Close
Faqja 24 prej 24 FillimFillim ... 14222324
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 235 prej 235
  1. #231
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,159
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Polici i vetëm që ndoqi vrasësit e A. Santos proçedohet për "shkelje të rënda"

    Vrasja e Santos, zbulohen prova të reja

    Mbetjet e plumbit në duart e kushërinjve Gjozi dhe dalja në skenë e Durim Bamit

    Dosja plotësohet me përgjime e dëshmi. Zv.drejtori Çipa: Jemi pranë vrasësve


    Emri:  vrasja-e-Artan-Santos-6_1.jpg

Shikime: 572

Madhësia:  112.9 KB

    Drejtësia për Artan Santon, bankierin që para një viti u vra në mënyrë demonstrative, duket se po ecën me hapa të sigurt, për të vërtetuar tezën se “vonon, por nuk harron”. Ditët e fundit, kryesisht në tavolinat ku oficerët e krimeve kalojnë pak kohë të lirë, janë shtuar zërat për identifikimin e dy djemve që shkrepën 6 plumba pistolete 26 qershorin e vitit që lamë pas. Diskutimet rrahin kah ekzekutorëve, pasi porositësit, si “peshq” të mëdhenj mund ta ndiejnë veten ngushtë vetëm nëse vrasësit flasin. E këtyre të fundit duket se laku po u ngushtohet, pasi grupi hetimor, prej më shumë se një viti, ka mbledhur prova që konsiderohen të mjaftueshme për arrestime. Mjeshtëria e eliminimit profesional të Santos ka doza perfeksioni kur vjen puna te përgatitja e planit, skema e ndjekjes me motor dhe vrasja për pak sekonda me pistoletë me mulli, e cila nuk lë gëzhoja në vendngjarje. Por, siç konfirmojnë tezat e kriminologëve të njohur “një gjurmë gjithmonë mbetet”. Kjo gjurmë quhet barium, element kimik, pjesë përbërëse e plumbit (fishekut). Dyshimet e fundit janë që kushërinjve nga Fushë-Kuqja, Klodian dhe Gazmir Gjozi, që u kapën nga policia, pak ditë pas vrasjes së Santos dhe që më pas u lanë të lirë nga gjykata, u është gjetur në duar ky element. Të njëjtat burime të Policisë së Shtetit, që bënë të ditura për gazetën “Shqip” zbulimin e provave të reja, shtojnë se grupi hetimor ka tashmë në duar material të zgjeruar edhe me përgjime telefonike apo ambientale, survejime, monitorime lëvizjesh, dëshmi, etj. Dosja voluminoze, përveç oficerëve të policisë, po përpunohet nga prokurorë dhe gjykatës. Një element befasues, që me ç’duket u ka dhënë shtysë hetimeve intensive është deklarata mjaft e drejtpërdrejtë e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ka implikuar si të akuzuar për vrasjen e Santos, Durim Bamin, ose Durin nga Fushë-Kruja (personin që sipas Tom Doshit, ishte porositur nga Ilir Meta që për 500 mijë euro të vriste dy deputetë). Pra, rinxjerrja në skenë e emrit të 36-vjeçarit nga Fushë-Kruja, nga një ministër i Brendshëm, është një tregues pozitiv që flet për përparim të hetimeve dhe aq më tepër nëse shtohet fakti që Fushë-Kuqja, vendbanimi i kushërinjve Gjozi, nuk është larg me atë të Durit nga Fushë-Kruja. Prej 8 majit, me një vendim të Gjykatës së Lartë, ai ndodhet në “arrest shtëpie”, për çështjen e komplotit që prokuroria e cilësoi të trilluar për vrasjen e deputetit Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Samir Tahiri, i pyetur nga prokurori i Krimeve të Rënda, Adnan Xholi, ka thënë për Bamin se “kisha të dhëna se mund të ishte i përfshirë në vrasjen e Santos dhe për një sërë ngjarjesh kriminale”. Ndërsa komploti për vrasjen e dy deputetëve, sipas Tahirit, bëhej “se Toma do të jetë në qendër të vëmendjes së Kryeministrit, ose për të mbuluar një ngjarje tjetër kriminale që, sipas meje, ishte diçka që kishte të bënte me Santon”. Burimet policore, ndonëse me rezerva, pranojnë një “pakt të heshtur” të sistemit të drejtësisë, për të arritur në zbulimin e emrave të vrasësve të Santos. Kësisoj, lënia e lirë e kushërinjve Gjozi dhe “arresti shtëpiak” i Bamit, sipas këtyre burimeve, mund të jetë bërë për shkak të mbledhjes së provave të mjaftueshme, që do të përdoreshin në gjyq, si bisedat e mundshme mes tyre që më 26 qershor 2014 e deri në ditët e sotme. Gjykata çmoi asokohe, kur liroi kushërinjtë Gjozi se gjetja e faktorëve plotësues të qitjes në duart e Klodianit dhe Gazmirit nuk përbënte provë të mjaftueshme. Ekspertët e Laboratorit të Policisë Shkencore insistonin në raportin e tyre se bariumi është element përbërës i fishekut dhe se nuk mund të merret gjatë saldimit apo shpërthimeve të guroreve, siç u argumentua gjatë gjyqit. Nga ana tjetër, drejtori i Hetimit të Krimeve dhe njëkohësisht zv.drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardian Çipa, i kontaktuar në rrugë telefonike nga gazeta “Shqip” siguron se policia është pranë zbulimit të autorëve. “Hetimet kanë përparuar së tepërmi. Policia qendrore dhe ajo lokale kanë intensifikuar veprimet dhe mund të them se jemi pranë identifikimit të autorëve të vrasjes së Artan Santos”, – thotë Çipa. Më tej, burimet policore nuk lënë pa përmendur mbi 100 orë filmime të kamerave të policisë, bashkisë, institucioneve dhe ambienteve private, të cilat janë ekzaminuar këta muaj. Lëvizjet e motorit janë të dokumentuara, deri në çastin e humbjes së gjurmëve. Me dhjetëra dëshmi janë administruar në këtë dosje, ku më kryesorja është ajo e shoferit të Santos dhe personave që ishin pranë vendngjarjes ditën e vrasjes. Edhe dëshmia e një qytetari që pretendonte për një televizion se kishte dijeni për autorët me motor, gjithashtu është analizuar nga grupi hetimor. Deri më tani, gjithçka e trajtuar nga ekspertët e policisë, prokurorisë dhe drejtësisë i përket aspektit ekzekutiv të vrasjes së Santos, ndërsa për elementët porositës të këtij eliminimi mafioz ende veçse mund të hamendësohet mes dhjetëra tezave që rreken drejt interesave ekonomike, mediatike, apo edhe politike. Diku përflitet një kredi disa miliona euro nga persona që përfaqësojnë të tria interesat e lartpërmendura dhe diku tjetër diçka kuptohet me leximin përtej ndonjë deklarate zyrtare të policisë lidhur me këtë çështje, ka akuza dhe kundërakuza dhe në fund shfaqen hamendësime për pjesëmarrjen e porositësve në varrim. Familja nuk ka reaguar kurrë, veçse ka mirëpritur ngushëllime dhe shpreson në zbardhjen e së vërtetës. Ish-drejtori i “Credins Bank” dhe ish-bashkaksioneri i “Focus Group”, prej më shumë se një viti u mungon familjarëve dhe miqve. Zbulimi i të paktën atyre që i morën jetën do të mund ta zbuste disi dhimbjen për të afërmit, kurse gjetja e porositësit apo porositësve ngjan më tepër me një mision të pamundur për realitetin shqiptar.


    Dëshmitë për motorin, ndalimi dhe lirimi i dy të dyshuarve

    Santo, nga eksperienca profesionale deri në vrasjen me 6 plumba pistolete


    Artan Santo lindi më 7 Shtator 1956 në Tiranë dhe vdiq më 26 qershor 2014. Ai njihet si drejtori i bankës së parë shqiptare të nivelit të dytë, “Credins Bank”. Kjo Bankë, e cila u krijua në vitin 2001 nga një grup profesionistësh në fushën bankare, ishte nisma e parë e biznesit shqiptar i cili kaloi nga kapitali tregtar në atë financiar. Në Bankën e Kursimeve, në korrik të ’97-s emërohet drejtor i përgjithshëm. Biznesmeni Artan Santo nga viti 2009 e këtej njihej edhe si aksioner në dy grupe mediatike, fillimisht Televizion Scan me përmbajtje kryesisht ekonomike dhe në pas në 2011-n, grupi mediatik informativ i News 24, me Gazetën Shqiptare, Radio Rash dhe Balkanweb të cilët nga viti 2011 u bënë pronë e kompanisë shqiptare ‘Focus Group’ sh.p.k. Artan Santo ishte 58 vjeç, kur më 26 qershor 2014 u qëllua me 6 plumba pistolete, ndërsa tre prej tyre i morën jetën. Vrasja u krye në hyrjen në ambientet e bankës ‘Credins’, dhe dy vrasësit me motor nuk kanë devijuar fare rrugën, por kanë vazhduar drejt kryqëzimit që lidh Librin Universitar me Presidencën. Policia ka pasur informacion që mjeti motor me dy personat me veshje karakteristike motoristësh është parë në afërsi të Kodrave të Liqenit e më tej në Komunën e Parisit dhe më pas është shquar në rrugën e Rinasit nga një efektiv i rrugores. Në Fushë-Kuqe u kapën dy kushërinjtë Saimir dhe Klodian Gjozi. Për gjithë kohën kur ishin në paraburgim, ata e mohuan çdo lidhje me vrasjen dhe pretendonin se po saldonin atë ditë. Ata u lanë të lirë dhe policia tha se motori që iu gjet nuk ishte i njëjti nga ai që u përdor në vrasjen e Santos. Shoferi ka pranuar që atë motor e kishte vënë re ditëve të fundit edhe në lagjen ku banonte Santo me familjen e tij. Madje ka dëshmi që ky motor me këta dy persona prej shumë ditësh kanë vizituar lokalet e Bllokut, pasi mjeti dhe dy personat që gjendeshin me të, binin në sy. Shoferi mësohet se ka rrëfyer para policisë se e kishte shquar motorin në zonën e Liceut gjatë ditëve të fundit, por që nuk ishte kujtuar se ata gjurmonin Santon.

    Gazeta Shqip

  2. #232
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Prova të reja për vrasjen e Artan Santos


    Policia thotë se ka në dorë të dhëna të reja për zbardhjen e vrasjes së bankierit Artan Santo. Sipas gazetës “Shqip”, grupi hetimor është shumë pranë zbardhjes së emrave të dy autorëve. Gazeta citon zv.drejtorin e Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardian Çipa që thotë se janë pranë zbulimit të autorëve.

    “Hetimet kanë përparuar së tepërmi. Policia qendrore dhe ajo lokale kanë intensifikuar veprimet dhe mund të themi se jemi pranë identifikimit të autorëve të vrasjes së Artan Santos” – është shprehu Çipa. Po sipas të njëjtave burime, hetimet morë një drejtim të ri pas pas daljes në skenë të emrit të Durim Bamit, personit që sipas deputetit Tom Doshi është paguar për ekzekutimin e tij.

    Të dyshuar kryesorë sërish mbeten kushërinjtë nga Fushë-Kruja, Klodian dhe Gazmir Gjozi, të arrestuar pak ditë pas vrasjes, por të liruar për mungesë provash.

    “Lënia e lirë e kushërinjve Gjozi dhe arresti shtëpiak i Bamit, sipas burimeve, mund të jetë bërë për shkak të mbledhjes së provave të mjaftueshme, që do të përdoreshin në gjyq, si bisedat e mundshme mes tyre që më 26 qershor e deri në ditët e sotme,” – shkruan “Shqip”.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 13-02-2021 më 23:59
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #233
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,159
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vrasja e Santos: Qytetari: "Ia tregova vrasësit Kryepolicit. Ai nuk beri asgje!"


  4. #234
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,159
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vrasja e Santos: Qytetari: "Ia tregova vrasësit Kryepolicit. Ai nuk beri asgje!"

    Dikur vrisnin me motoçikleta, një ndër to edhe ekzekutimi i bujshëm i bankierit Santo në 2014

    Deri në vitin 2009 të gjitha vrasjet në Shqipëri kishin një tjetër model. Autorët e krimit përdornin motoçikleta. Kishte një arsye. Ato ishin të gjitha pa pronar. Në Shqipëri deri në këto vite, mund të përdorje një motor jo vetëm pa patentë por edhe pa e vendosur pronësinë. Edhe kur gjendej ndonjë motor në ndonjë vendngjarje, ligjërisht nuk mund të akuzoje askënd sepse nuk mund ta vërtetojë dot, nëse ai ishte pronari i atij sendi.

    Duke qenë se ishin kthyer në një makth për të gjithë, kryesisht jo vetëm për vrasje, por për grabitje të shumta. Në atë kohë qeveria dha urdhër pasi dëgjoi specialistët e duhur që të targoheshin të gjithë motoçikletat, dhe çdo drejtues motoçiklete të kishte patentën e duhur. Si gjithmonë në Shqipëri, askush nuk i merr seriozisht si fillim vendimet e qeverisë ndaj pjesa më e madhe vazhdoi qarkullimin pa e regjistruar atë.

    Për dy vite, nga viti 2007 deri në 2009, policia e qarkullimit bllokoi dhjetëra mijëra motoçikleta, ndërsa sekuestroi 8 mijë e 300 të tillë të cilët kishin hyrë si të vjedhur në Shqipëri, dhe askush nuk mund të dokumentonte më pas blerjen e tyre. Në fakt, ajo ngjalli disi zemërim tek përdoruesit e thjeshtë edhe ata që ishin me kubikë të vogël, por çfarë prodhoi brenda vitit!

    Prodhoi një ulje të krimit të vrasjeve me masën 20 përqind, ndërsa uli me një përqindje të konsiderueshme grabitjet në rrugë. Sërish në 2008 u përdoren motoçikleta në vrasje, por pjesa më e madhe e tyre u identifikuan, dhe për këtë arsye autorët e krimit të rëndë po kërkonin ndërrimin e modelit të tyre. Me motoçikletë ishin më të lirshëm për ta kryer krimin.

    Largoheshin më shpejt nga vendi I ngjarjes, nuk zbuloheshin dot kurrë nga kamerat për shkak të skafandrës qe mbanin, e të tjera elemente që I mbronte vrasësit aso kohe nga kjo metodë. Ndërsa në 2009, të gjithë pothuajse hoqën dorë nga kjo mënyrë e të kryerit të vrasjeve, pasi targat binin në sy menjëherë, dhe përveç targave, binte në sy lloji i motorit i cili në ndonjë moment mund të ishte një prototip I veçantë për shkak të ngjyrës, fuqisë kubike dhe markës që përdorej.

    Pjesa më e madhe në atë kohë kishin në pronësi për të kryer krime motoçikleta të markës Suzuki dhe Yamaha por numri i tyre sidomos në kryeqytet ishte i vogël dhe jo vetëm informatorët e policisë por edhe policët e qarkullimit rrugor I njihnin pronarët e këtyre motoçikletave. Nga 2009 deri në 2014 pothuajse të gjithë po hiqnin dorë nga kjo mënyrë e ekzekutimit. Derisa për të bërë një ndër vrasjet më të bujshme, tronditëse apo shokuese përdorën sërish një motoçikletë. Në vrasjen e bankierit Santo.

    MCN TV

  5. #235
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,159
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vrasja e Santos: Qytetari: "Ia tregova vrasësit Kryepolicit. Ai nuk beri asgje!"

    Si po eliminohet GRUPI I NIKLES? Me snajpera dhe femra! Po zhduken gjurmët e vrasjes se Artan Santos

    17 mars, 2024

    Emri:  dritan.jpg

Shikime: 153

Madhësia:  22.5 KB

    Grupet kriminale janë në numër jo të vogël në Shqipëri. Grupet e vjetra po eliminohen nga grupet e reja, që duan me tepër territor dhe para.

    Gazetari Dritan Laci është shprehur se po tentohet të eleminohen anëtarët e grupit të Niklës, gjë që sipas tij, do të çonte në pamundësi për zbardhjen e shumë ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në Shqipëri, duke nisur nga vrasja e bankierit Artan Santo te zhdukja e Enver Stafukës dhe vrasja e Bardhok Pllanajt.

    Komentet Laçi i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se një grup qitësish po i ndjek këmba këmbës anëtarët e grupit të Niklës për t’i vrarë, madje sipas tij, njërit prej tyre i kanë bërë edhe 2 atentate.

    Ai shtoi gjithashtu se mes metodave për të arritur te anëtarët e këtij grupi kriminal, janë edhe ato të kurtheve të ndryshme përmes femrave, etj. Femrat e bukura po futen në rrjetin e grupeve të sofistikuara kriminale, për të kapur në kurthe kundërshtarët e tyre.

    “Nga eleminimi i bandës së Niklës, ne do të jemi në pamundësi për të zbardhur ngjarjet e rënda në disa vende në Shqipëri. Njërit përshembull i kanë bërë dy atentate të rënda. Shpresojmë të mos i bëjnë edhe një të tretë që të mos jetë ai viktima e radhës. Mesa duket është një grup që po i ndjek, një grup qitësish që po i ndjek këmba këmbës për t’i hequr qafe.

    Po përdor të gjitha mënyrat, duke i futur femra apo duke i futur në kurthe e me radhë. Ka ngjarje shumë të rënda duke filluar nga Santo, nga Enver Stafuka, nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Lezhë, nga vrasja e Bardhok Pllanajt, e me radhë, të cilat nëse ky grup shkon drejt eleminimit të plotë, këto ngjarje nuk do të zbardhen më kurrë.

    Vrasja e bankierit të njohur Artan Santon ka mbetur akoma pa u zbardhur. Disa media patën hedhur dyshime se vrasja erdhi nga FushëKruja apo Nikla për llogari të një grupi politiko-financiar-mafioz në Tiranë.

    Shteti nuk është interesuar fare që hajde ta gjejmë këtë Gentjan Bejtjan se ndoshta e bëjmë të penduar, i shpëtojmë jetën. Ai aty ka qenë, në një qytet në veri të vendit”, tha Laçi.

    Rritja e aktivitetit kriminal dhe sofistikimi i goditjeve, ku gjithçka përfundon në të vrarë, ka sjellë që shteti të reagojë, por akoma jo me forcën e duhur, sepse krimi është përherë dy hapa para Policisë së Shtetit.

    Grupet shqiptare të krimit po kapin tregjet e mëdha të kokainës në Amerikën Latine dhe kjo sjell rritjen e forcës së tyre financiare dhe logjistike.

    Sipas raporteve ndërkombëtare, një pjesë e këtyre qindra milionë eurove nga trafiku i kokainës po hidhet në ndërtime në Shqipëri. Në ndërtime bëhet pastrimi i parave të krimit, por jo vetëm këtu.

    Koha Jone

Faqja 24 prej 24 FillimFillim ... 14222324

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2023, 10:22
  2. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 06-05-2015, 17:42
  3. Vrasja e Artan Santos, Policia nuk i jep Prokurorisë filmimet e kamerave
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-08-2014, 09:51
  4. Arrestohet në Itali anëtari i "bandës së Niklës", Edmond Sina
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-01-2011, 14:22
  5. Mendohet, te vihen rregulla te reja nga fifa...
    Nga Moltisanti në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-01-2005, 10:04

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •