KANDARET E EUROPES.
Me ket lajm du me njoftu!
Gjith ku i kam une miqt e mi.
Nese doni me m'gjetë mu.
Kam fillu pune ne tregti.
Ma nuk jam ai i pari.
S'bej ma pune, qe m'vijne per dore.
Tash me gjeni te pazari.
Tu bertite "hajde peshore"!
Sjane peshore dosido.
Qysh perdor perdit mileti.
Pa e ble ti nja, mos shko!
Jane peshore marifeti.
Jane peshore prej "platini"
Ku e pakta, u han ballanca.
Shpejt e shpejt, hajdi e blini!
Nje kandar "made in Franca"
Dy e dy, tash nuk bejne kater.
Bejne gjashte, e sa t'dush ti.
Nese thu, ta kam me hater.
Hajde shihe vete me sy!
Jane kandare qe kane peshuar.
Qysh ne kohe te otomanit.
Fate shtetesh copetuar.
Ne traktat te Shen Stefanit.
Hajde ju, peshore blini!
Jane kujtim, prejt t'parit fisit.
Qysh ne mbledhjet e Berlinit.
Konferencat e Parisit.
Jane peshore nga Evropa.
Qe peshojne konder per konder.
Fate shtetesh copa copa.
N'treg te lordëve, mu ne Londer.
Hajde se i fundit ka ngelur!
Ju bej be, po ju genjeva.
Eshte i ri, sa ma kane sjellur.
Sot me erdhi nga Gjeneva.
Blini nje dhe do ta shikoni!
Ma rënde delja, e ma lehtë lopa.
Ju gjithmonë do te fitoni.
Me kandaret nga Evropa.
nga kukesi Cen Hasani...
Krijoni Kontakt