-
Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014
STAFETA E KENGES vijon tek BREZI I RI !
-
-
Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014
Virtuozi ALEXANDER RYBAK i kenges se bukur " Fairytale " , fituesi norvegjez i Festivalit Europian te 2009 -es do te jete I FTUARI SPECIAL i Nates Finale te Festivalit te Kenges 2014.
http://www.alexanderrybak.com/2014/1...enges-albania/
Albania: Alexander Rybak interval act in FiK 53
http://esctoday.com/92024/albania-al...al-act-fik-53/
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 20-12-2014 më 00:54
-
-
Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014
Genc Tukiqi, pas 30 vjetesh mungese, pjese e Festivalit 53-te te Kenges ne RTSH
-
Anetarët më poshtë kanë falenderuar sirena_adria për postimin:
-
Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014
Martin Leka: Iu kam rezistuar ndërhyrjeve të eprorëve
TIRANE - Martin Leka, ka më shumë se një vit në krye të Radio Televizionit publik Shqiptar. Prej dy vitesh, ka qenë nën kujdesin e tij edhe Festivali i Këngës në RTSH, një prej aktiviteteve më të rëndësishme të institucionit. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” ai tregon sfidat 1-vjeçare në krye të RTSH-së, që nga depolitizimi i lajmeve, te refuzimi i ndërhyrjeve të ndryshme, si për linjën redaksionale, edhe për fituesin e RTSH-së. Ai tregon risitë e sivjetshme dhe jep përgjigje edhe për disa ndryshime që kanë ndodhur së fundmi, siç janë tërheqja nga konkurrimi i Kozma Dushit dhe i ftuari special, që nuk do të jetë Konçita.
Sapo keni bërë publikë emrat e prezantuesve të Festivalit të RTSH-së. Pse këta të tre?
Pse këta të tre?! Sepse menduam se në një ndërmarrje të tillë kaq komplekse e të madhe, ia vlejnë! Brenda subjektivitetit të gjithçkaje, qoftë edhe si filozofi, mendojmë se janë gjetur tre moderatorë, secili me profilin e tij, të cilët janë përzgjedhur jo me preferenca individuale, por pas një mendimi e “konkurrimi” thellësisht serioz të stafit.
Pjesa e moderimit të Festivalit apo prezantuesit, fjalë kjo arkaike për kohën e përmasat që ka tani Festivali si institucion, është një nga komponentët e shumtë, por me një ndjeshmëri që i kalon përmasat e asaj çka duket! Nëse do të përmendja emrat e atyre që e dëshirojnë këtë, nëse do përmendja miq e shokë që ndërhyjnë për dikë, nëse do të përmendja andrallat që të sjell vetëm ky komponent, atëherë do të bindeni se sa i rëndësishëm e i pakonkurrueshëm është vetë Festivali i Këngës në RTSH. Nevoja për protagonizëm, edhe pse jo absolute, është pak a shumë si një sëmundje, si një ves, si një drogë… Gjithsesi, unë jam i lumtur për përzgjedhjen, me të tre, Florianën, Turin e Libertën.
Cilët emra u diskutuan?
Besoj nuk është e rëndësishme të përmend emrat e atyre që janë diskutuar. Janë shumë. Besoj e kemi ezauruar përgjigjen me atë që sapo theksova në pjesën e dytë të përgjigjes së parë…
Përpos Konçitës, kë keni të ftuar tjetër?
Pikërisht Konçita, ai/ajo, nuk do të jetë në Festival. Për shkak të impenjimeve të tjera të tij/saj, nuk mundi t’i përgjigjej ftesës sonë. Por, mendoj se publiku do të kënaqet me Alexander Rybak, norvegjezin fitues të Festivalit Europian në 2009-ën, një zë dhe personalitet artistik, i cili ka fituar miliona fansa nëpër botë.
Kozma Dushi e ka braktisur konkurrimin që pa nisur festivali. Përse?
Braktisja dhe largimi me dëshirë për shkaqe personale, janë dy gjëra krejt të kundërta. E para mbart konotacion negativ, ndaj më duhet ta sqaroj dhe faleminderit që ma bëni këtë pyetje. Dua ta sqaroj për ju, për publikun, por më shumë për dikë që është munduar të gjejë “gjilpërën në kashtë” me Kozin… Kozma Dushi konkurroi dhe u përzgjodh ndër këngët e pranuara në Festival. Për shkak të impenjimeve të tij koncertore (me sa di unë, do jetë në Australi, SHBA apo Evropë në koncerte) erdhi dhe na komunikoi tërheqjen e tij nga Festivali. Kaq është historia dhe nuk ka tjetër. E bëra këtë sqarim në detaje që ta marrë vesh ai/ajo dikushi që bën koncerte me playback!
Pse do ketë dy juri këtë vit?
Ka një juri… Ndërsa kjo e dyta, është menduar për një arsye thelbësore: që evenimenteve të tilla artistike e kulturore t’u krijohet mundësia t’u bëhet edhe kritika, përpos vlerësimit. Jemi lodhur edhe ne, por më shumë muzika, duke i bërë elozhe pa fund njëri-tjetrit, gjer në bezdi… Edhe juria pop i përgjigjet konceptit për ta hapur festivalin, për ta nxjerrë nga “kafazi” i akademizmit. Festivali i Këngës ndiqet nga publiku, ndaj përmes jurisë pop u japim një zë njerëzve që jo domosdo kanë lidhje me muzikën në kuptimin profesional, por që e kanë muzikën pjesë të jetës dhe pasioneve të tyre. Ky kampion publiku mund të jetë shumë kritik dhe i vërtetë.
Ka një koncept të ri për Festivalin nga Bledi Laço. Çfarë i sjell atij ky riideim?
Mund të them se Laço është nga ata pjesëtarë të stafit, tek të cilët kam besimin e plotë në përmbushjen e synimit apo bastit tim me veten: të bëj një festival që nuk e keni parë kurrë më të mirë!
Një italiane është skenografe e një italian drejtor fotografie. Të dy personazhe me emër të “RAI”-t, Patrizia Boçoni dhe Marcelo Iazzeti. Kjo përzgjedhje, ka të bëjë me risitë që mund të sjellin ata, apo emrat shqiptarë të fushës nuk iu bindën?
Eksperienca e tyre është një test, i pranuar nga unë pa pikë dyshimi. Kur ta shikoni Festivalin do më jepni plotësisht të drejtë.
Shumë herë, ky festival është krahasuar ose ka tentuar t’i ngjajë “Sanremos”. A mendoni se në këto vite ka krijuar profilin e vet, apo është një kopje e “Sanremos”?
Ky Festival ka identitetin e vet dhe të pangjashëm! Nuk është kopje e askujt! Duroni dhe pak ditë e gjithkush do t’i bëjë pyetjen vetes: “E ç’ka më tepër Sanremo?!”.
Çdo vit, e kanë bërë mediat një debat post-festival. Sivjet, do ta bëni vetë ju. A nuk keni frikë se do ketë shumë shigjeta drejt jush?
Frika ime është vetëm atëherë kur të gjithë të thonë: “Bravo, suksese, i shkëlqyer” etj., etj. E shpreha pak më sipër, por po e ritheksoj më fort: muzika këto vite ka humbur shumë nga mungesa e kritikës! Ndaj këto vite ka një yshtje drejt konsumit të muzikës çfarëdo, muzikës ku në mungesë të notave, u “këndohet” gjokseve me silikon.
Në konferencën prezantuese, u shprehët se këtë vit ka cilësi, për ç‘arsye, ju po e bëni festivalin, duke lënë të kuptohet se nëse nuk do ketë këngë të mira vitin tjetër, ai nuk do mbahet. Gjithsesi, cila është kostoja e këtij eventi?
Që t’i largohemi konfuzitetit: e ritheksoj se prurjet e këtij viti janë tërësisht në pritshmërinë tonë, në të gjithë komponentët që mund të ketë një këngë, që nga kompozitori, këngëtari, teksti, orkestrimi etj. Nuk ka arsye dhe nuk do të ketë arsye që ky Festival të ndërpritet ndonjëherë! Nëse pak më sipër theksova konsumimin gjer në “ndotje” akustike, atëherë çdo kosto monetare për këtë qëllim ia vlen, edhe pse është pothuajse kostoja e përvitshme e planifikuar për një event të tillë kombëtar.
Ia vlen barra qiranë nëse mendojmë prezantimet tona në Eurosong
Festivali bëhet për shqiptarët, jo për Eurosong! Nëse ky do të bëhej qëllim në vetvete, atëherë ky do të ishte një dështim i madh. Po ju tregoj një histori nga Festivali i 50-të. Gjatë provave, edhe me ndërhyrjet preferenciale që nuk dinin se nga vinin, ishin krijuar dy opinione; e para, nëse duhej të përzgjidhej një këngë për Eurosong dhe e dyta, një këngë që t’i përshtatej traditës së Festivalit. Edhe pse në kundërshtim me ndonjë “epror”, kërkova më këmbëngulje që Festivali të ketë frymën e vet, jashtë këtyre termave e dëshirave preferenciale. Ky ishte rasti i Rona Nishliut, këngës që fitoi çmimin e 5-të në Festivalin Evropian!
Drejtor i RTSH-së prej më shumë se një viti, cilat kanë qenë sfidat tuaja më të mëdha?
Sfida ime më e madhe ka qenë frika e daljes nga liria ime. Besoj këtë sfidë e kam fituar. Një institucion kaq i madh kërkon përgjegjshmëri të lartë, përkushtim maksimal e sigurisht guxim në vendimmarrje. Pa këto, nuk mund të bëhet ndryshimi i mentalitetit. Edhe pse një sfidë e papërfunduar, mendoj se e kam thyer akullin, por kam mbetur ende këtu, për një mijë arsye që nuk varen thjesht nga kreu i institucionit. Kur për herë të parë shpalla një konkurs për Drejtor Departamenti të Sportit, m’u vërsulën të gjithë kundër. Madje kundërshtimet më erdhën edhe nga ndonjë drejtues. Argumenti ishte tragjik: “Të pyesim punonjësit njëherë”?! Fiks njësoj dhe po aq e vjetër sa “Vija e masave”. Mes shumë pengesave e presioneve, pas shumë e shumë letrave me emër e anonime drejtuar institucioneve brenda e jashtë vendit (!), jo vetëm nuk u tërhoqa, por shpalla një tjetër konkurs, atë të Drejtorit të Departamentit të Filmit. Një sfidë tjetër ka qenë depolitizimi komik dhe balancimi i informacionit apo lajmeve. Jam i lumtur që për një vit, nuk më ka rënë telefoni dhe nuk më kanë kërkuar takim për këtë qëllim as kryetari i Kuvendit, as kryeministri, as kryetari i opozitës. Të tjerë që vijnë pas tyre dhe që nuk i mbaj mend, thjesht i kam sqaruar dhe kaq! Përveç këtyre, sot RTSH-ja ka një programacion të kristalizuar, funksional dhe që u përgjigjet kërkesave të publikut e Deklaratës së Qëllimit! Vitin 2014, falë menaxhimit të disiplinuar e përkushtimit të stafit, RTSH-ja e mbyll me buxhetin më të lartë të realizuar ndonjëherë. Por kjo nuk është sfidë, është detyrë!
Por, këto që theksova, janë kaq pak, janë sa për të treguar se këto janë vetëm fillimi. Sfida më e madhe është reforma e thellë dhe e plotë që do të përfshinte të gjithë sistemin në prag të dixhitalizimit. RTSH-ja është një thesar që pakkush e di!
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
Fatmira Nikolli - " Ballkanweb "
http://www.balkanweb.com/site/martin...e-te-eproreve/
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 21-12-2014 më 11:41
-
-
Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014
Turjan Hyska: Çdo moderator e do festivalin në CV
TIRANE - Turjan Hyska është i përzgjedhuri i produksionit për të qenë përkrah Floriana Garos dhe Liberta Spahiut në Festivalin e Fundvitit. Moderatori i ‘Vizion Plus’ rrëfen hezitimet që pati deri në momentin që i tha po ftesës së organizatorëve. Sipas Turit Festivali i RTSH është shumë më tepër se një program televiziv. “Është histori, traditë dhe mbi të gjitha pasuri kombëtare’, shprehet në intervistën e dhënë për “Bluetooth”. Flet dhe për raportet që ka me dy koleget e tij në skenë, ku shprehet i lumtur që është mes tyre dhe i vetmi problem është gjatësia, që do ta penalizojë përkrah dy bukurosheve.
Turi si ju erdhi ftesa për të qenë moderator i festivalit të RTSH?
Nga Shpëtim Saraçi(drejtori artistik), Bledi Laço (regjisori)dhe drejtori i RTSH-së, Martin Leka.
A patët ndonjë moment hezitimi për t’i thënë po këtij projekti?
Në fakt dhjetorin e kam gjithmonë me shumë impenjime, për hir të prodhimeve të shumta në ‘Vizion Plus’, por me suportin e drejtorit të përgjithshëm të ‘Vizion Plus’ vendosa ta pranoj ftesën. Duke vlerësuar faktin që Festivali i RTSH-së është një event që çdo moderator dëshiron ta ketë në cv. Stafi artistik më pëlqen shumë sivjet kështu që mendoj që do të realizojmë diçka që publikut do t’i pëlqejë.
Çfarë mendoni se do të sjellë ndryshe ky vit me pjesëmarrjen tuaj në këtë kompeticion?
Festivali i RTSH-së ka një fizionomi të tijën që s’mund ti ndryshohet lehtë, por bashkë me stafin dhe dy bashkëprezantueset do të mundohemi t’i japim energji dhe freski. Fundja jemi tre prezantues të rinj në moshë!
I keni dëgjuar këngët në prova, si ju duken këngëtarët, a janë të denjë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong?
I kam preferencat e mia, por s’më lejohet të shprehem. Di që do të ketë garë të fortë!
A do të përfshiheni në këtë festival dhe me idetë tuaja personale, t’i jepni diçka nga vetja?
Ajo që më pëlqeu nga takimi i parë me stafin artistik ishte dëshira për të punuar në grup dhe për të pranuar ide të reja. Megjithatë po them që në këtë projekt unë jam thjesht në rolin e moderatorit dhe jo autor.
Sipas jush, çfarë i ka munguar Festivalit të RTSH deri më sot?
S’di të them…
Edhe pse një kompeticion profesionistësh, nuk është shumë i ndjekur nga moshat e reja, pse mendoni se ka ‘çaluar’ Festivali i RTSH tek kjo pjesë?
Mendoj që ky festival është shumë më shumë se një program televiziv, është histori, traditë dhe mbi të gjitha pasuri kombëtare! Trendet ndryshojnë, festivali mbetet festival!
Mendoni se zgjedhja e moderatorëve të rinj dhe të suksesshëm për publikun është një truk i organizatorëve për të thithur dhe shikuesit e rinj?
Kjo pyetje i takon t’u bëhet organizatorëve, vetëm ata mund ta japin një përgjigje të saktë përsa i përket zgjedhjes sonë.
‘I bekuar’ mund të quhesh mes Libertës dhe Florianës, ndjeheni i tillë?
Sigurisht! Gjithmonë kam qenë për bashkim kombëtar. Më pëlqen shumë përzgjedhja e vajzave.
I njihni më herët vajzat, keni patur një mendim për aftësitë e tyre si moderatore, ndonjë kritikë?
Sigurisht që i kam ndjekur dhe kam një mendim për të dyja, por do t’ua them në privat se nuk i dihet si reagojnë.
Si ndjeheni që jeni mes dy femrave bukuroshe, por edhe shumë të gjata?
Ky po është problem. Qafa ime do të stërvitet goxha këto ditë. Me zor nuk do të zgjatem, s’kam ç’bëj.
Ju ka kompleksuar ndonjëherë gjatësia, duke qenë se edhe partnerja juaj, Orinda është shtatlartë?
(Qesh) S’jam aq i shkurtër sa të kompleksohem, por të them të drejtën dhe po të isha 1.90 s’do të ishte keq! Zoti na bekon në një formë ose një tjetër kështu që rehatohemi me këto që kemi.
Keni provuar se dini të bëni shumë gjëra në televizion, çfarë ju ka mbetur tjetër pa bërë?
Në fakt Radio s’kam bërë kurrë dhe më vjen shumë inat për këtë.
Për shembull duke përfituar nga skena, kur do ta shikojmë Turin të këndojë?
Nuk e di. Është vendim grupi ky.
Meqenëse jemi në atmosferë festivalesh, e ndoqët Këngën Magjike, po performancën e Orindës?
Gjithë qejf! Më pëlqeu gjithçka për hir të së vërtetës.
Prej shumë vitesh në një marrëdhënie, kur do të martoheni ju dhe Orinda?
Atë ditë që ju do e nxirrni në gazetë.
Si do t’i kalojë festat Turi, preferoni festat familjare apo ato të çmendurat me shoqërinë?
Për mua mjafton të ketë festë, pak rëndësi ka se si do festohet.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)
Enida Himaj - " Ballkanweb "
http://www.balkanweb.com/site/turjan...tivalin-ne-cv/
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 21-12-2014 më 11:48
-
-
Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014
Drejtori I Fotografise - Marcelo Lazzeti.
Ftesivali RTSH, nje skene e re dhe plot surpriza.
Skena ku do te prezantohen 26 kenget konkurrente te ketij edicioni eshte ideuar si nje Peme Jete, e cila shkrihet mes publikut permes ndricimit. Pema do te marre jete nga 350 prozhektore ndricues te vendosur mbi skene dhe ne salle. Detajet i sjell ne kete interviste nje nga drejtoret e fotografise, italiani Marcelo Lazzeti.
-
-
Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014
Ne pritje te festivalit te RTSH-se
-
-
Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014
Enver Petrovci, nje nga suprizat me te vecanta te ketij edicioni
Artisti i njohur nga Kosova Enver Petrovci realizon kete fundviti nje nga endrrat e rinise se tij, te kendoje ne nje skene te madhe. Eshte pikerisht Festivali i 53-te i Kenges ne Radiotelevizonin Shqipar qe do t'i jape kete mundesi, te realizoje nje enderr dhe te shprehe ate cka e mundon.
-
-
Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014
Kostumografja e Festivalit - Anila Zajmi Katanolli
Artistet pjesemarres te Festivalit te Kenges ne Radiotelevizionin Shqiptar do te kene per kurature kostumografie, stilisten Anila Zajmi Katanolli. Ajo i rikthehet kostumografise, per te cilen dhe eshte diplomuar, me deshiren per te bere dicka te vecante te bukur per kete festival.
-
-
Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2014
Petrovcin do ta votonin të gjithë në Eurovizion
Këtë herë në skenë si këngëtar, Enver Petrovci pohon se dëshira e tij është që këngën ta pëlqejnë në Kosovë, por dhe në Shqipëri, ndërsa për “Eurovizion” shton se shtetet fqinje do ta votonin atë.
Këngëtarët e Festivalit të 53-të përfaqësojnë breza të ndryshëm. Padyshim një ndër emrat që ka marrë vëmendje është dhe Enver Petrovci. I njohur si aktor me një karriere të gjatë në botën e teatrit dhe kinematografisë, Petrovci në festival vjen me këngën e krijuar prej tij “Të vranë bukuri”.
“Është hera e parë që unë marr pjesë në një festival. Kënga që unë kam krijuar ka tre vjet, por orkestruesi Riza Dolaku nuk donte që të dilnim me këtë këngë për shkak të tekstit, sepse në të është një fjali, ku këta hajdutët i quaj që janë njerëz pa komb, pa zot. Hajdutët ka shumë për të emëruar, dihet që janë të korruptuarit, etj. Kënga erdhi kur më mbyllën Akademinë e Arteve që unë hapa në Prishtinë. Para tre viteve ma mbyllën dhe nuk më dhanë licensën, arsyeja sepse më kërkuan 20 mijë euro. Unë i thashë nuk ti jap ato para. Kjo më inspiroi që doli kënga “Të vranë bukuri”, sepse vranë gjërat e bukura. Akademia e Arteve prodhoi Teatrin e Babës, i cili u mbyll kur u mbyll akademia”, shpjegon Petrovci. Këtë herë në skenë si këngëtar, Enver Petrovci pohon se dëshira e tij është që këngën ta pëlqejnë në Kosovë, por dhe në Shqipëri, ndërsa për “Eurovizion” shton se shtetet fqinje do ta votonin atë.
“Të jem i sinqertë synoj që kënga ime të pëlqehet dhe ta dëgjojnë kosovarët, por dhe në Shqipëri, kjo është kryesore. Nëse unë shkoj në “Eurovizion” në dallim nga të tjerët, përparësia ime prej të tjerëve në festival është se sllovenët do të më japin 12 pikë, boshnjakët po ashtu, kroatët do më vlerësojnë, serbët po ashtu. Malazezët, maqedonasit, etj, do më vlerësojnë. Pra Ballkani do të më japë pikë, e them këtë sepse më duan si aktor dhe e dinë hallin tim, dhe do të ma nderojnë këtë tendencë që kam. Do më vlerësojnë sepse unë kam punuar në të gjithë këto shtete”, tregon Enver Petrovci, i cili do të jetë i pari që do të çelë festivalin me këngën e tij.
Në bazë të shortit janë përzgjedhur këngët që të këndohen në natën e parë dhe të dytë, për tu votuar më pas vetëm 18 këngë të cilat do të interpretohen në natën e tretë, më 28 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. / KultPlus.com
http://kultplus.com/?id=6&l=6098
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt