-
Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014
Festivali I Kenges - Festa Jone !
Vitet shkojnë, rrjedhin një nga një
lind një fjalë, bëhet melodi
në çdo zemër kur ti ndalon, një mik të ri takon
mirësevjen ti festa jonë
Në çdo dhjetor troket, ti këngës i jep jetë
me ritmin tënd jetojmë, mik i shtrenjtë
Tek çdo njeri jeton, motivi jot gjithmonë
ti këngën mos e ndal, të dua (të dua)
Vitet shkojnë, rrjedhin një nga një
lind një fjalë, bëhet melodi
në çdo zemër kur ti ndalon, një mik të ri takon
mirësevjen ti festa jonë
Vitet shkojnë, rrjedhin një nga një
lind një fjalë, bëhet melodi
në çdo zemër kur ti ndalon,një mik të ri takon
mirësevjen ti festa jonë
Në çdo zemër kur ti ndalon, një mik të ri takon. Mirësevjen, festa jonë!
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 24-12-2014 më 21:36
-
Anetarët më poshtë kanë falenderuar sirena_adria për postimin:
-
Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014
Tani eshte momenti yne ne faqen zyrtare te EUROVISION SONG CONTEST !
Ka nje pamje kryesore tejet interesante .... diku-diku "intriguese" , enderrimtare, ....
http://www.eurovision.tv/page/news
Pse jo tek e fundit........ virtuoziteti nuk na mungon !
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 25-12-2014 më 16:29
-
-
Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014
Nje rruge e nisur se bashku ne 1990 me nje Çmim te Pare si Grupi me I Mire - Saimir Braho dhe Altin Goci rikthehen ne te njejten skene kete rradhe si konkurrent veçmas - Saimiri me nje presence disa vjeçare dhe krijimtari te vleresuar edhe me cmime .
RITFOLK - " ENDERROJ"
http://www.teksteshqip.com/eventfest177.php
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 25-12-2014 më 23:52
-
-
Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014
-
-
Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014
Elhaida Dani ne titujt kryesore ne Itali
3 Dhjetor 2014
http://esctoday.com/91075/albania-el...adlines-italy/
ELHAIDA DANI in corsa per l’Eurovision Song Contest 2015
http://www.allmusicitalia.it/news/el...test-2015.html
-
-
Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 26-12-2014 më 00:48
-
-
Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014
-
-
Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014
-
-
Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014
-
-
Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014
Petrovci dhe Gjodeshi: Performanca jonë, siguri për Shqipërinë në “Eurovizion”
Festivali i Këngës në RTSH starton në edicionin e 53 të premten në Pallatin e Kongreseve. Festivali në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor vjen këtë vit si një garë, ku sipas organizatorëve surprizë janë dhe disa emra këngëtarësh që marrin pjesë për herë të parë. Këngëtari Julian Gjodeshi vjen në skenën e festivalit, pas një eksperience të gjerë si këngëtar lirik. Për herë të parë në festivalin e RTSH ai vjen me një krijim nga kompozitori Vasil. S. Tole, ku vargjet e këngës “Himn jetës” janë shkruar nga Fatos Arapi.
“Është eksperiencë e parë, dhe kanë pasur fatin të këndojnë në festival emra të mëdhenj të këngës. Është një baladë, por ka pjesë pak folklorike që Tole e ka punuar shumë mirë. Këngë e veçantë me stil të veçantë dhe shpresoj të mirëpritet, sepse janë këngë që vijnë rrallë në skenën”, pohon Gjodeshi që konkurron në natën e parë. Por edhe pse këngëtari pohon se uron që kënga të jetë në vëmendje të publikut shqiptar, synimi shkon dhe në Festivalin Europian. “Në festival marr pjesë për kënaqësinë time dhe prestigjin që të jep kjo skenë, por dëshira është e madhe të përfaqësoj dhe Shqipërinë në “Eurovizion”.
Nëse kënga ime do të jetë në atë skenë, Shqipëria do të jetë në duar të sigurta, kjo nga ana vokale, performanca që do të jap në skenë, nga kënga që është 100 përqind shqiptare, dhe sigurisht nga një kompozitor si Tole, që ka bërë një material të bukur”, shprehet këngëtari Julian Gjodeshi. Këngëtarët e Festivalit të 53-të përfaqësojnë breza të ndryshëm. Padyshim një ndër emrat që ka marrë vëmendje është dhe Enver Petrovci. I njohur si aktor me një karriere të gjatë në botën e teatrit dhe kinematografisë, Petrovci në festival vjen me këngën e krijuar prej tij “Të vranë bukuri”. “Është hera e parë që unë marr pjesë në një festival. Kënga që unë kam krijuar ka tre vjet, por orkestruesi Riza Dolaku nuk donte që të dilnim me këtë këngë për shkak të tekstit, sepse në të është një fjali, ku këta hajdutët i quaj që janë njerëz pa komb, pa zot.
Hajdutët ka shumë për të emëruar, dihet që janë të korruptuarit, etj. Kënga erdhi kur më mbyllën Akademinë e Arteve që unë hapa në Prishtinë. Para tre viteve ma mbyllën dhe nuk më dhanë licensën, arsyeja sepse më kërkuan 20 mijë euro. Unë i thashë nuk ti jap ato para. Kjo më inspiroi që doli kënga “Të vranë bukuri”, sepse vranë gjërat e bukura. Akademia e Arteve prodhoi Teatrin e Babës, i cili u mbyll kur u mbyll akademia”, shpjegon Petrovci. Këtë herë në skenë si këngëtar, Enver Petrovci pohon se dëshira e tij është që këngën ta pëlqejnë në Kosovë, por dhe në Shqipëri, ndërsa për “Eurovizion” shton se shtetet fqinje do ta votonin atë.
“Të jem i sinqertë synoj që kënga ime të pëlqehet dhe ta dëgjojnë kosovarët, por dhe në Shqipëri, kjo është kryesore. Nëse unë shkoj në “Eurovizion” në dallim nga të tjerët, përparësia ime prej të tjerëve në festival është se sllovenët do të më japin 12 pikë, boshnjakët po ashtu, kroatët do më vlerësojnë, serbët po ashtu. Malazezët, maqedonasit, etj, do më vlerësojnë. Pra Ballkani do të më japë pikë, e them këtë sepse më duan si aktor dhe e dinë hallin tim, dhe do të ma nderojnë këtë tendencë që kam. Do më vlerësojnë sepse unë kam punuar në të gjithë këto shtete”, tregon Enver Petrovci, i cili do të jetë i pari që do të çelë festivalin me këngën e tij.
Halimi: Festivali ka këngë të bukura
Pas katër vitesh rikthehet në skenën e festivalit të RTSH dhe këngëtarja kosovare Lindita Halimi. Me tekst të shkruar nga vetë ajo, Halimi sjell në skenë këngën “S’të fal”, kompozim nga vetë ajo dhe Zzap. Kënga e orkestruar nga Zzap n Chris vjen si baladë në skenë. “Kënga nuk është asgjë personale, është pak natyrë e egër në këndim, në kuptimin që nuk e fal, jam e hidhëruar me djalin që më ka lënë dhe unë nuk e fal edhe pse ai do të kthehet. Është me tekst dhe melodi nga unë, punuar nga Zzap n Chirs”, pohon Halimi.
E gjendur këto ditë në Tiranë për festivalin, Lindita Halimi tregon se e mirëpret një çmim. “Arsyeja më e madhe që kam ardhur është për shkak se kam shumë respekt për festivalin dhe kënga më së miri promovohet në një festival të tillë. Patjetër që pres çmim, por këtë herë ka shumë këngë të bukura dhe nuk e di se si do të vlerësohem. Janë këngëtarë me zëra të mirë dhe këngët tingëllojnë gjigante në skenë dhe uroj që të më vlerësojnë dhe mua me këngën time.
Sa i takon “Eurovizionit”, edhe ky festival është një arsye që jam pjesëmarrëse, por çmim apo jo çmim nuk dua të flas tani, më jep emocione, dua të fokusohem te performanca”, pohon këngëtarja Lindita Halimi. Në bazë të shortit janë përzgjedhur këngët që të këndohen në natën e parë dhe të dytë, për tu votuar më pas vetëm 18 këngë të cilat do të interpretohen në natën e tretë, më 28 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.
Julia Vrapi - Gazeta " Sot "
http://www.sot.com.al/kultura/petrov...izion%E2%80%9D
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 26-12-2014 më 07:58
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt