-
Braho: Serbët 100 policë për 1 tifoz shqiptar
Deputeti Spartak Braho i cili ishte i pranishëm në stadiumin e Beogradit ndërsa zhvillohej ndeshja Serbi-Shqipëri, e cilësoi si terror gjithçka që ndodhi atje.
“Ishte një terror policor i paparë, 5 mijë forca policie, xhandarmërie dhe civilësh që ruanin 50 tifozët shqiptarë. Domethënë 100 policë për 1 tifoz’, - pohon ai për “Shekullin”.
Braho shton ajo që ndodhi drejtohej nga krimineli Ivan Bogdanoviçi. “Atyre turmave të irrituara dhe mjaft gjakësore u paraprinte një kriminel si Ivan Bogdanoviçi. Fuçitë me benzinë ishin grumbulluar në stadium, mafia e sportit por dhe ajo e politikës serbe të cilat ishin përgatitur të digjnin e të bënin katrahurë të madhe. Është një qëndrim i papërgjegjshëm i tërë udhëheqjes shtetërore serbe duke filluar që nga kryeministri, presidenti që dëgjonin thirrjet që shqiptarët të vriten dhe qëndronin atje.
Plus edhe shkelje e të drejtave themelore të njeriut, kontrollet e pautorizuara ndaj personaliteteve, ndaj tifozëve, lojtarëve, ishin skena që më kujtojnë një film të vjetër ku u zhvillua një ndeshje në një kamp përqendrimi ku nga njëra anë luanin ushtarët gjermanë (nazistë) dhe nga ana tjetër luanin të internuarit apo ata që jetonin në kampet e përqendrimit. U zhvillua ndeshja dhe pasi ajo përfundoi të tërë të internuarit u vranë. Kështu ishte dhe qëndrimi serb”, - tha Braho.
-
-
Për: Braho: Serbët 100 policë për 1 tifoz shqiptar
Bravo Edi Rama qe e lirove vendin nga mentaliteti i skllavit ne te cilen e dergoi udheheqja e PD, keshtu beni note proteste, sepse askush ne bote nuk ka te drejte te thirre 'vdekje shqiptareve' e te na mesojne per humazinem e per perparim. Serbia nuk eshte shtet normal, por udheheq politike barbare sepse si mund te thirresh per vrasjen e nje populli te tere e te shfaqesh humanist para botes
MPJ thirri sërish ambasadorin serb Zariç
I dorëzoi notë proteste: Ndalni baltosjen politike
Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare thirri serish kete te enjte në një takim Ambasadorin e Serbisë në Tiranë, Miroljub Zaric, te cilit I dorezoi notën e protestës së qeverisë Shqiptare per ngjarjet në Beograd.
Ne deklaraten e shperndare per mediat, ministria qe drejton diplomacine, hodhi poshte ate, qe e quajti “baltosje politike te ndermarre nga udheheqesit kryesore te Serbise kunder popullit dhe shtetit shqiptar.
Ne qendrimin zyrtar te ministrise se jashtme thuhet, se “deklaratat e zyrtareve më të lartë serbë, bien ndesh me etikën baze të marrëdhënieve diplomatike, vetëpërmbajtjes dhe respektit mes shteteve sovrane. Për më tepër, ato nuk dëshmojnë lartësinë e një vendi kandidat për anëtarësim në BE.
Me tej ne deklarate ftohen udhëheqësit e lartë të Serbisë të kthjellohen dhe të tregojnë mature,duke dënuar aktet antishqiptare që ndodhën para, gjatë dhe pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, si bllokimi në aeroportin e Beogradit të gazetarëve dhe sipërmarrësve shqiptarë, që shoqëronin ekipin kombëtar, djegien e flamurit shqiptar në stadium, thirrjet për 40 minuta për vrasjen e shqiptarëve dhe dhunën patologjike, të ushtruar mbi sportistët e kombëtares shqiptare.
Diten e merkure, pala serbe gjithashtu i dorezoi nje note proteste ambasadorit tone ne Beograd Ilir Bocka.
-
-
Për: Braho: Serbët 100 policë për 1 tifoz shqiptar
Uk Lushi, letër për Maja Kocijancic: Kërkon dorëheqjen e saj
Veprimtari shqiptar në Amerikë, Uk Lushi i ka shkruar letër zëdhënëses së BE'së, Maja Kocijancic lidhur me deklaratat e kësaj të fundit për ndeshjen në mes të Serbisë dhe Kosovës. Ajo e kishte quajtur provokim ngritjen e flamurit të “Shqipërisë së Madhe” në ajër me ‘drone’, derisa kjo ende nuk ishte komentuar nga zyrtarë të BE'së.
Lushi e pyet Kocijancic, nëse ajo, si zëdhënëse e BE'së pajtohet me vrasjet e shqiptarëve nga ana e serbëve pasi nuk i dënoi deklaratat raciste të tifozëve serbë: vrisni shqiptarët
Veprimtari shqiptar i ka kërkuar asaj dorëheqjen pasi nuk e ka vendin në institucionet e BE'së që synojnë bashkimin dhe jo ndarjen.
"Europa nuk është vetëm një bashkim formal. Duhet të jetë një asamble vullnetare që është e bazuar në drejtësi, barazi dhe vlera. Duke qenë të pjesshëm dhe duke provuar qetësimin e Serbisë për çkado-qoftë, arsye politike, ju keni dështuar në idealet europiane dhe duhet të jepni dorëheqje', shkruan Lushi.
"Ju nuk e meritoni të paguheni nga taksapaguesit europianë. Ju keni përkeqësuar një situatë edhe ashtu të keqe dhe e vetmja gjë e mirë qe mund ta bëni për t'i ndihmuar edhe serbët dhe shqiptarët në rrugën e pajtimit është dorëheqja juaj sapo të jetë e mundur si Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Europian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë. Nëse ju nuk e shqyrtoni pozitën tuaj si zëdhënëse, atëherë ju i tregoni botës se paga juaj është më e rëndësishme se sa pajtimi i dy popujve europianë", shkruan Lushi.
"Veçanërisht jam tmerruar që ju, në pozitën e zëdhënëses së BE'së, nuk i keni dënuar thirrjet raciste të tifozëve serb: Vrisni shqiptarët derisa të vdesin të gjithë. A pajtoheni me vrasjen e shqiptarëve znj. Kocijancic?! A e dini znj. zëdhënëse e Evropës se 80 vjet më parë Hitleri bëri thirrje për vrasjen e hebrejve sikurse tifozët serb në Beograd të martën dhe në më pal se dhjet vjet rreth gjashtë milionë hebrenj u vranë në kampet e përqendrimit dhe dhomat e gazit? A e dini znj. Kocijancic se "Siftar" është term degradues për shqiptarët sikurse "zezak" për afro-amerikanët dhe nëse e thoni këtë në SHBA shkoni në burg?
Unë jam shqiptar, ballkanas dhe evropian me gjak dhe origjinë. Jam qytetar amerikan. Por mbi të gjitha jam qenie njerëzore dhe nuk është e metë e imja që u linda nga prindër shqiptarë", thuhet ndër tjerash në letrën e Lushit.
-
-
Për: Braho: Serbët 100 policë për 1 tifoz shqiptar
Rama për “France 24″: Qeveria serbe zgjodhi të ndjekë tifozët e saj
Ndeshja e futbollit për kualifikimin në Euro 2016, midis Serbisë dhe Shqipërisë ka provokuar një krizë politike dhe secili nga shtetet pretendon që ky incident të dënohet – ju kujtoj se ndeshja u ndërpre në fund të kohës së parë, pas shfaqjes mbi stadium të një droni që mbante flamurin shqiptar. Ne jemi në linjë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Z, Kryeministër, shumë faleminderit që pranuat t’i përgjigjeni pyetjeve tona në “Paris Direct” sonte. Vëllai juaj është përfshirë në këtë incident. A ka pasur ai apo jo një rol në gjithë këtë?
-Në radhë të parë duhet të theksoj se është qesharake që njerëzit të kapen pas një flamuri, i cili fluturoi mbi një stadium ku valëviteshin mijëra flamuj serbë dhe ku nuk kishte asnjë tifoz shqiptar, sepse na u ndalua që tifozët shqiptarë të ishin të pranishëm, pikërisht për të evituar që ndeshja të degradonte. Dhe, mbi të gjitha duhet theksuar, gjithashtu, se deri në atë moment, kishin ndodhur dhe shumë gjëra të tjera, dhe unë kam parë gjithnjë që kur në Europë kur këndohet himni i një kombi mbahet qetësi, ndërsa në stadium himni ynë u shoqërua nga thirrjet “vdekje shqiptarëve”.
A mund t’i përgjigjeni direkt pyetjes sime nëse vëllai juaj ka qenë direkt i implikuar në këtë histori.
-Unë u përgjigja duke thënë që kjo është absolutisht qesharake dhe vëllai im ndodhej aty me rreth 50 shqiptarë të tjerë të pajisur me bileta të rregullta nga Federata Shqiptare e Futbollit, të cilët ndiqnin ekipin. Ai ndodhej në tribunën VIP të stadiumit. Ata u kontrolluan në aeroport, u kontrolluan dhe në hyrje të stadiumit dhe nuk kishte asnjë shans që të mund të fusnin aty brenda një dron dhe ta telekomandonin. Gjithë kjo është pjesë e një tentative të dëshpëruar për t’ia vënë fajin Shqipërisë, kur ndërkohë fatkeqësisht ajo ndeshje futbolli u transformua në një arenë urrejtje raciste etnike të papranueshme dhe të padurueshme.
Në 22 tetor ju do zhvilloni një vizitë historike në Serbi. A është e kompromentuar kjo vizitë tani?
-Mua më vjen keq për gjithçka ndodhi në stadium, sepse i takonte autoriteteve serbe të përgjigjeshin për sigurinë në stadium gjatë gjithë zhvillimit të ndeshjes, dhe më vjen akoma më keq që, në vend që të dënonin dhunën dhe të distancoheshin nga ky spektakël i papranueshëm për Evropën, qeveria serbe zgjodhi me retorikën e saj që të ndjekë tifozët serbë dhe të atyre që shkatërruan imazhin e futbollit dhe imazhin e vendit të tyre. Kurse ne zgjodhëm rrugën tjetër, rrugën e të sjellit si europianë, zgjodhëm të mos i përgjigjeshim retorikës nacionaliste dhe brutale, zgjodhëm që të vazhdonim rrugën tonë drejt së ardhmes dhe që të vazhdojmë punën për paqen, kooperimin dhe për dialogun midis gjithë vendeve të rajonit ku mbas 100 vitesh, është në vitin e saj të parë pa asnjë konflikt. Ndaj dhe ky kthim mbrapa është i papranueshëm ashtu sikurse këto diskutime të ngritura nga hiçi të një flamuri që provokon nderin e një kombi.
-
-
Për: Braho: Serbët 100 policë për 1 tifoz shqiptar
Serbia thotë se s’do të lejojë urrejtjen, por nuk mbron bizneset shqiptare
Sekretari shtetëror i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Nikoliq, ka thënë se vendi i tij “nuk do të lejojë përhapjen e urrejtjes fetare dhe etnike”.
Ai ka paralajmëruar se të gjithë ata që shkatërrojnë pronat e shqiptarëve, do të ndëshkohen rëndë.
Komentet vijnë pasi grupe të caktuara individësh kanë djegur ose sulmuar prona të shqiptarëve në disa qytete të Serbisë, përfshirë restorane dhe furra të bukës.
Incidentet kanë pasuar ndeshjen futbollistike midis Shqipërisë dhe Serbisë, e cila është zhvilluar të martën në Beograd, transmeton rtk.
Takimi nuk ka arritur të përfundojë për shkak të dhunës në fushë.
Pronari i furrës "Evropa" në Novi Sad, Bajram Temaj, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se sulmuesit kanë thyer xhamet e furrës, në të cilën, përveç punëtorëve ka pasur edhe blerës.
"Pas incidentit në lojë e kam ditur se çfarë më pret. Për më shumë se 20 vjet jam në shënjestër të huliganëve. Edhe pse kam kërkuar mbrojtje nga policia e Novi Sadit, qysh para indicentit, ajo më ka thënë se nuk ka kapacitet për një gjë të tillë. Ajo çfarë më inkurajon është reagimi i banorëve, që më kanë dhënë përkrahje", ka thënë Temaj.
Në rastin e fundit, sulmuesit kanë thyer katër restorane “fast food” të shqiptarëve në Novi Sad.
Persona të panjohur kanë sulmuar të enjten në mëngjes edhe Ambasadën e Shqipërisë në Podgoricë.
Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka thënë se do t’i trajtojë këto probleme duke u bazuar në konceptin multietnik dhe qytetar të shoqërisë malazeze.
-
-
Për: Braho: Serbët 100 policë për 1 tifoz shqiptar
Si mund qe ne perjashtim te 2-3 shikuesve te stadiumit, te gjithe te tjeret te bejne thirrje per vrasje. Cfare ideologjie vrasese ndjekin keta?! Si ska asnje prift te Serbise te dale e te beje thirrje se kjo eshte krim dhe eshte veprim amoral. A jane njerez keta, ptu krijesa pa kurrfare ndjenje kishin qene keta hipokrite, keta sjane te krishtere por ateiste pa kurrfare etike. Keta me i shti ne BE kane me ja shti flaken krejt BE-se e kane me kerku shtetet me dal nga BE. Vellezer ejani te vetedijesohemi per shtet sikur Izraeli, se ndryshe nuk i perballon keta terroriste
Selam Blatterit dhe Platinit: Ja fyerjet raciste të serbëve (Video)
Në deklaratat e tyre, kreu i FIFA-s, Sepp Blatter dhe ai i UEFA-s, Michel Platini, mes tjerash kanë thënë se futbolli nuk duhet shfrytëzuar për mesazhe politike.
Në një farë mënyrë, ata po e maksimalizojnë çështjen e fluturimit të flamurit mbi stadium dhe po e minimizojnë gjithë atë racizëm, agresivitet, ushtrim dhune, ndalim fashist të çfarëdo simboli të ekipit kundërshtar...
Dhe për t’ua freskuar sadopak mendjen para se të marrim një vendim, sjellim një video nga stadiumi i Partizanit dhe çfarë kërkonin serbët e pranishëm aty:
“Vrit, masakro që të mos ekzistojë asnjë shqiptar”.
/Telegrafi/
http://www.telegrafi.com/sport/selam...5-0-57759.html
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt