera: Delegacioni shqiptar la Samitin për kazinonë e Sanremos

    Pash zotin mos me shpif diten e me thua qe Nishani ka agjende diplomatike n usa

    Kur Nishani vjen ne USA tako bashkeatdhetar ene tek tuk noi ish te burgosur politike ene Vatra mbledh ca te mbaruar e i bejne nje darke ne bronx ne maestros me $30 per person ushqim.

    Nuk besoj Berisha & CO ka takuar ose ka qene i ftuar per 20 vite sa eshte ftuar Rama nga kancelarit evropiane per 1 vit. Rames i mungo vetem nje visit ne White House ene kjo do behet por amerikanet jane akoma te zemruar me refuzimin qe Rama beri per armet kimike.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Për: Corriere della Sera: Delegacioni shqiptar la Samitin për kazinonë e Sanremos

    Albo ja si i sjell ne forum shpifjet e PDs e nuk ke kurrajo per hater te antareve ta sjellish lajmin e pergenjeshtrimit.


    Corriera della sera: Shqipëria nuk ka qenë e ftuar në Samit

    Corriera della sera: Shqipëria nuk ka qenë e ftuar në Samit
    ‘Corriere della Sera’ ka përgënjeshtruar sot lajmin e publikuar për delegacionin shqiptar të Ministrisë së Mbrojtjes, sipas të cilës kishte braktisur punimet në Samitin Europa-Asia në Milano.

    Në artikullin e sotëm nënvizohet se Shqipëria nuk bën pjesë në këtë samit, si dhe nuk ka qenë e ftuar, madje as si vend vëzhgues.

    Ministria e Mbrojtjes ka bërë publike për mediat sot dhe letrën zyrtare të dërguar nga Konsullja shqiptare në Itali, Luljeta Cobanaj, dërguar redaksisë së ‘Corriere della Sera’.

    Sipas Konsulles, lajmi i rremë ofendoi imazhin e Shqipërisë. Duke marrë shkas nga lajmi i pavërtetë, redaksisë së të përditshmes italiane i është dashur të përgënjeshtrojë lajmin e saj, duke botuar kështu dhe replikën e Konsulles.

    Lajmi i publikuar ditën e hënë solli reagimin e menjëhershëm të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe vetë Ministres Mimi Kodheli, ku shprehej indinjata e thellë për fakte jo të qenësishme.

    Replika e konsulles Luljeta Cobanaj botuar sot në "Corriere della sera"

    Subject: artikulli në gazetën Corriere della sera
    Përshëndetje,
    Bashkëlidhim replikën e publikuar në gazetën "Corriere della sera " të datës 22/10/2014, në faqen 52, në rubrikën Interventi e repliche.

    Vijon përkthimi i artikullit:

    Duke iu referuar artikullit"Limousine e culatello, le 48 ore segrete dei leader" ,( Corriere della sera ,19 tetor) , nënvizojmë që Shqipëria nuk ka dërguar asnjë përfaqësues në Samitin Europa-Asia në Milano, as si vëzhgues, dhe nuk merrnin pjesë zyrtare të qerverisë shqiptare. Republika e Shqipërisë, faktikisht, nuk bën pjesë në shtetet e Samitit ASEM, dhe nuk ka qenë e ftuar në formë zyrtare.

    Lajmi i rremë mbi sjelljen e përfaqësuesve të Republikës së Shqipërisë ka ofenduar thellësisht imazhin e Shtetit dhe qeverisë sonë.
    Për më shumë lajmi ka pasur impakt negativ dhe të menjëhershëm në mediat kombëtare, duke sjellë pakënaqësira të thella në vendin tonë.
    Luljeta Cobanaj, Konsull i pergjithshem i Republikes se Shqiperise
    Faleminderit

    Wednesday, October 22, 2014 - 10:53
    - See more at: http://www.sot.com.al/politike/corri....duULimkY.dpuf

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Corriere della Sera: Delegacioni shqiptar la Samitin për kazinonë e Sanremos

    O Vagabondo,

    1. Perpara se te marresh ftese per vizite ne Shtepine e Bardhe, duhet te vizitosh Departamentin e Shetit, Kongresin Amerikan, e pastaj i vjen rradha Shtepise se Bardhe. Rama "oligarkun", sic e quajti Xhon Kerry, nuk e kane ftuar deri me sot per ndonje takim me ndonje burokrat te rendomte ne Departamentin e Shtetit, edhe pse ka ardhur 2-3 here kete vitin e fundit ne SHBA per vizite.

    2. Fakti qe Shqiperia nuk ishte e ftuar ne samit, nuk e pergenjeshtron dot faktin se ministria dhe delegacioni shqiptar shkuan ne kazinon e Sanremos. Kete nuk e pergenjeshtron dot as Mrika ministre me lart.

    3. Sa per "kapterin" president, sic e quan budallai i Kristaqit presidentin e vendit, Xhon Kerry e uli ne krahun e tij ne tavolinen e tij, ne darken e shtruar ne Shtepine e Bardhe ku kish te ftuar nga gjithe bota:



    Albo

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •