Close
Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 95
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,152

    Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014


  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,152

    Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014

    Hyska, Garo dhe Spahiu moderatoret qe do te sjellin ne skene surprizat e radhes


  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,152

    Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014

    Festivali tashme nisi garen e madhe... dhe 9 finalistet e pare jane zgjedhur ne mbremjen e sotshme.

    Ide unike u quajt SKENOGRAFIA E SIVJETME nga autorja italiane, firmen e se ciles mban ky element tejet i rendesishem dhe nder kryesoret e Festivalit .

    SKENOGRAFIA : PATRIZIA BOCHONNI


  4. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,152

    Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014

    Si ju pershtat skenari i festivalit prezantimit nga 3 emrat e perzgjedhur - Turjan Hyska, Floriana Garo dhe Liberta Spahiu por dhe realizimi i sivjetem i idese se POST FESTIVALIT.

    Interviste dhene para disa ditesh nga SKENARISTJA - MIRA TUCI.

    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 27-12-2014 më 00:39

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,152

    Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014

    DREJTORI ARTISTIK : SHPETIM SARAÇI

    Intervista e Plote - Gazeta "Panorama"

    http://www.panorama.com.al/2014/12/2...he-te-familja/


    Shpëtim Saraçi: “Rikthehem Me Më Shumë Besim Në Zot Dhe Te Familja”

    E pamundur të pish një kafe pa u trazuar me Shpëtim Saraçin. Artistë që konsultohen për një këngë, për një ritëm, për një projekt, njerëz që thjesht duan ta takojnë, ta përshëndesin, t’i shtrëngojnë dorën e t’i shprehin kënaqësinë që e shohin sërish, që është mes nesh, që i është futur punës si asnjëherë më parë. Ka kaluar kohë të vështira Shpëtim Saraçi.

    Asnjëherë, askush nuk është i sigurt për të nesërmen, për atë që jeta i ka rezervuar. Ai nuk e dinte se në pikun e punës do të goditej nga një ishemi cerebrale, që do t’i rrezikonte seriozisht shëndetin. Iu desh të shkëputej për pak, të kurohej jashtë vendit, të hante veten me dhëmbë, që të mund të riaftësohej…

    Një periudhë kur vuri vetën në provë, atë që ishte, ato që kishte. Një provë për veten, por edhe për miqtë. Bashkë me çajin, shoqëruar me një buzëqeshje nga kamerierja e lokalit, bri Radio Televizionit Shqiptar, bashkë me sheqerin edhe “fatthënësi”, një tubth i hollë letre, i cili të përcillte mesazhin e ditës. “Miqtë e mirë duken në ditë të vështira”. Ky ishte mesazhi që i qëlloi Shpëtim Saraçit. “Unë nuk thashë asgjë”, thotë ai. Veçse ndihet se gjatë periudhës së rikuperimit, ka kaluar jo pak, ka humbur dhe ka fituar dhe mes gjithçkaje edhe miq. I mbytur në punë, nga njëra provë në tjetrën, në limitet e kohës, Saraçi i gjen pak minuta për të ndarë disa eksperienca.

    Nuk dëshiron t’i thotë të gjitha. Ca gjëra mbeten për vete… Vetëm pak orë larg nga hapja e natës së parë të Festivalit të 53-të të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar, Shpëtim Saraçi ndan mendimin e tij jo thjesht për këtë edicion, por për gjithë festivalin në tërësi, si dhe për rikthimin me dy aktivitete njëherësh në festival, por edhe përmes “The Voice of Albania”. Ndalet dhe tregon edhe për vete, për ditët e vështira, pa harruar t’i jetë mirënjohës së pari Zotit, e pastaj familjes dhe miqve, atyre që nuk e braktisën, apo që iu bënë të tillë atëherë kur i duheshin më shumë…

    Në një intervistë për ‘Panorama’ ai tregon ndjesitë në këtë periudhë të vështirë të jetës. “Kalova një ishemi cerebrale, e cila më ka prekur sistemin e koordinimit dhe shpresoj në një rikuperim të ngadaltë, por të sigurt. Së paku kështu është është prognoza. Le të shpresojmë për më të mirën. Ky moment më shërbeu për të vërtetuar lidhjen e fortë që kam me besimin në Zot. Por më shërbeu për të kuptuar edhe më fort vlerën e familjes”.

    Sipas Saracit, në të tilla raste njeriu ndjen nevojën për miq e familjen.
    “Në të tilla raste njeriu ndjen mall pa fund për cdo shok të vërtetë dhe pjestarë të familjes”.
    A ka pasur zhgënjime? Saraçi shprehet kështu: “Fatmirësisht mund t’ju konfirmoj që lista e miqve të mi pas kësaj situate, mua m’u bë shumë më e gjatë se më parë dhe sinqerisht dua t’i falënderoj të gjithë. Ka pasur dhe zhgënjime, por kam dëshirë t’i lë në mjerimin e tyre.”.
    (BalkanWeb)

    http://www.teksteshqip.com/shp-tim-s...lajme_8677.php

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,152

    Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014

    Besiana Mehmedi: “Dua Të Përfaqësoj Të Gjithë Shqiptarët”

    Sot çel siparin Festivali i Këngës në RTSH, e një nga pjesëmarrësit është edhe sopranoja shqiptare nga Maqedonia Besiana Mehmedi. Në një intervistë për BalkanWeb, Mehmedi tregon synimin e saj që është fitorja e Festivalit dhe përfaqësimi i Shqipërisë në Eurovizion.

    Besiana shprehet se është dëshirë e çdo profesionisti ta sprovojë veten nëpër festivale. “Unë jam rritur artistikisht në festivalin e fundvitit të RTSH-së. Është nostalgji për mua, aq më tepër që festivali është live. Kjo shton përgjegjësinë dhe kënaqësinë”, shprehet sopranoja shqiptare nga Maqedonia.
    Ajo zbulon edhe titullin e këngës, me të cilën do të paraqitet në natën e parë të festivalit, e cila quhet “Kështjella” ndërsa autorë të saj janë Pandi Laço dhe Adrian Hila.

    “Kënga “Kështjella” ka shumë dashuri brenda”, thotë Besiana, duke nënvizuar se dikush mund ta kuptojë edhe si dëshirë për një kështjellë të pamposhtur.
    E pyetur nëse ajo do t’i përfaqësojë denjësisht shqiptarët e Maqedonisë, këngëtarja e mirënjohur shprehet se synimi i saj është që të përfaqësojë jo vetëm shqiptarët e Maqedonisë, por edhe të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Diasporës.
    (BalkanWeb)

    http://www.teksteshqip.com/besiana-m...lajme_8678.php

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,152

    Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014

    Rezarta Smaja: Kënga ime e fundit me Dr. Florin

    Emocionet e këngës me titullin “Më rrëmbe” dhe tekst të artistit që u shua para pak kohës. Këngëtarja sjell bashkëpunimin me kolegun e ndjerë për festivalin e Fundvitit në RTVSH

    Rezarta u bë e njohur nëpërmjet “Etheve të së premtes mbrëma”. Mbaroi shkollën e mesme për kanto, por për shkak të shumë motiveve dhe kushteve të vështira, ajo nuk mundi të vinte në Tiranë për të ndjekur Akademinë e Arteve. E megjithatë është një nga ato pak artistë që edhe pa shkollë e ka edukuar veten mirë në skenë dhe e ka ushqyer shpirtin gjithnjë me muzikë të mirë. Ajo mendon se ky lloj ushqimi i ka bërë aq mirë shpirtit të saj, saqë vështirësia për të mbërritur në finalet e çdo festivali ku ka marrë pjesë nuk ka qenë shumë e madhe. Në fakt, në të gjitha festivalet këngët e saj kanë arritur të renditen në dhjetëshen më të mirë. Numrat gjashtë dhe shtatë e kanë ndjekur shpesh, por ka qenë gjithnjë pretendente e pesë këngëve më të mira në festivalet muzikore në Shqipëri.

    Aktualisht, ajo këndon live fundjavave në një nga klubet më të mira të muzikës rock dhe jazz në Tiranë, ndërkohë që është pjesë e “Këngës Magjike” dhe e festivalit të fundvitit njëkohësisht. Në këtë intervistë për gazetën “Shekulli”, ajo vjen si “shpirt i lirë”, ashtu sikurse kënga me të cilën po konkurron në “Kënga Magjike” dhe për të rrëfyer emocionet e një kënge si “Më rrëmbe”, teksti i së cilës është teksti i fundit i Dr. Florit.

    E gjithë vëmendja do të jetë mbi ju natën e dytë të Festivalit, ndoshta sepse ajo është edhe thirrja e fundit artistike e Dr. Florit. Ju si po e përjetoni këtë atmosferë?

    Festivali i fundvitit është shumë i rëndësishëm për mua edhe pse e kam prekur edhe më parë këtë skenë. Por, këtë vit, ai është më i vështirë dhe më impenjativ se asnjëherë tjetër. Kam një këngë të kompozuar bukur nga Klodian Qafoku, dhe me tekst (me sa duket... teksti i fundit që la kantautori aq i dashur për gjithë ne) Florian Kondi (Dr. Flori). Sigurisht që për ne është e vështirë tani që në atë skenë nuk do të mund të sillemi të tre. Teksti i këngës “Më rrëmbe” më emocionon ndryshe tani. Njerëzit mezi presin ta dëgjojnë këngën dhe kjo më bën të impenjohem edhe më shumë për ta realizuar siç duhet, megjithëse akoma nuk pajtohemi me idenë që Flori nuk është më mes nesh. Por besoj vërtet se me bekimin e Florit atje lart, gjithçka do të shkojë ashtu siç e kishim menduar të tre. Do të doja shumë që kjo thirrje të mos e kishte rrëmbyer atë nga ne, por ai kështu dëshironte të vuloste karrierën e tij, me një tekst dhe një mesazh që do të duhet ta përcjell unë në atë skenë. Do të duhej të ishim fizikisht të tre, por do të jemi sërish të tre aty. E ndjej që ai do të jetë aty pranë nesh dhe kjo ndjenjë po më fal siguri, por edhe impenjim. Atmosfera është e tillë: plot impenjim dhe siguri për të përcjellë siç duhet thirrjen e tij të fundit.

    Jeni njëkohësisht edhe në “Kënga Magjike. Sa impenjuese është për një vajzë si ju të jetë njëkohësisht pjesë e dy festivaleve në fundvit dhe pjesë e jetës “rok” të natës në Tiranë?

    Për mua është hera e parë që marr pjesë në “Kënga Magjike”. Deri më tani kam menduar se ky festival është një ndër më të rëndësishmit e muzikës shqiptare, madje edhe më i komentuari. Dhe duke qenë se është hera e parë që marr pjesë në këtë festival, sigurisht impenjimi im është maksimal.

    “Shpirt i lirë” është titulli i këngës. Sa shpirt të lirë e ndieni ju veten në skenë?

    Në fakt kjo këngë u shkrua për shpirtrat e lirë shqiptarë, për ata që vazhdojnë të mendojnë "Ne mundemi". Një prej tyre jam edhe unë. Nëse do të më pyesnit më përpara, nuk e di si do të përgjigjesha, por me kohën njeriu zë mend. Ne na jepet vetëm një jetë për ta jetuar dhe ajo është e jona. Unë do t’i bëj të gjitha sipas mënyrës sime, si një shpirt i lirë.

    Si i kujtoni vitet tuaja të para me muzikën, përjetimet e para? Flasim për kohën kur kuptove se muzika trondit shpirtin dhe është një nga kënaqësitë më të mëdha të njeriut...

    Unë kam kënduar që fëmijë dhe gjithmonë kam jetuar me muzikën... Ndryshe nga shumë fëmijë të tjerë, kam qenë selektive në muzikë dhe "e rritur para kohe" ndoshta, flas këtu për muzikën që dëgjoja. Ndërkohë që fëmijët e tjerë dëgjonin dhe këndonin këngë fëmijësh, unë studioja teknikat vokale të Aretha Franklin, Etta James, Whitney Houston, Mariah Carrey, Celine Dion e shumë këngëtarëve të tjerë. Shijoja orë pafund me muzikën e "Scorpions", "Queen", "Pink Floyd" dhe relaksohesha me muzikën e Johan.S.Bach... Dhe në fakt, atëherë ndiqja instinktin, nuk dija mirë se çfarë bëja. Ishte thjesht një ndjenjë instiktive që më pëlqente. Por kjo ishte muzika që doja të dëgjoja, që në fakt u kthyen në një përjetim që nuk do ta lëshoja më asnjëherë.

    Sa shumë e kanë kuptuar familjarët e tu këtë lidhje me muzikën?

    Në fakt isha me fat dhe jam ende. Jam rritur në një familje ku është dëgjuar gjithmonë muzikë e mirë. Babai im, në atë kohë muzikant, më ka dhuruar talentin e tij. Dajat e mi më dhuruan albume pafund me muzikë të mirë ku mund të përzgjidhja çfarë të doja në një kohë kur mundësitë ishin të pakta. Në moshën 16-vjeçare, vendosa që të studioj muzikën klasike dhe pas 4 vjetësh u diplomova për Kanto në shkollën e muzikës "Preng Jakova". Gjatë gjithë kësaj kohe, familjarët i kam pasur pranë.

    Sa e vështirë ishte të vije deri këtu, të këndosh në klubet më në zë të kryeqytetit dhe të jesh pjesë e finaleve të festivaleve në Shqipëri?

    Vështirësitë filluan pas diplomimit në shkollën e muzikës "Preng Jakova". Nuk munda dot të vazhdoja "Akademinë e Arteve" pasi isha shumë e lidhur me familjen, nuk jetoja dot larg. Edhe kohët, edhe kushtet ishin më të vështira. Nuk konkurrova asnjëherë në Akademinë e Arteve, por gjithsesi nuk u largova nga muzika. Unë kisha të hapura dyert e teatrit "Migjeni" në Shkodër dhe falë artisteve shkodranë, asnjëherë nuk mungoja në koncertet që organizoheshin atje. Pastaj duke qenë si natyrë me shpirt konkurrues mora pjesë në “Ethet e së premtes mbrëma”. Dhe kjo pjesëmarrje më dha një drejtim më të rëndësishëm. Ishte si një shkollë që orientoi karrierën time. Dhe, ja ku jam sot: pjesëmarrëse e festivale të ndryshme dhe duke bashkëpunuar me kompozitorët më të mirë në vend.


    Luela Myftari - " Shekulli "


    http://shekulli.com.al/web/p.php?id=...Version=vPlote

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,152

    Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014

    Ne fillim u prezantuan 28 kenge por pergjate 2 neteve do te kendohen dhe konkurrojne 26 te tilla. Arsyeja...


    Largohen nga gara tre këngëtarë

    6 Dhjetor, 2014.


    Është hedhur dje, në praninë e të gjithë pjesëmarrësve, shorti për dy netët e para të Festivalit të 53-të të Këngës në RTSH. Kështu janë përzgjedhur këngët që të këndohen në natën e parë dhe të dytë, për tu votuar më pas vetëm 18 këngë të cilat do të interpretohen në natën e tretë, më 28 dhjetor në Pallatin e Kongrese.

    Ka ndërkohë një ndryshim në listën përfundimtare të pjesëmarrësve. Për arsye personale janë tërhequr nga gara e këngës së lehtë Adonis Sinani, Besa Krasniqi dhe Kozma Dushi dhe drejtuesit artistik të festivalit kanë vendosur për futjen në garë të Estela Brahimllarit.

    http://shekulli.com.al/web/p.php?id=...Version=vPlote

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,152

    Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014

    Andos: U tërhoqa nga gara e RTSH-së, pasi mund të rrezikoja studimet në Angli

    Këngëtari kosovar, Andos Sinani, u tërhoq nga gara e Festivalit të 53-të të Këngës në RTSH, vetëm pak ditë para netëve “live”, që do të mbahen në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. “U tërhoqa nga ky konkurrim, pasi kam provimet e vitit të fundit të studimeve në degën Menaxhim Biznesi ...

    http://www.panorama.com.al/2014/12/1...imet-ne-angli/

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,152

    Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014

    REGJISORI BLEDAR LAÇO

    Nje interviste per kete eksperience te paren te tij ne Evenimentin e Madh te Kenges Shqiptare.


Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •