-
Fëmijët shqiptarë: Indoktrinimi komunist ia hap rrugën indoktrinimit evropian
Të mësosh për BE që në kopsht, projekti pilot për 150 kopshte në vend

Parashkollorët dhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare do të mësojnë se çfarë është BE, integrimi i vendit dhe çfarë ndodh me anëtarësimin në familjen europiane. Do të ketë projekte infomuese, por edhe përfshirje në kurrikulën e re, informacionet për BE. Për këtë arsye ministria e Arsimit Lindita Nikolla do të firmosi një marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin shqiptaro-amerikan për zhvillim, i drejtuar nga Michael Granoff.
Është fondacioni ai që financon “Junior Achievement”. Ky nuk është vit i parë në të cilin funksionon ky projekt pilot, ka gati 3 vjet që në gjimnaze zhvillohen aktivitete informuese dhe sensibilizuese, por është hera e parë që projekti shtrihet nga mosha 3 vjeç deri në 18 vjeç kur përfundohet gjimazni. Projekti ka përfshirë 150 shkolla në nivel kombëtar, dhe në të janë angazhuar 12.000 nxënës. Janë trajnuar 180 mësues dhe ka 90 mentor që udhëheqin.
Koha Jone
-
-
Për: Fëmijët shqiptarë: Indoktrinimi komunist ia hap rrugën indoktrinimit evropian
Vogelushet shqiptare, qe nga kopshti e deri ne shkollen e mesme, do "mesojne per BE". Dikur mesonim per Partine e xhaxhin Enver, tani Partine e xhaxhin Enver e kemi zevendesuar me Bashkimin Evropian.
Eshte nje turp per ministrine e arsimit te vendt qe te indoktrinojne femijet shqiptare ne kete menyre. Por per nje popull me "tradita indoktrinimi", lajme te tilla nuk duket se u bejne shume pershtypje.
Prinderit shqiptare qe dergojne femijet e tyre ne keto shkolla, duhet te ngrejne zerin per keto gjera.
Femijet i dergojme ne shkolle qe te mesojne e jo te indoktrinohen.
Albo
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt