Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 95 prej 95
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,145

    Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014

    Me pelqeu shume KUARTETI qe interpretoi 3 nder kenget me te bukura te Festivalit ne kohe te ndryshme.

    Gjetje e bukur dhe shkrirje e arrire e kuartetit me orkestren ! Teme e bukur instrumentale ! Bravo !!!


    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 30-12-2014 më 12:24

  2. #92
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,145

    Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014

    “Diell”-i që Elhaida çon në Eurosong

    •Elhada Dani fiton Festivalin e 53-të të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar. Vendi i dytë për Bojken Lako Band, i treti për Lindita Halimin.

    Këngëtarja shkodrane Elhaida Dani triumfoi në natën finale të Festivalit 53 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Ajo fitoi të drejtën ta prezantojë Shqipërinë në Festivalin e ardhshëm Europian që zhvillohet në Vjen të Austrisë pranverën e ardhshme. “Sinqerisht kjo do të thotë shumë për mua. Faleminderit që më dhatë mundësinë që të përfaqësoj vendin tim në një Festival kaq të rëndësishëm siç është Eurovizion. Faleminderit që po bëni këtë ëndërr timen realitet”, ishin fjalët e saj, para se të niste interpretimin e këngës “Diell”, si fituese për publikun. Tekstin e këngës e kanë shkruar Viola Trebicka dhe Sokol Marsi. Kompozimi dhe orkestrimi është i Aldo Shllakut. Elhaida për këngën “Diell” shprehet për “Shekulli”-n se: “Qysh në titull kuptohet se është një këngë optimiste, që transmeton energji pozitive. Kjo është edhe ajo që unë dua të arrij të përcjell te publiku. Është një këngë që flet për dashurinë, dhe sesi ajo mund të transformojë jetën e një njeriu. Unë e gjej veten shumë te ky tekst, pasi dashuria është energjia më e madhe, që ne japim edhe marrim në jetën tonë. Këtu dashuria është në një koncept më të gjerë, sesa dashuria për një person. Prandaj kur unë dua dikë apo diçka kjo gjë më bën më të lumtur, edhe më rrezatuese, si dielli”.

    Po a ishte Eurovizioni një nga pikësynimet e Elhaidës?

    Ajo tregon para natës finale se është edukuar që të shijojë çdo etapë të një aktiviteti ku është pjesë. “Nuk mund të flas aspak për Eurovizion, nëse unë nuk shijoj më përpara Festivalin. Nëse unë e shijoj Festivalin, edhe më pas më hapen dyert e Eurovizionit do të isha e lumtur. Por këtë e marr edhe si një përgjegjësi shumë të madhe, pasi do të më duhet të përfaqësoj Shqipërinë në një event të madh. Kjo është një përgjegjësi shumë e madhe, për të cilën unë nuk e di nëse jam ende gati për ta marrë mbi shpatulla”. Aktualisht ajo vazhdon që të jetë e angazhuar gjatë gjithë kohës me koncerte në Shqipëri edhe Itali. Gjithashtu është duke punuar për albumin e saj të ardhshëm, që parashikohet të dalë në treg në fund të vitit 2015. Këngët e këtij albumi do të jenë në italisht dhe në anglisht. “Kam menduar t’i sjell këngët në këto gjuhë pasi synoj një treg më të gjerë sesa ai italian dhe shqiptar. Bashkëpunëtorët janë me të vërtetë të mëdhenj, me të cilët unë ndihem e nderuar që punoj”.

    Krijimtaria e Elhaida Danit

    Ka studiuar piano që në moshën 6-vjeçare në shkollën ‘Prenk Jakova’ në Shkodër. Ka marrë pjesë në talent–show “Star Academy”, ku është shpallur fituese në vitin 2009. Më pas ka marrë pjesë në festivale ndërkombëtare, si në Rumani, Bullgari etj. Vitit 2011 ishte shumë i suksesshëm për të. Në gusht të këtij viti, ajo ishte një nga konkurrentët e Suncane Skale. Në vitin 2009 ka regjistruar këngën e saj të parë “Si asnjëherë”, por konkurrimi i saj në festivale fillon në Kënga Magjike 2008 ku këndoi "Fjala e fundit" dhe më pas në vitin 2011, në Festivalin e Këngës në RTSH ajo këndoi "Mijëra vjet" dhe u nderua me çmimin "Melodia më e mirë". Viti 2012 është një vit i paharruar për Elhaidën pasi publikoi albumin e saj të parë dhe më pas në Top-Fest u shpall fituese e çmimit të madh me këngën “S'je më”.

    The Voice of Italy


    Në vitin 2013, Elhaida Dani merr pjesë në “The Voice Of Italy”, pasi në serialin tjetër talent-show, “Amici” di Maria de Filippi nuk e pranojnë. Këngëtarja me zërin potent bëri një performancë të jashtëzakonshme duke çuar në këmbë publikun dhe 4 trajnerët: Riccardo Cocciante, Raffaella Carrà, Piero Pelù'' dhe Noemi. Ajo kishte zgjedhur këngën "Mama Knows Best" të këngëtares Jessie J, të shkruar nga Jessica Cornish dhe Ashton Thomas. Kënga kërkonte një zë të fortë dhe me ekstension vokal dhe performanca e Elhaidës mori komplimenta nga të gjithë trajnerët. Piero Pelù e pyeti nëse emri i saj ishte "uragan", por këngëtarja u përgjigj: "Quhem Elhaida dhe vij nga Shqipëria". Në mes të "betejës" së trajnerëve se kush ta merrte në skuadër Elhaidën, u fol për herë të parë për një kandidaturë për fitoren e këtij programi të zhvilluar për herë të parë në Itali dhe të transmetuar në RaiDue. Elhaida vendosi të shkojë në skuadrën e këngëtarit Riccardo Cocciante, derisa në fund u shpall edhe fituese e “The voice of Italy”.

    Nata e tretë e Festivalit

    Tenori Shkodran Tolaj dhe këngëtarja Besinana Mehmeti ishin të parët që hapën natën finale të Festivalit të 53-të Këngës të Radio Televizionit Publik Shqiptar. Pas konkurrimit këngëtarja shprehu pakënaqësinë e saj para publikut për provat e lëna pezull ditën e djeshme gjatë paradites. “Nuk kemi qenë në prova gjenerale, por jemi këtu për hir të jurisë që na solli deri këtu, por edhe për hir të publikut”. Ndërsa Floriana Garo, disi e befasuar nga deklarata e këngëtarëve, vazhdoi normalisht prezantimin. Kënga e radhës u interpretua nga Bojken Lako, derisa Turjan Hyska sqaron publikun me detaje. Sipas tij, fillimisht është bërë shorteu se kush do të niste i pari prezantimin e këngës. “Provat janë zhvilluar gjatë paradites së djeshme, por këngëtarët përkatës nuk kanë qenë në orarin që u është caktuar. Duke patur parasysh se këtu çdo gjë është shumë korrekte, ato nuk u bënë më pas nga këngëtarët që nuk ishin”.

    Kështu vijoi konkurrimi deri në fund të Festivalit. Gjatë performancës së mbrëmshme pas këngëve konkurruese kitaristi Genc Dashi guxoi t’i binte kitarës këmbëkryq për disa minuta te shkallët e skenës, duke interpretuar edhe këngën popullore “Tundu bejkë tundu”, një gjë e pazakontë për skenën e Pallatit të Kongreseve. Kjo ishte ajo që Dashi ka pretenduar nga ky festival: një performancë sa më e çlirët. “39 vjet kam qenë në këtë skenë edhe nuk shkulem dot”, u shpreh ai, derisa në skenë vijnë dy prezantueset Floriana Garo dhe Liberta Spahiu. Ato prezantuan këngën e radhës, të interpretuar nga Rona Nishliu. Rona Nishliu ndau çmimin e interpretimit më të mirë për këngën “Himn” të interpretuar nga Gjergj Leka. Çmimi u vendos nga Orkestra e Radio Televizionit Publik Shqiptar. “Gjëja më e bukur është se unë tani po bëhesha gati të ikja në shtëpi. Por gjeja më e rëndësishme është se mbiemri im është Leka dhe ky çmim ka shumë rëndësi. Unë i them faleminderit drejtorit të këtij festivali Martin Lekës, edhe orkestrës. Gëzuar edhe ju, edhe bereqet inshallah, edhe paguani dritat”, tha ai.


    http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=63712&kat=94
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 30-12-2014 më 12:25

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,145

    Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014

    Vlerësimi i Jurisë, numri më i dobët i Festivalit 53

    Festivali i 53 i Këngës së Radio Televizionit Publik Shqiptar është komentuar gjatë ditës së djeshme nga kompozitorë, këngëtarë, por edhe njerëz të thjeshtë. Shumë prej tyre shprehen se ky çmimin nuk është dhënë sipas meritës, por sepse këngëtarja fituese Elhida Dani, me këngën “Diell”, është shpallur edhe fituese e “Voice of Italy”. Muzikologu Vaso Tole, i cili u prezantua si kompozitor në këtë Festival me këngën “Himn Jetës”, tekst i Fatos Arapit, edhe nën interpretimin e Julian Gjojdeshit, shpreh opinion e tij, që mbështetet edhe nga shumë të tjerë.

    Vaso Tole: Të gjitha këto nën vorbullën thithëse të një globalizimi dhe mishmashi muzikor "stilesh" që s'të çon askund, për më tepër në skenat evropiane, se në Eurovizion, jo e jo.

    Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka qenë dhe mbetet investimi më i rëndësishëm që krijuesit, shoqëria dhe shteti shqiptar kanë bërë dhe ende bëjnë përmes RTSH-së, edhe Orkestrës Simfonike të saj, për këngën dhe në përgjithësi për muzikën shqiptare. Përkundër kësaj, konstatohet se ç’do ditë e më shumë, gjatë viteve të tranzicionit postkomunist, ky festival po largohet nga parimet artistike të themeluesve dhe pasuesve të tyre (kompozitorëve: Çesk Zadeja, Abdullah Grimci, Prenk Jakova, Vath Cangu, Agim Prodani, Tish Daija, Nikolla Zoraqi, Tonin Harapi, Avni Mula, Gjon Simoni, Simon Gjoni, Pjetër Gaci, Feim Ibrahimi, Limoz Dizdari, Shpëtim Kushta, Ferdinand Deda, Agim Krajka, Kastriot Gjini, Kujtim Laro, Aleksander Peçi, Shaqir Kodra, Josif Minga, Gazmend Mullahi, Spartak Tili, Enver Shëngjergji, Hajg Zaharian, Flamur Shehu, Selim Ishmaku, Alfred Kaçinari, Ardit Gjebrea, Shpëtim Saraçi, Endri Sina, Ardian Hila, Elton Deda, Pirro Cako etj; poeteve Ismail Kadare, Dritero Agolli, Fatos Arapi, Xhevahir Spahiu, Bardhyl Londo, Zhuljana Jorganxhi, Natasha Lako, Jorgo Papingji, Alqi Boshnjaku, Gjok Beci, Arben Duka etj), për të pasur dhe krijuar këngë me identitet të qartë kulturor shqiptar në muzikë, në poezi e në interpretim.

    Kësisoj, ajo ç’ka sot shihet është një fasadë "e bukur" digjitale, e cila mbulon nga sytë e botës ashtu si një perde, një trup të sëmurë e bashkë me të edhe plagët e thella, të majisura e të pakuruara prej vitesh të këngës sonë, pavarësisht përpjekjeve të disa kompozitorëve të rinj profesionistë, për të ndryshuar diçka në këtë realitet të trishtë, në respekt të publikut dhe të amanetit të etërve themelues. Të gjitha këto nën vorbullën thithëse të një globalizimi dhe mish-mashi muzikor "stilesh" që s'të çon askund, për më tepër në skenat evropiane, se në Eurovizion, jo e jo! Një pamje tragjike që i shkojnë vargjet e Migjenit:“ ...ç’do ditë shoh qartë e më qartë, e vuej thellë e më thellë!”

    Është detyrë e dorës së parë që këngët shqiptare t’i kthehen publikut si krijimtari e interpretim, atij publiku që investon dhe që është i interesuar për to shpirtërisht. Në këtë pikë përgëzoj përpjekjen e Drejtorit te Festivalit të 53-të, Martin Leka për të filluar një fazë të re të rikthimit të rëndësisë së këtij festivali, por kjo gjë duhet të vijojë më tej.

    Mënyra se si kjo duhet bërë kërkon standarde që duhet të nisin të formatohen pas analizimit të gjendjes nga kritika muzikore dhe institucionet përgjegjëse, si dhe në hapjen e një debati shërues gjithëpërfshirës rreth këngës sonë në bashkëkohësi.

    Me tej është detyrim i krijuesve profesionistë që mbështetur kritereve të qarta artistike, statutit të ri dhe rregullave të reja proceduriale të përzgjedhjes së këngëve, edhe organizimit të festivalit të këngës në RTSH.
    "Të shembin" me bukurinë dhe vlerat e artit të tyre, "ndërtimet" dhe "kioskat" pa leje të tranzicionit muzikor shqiptar, ndër to edhe interesat dhe klanet që i kanë zënë frymën këngës sonë, për të riformuluar kauzën e këngës me identitet kulturor shqiptar e europian njëherësh!

    Ah, një fjalë e fundit për Juritë dhe vendimet e tyre. Për këtë mjafton të kujtoj thënien e Çesk Zadejës, babait të muzikës shqiptare se: “... Vlerësimet e Jurisë janë numri më i dobët i festivalit!”.

    Kompozitori Gazmend Mullahi: solidarizohem në substancën

    Pothuajse edhe kompozitori Gazmend Mullahi ndan të njëjtin shqetësim me profesor Tolen. “Ndaj me Tolen të njëjtin mendim përveç ca elementesh të tjerë që janë të vegjël dhe pa ndonjë peshë ndaj thelbit. Të falënderoj profesor, që unisohemi ndaj gjërave që personalisht i kam ngritur me kohë, madje duke qenë dhe vetë pjesëtar i atij stafi, fatkeqësisht të mbetur "dele e zezë" dhe jo pa pasoja. Më zgjove "dellin" që kujtova se kishte "rënë" në qetësi”, shkruan ai.

    Thanas Todhe: Mos ka ardhur koha të ndryshojë formula e përzgjedhjes së fituesit

    Një llafollogji prezantuesish dhe të ftuarish që thanë dhe nuk thanë asgjë. Një skematike këngësh që uleshin e ngriheshin deri në bërtitje e dukeshin sikur i ngjanin njëra-tjetrës. Në Eurovizion vlerësohet kënga dhe jo këngëtari sado i mrekullueshëm qoftë ai. Mos ka ardhur koha të ndryshojë formula e përzgjedhjes së këngës së Eurosongut?

    Studiuesi Behar Arllati: Juritë kanë për bazë shijet personale

    “Pajtohem plotësisht me ato që thoni prof Vaso, por ç'të bëjmë me zhgënjimin tonë që duket sikur s'ka fund?! Tash e shumë vite, sa herë që vjen dhjetori them me vete: “Ky Festival do të jetë ndryshe", por avazi i vjetër vazhdon këngët rrezohen nga juritë pa arsye dhe me arsyetimin e vetëm, shijen personale që e konsideroj një gabim fatal. Kam përshtypjen se qëllimisht emërohen juri të tilla me njerëz pa përvojë, që s'kanë të bëjnë fare me muzikën, ose njerëz të lidhur ngushtë ndaj një klani të caktuar. Kjo, u bën dem vlerave dhe këngëve në përgjithësi. Do veçoja me këtë rast këngën e Klodi Çafokut dhe këngën tuaj që ishte "ndryshe" nga "standardi" që preferonin anëtarët e Jurisë. Reformat janë mëse të domosdoshme dhe hapi i parë mendoj se duhet të jetë formimi i një komisioni për vlerësimin dhe pranimin e këngëve ndërkohë që anëtarët e Jurive duhet të mbeten "të panjohur" deri në natën e Festivalit. Mendoj se nga këtu nisin shumë të këqija”.

    Elton Deda: Të paktën do përfaqësohemi bukur në Eurovizion

    “Urime Boku, jo për çmimin, por për personalitetin origjinal artistik të pangatrrueshëm me të tjerët. Sa për vendin e parë gjithmonë ka kundërshtime, por gjithsesi me një zë si Elhaida, të paktën do përfaqësohemi bukur në Eurovizion”.

    Moza Demiri: Këngëtarja pati kërcitje vokali

    “Si muzikante dhe specifikisht e Kantos, njoh mirë teknikën vokale, edhe pse fansat e saj nuk do ta pëlqejnë kritikën, edhe vetë këngëtarja nuk ishte në nivelin që ju e mbani, pasi pati shkëputje të zërit, të frymëmarrjes, stopime dhe kërcitje vokali, që është jo profesionale. Për hir të së vërtetës, nuk më lejohet që të mos ta them. Kjo është një e vërtetë që as një katër vjeç në botë nuk do ta justifikonte. Kënga tmerr, ulërin me nota në ajër pa pikën e harmonisë. Më vjen keq, por nuk ka lidhje me çmim të parë, duke qenë kënga jo e përshtatshme edhe këngëtari ngelet “fukara”, nuk ka lidhje se çfarë ka fituar nëpër botë, por me atë që nxori në dritë sonte”.

    Besiana Mehmedi: Në back-stage "ushtari" i Saraçit na fyeu verbalisht dhe kërcënoi fizikisht

    Këngëtarja që u rendit në vend të katërt, së bashku me Shkodran Toljan pas reagimit gjatë natës finale të festivalit shkruan se: “Mbrëmë dolëm në finalen e Festivalit të 53 në RTSH. Ditën e djeshme ishim të lajmëruar në ora11.00 për provë, që nuk arritëm ta bëjmë, sepse drejtori Artistik, Shpëtim Saraçi kishte vendosur provën më herët. Përveçse nuk na lejoi të bëjmë provë na nxori jashtë. Kjo ishte arsyeja që reaguam direkt. Duke marrë parasysh që ky festival duhet të jete i pa paragjykuar dhe parapëlqyer. Nuk mbaroi asgjë në skenë, sepse në back-stage vjen "Ushtari" i Shpëtim Saraçit, Marjan Deda, i cili na fyeu verbalisht dhe kërcënoi fizikisht. Ne qëndruam dhe pritem sipas traditës deri në fund dhe pse të përgatitur psiqikisht për një disfalifikim të mundshëm. Pavarësisht se juria na la në vend të katërt me rëndësi është që ne sollëm në vend dinjitetin artistik. Faleminderit publikut mbarëshqiptar për duartrokitje ndërkaq për atë çfarë ndodhi më duhet të them: “Paska dhe të tillë drejtor artistik që Festivalin e konsideron Monarki të veten ku artistët mund t’i fyejë deri në shkallën më të ulët”.


    http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=63780&kat=94
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 30-12-2014 më 12:40

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,145

    Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014

    Citim Postuar më parë nga sirena_adria Lexo Postimin

    Muzikologu Vaso Tole, i cili u prezantua si kompozitor në këtë Festival me këngën “Himn Jetës”, tekst i Fatos Arapit, edhe nën interpretimin e Julian Gjojdeshit, shpreh opinion e tij, që mbështetet edhe nga shumë të tjerë.

    Vaso Tole: Të gjitha këto nën vorbullën thithëse të një globalizimi dhe mishmashi muzikor "stilesh" që s'të çon askund, për më tepër në skenat evropiane, se në Eurovizion, jo e jo.

    Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka qenë dhe mbetet investimi më i rëndësishëm që krijuesit, shoqëria dhe shteti shqiptar kanë bërë dhe ende bëjnë përmes RTSH-së, edhe Orkestrës Simfonike të saj, për këngën dhe në përgjithësi për muzikën shqiptare. Përkundër kësaj, konstatohet se ç’do ditë e më shumë, gjatë viteve të tranzicionit postkomunist, ky festival po largohet nga parimet artistike të themeluesve dhe pasuesve të tyre (kompozitorëve: Çesk Zadeja, Abdullah Grimci, Prenk Jakova, Vath Cangu, Agim Prodani, Tish Daija, Nikolla Zoraqi, Tonin Harapi, Avni Mula, Gjon Simoni, Simon Gjoni, Pjetër Gaci, Feim Ibrahimi, Limoz Dizdari, Shpëtim Kushta, Ferdinand Deda, Agim Krajka, Kastriot Gjini, Kujtim Laro, Aleksander Peçi, Shaqir Kodra, Josif Minga, Gazmend Mullahi, Spartak Tili, Enver Shëngjergji, Hajg Zaharian, Flamur Shehu, Selim Ishmaku, Alfred Kaçinari, Ardit Gjebrea, Shpëtim Saraçi, Endri Sina, Ardian Hila, Elton Deda, Pirro Cako etj; poeteve Ismail Kadare, Dritero Agolli, Fatos Arapi, Xhevahir Spahiu, Bardhyl Londo, Zhuljana Jorganxhi, Natasha Lako, Jorgo Papingji, Alqi Boshnjaku, Gjok Beci, Arben Duka etj), për të pasur dhe krijuar këngë me identitet të qartë kulturor shqiptar në muzikë, në poezi e në interpretim.

    Kësisoj, ajo ç’ka sot shihet është një fasadë "e bukur" digjitale, e cila mbulon nga sytë e botës ashtu si një perde, një trup të sëmurë e bashkë me të edhe plagët e thella, të majisura e të pakuruara prej vitesh të këngës sonë, pavarësisht përpjekjeve të disa kompozitorëve të rinj profesionistë, për të ndryshuar diçka në këtë realitet të trishtë, në respekt të publikut dhe të amanetit të etërve themelues. Të gjitha këto nën vorbullën thithëse të një globalizimi dhe mish-mashi muzikor "stilesh" që s'të çon askund, për më tepër në skenat evropiane, se në Eurovizion, jo e jo! Një pamje tragjike që i shkojnë vargjet e Migjenit:“ ...ç’do ditë shoh qartë e më qartë, e vuej thellë e më thellë!”

    Është detyrë e dorës së parë që këngët shqiptare t’i kthehen publikut si krijimtari e interpretim, atij publiku që investon dhe që është i interesuar për to shpirtërisht.

    http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=63780&kat=94

    Eshte e pamundur qe pas çdo Festivali, cilido qofte ai, te mos lexosh shkrime pakenaqesish ...... me teper se sa cfare solli te bukur eventi artistik ne fjale !

    Thene thjesht ......nese nje profesionist merr pjese ne nje gare, ai s'mund te jete dhe kritiku i saj njeherazi ! Vleresuesi dhe Kritiku me I mire I nje KRIJIMI ARTISTIK eshte PUBLIKU !!!

    Do te kisha preferuar me mire nje kenge te bukur nga Prof. Tole sesa nje Liste te Qendisur Vlerash e Ikonash te Muzikesh Shqiptare siç eshte ajo e mesipermja.

    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 04-01-2015 më 00:33

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,145

    Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014

    Anëtarët e jurisë Agim Doçi dhe Genc Dashi: Festivali i 53 në RTSH, më i miri i të gjitha viteve

    Shkeputur nga shkrimi ne " Sot" - 28 Dhjetor

    Dy emra të njohur anëtarë të jurisë, poeti i festivaleve Agim Doçi dhe kompozitori dhe ish solisti i Orkestrës së RTSH, Genc Dashi, pohojnë se ky festival ka sjellë prurje mira në krijimtarinë muzikore.

    Genc Dashi, një personalitet i artit shqiptar e vlerëson këtë vit festivalin me tërë elementët e tij. “Më vjen mirë që më ftuan të jem pjesë e jurisë, pas 17 viteve që jam larguar nga Shqipëria. Ishte dëshira ime të dëgjoja këngët dhe me aq sa kam ndjekur deri tani ishin të mira. Në Vjenë zhvillohet dhe “Eurovizioni”, unë jetoj atje dhe e njoh muzikën. Festivali më ka lënë përshtypje shumë të mira, një teknikë fantastike. Është një perfeksion, por atë e bëjnë dhe mjeshtrat që luajnë muzikën. Aq më tepër dhe Bled Laço si regjisor, që ka bërë një punë shumë të mirë, vlerësoj dhe punën që kanë bërë mjeshtri i madh në muzikë Shpëtim Saraçi, Edmon Zhulali”, pohon Genc Dashi, kompozitori dhe ish solist i orkestrës së RTSH.

    Ndërsa poeti i festivaleve, Agim Doçi flet për jurinë, që sipas tij ka qëllim të shikojë trashëgiminë e popullit shqiptar, që e ka shkruar në vargje. “Falënderoj stafin organizator dhe drejtorin e festivalit, Martin Leka, sepse risia më e madhe e festivalit ishte juria, ku janë njerëz që kanë vlerat e tyre në mbretërinë e këngës. Është një juri e pakorruptueshme, të gjithë anëtarët e jurisë kanë pasur vetëm një qëllim të shikojnë trashëgiminë e këtij populli shqiptar, që të gjithë autobiografinë e tij e ka shkruar në vargje. Në këtë festival edhe pse mungojnë këngëtarët big mund të them me sinqeritet që është një big festival, për meritë të producentëve që nga drejtori artistik Shpëtim Saraçi, Edmond Zhulali, Alfred Kaçinari, Jetmir Barbullushi dhe të gjithë interpretuesit që sollën frymë të re, një festival luksoz, një festival dinjitoz”, pohon poeti Agim Doçi.

    Pjesëmarrës në festivalet e këngës, këtë herë si anëtar jurie Doçi thekson se ka pasur interpretues që ishin befasi në festival. “Një skenografi e magjishme, një ekzekutim i instrumenteve të orkestrës që drejtohet nga dirigjentë të talentuar dhe befasia më e madhe ka qenë që “të vegjlit” interpretues kanë befasuar publikun dhe jurinë. Festivali i 53 shpalosi me dinjitet pasurinë e fjalës artistike, siç janë Enver Petrovci, Jorgo Papingji, Ronela Hajati, Pandi Laço. Festivali i 53 shpalosi vlera të pakontestueshme që janë rezultat i punës serioze dhe dashamirësi të stafit organizator”, thekson poeti Agim Doçi. Edhe pse e vlerëson me tërë komponentët festivalin, si anëtar jurie Doçi veçon më shumë muzikën në këngë. “Në mbretërinë e këngës, në këtë festival në vend të parë vjen muzika, dhe deklaroj nën përgjegjësinë time që muzika ishte më lart se teksti, por duke përmendur me respekt autorin e teksteve Jorgo Papingji dhe Zhuliana Jorgaxhi, njëkohësisht Enver Petrovcin, ky aktor i madh që solli një krijim të veçantë”, u shpreh poeti Agim Doçi.


    Artisti Genc Dashi

    Genc Dashi, është i njohur në aktivitetin e tij si ish kitarist solist i orkestrës së RTSH. Është larguar nga Shqipëria në vitin 1997 dhe ka jetuar gjatë këtyre viteve në Austri, Vjenë. Është diplomuar për kompozim dhe dirigjim në Akademinë e Arteve dhe në Vjenë diplomohet për kritikë arti, master xhaz dhe blus. Është cilësuar si personalitet i muzikës moderne shqiptare, i nominuar si “rebeli” i muzikës shqiptare. Është i vlerësuar dhe si kompozitor, përmendim dhe muzikën e dramave “Natë me hënë”, “Zgjimi”, “Shtëpia me dy porta”, dhe “Kopraci” e Molierit. Kompozitor karizmatik i rinisë asokohe, titullar i vlerave të muzikologjisë shqiptare rock, pedagog dhe personalitet i folkloristikës shqiptare.


    Julia Vrapi - Gazeta "Sot"

    http://www.sot.com.al/kultura/an%C3%...t%C3%AB-gjitha
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 04-01-2015 më 11:03

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •