Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet nė Bllog
    22

    Abuzoi me Rrugėn e Kombit, Ministria e Financave padit ish-ministrin Bode

    Abuzoi me Rrugėn e Kombit, Ministria e Financave padit ish-ministrin Ridvan Bode

    Ministria e Financave ka kallėzuar sot nė mesditė penalisht ish-ministrin demokrat tė financave Ridvan Bode dhe ish-zėvendėsministrin Sherefedin Shehu.

    Dy deputetėt aktualė tė Kuvendit tė Shqipėrisė, akuzohen veprėn penale tė “shpėrdorimit tė detyrės” dhe “shkeljes sė barazisė nė tenderė” nė bashkėpunim, gjatė procedurės sė tenderit pėr kredinė prej 230 milionė eurosh, qė ka pėrfunduar nė buxhetin e ndėrtimit tė rrugė sė Kombit Durrės-Kukės-Morinė.

    Ministria e Financave, nė kallėzimin e depozituar pranė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, arsyeton se Bode e Shehu i kanė shkaktuar shtetit njė dėm prej 60 milionė eurosh.

    Nėse Bode shpallet fajtor pėr kėto akuza, rrezikon deri nė 7 vjet burg. Bode ėshtė ish-ministri i dytė demokrat qė paditet penalisht nga qeveria pas rastit tė parė tė ish-ministrit tė mbrojtjes, Arben Imami.

    Shqip

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Abuzoi me Rrugėn e Kombit, Ministria e Financave padit ish-ministrin Bode

    Tenderi Durrės-Kukės, Cani padit Boden e Shehun. Ish-ministri: Akuzat janė qesharake

    TIRANE-UPDATE- Ministria e Financave njofton se ka paraqitur javėn e kaluar pranė Prokurorisė sė Tiranės njė kallėzim penal ndaj ish-ministrit tė Financave, Ridvan Bode dhe ish- zėvendėsministrit tė Financave, Sherefedin Shehu, pėr shkelje qe sipas ketij institucioni, jane kryer nė procedurat e marrjes sė kredisė tregtare nga kreditorė privatė tė tregut ndėrkombėtarė nė vlerėn 250 milionė euro, pėr financimin e investimeve kapitale.

    I gjithė procesi thote ministria e Financave, ėshtė kryer nė shkelje tė ligjit nr. 9665, datė 18.12.2006 “Pėr huamarrjen shtetėrore dhe garancitė shtetėrore tė huas nė Republikėn e Shqipėrisė”, dhe tė ligjit nr. 9643, datė 20.11.2006 “Pėr prokurimin publik”.

    “Pėrzgjedhja e fituesit ėshtė kryer nė kushte tė pabarabarta dhe jo transparente, duke favorizuar njė ofertues kundrejt tė tjerėve, dhe duke kryer vlerėsim tė pabarabartė tė ofertave, konkurrim tė pandershėm nėpėrmjet kritereve tė ndryshuara nga ato tė shpallurat, por tė panjoftuara paraprakisht ofertuesve, si dhe tė paargumentuara me document”,-thuhet nė njoftimine MF-sė.

    Mė tej theksohet se jo vetėm vlerėsimi i ofertave, por dhe procesi ėshtė i padokumentuar dhe jo transparent. “Kriteret janė ndryshuar gjatė procesit tė vlerėsimit tė ofertave, pasi ėshtė konstatuar se ofertuesi i preferuar kishte paraqitur borxhin mė tė shtrenjtė nga gjithė tė tjerėt. Pėrveēse njė borxh shumė i shtrenjtė me kosto reale rreth 13.3%, si pasojė e veprimeve tė mėsipėrme dhe duke blerė borxhin mė tė shtrenjtė midis gjithė ofertave tė paraqitura, i ėshtė shkaktuar dėm buxhetit tė shtetit nė vlerėn 60 milionė Euro”,-deklaron Ministria e Financave.


    Pas padizė sė depozituar nga Ministria e Financave, ka ardhur edhe reagimi i ish-ministrit Ridvan Bode, duke i quajtur qesharake akuzat, ndėrsa thekson se ėshtė i hapur ndaj hetimit.


    Reagimi i Bodes

    Mė nė fund Cani, e mbajti “premtimin” e dhėnė njė vit mė parė publikisht nė parlament. Qeni qepėn tė hajė do tė ēonte ish-ministrin e financave nė prokurori, qoftė dhe me njė akuzė sa qesharake aq dhe tė padėgjuar nė ndonjė vend si kjo qė sajoji sot.

    Deklaraoj qė nė fillim, se jam i hapur ndaj organeve tė hetimit dhe i interesuar pėr tė ndihmuar nė sqarimin e shpejtė tė kėsaj ēėshtje, qė pėr mua ėshtė njė ēfryrje e tullumbaces sė radhės.

    Nė fakt, njė akuzė e tillė nuk do tė meritonte pėr tu debatuar, sikur tė mos ishte pjesė e njė skenari tashmė tė deklaruar nga qeveria Rama, qė pėr tė larguar vėmėndjen nga dėshtimet e saj tė pėrditshme, ka zgjedhur strategjinė e sulmit dhe denigrimit tė kundėrshtarėve politikė, revanshin e pafre ndaj ēdo institucioni tė pavaruar apo dhe ndaj qytetarėve, me synimin e vetėm: gjunjėzimin dhe nėnshtrimin e gjithkujt.

    Me aq sa degjova nga mediat vizive, pasi nuk kam dijeni pėr sajesėn e Canit, bėhet fjalė pėr njė kredi sindikale tė pranverės sė vitit 2009, me sa kujtoj., e sindikuar nga Deutch Bank. Ka qenė periudha e kulmit tė krizės financiare dhe kur njė numur vendesh edhe tė BE refuzoheshin nė tregje. Ka qene momenti kur kursi i kėmbimit i monedhave tė rajonit, por dhe tė disa vendeve tė BE u ēvlerėsua me mbi 25%. Suksesi i kėsaj dalje nė treg nga Shqipėria ėshtė pėrshėndetur edhe nga FMN.

    E gjitha sa dėgjova, ishte njė sajesė e pėrēartur, e cila sajohet nė njė kontekst dėshtimesh tė qeverisė. Cani kthehet duarbosh nga Washingtoni, me njė axhendė rritje taksash dhe ēmimit tė energjisė elektrike dhe “qetėson” opinionin me njė akuzė tė reme. Sipas ligjit tė prokurimit publik, produktet financiare as i janė nėnshtruar dhe as i nėnshtrohen ligjit tė prokurimit publik. Kredia ėshtė marrė pasi u miratua nė parlamnet me ligj tė veēantė marrėveshja dhe procedura pėr marrjen e kredisė. Personalisht as kam qenė kurrė pjesė e ndonjė komisioni ofertash apo negociatash. Ka qene njė drejtori e pėrgjithshme e borxhit qė ka zbatuar tė njėjtat procedura e rregualla si nė tė tjera kredi sindikale apo kredi tė tjera qė kontraktohen rėndom nga ministria e financave dhe qė janė tė njėjta nė tė gjitha tregjet financiare.

    E gjitha ėshtė njė akuzė politike, me njė synim dhe kėmbėngulje tė verbėr inati e revanshi saqė nuk sheh se gjithshka pėr kėtė kredi ėshtė miratuar me njė ligj nė parlament.


    Panorama

  3. #3
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Pėr: Abuzoi me Rrugėn e Kombit, Ministria e Financave padit ish-ministrin Bode

    rruga e kombit duhej quajtur rruga e Ali Babait dhe hajdute. Nuk ngeli njeri pa vjedhur nga ai ndertim "patriotik"
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  4. #4

    Pėr: Abuzoi me Rrugėn e Kombit, Ministria e Financave padit ish-ministrin Bode

    gjithesesi nuk besoj te jete shume ndryshe nga shume projekte te tjera qe behen ne Shqiperi. thjeshte ka qene nje projekt me i shtrenjte dhe normalisht eshte vjedhur me shume.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •