Elhaida Dani lajmėroi me njė mesazh tė gjatė nė faqen e saj zyrtare nė Facebook se autori i kėngės Diell, ka tėrhequr kėngėn Diell nga konkurimi nė Eurovision Song Contest 2015. Lajmi ėshtė konfirmuar edhe nga Radio Televizioni Shqiptar (RTSH).
Nė mesazhin e Elhaidės i cili vjen nė gjuhėn Shqipe dhe Italiane, ndėr tė tjera thuhet se ajo do tė jetė pėrfaqėsuesja e Shqipėrisė por me njė kėngė tjetėr. Mė poshtė mund tė lexoni mesazhin e saj tė plotė.
"Mendoj se ėshtė e drejtė t'ju komunikoj personalisht vendimin e marrė dhe mė ėshtė komunikuar sė fundmi.
Kėtė vit do tė perfaqėsoj Shqipėrinė nė Eurovision me njė kėngė tjetėr nga ajo me tė cilėn u shpalla fituese e FiK, nė dhjetor te vitit te kaluar.
Ky lajm do bėhet publik dhe zyrtar sė shpejti, por dėshiroja qė tė isha unė ajo qė jua komunikoj pėr herė tė parė.
Autori i kėnges Diell, pėr arsye personale dhe tė pandryshueshme, ka vendosur qė tė tėrheqė kėngėn nga ai tė kompozuar, dhe do jėte per fat te keq e pamundur tė kėndohet nga unė ne Eurovision Song Contest 2015.
Duke respektuar kėtė zgjedhje tė tijėn personale, dhe ne dakordėsi me RTSH, e mbi te gjitha duke respektuar rregullat e vendosura nga ESC , mė ėshtė komunikuar qė si fituese e FiK, unė duhet tė pėrfaqėsoj vendin tim nė Vienė me njė kėngė tė re. Urimi dhe dėshira ime ėshtė qė ky vendim i papritur qė mė ėshtė bėrė i ditur, tė mos sjellė pakėnaqesi dhe polemika;
Qėllimi mbetet ai, qė Shqipėria tė ndahet me njė rezultat sa mė tė mirė dhe tė gjithė do punojmė sa mė shumė pėr ta arritur."
Autorėt e kėngės do tė jenė Zzapp & Chriss, tė cilėt shkruan kėngėn "S'tė fal" kėnduar nga Lindita Halimi, kėngė e cila mori cmimin e tretė nė Festivalin e RTSH-sė. Kėnga quhet "I'm alive" dhe ėshtė nė produksion, kėnga do tė kėndohet nė anglisht. Sipas burimeve nė RTSH, kėnga fillon me motive tė lehta, duke u marrė ritėm tė shpejtė nė vazhdim.
http://www.ogaealbania.com/
Krijoni Kontakt