Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 26
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Shenjtori i ditės.

    E martė, 28 tetor 2014 - Shenjtori i ditės.

    Dėshmor Terenti, Neonila e fėmijėt. Rostislavi nė Moravi. Oshėnar Athanasi i Konstandinopojės.

    Oshėnar Athanasi i Konstandinopojės.

    Shėn Athanasi lindi rreth vitit 1220 pas Krishtit. Origjina e oshėnarit ishte nga Adrianopoja. Babai i tij Gjergji dhe nėna Efrosina ishin shumė tė pasur por edhe shumė besimtarė. Kur lindi oshėnari prindėrit e tij e pagėzuan dhe i vendosėn emrin Aleks.

    Qė nė moshė tė vogėl Aleksi dukej se do tė ndriēonte shumė njerėz me shembullin e tij. Me kujdes dhe vėmendje tė madhe pėrpiqej tė mėsonte Shkrimin e Shenjtė dhe shėrbesat e shenjta. Dėshira e tij e vetme ishte tė mohonte tėrėsisht ēdo gjė tokėsore dhe t’i pėrkushtohej tėrėsisht Perėndisė. Nuk vonoi shumė dhe i riu Aleks u largua nga tė afėrmit e tij dhe shkoi nė njė manastir tė Selanikut ku ishte murg xhaxhai i tij. Kėshtu Aleksi u bė murg dhe mori emrin Akaki.

    Mė pas shkoi nė malin e shenjtė. Ėshtė e pamundur tė pėrshkruajė dikush ushtrimet e tij shpirtėrore atje. Pėr virtytet e tij tė shumta tė gjithė e nderonin dhe e respektonin. Shenjti, duke menduar se nga kėto lėvdime tokėsore mund tė humbiste lavdinė e pėrjetshme, u largua nga manastiri dhe shkoi nė Jerusalem.

    Pėr 8 vjet me radhė qėndroi nė manastirin e Shėn Llazarit. Gjatė kėsaj periudhe mori skimėn e madhe dhe u quajt Athanas. Mė pas u hirotonis dhjak dhe prift. Mbreti i asaj kohe, Androniku, duke parė virtytet e shenjtit i ftoi tė gjithė klerikėt dhe mitropolitėt e vendit qė tė zgjidhnin, nėse donin patriark tė vendit Athanasin.

    Tė gjithė njėzėri e zgjodhėn shenjtin patriark e pas kėsaj i ēmuar ėshtė kontributi i oshėnarit nė forcimin e Kishės, e cila nė atė kohė sulmohej prej heretikėve. Shenjti u vlerėsua dy herė i denjė pėr fronin e patriarkut pasi nė sajė tė sulmit qė i shpallėn disa klerikė, tė cilėt nuk duronin dot kontrollin e atit tė tyre shpirtėror, u detyrua tė japė dorėheqjen nė paqe. Pas dorėheqjes sė dytė shenjti shkoi nė shkretėtirė ku gjithė kohėn e kalonte vetėm me kreshmė dhe lutje. Pėr jetėn e tij tė pastėr Perėndia shpesh e vlerėsoi tė shohė vegime tė perėndishme, tė profetizonte dhe tė bėnte mrekulli. Shenjti ndėrroi jetė mė datė 28 tetor nė moshėn 100 vjeēare.

    Emri:  10557262_783655315029465_3651836303336347255_n.jpg

Shikime: 381

Madhėsia:  13.6 KB
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Shenjtori i ditės.

    E mėrkurė, 29 tetor 2014 - Shenjtori i ditės.

    Oshėnare dėshmore Anastasia e Romės. Oshėnare Ermelinda. Oshėnar Abrami, Maria.

    Oshėnare dėshmore Anastasia e Romės.

    Shėn Anastasia ishte nga Roma dhe jetoi rreth shek. III. Prindėrit e saj ishin shumė tė pasur dhe pas vdekjes sė tyre, pasurinė qė trashėgoi Anastasia ua shpėrndau tė varfėrve.

    Anastasia ishte vetėm 20 vjeēe kur braktisi tė gjitha dėshirat tokėsore dhe vendosi tė ndjekė jetėn murgjėrore. Nė atė kohė nuk ishin krijuar akoma manastiret dhe shumė tė reja qė dėshironin t’i pėrkushtoheshin Perėndisė jetonin tė gjitha bashkė nė njė shtėpi brenda qytetit. Aty ato adhuronin Zotin dhe pėrhapnin besimin e krishterė tek hebrenjtė dhe paganėt.

    Anastasia i mėsoi kanonet e jetės murgjėrore nga njė grua e urtė dhe besimtare qė quhej Sofia. Kaluan shumė vite dhe shenjtorja bėnte njė jetė me tė vėrtetė murgjėrore por djalli, i cili dėshpėrohej nga pėrparimi shpirtėror i saj, pėrdorte tė gjitha mjetet pėr tė penguar. Ai shpejtoi tė pėrdorte shėrbėtorėt e tij tė cilėt kėnaqeshin kur mundonin tė krishterėt.

    Kėshtu tirani i quajtur Provo kur mėsoi se Anastasia besonte se Perėndia i vėrtetė ishte Krishti, u egėrsua dhe urdhėroi qė tė shkonin nė shtėpinė e saj dhe ta merrnin me forcė. Atėherė Sofia duke i dhėnė kurajė i thoshte shenjtores: “Rruga e martirizimit do tė udhėheqė nė parajsė”. Qė tė martirizohej dikush pėr Krishtin nuk ėshtė vdekje por lumturi dhe gėzim.

    Pas kėsaj Provi e urdhėroi qė t’i falej idhujve pėrndryshe ajo do ta pėsonte shumė rėndė. Gjithashtu tirani i thoshte shenjtores se pėr hir tė rinisė dhe bukurisė sė saj ia vlente qė ta mohonte Krishtin. Atėherė Anastasia e vendosur iu pėrgjigj: “Unė njoh vetėm njė rini dhe njė bukuri, atė qė i jep Krishti shpirtrave besimtarė tė cilėt preferojnė vdekjen nė vend tė tė mirave materiale kur ato ofrohen pėr tė tradhtuar Perėndinė”. Pas kėsaj pėrgjigje tirani u egėrsua dhe urdhėroi ta torturonin pa mėshirė. Sė fundi urdhėroi qė t’i pritej koka.

    Kėshtu shėn Anastasia mori kurorėn e paprishur tė martirizimit.
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Shenjtori i ditės.

    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Shenjtori i ditės.

    E enjte, 30 tetor 2014 - Shenjtori i ditės.

    Apostull Kleopa, Justi, Artemai nga tė 70 -t. Dėshmor Zinovi e Zinovia.

    Dėshmor Zenovi dhe Zenovia.

    Shėn Zenovi dhe motra e tij Zenovia vinin nga njė fshat i Kilikisė tė quajtur Egis. U rritėn nga prindėr tė perėndishėm me mėsimet ungjillore. Kur prindėrit e tyre vdiqėn, tė tėrė pasurinė e shpėrndanė tek tė varfėrit. Zenovi, i cili kishte studiuar mjekėsi, shėronte tė gjitha ata qė vinin pranė tij.

    Pėrdorte shumė pak ilaēe dhe kėshillonte tė thėrrisnin nė lutje emrin e Jisuit. Rreth vitit 290, perandori i pamėshirshėm Diokleciani dėrgoi nė Kiliki Lisian, njė prefekt mizor pėr tė persekutuar tė krishterėt.

    Dėgjoi pėr ēuditė e Zenovit dhe e thirri pėrpara gjykatės qė tė mohonte Krishtin. Shenjtori nuk iu frikėsua torturave, por shpalli Krishtin dhe dėshirėn pėr tė vuajtur pėr Tė. E varėn dhe ia shqyen tė tėra gjymtyrėt.

    Kur motra e tij, Zenovia, mėsoi pėr torturėn qė po hiqte i vėllai, u hidhėrua dhe nuk mundi dot ta pėrmbante zemėrimin kundėr qeveritarit. E morėn edhe atė dhe e shtrinė nė dy shtretėr tė zjarrtė plot me qymyr tė ndezur. Mbeti e paprekur. E hodhėn nė njė kazan me ujė qė vlonte. Pastaj e nxorėn jashtė qytetit dhe ia prenė kokėn, duke i dhėnė mundėsinė kėshtu qė tė merrte kurorėn e martires.
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Shenjtori i ditės.

    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Shenjtori i ditės.

    E premte, 31 tetor 2014 - Shenjtori i ditės.

    Apostull Stahi, Apeli, Ampli, Narkisi, Urbani, Aristovuli nga tė 70 -t. Jakovi i Nisibit dhe i Mikdonisė.

    Jakovi i Nisibit dhe i Mikdonisė.

    Ka lindur nė Mesopotami, ndoshta nė Nisibi, kryeqytet i Mikdonisė. U bė eremit nė male duke pėrballur motin e keq. U dobėsua nga ushqimi shumė i varfėr dhe ushtrimi i trupit tė tij, por shpirti iu forcua me anėn e lutjes dhe tė leximit.

    Kishte dhuntinė e parashikimit. Gjithashtu nė vitet 308-309 u dorėzua episkop i parė i Nisibit. Solli pranė Krishtit shumė idhujtarė si dhe ata qė nuk u kishin rezistuar torturave dhe kishin mohuar Krishtin gjatė kohės sė persekutimeve. Vetė ai kishte vuajtur atėherė sė tepėrmi. U kujdes edhe pėr edukimin e bashkėpunėtorit tė tij tė mėvonshėm, shėn Efremit tė Sironit. Nė vitin 325, pasi mori pjesė aktive nė Sinodin I Ekumenik tė Nikesė, siē dėshmon Athanasi i madh, takoi nė Bizant episkopin e atjeshėm, shėn Mitrofanin, tė cilin dhe e varrosi kur vdiq.

    Nė vitin 338, kur persėt kishin rrethuar pa rezultat Nisibin, ai veproi nė mbrojtje tė qytetit dhe dėrgoi njė re insektesh qė pickoi kuajt dhe elefantėt e armikut dhe i egėrsuan ato. Fjeti nė bedenat e qytetit dhe u varros nė muret e tij. Lipsani i tij u bė simboli mbrojtės i qytetit. Shkroi vepra tė pavėrtetuara. Nderohet mė 31 tetor dhe mė 13 janar.
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Shenjtori i ditės.

    E shtunė, 1 nėntor 2014 - Shenjtori i ditės.

    Anargjendėt Kozma e Damian nga Azia. Oshėnar dėshmor i ri Jakovi.

    Anargjendėt Kozma e Damian nga Azia.

    Shenjtorėt Kozma dhe Damian ishin nga Azia. Prindėrit e tyre ishin njė model i pėrkryer i bashkėshortėve tė krishterė. Kur mamaja e tyre, Theodoti, mbeti e ve, ia kushtoi tė gjithė jetėn edukimit tė krishterė tė fėmijėve, Kozmait dhe Damianit. Tė dy vėllezėrit dalloheshin pėr zgjuarsinė e tyre dhe studiuan shumė shkenca, veēanėrisht shkencėn e mjekėsisė dhe pėrkushtimin human. Shėronin sėmundje tė ndryshme pa marrė asnjė shpėrblim dhe pėr kėtė u quajtėn anargjendė. Tė shumtė ishin ata tė sėmurė tė cilėt, pasi gjenin shėrim, dėshironin tė falėnderonin shenjtorėt por ata nuk i pranonin shumė nderimet e njerėzve dhe u pėrgjigjeshin atyre duke pėrdorur fjalėt e Shkrimit tė Shenjtė: “Bekimi dhe lavdia, urtėsia dhe falėnderimi, nderimi, fuqia dhe forca janė tek Perėndia ynė nė jetė tė jetėve”. Kėshtu me pėrulėsi anargjendėt Kozma dhe Damian i shėrbyen tė tjerėve gjatė gjithė jetės sė tyre. Ndėrruan jetė nė paqe dhe u varrosėn nė vendin e quajtur Ferema.
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Shenjtori i ditės.

    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Shenjtori i ditės.

    diel, 2 nėntor 2014 - Shenjtori i ditės.

    Dėshmor Akindini, Pegasi, Autoni, Elpidofori dhe Anembodisti. Andoni i Selanikut (ish i Durrėsit).

    Dėshmor Akindini, Pegasi, Autoni, Elpidofori dhe Anembodisti.

    Kėta martirė tė shenjtė bėnin pjesė nė oborrin e mbretit tė Persisė Sapori II (339-379). Kur mbreti ndėrmori njė luftė tė pėrgjakshme kundėr tė krishterėve, shėn Akindini, Pegasi dhe Anembodisti, u strehuan nė njė shtėpi diku nė qytet dhe i nxisnin tė krishterėt tė qėndronin tė fortė nė besėn e tyre, pa marrė parasysh rreziqet qė iu kanoseshin. U kapėn dhe i rrahėn mizorisht para mbretit. Kur mbreti blasfemoi pėr Krishtin, u verbua, por shenjtorėt patėn mėshirė pėr tė dhe menjėherė tiranit iu rikthye shikimi. Martirėt e Krishtit i shtrinė nė shtretėr hekuri tė nxehtė, pastaj i hodhėn nė njė kazan me plumb tė shkrirė. Nuk i cenoi asgjė, madje njė nga ushtarėt qė rrinte pranė tyre, Afthonio, kur i pa tė pacenuar, u bė i krishterė. Menjėherė ia prenė kokėn pa u bėrė gjyq pėr tė. Shenjtorėt pėsuan edhe tortura tė tjera, gjatė tė cilave, Elpidofori, njė nga anėtarėt e rėndėsishėm tė Senatit dhe shtatė mijė persė u kthyen nė besim. Tė gjithėve ua prenė kokat. Ndėrsa Akindini, Pegasi dhe Anembodisti u hodhėn nė njė gropė me kafshė tė egra, por pėrsėri i ruajti hiri i Perėndisė, gjė qė bėri tė mundur kthimin nė besim tė nėnės sė mbretit. Shenjtorėt fituan kurorėn e martirit bashkė me nėnėn e mbretit dhe 28 shokėt e tyre.
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėr: Shenjtori i ditės.

    E hėnė, 3 nėntor 2014 - Shenjtori i ditės.

    Transferimi i lipsanit tė Shėn Gjergjit. Dėshmor Akepsimai, Josifi, Aithalai nė Persi.

    Transferimi i lipsanit tė Shėn Gjergjit.

    I lindur nė njė fshat afėr, ishte prift nė Neapoli (Nevsehir) tė Kapadokisė, nė mes tė Azisė sė Vogėl. Por u martirizua nė fshatin Malakopeja, 29 km nė jug. Malakopeja e historisė sė Bizantit dhe epopeve tė akritėve (ruajtėsve tė kufijve) tani quhet Derinkuju (turqisht = pusi i thellė). Atje banonin shumė tė krishterė pėrpara shkatėrrimit tė vitit 1922. Fshati dispononte njė katakomb fantastik me njė qytet tė nėndheshėm kolosal dhe njė labirint me shtrirje 4 km2 dhe 18 kate!

    Pra, shenjtin, i cili ishte plak dhe shėndetlig, e ftuan mė 1797 pėr tė meshuar nė Malakopejė, e cila kishte mbetur pa klerik, pėr arsye tė persekutimit tė egėr tė atėhershėm kundėr tė krishterėve. Ai nuk e mori parasysh rrezikun dhe u nis. Por para Malakopejės turq fanatikė e sulmuan, e vodhėn, e zhveshėn dhe i prenė kokėn.
    Pas katėr ditėsh tė krishterė tė fshehur nėpėr shkretėtira e gjetėn trupin e tij, i bėnė shėrbesėn dhe e varrosėn shpejt e shpejt atje nė vend.

    Mė vonė, neapolitėt e morėn lipsanin e paprishur qė binte erė miro, sipas nxitjes sė hieromartirit, i cili iu shfaq nė ėndėrr njė tė veje shpresėtare dy herė derisa ajo u bind. Lipsani u vendos nė shtėpinė e atė Vasilit, bashkėmeshtar i martirit tė ri, mė pas u vu nė kishėn ku bashkėmeshonin dhe, mbas ikjes sė tė krishterėve (1924), nė kishėn e shėn Efstathit nė Athinė. Bile gjatė lundrimit pėr nė Greqi lipsani qetėsoi furtunėn.

    Disa nga mrekullitė e shpeshta tė bėra pas vdekjes sė tij deri tani: I ndėshkoi me sėmundje tė gjithė kryepleqtė, sepse kishin shpifur pėr papa Neofitin, tė birin e papa Vasilit, sikur ai gjoja shfrytėzonte lipsanin e shenjtė, por ai i shėroi kur ata u penduan, sapo ai iu shfaq dhe i qortoi. Njė prift i Malakopejės, i cili mori fshehurazi njė copė nga lipsani, u sėmur familjarisht dhe e ktheu atė i frikėsuar, pasi u urdhėrua nga shenjti nė ėndėrr. Nė periudhėn e urisė (1903), vaji i kandilit tė tij nuk mbarohej. Bėri tė binte shi nė njė periudhė thatėsire. Shėroi sterilitetin, lėngatėn (dobėsimin e pėrgjithshėm tė organizmit), sėmundjet nervore dhe shumė lloje tė tjera sėmundjesh.
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •