Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 26 prej 26
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Shenjtori i ditės.

    E mėrkurė, 5 nėntor 2014 - Shenjtori i ditės.

    Apostujt Hermai, Lini, Gai nga tė 70 -t. Dėshmor Galaktioni, Epistima.

    Dėshmor Galaktioni, Epistima.

    Kėta martirė tė shenjtė jetuan gjatė mbretėrimit tė perandorit Deci (250) dhe qeveritarit Sekundi nė qytetin e Emesit. Prindėrit e Galaktionit, Klitofoni dhe Lefkipa ishin paganė tė pasur tė qytetit. Por kishin vetėm njė brengė, ata nuk kishin fėmijė. Njė herė nė qytet, kishte ndaluar pėr disa ditė njė murg me emrin Onufėr.

    Ai mblidhte lėmoshė pėr tė varfėrit dhe njė ditė trokiti edhe nė portėn e Lefkipės. Kur pa fytyrėn e saj tė vrarė, ai i kėrkoi arsyen. Me hirin e Perėndisė, ai i mėsoi besimin e vėrtetė dhe e pagėzoi. Pak kohė mė vonė, ajo lindi dhe ndihmoi edhe bashkėshortin e saj tė kthehej nė besimin e vėrtetė.

    Edhe fėmijėn e tyre e pagėzuan dhe i vunė emrin Galaktion. Kur ai u bė 20 vjet, mbeti jetim nga nėna dhe i ati vendosi ta martonte me njė vajzė pagane tė quajtur Epistima. Nga bindja pranoi, por refuzoi t’i afrohej vajzės, nga frika se mos e njolloste Pagėzimin e shenjtė. Me ndihmėn e Galaktionit, edhe Epistima u bė e krishterė.

    Tetė ditė pas pagėzimit tė saj, Epistima pa nė ėndėrr lavdinė qė ruhej nė qiej pėr ata qė e ruanin pastėrtinė e tyre pėr Perėndinė. Ia tregoi edhe bashkėshortit tė saj dhe qė tė dy vendosėn tė jetonin nė pastėrti deri nė fund tė jetės sė tyre. Tėrė pasurinė e ndanė tek tė varfėrit dhe u nisėn nė shkretėtirėn e Sinait. Kur arritėn nė vendin e quajtur Puplion, gjetėn njė grup prej 12 eremitėsh tė cilėt e morėn me vete Galaktionin, ndėrsa Epistimėn e dėrguan tek katėr gra askete diku atje pranė. Nė atė periudhė tirani kėrkoi qė t’i dėbonin murgjit nga shkretėtira.

    Qė tė dy, Galaktionin dhe Epistimėn i kapėn dhe i nxorėn pėrpara qeveritarit Ursus. I rrahėn mizorisht dhe i nxorėn tė zhveshur para tė gjithėve. I shpuan me gozhdė nė thonjtė, ua prenė duart dhe kėmbėt. Nė fund, i vranė me shpatė. Shėn Galaktioni ishte 30 vjet dhe shėn Epistima 16. Ata qė refuzuan tė bashkoheshin nė mish nė kėtė jetė kalimtare, u bashkuan pėrjetėsisht me Perėndinė.
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Shenjtori i ditės.

    E enjte, 6 nėntor 2014 - Shenjtori i ditės.

    Omologjet Pavli i Konstandinopojės. Omologjet Leonardi. Oshėnar Llukai.

    Omologjet Pavli i Konstandinopojės.

    Lindi nė Selanik nė fillim tė shekullit IV. Kur u mblodh Sinodi i Nikesė, ai ishte ende adoleshent, por mė vonė u rendit nė radhėt e klerikėve tė Kishės sė Konstandinopojės. Dallohej pėr pastėrtinė e jetės sė tij, pėr butėsinė dhe pėr mėsimin brilant tė besimit tė vėrtetė. Prandaj edhe u dorėzua dhjak, mė pas prift nga patriarku Aleksandėr, edhe pse ishte ende i ri.

    U bė kryepiskop mė 340, pas fjetjes sė Aleksandrit, i zgjedhur si pasues i tij. Zgjedhja e tij shkaktoi urrejtje tek arianėt dhe filluan tė shpifnin pėr tė te perandor Konstanci. Kur perandori u kthye nė kryeqytet i tėrbuar, mblodhi njė kėshill episkopėsh arianė, i cili e shkarkoi Pavlin nga froni episkopal dhe vendosėn nė vend tė tij episkopin e Nikomedisė, Eusebin: njė nga krerėt e herezisė.

    Ai filloi tė dėbonte mbrojtėsit e Sinodit tė Nikesė, por megjithatė Perėndia nuk e braktisi Kishėn e tij. Eusebi vdiq pas njė viti dhe populli kėrkoi kthimin e Pavlit, i cili ishte strehuar nė Romė me shėn Athanasin e Aleksandrisė. Por nuk pushuan trazirat. Pasuesit e herezisė ariane kishin zgjedhur si pasues tė Eusebit njė tjetėr episkop, Makedonin. Kur perandori e mėsoi kėtė, ai i dha urdhėr Hermogjenit, kryetarit tė ushtrisė sė Thrakės, tė hynte me trupat e tij nė kryeqytet dhe ta dėbonin sėrish Pavlin. Por populli bėri kryengritje tė pėrgjakshme sa vetė Hermogjeni u bė viktimė e saj.

    Mė nė fund, Pavli u ngjit nė fronin episkopal, por pėr pak kohė, sepse perandori mbėrriti nė vend dhe e dėboi pėrsėri Pavlin. Shenjti pati mbėshtetjen e perandorit Konstant nė Trevė dhe falė letrave qortuese qė papa u drejtonte episkopėve tė Lindjes pėr qėndrimin qė mbajtėn me shėn Athanasin dhe Pavlin, i lumuri u rikthye nė vendin e tij. Por tėrbimi i Konstancit nuk kishte paqėsim, ndaj ai ngarkoi prefektin Filip ta pėrjashtonte Pavlin nga qyteti. Ai e ftoi gjoja pėr nderim, dhe e largoi fshehtazi pėr nė Selanik, por shenjti u kthye nė Romė.

    Mė 347, nga Sinodi i Sardikės, Athanasi dhe Pavli mundėn tė ringjiteshin nė fronin episkopal. Pėr tre vjet, Kisha e Konstandinopolit pa paqe dhe siguri. Por zgjati pak, sepse mė 350 konti Magnenc protestoi kundėr perandorit orthodhoks nė Perėndim, Konstantit. Nga ana tjetėr, pretendimet pėr njė perandori universale detyruan perandorin tjetėr Konstanc tė niste njė luftė kundėr tij. Ai filloi edhe persekutimet kundėr tė krishterėve. Kapi Pavlin e shenjtė dhe e lidhi me zinxhirė tė rėndė. E ēoi nė fillim nė Singar, pastaj nė Emesa, pastaj shumė larg Armenisė. Dhe kėtu, ai u kap nga arianėt, nė kohėn qė kremtonte Liturgjinė Hyjnore dhe e mbytėn me anė tė omoforit (petrahilit).
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Shenjtori i ditės.

    E premte, 7 nėntor 2014 - Shenjtori i ditės.

    33 dėshmorėt nė Melitinė. Dėshmor Athinodhori. Dėshmor Tavrioni. Oshėnar Llazar ēudibėrėsi.

    Oshėnar Llazar ēudibėrėsi.

    Ati ynė i shenjtė Llazar u lind mė 968 nė njė fshat fqinj tė Magnezisė sė Meandrės. Kur lindi, njė dritė verbuese mbushi me dritė dhomėn dhe i nxori jashtė gratė qė ishin atje. Kur ato u kthyen e gjetėn foshnjėn nė njė pozicion lutjeje, me duar tė kryqėzuara dhe me fytyrė tė kthyer drejt lindjes. Kur mbushi 6 vjeē, prindėrit e tij e besuan tek njė prift me emrin Leont, qė t’i mėsonte Shkrimet e Shenjta.

    Tre vjet mė vonė u dėrgua tek noteri Gjergj nė Orobos pėr tė ndjekur edukimin e tij dhe pas tre vjetėsh, xhaxhai i tij Elia, murg nė Manastirin Kalathoi, e mori me vete qė tė pėrsosej nė dituritė kishtare. Gjatė kėtyre viteve, Leoni (ishte emri qė kishte kur u pagėzua) dallohej nga butėsia, pėrulėsia dhe zelli pėr shėrbesat. Mėshira qė kishte pėr tė varfėrit bėnte qė tė shpėrndante edhe tė ardhurat e mėsuesve tė tij, kėshtu qė shumė herė u rrah prej tyre.

    Dėshironte tė vizitonte vendet e shenjta dhe u largua nga manastiri, por xhaxhai e kthye pėrsėri. E dėrgoi nė Manastirin e Strubilionit pranė njė noteri qė tė mėsonte mirė shkencėn juridike. Pas tre vjetėsh, ai bėri njė tjetėr pėrpjekje pėr tė vizituar vendet e shenjta, por pėrsėri e gjetėn. Dhjetė muaj mė vonė arriti tė realizonte dėshirėn e tij.

    Takoi njė asket, i cili i zbuloi rreziqet e pelegrinazhit qė donte tė ndėrmerrte dhe e kėshilloi tė tėrhiqej nė njė manastir afėr Atalias. Atje ai mori skimėn engjėllore dhe mori emrin Llazar. U bė model pėr murgjit. Kur igumeni i tij fjeti nė Zotin, ai kėrkoi tė shkonte nė shpellėn atje afėr. Qėndroi i vetmuar pėr shtatė vjet dhe mė nė fund u kthye nė Jerusalem. Shkoi nė manastirin e Shėn Savės, por kėrkonte vetminė. Igumeni i manastirit e dėrgoi nė manastirin e Shėn Efthimit, por atje qėndroi pėr pak kohė.

    Pėrsėri u kthye nė manastirin e Shėn Savės, ku patriarku i Jerusalemit e hirotonisi prift pa dėshirėn e tij. Sipas traditės sė murgjve nė Palestinė, qė nga fillimi i Kreshmės sė Madhe dhe deri nė tė Dielėn e Palmave, Llazari e kishte zakon tė tėrhiqej nė shkretėtirė ku dielli e pėrvėlonte. Iu zbulua se Saracinėt po plaēkitnin qytetin e Jerusalemit, ndaj edhe me disa shokė tė tjerė asketizmi, ai u kthye nė Efes dhe qėndroi me dy murgj qė asketizonin jo shumė larg qytetit, nė kishėn kushtuar shėn Marinės. Llazari ndėrtoi njė shtyllė mbuluar me ēati dhe u ngjit pėr njė asketizėm mė tė ashpėr. Shumė njerėz erdhėn pranė tij.

    Ishte zemėrgjerė, kaq sa dy miqtė e tij e braktisėn nga frika se nuk do tė kishin mė me ēfarė tė mbijetonin. Por tė tjerė nxėnės erdhėn pranė tij. U desh tė ndėrtoheshin qeli (dhoma) dhe njė kishė. Shenjti jetoi pėr shtatė vjet mbi kėtė shtyllė. U largua njė herė nga shtylla pėr tė shkuar nė njė shpellė, tė shenjtėruar mė parė nga shėn Pafnuti. Atje qėndroi vetėm gjashtė muaj, sepse mitropoliti i Efesit e urdhėroi tė kthehej tek nxėnėsit e tij. Jetonte nė varfėri tė tejskajshme.

    Fitoi dhuntinė e largpamėsisė dhe tė profecisė. Parashikoi mė pėrpara ditėn e vdekjes, por kur nxėnėsit e tij e lutėn qė tė mos i linte vetėm, ai i kėrkoi Hyjlindėses sė Tėrėshenjtė Mari t’i jepte edhe 15 vjet tė tjera shtesė. Mė 1054, ai thirri nxėnėsin e tij Nikolla, tetė ditė para fjetjes, dhe i diktoi me detaje testamentin e tij shpirtėror. Fjeti mė 8 nėntor dhe u varros pranė shtyllės ku asketizoi.
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Shenjtori i ditės.

    E shtunė, 8 nėntor 2014 - Shenjtori i ditės.

    Kryeengjėjt Mihail e Gavriil dhe Fuqitė e Patrup. Oshėnare Efrosina e Re.

    Oshėnare Efrosina e Re.

    U lind nė Peloponez nė mes tė shekullit tė 9-tė, pastaj u rrit nė Kalabri. Mė pas e dėrguan nė Konstandinopojė, tek xhaxhai i saj Angjelasi. Pėr t’i shpėtuar martesės qė pėrgatisnin pėr tė, dhe pėr tė ruajtur virgjėrinė pėr Perėndinė, u arratis dhe u fsheh pėr tre muaj nė njė mulli tė vjetėr. Veshi rroba mashkullore, mori emrin Joan dhe hipi anijen pėr tė shkuan nė njė manastir, ku pas 15 vjetėsh jetė engjėllore nė tė gjitha kėrkesat e jetės sė manastirit, u zgjodh igumene. Por pėr t’i shpėtuar lavdisė sė kotė tė kėsaj bote, u nis nė kėrkim tė vetmisė dhe u bė shok asketizmi i njė eremiti plak pėr dhjetė vjet.

    Rreth vitit 903, ajo merr formėn e saj femėrore dhe kthehet nė Konstandinopojė, ku themelon njė manastir virgjėreshash pranė kishės sė Burimit Jetėdhėnės. Qėndron e mbyllur nė njė qeli tė nėndheshme, dhe njė herė nė jave merrte pak ushqim. Por si ishte e mundur tė fshihej nėn shinik pishtari rrezatues i virtyteve? Me gjithė pėrpjekjet e saj pėr tė mos u njohur nga njerėzit, vizitorėt erdhėn nė manastir, mes tė cilėve edhe personalitetet mė tė mėdha tė oborrit, perandori Leon VI i Urti (886-911), i cili me lutjet e shenjtores pati njė djalė nga bashkėshortja e tij Zoi.

    Efrosina tentoi tė largohej duke u vendosur nė kishėn kushtuar Trinisė sė Shenjtė jo larg bashkė me 12 murgesha. Edhe atje banonte nėn tokė, nė njė shpellė nėn ndėrtesėn. Por edhe atje u zbulua nga perandori, dhe mori pėr manastirin e saj tė ardhura vjetore tė konsiderueshme. Perandori Romani I Likapini (920-944) e nderonte shumė shenjtoren, i cili mbante rripin e murgeshės nėn armatimin qė mbante nė beteja.

    Pėr shkak tė luftės qė shpėrtheu kundėr Skithasve, Efrosina ndryshoi edhe njė herė vendqėndrimin dhe shkoi nė manastirin e Mbrojtjes sė Hyjlindėses. Atje dorėzoi shpirtin te Perėndia nė moshėn 69-vjeēare, ditėn e festės sė Engjėjve tė shenjtė, jetėn e tė cilėve kishte imituar nė kėtė botė.

    E ndryshme nga shėn Efrosina e Aleksandrisė (25 shtator), ajo nuk pėrmendet nėpėr Sinaksarė. Jeta e saj u shkrua nė shekullin e 14-tė.
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Shenjtori i ditės.

    E diel, 7 dhjetor 2014 - Shenjtori i ditės.

    Ambrozi i Milanos. Oshėnar Grigori nė Athos.

    Ambrozi i Milanos.

    Pishtar rrezatues i dritės sė pakrijuar, ky atė i shkėlqyer, emri i tė cilit do tė thotė pavdekėsi hyjnore, vinte nga njė familje fisnike dhe e fuqishme romake qė ishte bėrė e krishterė. Lindi nė Trevė mė 349, dhe ati i tij ishte prefekt i pretorjes pėr provincėn e galėve.

    Kur ky i fundit vdiq, e ėma u kthye nė Romė bashkė me tre fėmijėt, ende tė vegjėl: Ambrozi, Markelino dhe Satira. Ende foshnjė, njė ditė bletėt erdhėn nė djepin e Ambrozit, hynė nė gojėn e tij, pastaj u ngritėn nė qiell, duke parashikuar kėshtu elokuencėn e tij qiellore. U besua tek mėsuesit mė tė mirė. Tregoi aftėsi tė mėdha pėr shkencat dhe kishte admirimin e tė gjithėve pėr dhuntitė e tij oratorike.

    Pas mbarimit tė studimeve tė tij pėr drejtėsi, u caktua nga perandori Valentiniani I (+ 375) si guvernator i provincės sė Liguri-Emilia, me kryeqytet Milanon. Prefekti Probus, pa ditur se profetizonte, i tha shenjtit: “Shko dhe qeveris mė tepėr si episkop sesa si gjykatės”. Shumė shpejt ai fitoi urtėsi dhe virtyte si dhe admirimin e popullit.
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Shenjtori i ditės.

    Me falni per vonesat e shumta.
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •