-
Festivali i Këngës ne RTSH 2014
Edicioni i 53-te i Festivalit te Kenges sapo ka nisur rrugetimin e tij !
Nga sot e per 2 dite rradhazi, Krijuesit & Kengetaret e interesuar parqesin prane RTSH-se, kenget e reja krijuar enkas per kete gare, ethet e se ciles duket se i kan hyre jo vetem pjesmarresve !
Nje TROFE - Nje ENDERR !!! Per kedo - Ngado !
Kompozitore e Poete paraqiten veç me nje krijim muzikor, ndersa Kengetaret duhet te jene mbi moshen 16 vjec .
SUKSESE !
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 14-10-2014 më 15:25
-
-
Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014
Elhaida Dani, tenton përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision 2015
Super suksesi i këngëtares nga Shkodra tenton të jetë akoma më i madh në vitet në vazhdim. Nuk do të ishte aspak çudi, që vitin e ardhshëm, përfaqësuese e Shqipërisë në Festivalin Europian të Këngës të ishte Elhaida Dani.
Pas triumfit në “Top Fest” dhe në talent show-n italian “The Voice of Italy” në “RAI 2”, Elhaida rikthehet sërish në Shqipëri, kësaj radhe në Festivalin e Dhjetorit në “RTSH”. Ka përgatitur një këngë dhe do të tentoj sinqerisht të jetë fituese për të përfaqësuar vendin tonë në “Eurovision 2015”, i cili këtë vit do të zhvillohet në Vienë të Austrisë, pas triumfit të Conchita Wurst me këngën “Rise Like a Phoenix”.
Patjetër për Shqipërinë do të ishte një sukses përfaqësimi nga Elhaida Dani dhe një fije shprese për një renditje sa më të mirë në festivalin prestigjoz.
“Fest 53” do të zhvillohet si gjithmonë në fund të Dhjetorit në Pallatin e Kongreseve” nga “RTSH”. Gjithashtu si pjesëmarrës këtë vit janë konfirmuar edhe Devis Xherahu apo Ronela Hajati.
IMA / S. Dema
http://www.imalbania.com/?p=3362
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 14-10-2014 më 15:27
-
-
Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014
28 këngë garojnë sivjet në Festivalin e Këngës në RTSH.
Edicioni i 53 i festivalit, traditë i muzikës së lehtë, do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Martin Leka, ka prezantuar sot për mediat formulën dhe listën e këngëtarëve fitues që do të garojnë sivjet për çmimin e parë të festivalit.
Bashkë me drejtorin artistik të festivalit për këtë vit, Shpëtim Saraçin dhe skenaristen Mira Tuci, Leka ka deklaruar se formula e këtij viti do të jetë që 28 këngët do të këndohen në dy netët e festivalit, ndërsa në finale do të këndohen 18 këngë të përzgjedhura gjatë dy netëve të para.
“Këtë vit do të ketë, pas çdo nate të festivalit, edhe Post Festival ku do të diskutohen të gjitha detajet e eventit nga kritikë, gazetarë dhe pjesëmarrës. Ftoj të gjitha mediat të jenë të pranishme, pjesëmarrëse me të gjithë protagonistët e festivalit përballë”, ka thënë Leka.
Ndërsa Edmond Zhulali ka bërë me dije se për të marrë pjesë në Festival, pas njoftimit nëpërmjet medieve, janë paraqitur më shumë se 50 artistë. “Por bashkë me pjesëtarët e tjerë të grupit organizator, Shpëtim Saraçin dhe Alfred Kaçinarin, bëmë seleksionimet dhe dy ditë më parë vendosëm për këto 28 këngë, ku siç e vini re, përfshijnë artistë të rinj, por edhe shumë emra të njohur të muzikës shqiptare”. Siç kanë shpjeguar organizatorët, praktika e përvitshme është që secilit prej këngëtarëve fitues dhe pjesëmarrës në Eurovizion, vitet e mëparshme, u bëhet ftesë për pjesëmarrje.
“Ka shumë raste kur festivalin e Këngës e lidhin me Eurovizionin “, ka thënë Drejtori, Martin Leka. “Por kolegët, artistët që e drejtojnë këtë festival, nuk e shohin kështu sepse Festivali i Këngës është tradita jonë, e shkuara dhe e ardhmja. Prandaj dhe në plan të parë është cilësia dhe vlerat që ky festival përçon tek publiku”.
Edhe në këtë edicion gjykimin do ta japë një juri profesioniste, emrat e të cilës do të bëhen publike në ditët në vijim.
http://shqiperialive.com/edicioni-i-...enges-ne-rtsh/
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 30-10-2014 më 22:44
-
-
Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014
EUROVIZIONI ......
Ndërsa Edmond Zhulali bëri me dije se, për të marrë pjesë në Festival, pas njoftimit nëpërmjet medieve, janë paraqitur më shumë se 50 artistë. “Por bashkë me pjesëtarët e tjerë të grupit organizator, Shpëtim Saraçin dhe Alfred Kaçinarin, bëmë seleksionimet dhe dy ditë më parë vendosëm për këto 28 këngë, ku siç e vini re, përfshijnë artistë të rinj, por edhe shumë emra të njohur të muzikës shqiptare. Në këtë konkurs ne arrijmë që të sjellim ata këngëtarë që përfaqësojnë breza të ndryshëm, ka përfaqësime të ndryshme muzikore dhe njëkohësisht ka edhe nga të gjitha trevat shqiptare, nga: Kosova, Shqipëria apo Maqedonia, ndërsa risitë e së ardhmes do t’ia lëmë kohës”.
Siç kanë shpjeguar organizatorët, praktika e përvitshme është që secilit prej këngëtarëve fitues dhe pjesëmarrës në Evrovizion, vitet e mëparshme, u bëhet ftesë për pjesëmarrje. Leka më tej shton se, stafi organizativ mund të bëjë vetëm ftesa vetëm për të ftuarit specialë dhe jo për këngëtarët pjesëmarrës.
“Kjo do të thotë se i kemi bërë ftesë fituesit, apo fitueses së këngës së Eurovizionit, ndërsa e vetmja ftesë për konkurrentët është lajmërimi që ne bëjmë nëpër festivale, dhe asgjë më tepër. Këngëtarët ka raste kur pjesëmarrjen në këtë Festival e lidhin me pjesëmarrjen në Evrovizion, në mënyrë absolute. Prandaj jo vetëm unë, por të gjithë kolegët e mi nuk e shikojmë këtë Festival vetëm për përfaqësimin tonë në Eurovizion. Ne mund të mos marrim pjesë në Festivalin Evropian se kjo është diçka që lidhet edhe me anën ekonomike, por ky Festival është tradita jonë, është kultura jonë, është e shkuara dhe e ardhmja jonë, prandaj ne ruajmë këtë nivel përfaqësimi dhe komunikimi me ata që marrin pjesë në të”.
Leka tregon se ka pasur raste, si në të kaluarën edhe sivjet këngëtarët kanë bërë shumë përpjekje për të marrë garanci për fitimin e çmimit. “Ky nuk është ndonjë sekret që ta themi, por për hir të së vërtetës meqë nuk e kanë marrë këtë siguri dhe nuk mund që ta marrin kurrë, ata nuk kanë marrë pjesë fare”. Edhe në këtë edicion gjykimin do ta japë një juri profesioniste, emrat e të cilës do të bëhen publike në ditët në vijim.
http://shekulli.com.al/web/p.php?id=...Version=vPlote
-
-
Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014
-
-
Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014
KONKURRENTET :
Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, ngjarja më e rëndësishme e muzikës së lehtë, vjen në edicionin e tij të 53-të. Këngëtarët, kompozitorët dhe tekst-shkruesit do të prezantojnë për publikun 28 këngë në konkurrim, si vlerë e shtuar në fondin e artë të muzikës së lehtë. Përtej kësaj, sfida e secilit syresh është trofeu i madh që në të njëjtën kohë përkthehet edhe në biletën e artë për në Eurosong.
1. Kënga: “Mendje trazi”
Këndon: Jozefina Simoni
Kompozoi: Bledar Sejko & Markeljan Kapedani
Teksti: Eda Sejko
Orkestroi: Markeljan Kapedani & Bledar Sejko
2. Kënga: " Himn "
Këndon: Gjergj Leka
Kompozoi: Gjergj Leka
Teksti: Zhuljana Jorganzhi
Orkestroi: Gjergj Leka
3. Kënga: " S’muj "
Këndon: Marsela Çibukaj
Kompozoi: Olsa Toqi
Teksti: Gert Druga
Orkestroi: Olsa Toqi
4. Kënga: S’të fal
Këndon: Lindita Halimi
Kompozoi: Zzap & Lindita Halimi
Teksti: Lindita Halimi
Orkestroi: Zzap & Chris
5. Kënga: Vetëm ti
Këndon: Rezarta Smaja
Kompozoi: Klodian Qafoku
Teksti: Dr.Flori
Orkestroi: Klodian Qafoku
6. Kënga: Sot jetoj
Këndon: Mjellma Berisha
Kompozoi: Enis Mullaj
Teksti: Enis Mullaj
Orkestroi: Enis Mullaj
7. Kënga: Më mungon
Këndon: Revolt Klan
Kompozoi: Bruno Pollogati
Teksti: Febi Shkurti
Orkestroi: Enis Mullaj
8. Kënga: Himn jetës
Këndon: Julian Gjojdeshi
Kompozoi: Vasil. S. Tole
Teksti: Fatos Arapi
Orkestroi: Vasil. S. Tole
9. Kënga: Ti s’më njeh
Këndon: Erga Halilaj
Kompozoi: Kristi Popa
Teksti: Ronela Hajati
Orkestroi: Kristi Popa
10. Kënga: Kënga jeta jonë
Këndon: Kozma Dushi
Kompozoi: Enver Shëngjergji
Teksti: Ylli Mestani
Orkestroi: Enver Shëngjergji
11. Kënga: Njeri
Këndon: Enxhi & Xhejn Kumrija
Kompozoi: Enxhi & Xhejn Kumrija
Teksti: Xhejn Kumrija
Orkestroi: Gjergj Kaçinari
12. Kënga: Në koma
Këndon: Ana Gramo
Kompozoi: Genti Lako
Teksti: Ida Nurçe
Orkestroi: Genti Lako
13. Kënga: Në rrugën tonë
Këndon: Agim Poshka
Kompozoi: Agim Poshka
Teksti: Olsa Poshka
Orkestroi: Agim Poshka
14. Kënga: Eklips mbi oqean
Këndon: Florent Abrashi & Sigi Bastri
Kompozoi: Sokol Marsi
Teksti: Florent Abrashi
Orkestroi: Sokol Marsi
15. Kënga: Të ndiej
Këndon: Bojken Lako Band
Kompozoi: Bojken Lako Band
Teksti: Bojken Lako Band
Orkestroi: Bojken Lako Band
16. Kënga: Nëse ti do
Këndon: Kelly
Kompozoi: Kelly
Teksti: Kelly
Orkestroi: Olsi Gjondedaj
17. Kënga: Dua të jetoj
Këndon: Venera Lumani
Kompozoi: Endrit Shani
Teksti: Gerald Xhari (Big Basta)
Orkestroi: Endrit Shani
18. Kënga: Një femër
Këndon: Emi Bogdo
Kompozoi: Lambert Jorganxhi
Teksti: Florian Zyka
Orkestroi: Lambert Jorganxhi
19. Kënga: Vetëm tek ti besoj
Këndon: Klajdi Musabelliu
Kompozoi: Klajdi Musabelliu
Teksti: Jorgo Papingji
Orkestroi: Lambert Jorganxhi
20. Kënga: Kështjella
Këndon: Besjana Mehmeti & Shkodran Tolaj
Kompozoi: Adrian Hila
Teksti: Pandi Laço
Orkestroi: Adrian Hila
21. Kënga: Më shiko drejt në sy
Këndon: Andos Sinani
Kompozoi: Andos Sinani
Teksti: Andos Sinani
Orkestroi: Andos Sinani
22. Kënga: Bajram
Këndon: Gr.Offchestra
Kompozoi: Faruk Banjska
Teksti: Gr.Offchestra
Orkestroi: Gr.Offchestra
23. Kënga: Të kërkoj
Këndon: Elhaida Dani
Kompozoi: Aldo Shllaku
Teksti: Viola Trebicka & Sokol Marsi
Orkestroi: Aldo Shllaku
24. Kënga: Kristal
Këndon: Saimir Braho
Kompozoi: Saimir Braho
Teksti: Saimir Braho
Orkestroi: Endri Sina
25. Kënga: Rock dhe për gjithë jetën
Këndon: Altin Goci
Kompozoi: Altin Goci
Teksti: Klodi Shehu
Orkestroi: Marian Deda
26. Kënga: Maria
Këndon: Gr.Aurora
Kompozoi: Gr.Aurora
Teksti: Gr.Aurora
Orkestroi: Marian Deda
27. Kënga: Të vranë bukuri
Këndon: Enver Petrovci
Kompozoi: Enver Petrovci
Teksti: Enver Petrovci
Orkestroi: Riza Dolaku
28. Kënga: Koha kalon
Këndon: Besa Krasniqi
Kompozoi: Besa Krasniqi
Teksti: Besa Krasniqi
Orkestroi: Besa Krasniqi
http://shekulli.com.al/web/p.php?id=...Version=vPlote
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 30-10-2014 më 23:07
-
-
Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014
Ne vemendje te artdashesve Europiane :
Faqja Zyrtare e EUROVISION SONG CONTEST 2015
ALBANIA: Eurovision entry selected in FESTIVALI I KENGES
http://www.eurovision.tv/page/news?i...ivali_i_kenges
-
-
Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014
Mirëmbrëma! as they say in Albanian
http://www.eurovision.tv/page/timeline
Shprehjet ndryshohen vazhdimisht ..... ne keto momente eshte rradha jone 
FESTIVALI I KENGES ne hapje te faqes online te ESC 2015.
.....Sigurisht edhe preferencat apo deshirat apriori nuk vonojne te rrjeshtohen.
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 02-11-2014 më 13:30
-
-
Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014
Gjergj Leka: “Të njohurit” të kenë guxim të dalin në skenë, ja pse vendosa të këndoj për herë të parë në festivalin e RTSH
Festivali i 53-të i Këngës në RTSH do të mbahet këtë fund dhjetori ku për tri net, 28 artistë do të konkurrojnë me prodhimet e reja të muzikës shqiptare. Për herë të parë kantautori i njohur Gjergj Leka këndon si konkurrent në skenë. Bashkëpunimi me poeten e njohur Zhuliana Jorganxhi e sjell me këngën “Himn dashurie” para publikut. Në intervistën dhënë për gazetën Leka tregon pse i kishte munguar si konkurrent skenës së Festivalit në RTSH, dhe arsyet që këtë herë merr pjesë në festival.
Duke folur për pjesëmarrjen e tij në Festivalin e 53 të Këngës në RTSH, Leka pohon se nuk synon skenën e “Eurovizionit”, por të sjellë një këngë të bukur që të jetojë gjatë në publik. Kantautori i njohur shprehet se interpretimi live tregon profesionalizëm në skenën e këngës, dhe jo të gjithë artistët janë të aftë të jenë në skenë me këngën live.
Jeni i njohur në krijimtarinë muzikore, por këtë vit për herë të parë ju konkurroni si kantautor në festivalin e RTSH. Pse vendosët që këtë të ishit në festivalin e këngës në RTSH?
Në radhë të parë arsyeja ishte poetja Zhuliana Jorganxhi, që ka dashur dhe më parë që ne të ishim në festival, por unë duke qenë se jam marrë dhe me festivale të tjera, nuk e shikoja klimën e RTSH akoma gati. Që nga ata që ishin kokat drejtuese të RTSH, që nuk më pëlqenin, por shkak këtë herë ishte jo vetëm Zhuliana Jorganxhi dhe ndërrimi i drejtuesve të RTSH, por dhe Shpëtim Saraçi. Festivali i RTSH pa Saraçin nuk bëhet. Fakti që është bërë live disa vite, i bëhet puna deri në fund, pasi më parë nuk ka qenë kështu. Veç kësaj, nuk e kam kuptuar por sikur ka një bllok të autorëve, sikur nuk çojnë këngë ata që duhet të çojnë në festival. Nuk e di, por dhe këtu në Shqipëri janë klane, festivale ka shumë, por nganjëherë ne i ngatërrojmë këto gjëra, ata që këndojnë me playback dhe ata që duhet të këndojnë me live. Në festivalin e RTSH duhet të kesh guxim të shkosh, duhet një muaj prova rresht që të konkurrosh për të qenë atje. Unë mendoj se stepja e disa “këngëtarëve VIP” shqiptar është dhe kjo, pra impenjimi. Por kthimi im në radhë të parë është Zhuliana dhe në radhë të dytë Shpëtimi.
Kur keni qenë për herë të parë me kompozime, orkestrime në festivalin e RTSH?
Në festivalin e RTSH unë kam filluar që më 1979 me kompozime, më pas u largova, por personalisht si Gjergji nuk kam dalë në skenë si konkurrent.
Bashkëpunimi i fundit me poeten e njohur Zhuliana Jorganxhi ka qenë në vitin 1989. Çfarë kujtoni nga ato vite?
Bashkëpunimi me poeten e njohur Zhuliana Jorganxhi ka qenë shumë i mirë. Ato vite nuk kthehen më, si bëhet sot muzika dhe shkruhen tekstet sot. Në ato vite nuk ekziston ana komerciale, edhe pse në brendësi ka qenë një anë e tillë, por tematikat kanë qenë të caktuara. Por sa i takon seriozitet dhe profesionalitetit ato vite nuk kthehen më. Ka qenë një shkollë për autorët e muzikës që kanë punuar atë kohë me poetë të tillë, sidomos kur flasim për Zhulianën apo Kadarenë. Më ka ardhur shumë keq që me largimin e saj nga Shqipëria më 1991 Zhuliana u shkëput nga festivali në RTSH, u ndje mungesa e saj.
Këtë vit në skenë konkurroni me këngën “Himn dashurie”?
Varet se çfarë dashurie i këndon, sepse dashuritë janë të shumta dhe të shumëllojshme. Është një këngë dashurie, por për një dashuri shumë të madhe. Por dhe mënyra se si kënga do të vijë në skenë është e veçantë. Jam kundër zhurmave, kundër klithmave. Kënga vjen e thjeshtë, është një baladë, një pop rock. Dua të sjell një këngë shpirti, siç i këndohet shpirtit.
Jo pak këngëtarë e shikojnë këtë festival dhe si një mundësi për në “Eurovizion”. Po ju?
Nuk më bie ndërmend për “Eurovizionin”. Madje ky është gabim i madh, që një pjesë synojnë të marrin çmim dhe të jenë në “Eurovizion”, por unë kurrë si kam dhënë rëndësi. Madje larg qoftë të më japin çmim dhe të shkoj në “Eurovizion”, sepse nuk kam kohë të merrem, të bëj klipin, etj. Është një lloj festivali që është bërë për vllazërimin e vendeve të lindjes dhe shumë shtete çojnë kategorinë e dytë. Nuk mendoj se duhet ti japim shumë rëndësi, kjo ndoshta ka ndikuar dhe në nivelin e festivalit se të gjithë i mëshojnë më shumë performancës për të shkuar në “Eurovizion”, se sa këngës në skenë. Një këngë e mirë në Shqipëri për këtë treg që ka shumë nevojë është Festivali Europian më i mirë që ekziston.
Ju jeni njohur me artistët pjesëmarrës, ka dhe disa emra të njohur, por si e shikoni konkurrencën?
Ju bëj një pyetje kush janë “artistët e njohur”? Emra të njohur janë ata që e kanë guximin dhe profesionalizmin të dalin në skenë. Shumë “emra të njohur” se përballojnë dot, por ka dhe emra të njohur që se kanë idenë të këndojnë live. Janë bërë të njohur përmes CD dhe produksioneve të kolegëve të mi. Por këtë se thotë njeri, ata që janë vërtetë të njohur të kenë guxim dhe të dalin në skenë, ndaj ndonjëherë nën petkun e asaj që nuk marr pjesë në festival fshihet një diçka tjetër mbrapa, që nuk janë të zotë të përballojnë skenën live. “Të njohurit” nuk do të thotë që janë më të mirët, njohja nuk do të thotë profesionalizëm. Kjo është jo vetëm në Shqipëri, por dhe në botë. Unë do ti bëja thirrje të njohurve të vërtetë të merrnin pjesë, por shumë nuk marrin pjesë sepse gjërat kanë ndryshuar. Kënga nuk ka nevojë për “mrekullia”, por po nëse është e bukur kënga jeton. Por festivali këtë vit ka konkurrencë, sepse ka zëra si Kozma Dushi, Elhaida Dani, Marsela Çibukaj, Venera Lumani, etj. Unë shpresoj të ketë këngë të bukura në festival, shumë “emra të njohur” kanë frikë përballjen në festival.
Ju e cilësuat interpretimin live një ndër vlerat më të mira në festival, por sa humbi festivali në RTSH kur u bë playback?
Festivali playback në RTSH humbi shumë, sepse në momentin që u bë vite rresht playback, qe një dramë për festivalin e këngës. Shkatërrimi i këtij festivali ka qenë playback.
Në gjykimin tuaj si vijnë festivali në RTSH, “Top-Fest” dhe “Kënga Magjike”?
“Kënga Magjike” në bazë ka promovimin për tregun, ka performanca dhe ka një sistem tjetër, ka funksion tjetër. Festivali i fundvitit me probleme apo pa probleme mbetet festivali më i madh që ka një vend, por dhe “Top-Fest” bën hapa të mira.
Por ndërkohë që “Top-Fest” dhe “Kënga magjike” u bëjnë promovim këngëve dhe pas zhvillimit të festivalit, në RTSH kjo nuk ndodh?
Këtë se kam kuptuar kurrë në RTSH, pse nuk i promovon këngët e festivalit të vet. Duhet të ketë dhe një shtëpi diskografike siç e ka RAI që duhet të promovojë këngët dhe të bëjë dhe klipe, por deri tani nuk është bërë. Mendoj se duhet ta bëjë, sepse ka pesë kanale në HD. Unë e shikoj si mangësi dhe mangësi të atyre që e kanë drejtuar më parë RTSH, dhe shpresoj të ndryshojë. Ka qenë krijuar një batak më parë në RTSH që shumë e vështirë të dëgjonin të tjerët, por tashmë gjërat kanë ndryshuar. Festivali i këngës në RTSH duhet të ruajë kualitetin dhe të ketë një promovim të këngëve, që nga figura e artistit deri te kënga.
Përmendët klipet në muzikë që shfaqen në disa ekrane televizive, por për ju qëndrojnë larg profesionalizmit?
Klipet e këngëve janë të llahtarshëm. Veço raste të rralla, por të tjerët janë të llahtarshëm. Shumë blejnë klikime për klipet. Janë qesharakë. Sot hap yotube dhe shikon vetëm amatorë.
Gjatë kësaj kohe larg festivalit ju keni qenë dhe shumë i angazhuar me aktivitete të tjera muzikore. Si po vijon aktiviteti?
Jam plot me aktivitete muzikore, kam çdo javë me 3-4 koncerte live, kam publik që kam kërkesë. Publiku ka filluar ti rikthehet muzikës rock, muzikës së vjetër. U bënë tre vjet që unë sallat i mbush me publik të ri kur më parë i kam pasur me një brez tjetër.
Intervistoi: Julia Vrapi
http://www.sot.com.al/intervista/gje...Bndoj-p%C3%ABr
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 09-11-2014 më 18:49
-
-
Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014
Linda Halimi: Ja pse vendosa të marrë pjesë në Festivalin e RTSH
Këngëtarja kosovare, Linda Halimi e shkëputur për një kohë të gjatë nga skenat shqiptare në drejtim të Amerikës për të vazhduar karrierën dhe për shkak të dashurisë së saj, pritet të “shpërthej” fuqishëm me vokalin e saj potent në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH.
Eksluzivisht për Info Media Albania, Linda Halimi tregon pse ka vendosur të marrë pjesë në Festivalin e RTSH dhe më shumë për këngën e saj.
Përshendetje Linda, keni vendosur të riktheheni pas kaq kohe skenes muzikore shqiptare, përse në Festivalit e Këngës në RTSH?
Arsyeja që vendosa të kthehem në Fest 53 është thjesht mungesa ime prej dy vitesh në skenën shqiptare, dhe meqë kam shumë mbeshtetës shqiptar, e pashë të arsyeshme të kthehem me dicka të bukur shqip, dhe pse jo në një festival po kaq të ndjekur siç është festivali i fundvitit në Rtsh. Gjithashtu, kam dy vite pa takuar askënd nga familja dhe shoqëria dhe normalisht qe kam mall. Në Shqipëri do të qëndroj vetëm për festivalin dhe disa ditë në Kosovë për t’u shmallur me njerëzit e mi.
A mos ndoshta këtë pjesëmarrje Linda e sheh si një trampolinë për karrierën e saj ndërkombëtare me qëllim fitoren dhe përfaqësimin e Shqiperisë në Eurovizion?
Në fakt do të ishte një nder i madh për mua përfaqësimi i Shqipërisë në këtë kompeticion. Aty ku jetoj tani ne Amerike une perfaqesoje te gjithe shqiptaret. Sa herë dale të performojë nv skenat amerikane më prezantojnë si artistja shqiptare, Lindita! Por kjo i mbetet në dorë jurisë dhe publikut të vendosë se cili nga ne do e ketë ate nder dhe përgjegjësi.
Cili është zhanri i këngës përfaqësuese dhe me kë ka bashkëpunuar Linda për këtë projekt?
Këngën e kanë punuar Zzap n Chris, dhe është këngë e trendit më të fundit, por që për detaje të tjera më së miri do të ishte të ndiqet në festival.
Keni bërë me dije se në planet tuaja muzikore është edhe tregu amerikan. Në cilën fazë janë projektet tuaja?
Mbas festivalit në RTSH, do të jem e angazhuar full time në studio pasi nga mesi i janarit fillon publikimi i projekteve në USA.
Ekskuzive IMA / G. Qerimi
http://www.imalbania.com/?p=3974
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt