Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Daçiç i përgjigjet Ramës: “Shqipëria e Madhe”, kërcënim për Ballkanin

    Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se Serbia meriton kritika, për gabimet në organizimin e ndeshjes së futbollit, por Shqipëria meriton dënime më të forta për provokimet me flamurin.
    “Serbia meriton kritika për gabime në organizimin e ndeshjes, por Shqipëria e meriton dënimin më të fortë për provokimin në mes të shtetit të Serbisë dhe në sytë e një audiencë televizive në mbarë botën, me valëvitjen e flamurit të Shqipërisë së Madhe, e cila kërcënon Serbinë Malin e Zi, Maqedoninë, Greqinë, dhe tërë Europën e botën” tha Daçiç për agjencinë serbe B92.
    Po ashtu Daçiç i është përgjigjur në lidhje me deklaratën se Shqipëria është model frymëzimi. Sipas Daçiç projekti “Shqipëri Etnike” nuk është një model frymëzimi për rajonin e Ballkanit, por është një kërcënim.
    “Nuk di që projekti i “Shqipërisë së Madhe” të jetë model për të ardhmen e rajonit”, thotë ministri i Jashtëm serb, duke theksuar qëndrimin se synimi për një Shqipëri etnike është rrezik jo vetëm për Serbinë Malin e Zi, Maqedoninë e Greqinë, por edhe gjithë Evropën.
    Sipas ish-kryeministrit të Serbisë, aktualisht Ministër i Jashtëm i Serbisë Bashkimi Europian duhet të flasë, përndryshe nëse hesht mund të merret si mbështetje.

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Daçiç i përgjigjet Ramës: “Shqipëria e Madhe”, kërcënim për Ballkanin

    Presidenti serb Nikoliç: Shqipëria do dekada të bëhet vend normal

    Serbi – “Presidenti serb Tomislav Nikoliç ka dënuar incidentin në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri të martën dhe kërkoi që shërbimet e sigurisë, policia dhe shërbimet e doganave të trajtojnë ngjarjen si një paralajmërim, sepse një rast tjetër i ngjashëm mund të rezultojë me viktima njerëzore.” Kështu shkruan media serbe “InSerbiaNews” në një shkrim me titull: “Nikoliç: Shqipëria do dekada të bëhet një vend normal”.
    Ai beson se qëllimi i qartë i atyre që organizuan dhe vunë në veprim planin për ngritjen e një minihelikpteri me flamurin e Shqipërisë së Madhe ishte të shkaktonin trazira në Serbi dhe destabilizuar edhe gjithë rajonin.
    “Ngjarjet sportive nuk janë vende për mesazhe provokative politike,” – theksoi ai, duke shtuar se incidenti ishte një promovim i një ideje të paskrupullt dhe të pamundur të Shqipërisë së Madhe, e cila ishte për të shkaktuar një reagim të fortë në stadium dhe të gjithë Serbinë.
    Sipas Zyrës së Shtypit të Presidentit, Serbia ka bërë çdo gjë për ta hedhur pas të kaluarën dhe për të zhvilluar marrëdhënie miqësore dhe dhe vizita e ardhshme e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pritet ti jetë një sinjal për vendosjen e marrëdhënieve të shkëlqyera.
    “Pas vrasjes së përpjekjeve për të krijuar një miqësi mes Serbisë dhe Shqipërisë, është e qartë se Shqipëria do të duhet dekada, nëse jo shekuj, që të bëhet një vend normal, pa urrejtje kundër Serbisë,” - tha Nikoliç, i cili pret që zyrtarë të lartë të Shqipërisë të dënojnë incidentin.
    Minihelikopterit t i mungonte vetëm një mjet shpërthyes për të dhënë përshtypjen e të qënit i lidhur me numrin Një të terrorizmit në botë dhe kjo është veçanërisht shqetësuese që kur ekstremistët kanë mbuluar me mbishkrime Manastirin e Deçanit dhe se qindra shqiptarë të Kosovës po marrin pjesë në veprimtari terroriste në Irak dhe Siria, theksoi ai.

    ar.sh/Oranews.tv

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Për: Daçiç i përgjigjet Ramës: “Shqipëria e Madhe”, kërcënim për Ballkanin

    Hmmmm, diplomacia serbe din ti organizoje fjalet me mire se ajo shqiptare :-(
    Din ti rradhisi e ngjyrosi eventet krejt ne interesin e vet. Keta nuk jane principiant.

  4. #4
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Daçiç i përgjigjet Ramës: “Shqipëria e Madhe”, kërcënim për Ballkanin

    Flamuri është ngritur nga tifozë serbë sepse shqiptarë nuk kishte në stadium ndërsa budallëqet tjera janë pa rëndësi. Kujtoni ju se janë xhahilë bota të besojnë pallavrat e zagarëve serbë.

    Ja kanë frikën shqipërisë madhe lol. Në fakt nuk ka shqipëri të madhe por e drejta legjitime e shqiptarëve për të jetuar nën një shtet të vetin. Tremben kurvickat se po u bënë shqiptarët të gjithë në një shtet për ata do jetë fundi. Ata së bashku më vëllezërit greqër.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Meriamun për postimin:

    mesia4ever (17-10-2014)

  6. #5
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Daçiç i përgjigjet Ramës: “Shqipëria e Madhe”, kërcënim për Ballkanin

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Presidenti serb Nikoliç: Shqipëria do dekada të bëhet vend normal

    Serbi – “Presidenti serb Tomislav Nikoliç ka dënuar incidentin në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri të martën dhe kërkoi që shërbimet e sigurisë, policia dhe shërbimet e doganave të trajtojnë ngjarjen si një paralajmërim, sepse një rast tjetër i ngjashëm mund të rezultojë me viktima njerëzore.” Kështu shkruan media serbe “InSerbiaNews” në një shkrim me titull: “Nikoliç: Shqipëria do dekada të bëhet një vend normal”.
    Ndersa ju Nikolic kurre sdo te beheni, sepse jeni te verbuar nga urrejtja, nga mosha 1 vjecare e deri sa te vdisni ju mesoheni t'i urreni shqiptaret.

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Minihelikopterit t i mungonte vetëm një mjet shpërthyes për të dhënë përshtypjen e të qënit i lidhur me numrin Një të terrorizmit në botë dhe kjo është veçanërisht shqetësuese që kur ekstremistët kanë mbuluar me mbishkrime Manastirin e Deçanit dhe se qindra shqiptarë të Kosovës po marrin pjesë në veprimtari terroriste në Irak dhe Siria, theksoi ai.

    ar.sh/Oranews.tv
    Shume veb faqe islamike ku mbeshtetet terrorizmi dhe radikalizmi fetar kane bazen ne Serbi te hapura nga sherbimi juaj sekret, per kete kemi argumenta, kete zoteri Edi Rama duhet ta ngreje si problem ne viziten e tij ne Beograd dhe shtetet tona duhet te ndalojne indoktrinimin nga to.
    Poashtu shume organizata 'bamirese' dhe mbeshtetese te terrorizmit dhe nxitjes se urrejtjes kunder ShBA-ve do te nxirren jashte ligjit dhe do te ndalohen, priten arrestime te reja te argateve tuaj zoteri Nikolic, per kete presidentja e nderuar Jahjaga ka marre perkahje gjate vizites se saj ne ShBA, luftimin e terrorizmit e kemi me tradite 600 vjecare e me gjate, poashtu Shqiperia u ka derguar arme kurdeve te cilet po luftojne fashistet e ISIS, keshtu qe ju skeni perse te merziteni.
    Keto jane argumente qe u japim shteteve evropiane dhe USA te cilet e dijne se ata nuk dergohen nga shtetet tona, por nepermes organizatave te dyshimta.
    Sduam Shqiperi etnike, por bashkim te Kosoves me Shqiperine, ashtu sic ka qene, dhe duam avancim te te drejtave te bashkombasve tane ne shtetet fqinje.

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mesia4ever për postimin:

    tufail123 (28-10-2014)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •