Qani pa zë, ju lutem
Nga Ardian Vehbiu {27/06/2014}
Lexoj sot në faqet online të mediave të Tiranës për vrasjen, në mes të kryeqytetit, të bankierit Artan Santo.
Krim shumë i rëndë, që trondit jo vetëm ata që e njihnin të ndjerin, por edhe institucionet e shtetit, duke filluar nga ato të Rendit publik.
Jam i bindur se qeveria dhe vetë kryeministri Rama i kanë dhënë përparësinë e duhur zbardhjes së këtij krimi, duke filluar nga kapja e autorëve, identifikimi i porositësve dhe zbardhja e motiveve.
Pjesë e kësaj përpjekjeje për të vënë drejtësi, duhet të jetë edhe administrimi i informacionit në mediat.
Vrasja me atentat e një bankieri nuk është njëlloj si humbja e një personaliteti të njohur, nga një sëmundje e rëndë ose edhe nga një aksident automobilistik a një vetëvrasje.
Është një akt që vë në pikëpyetje strukturat e shtetit ligjor dhe sigurinë e qytetarëve.
Nëse ka një gjë që nuk duhet të ndodhë, është pikërisht kjo që po ndodh tani: politikanët, qeveritarët dhe personalitetet e tjera shtetërore që mbajnë radhë pranë mikrofonave të TV-ve, për t’i rrëfyer publikut se çfarë ndiejnë ata përballë këtij krimi.
Natyrisht të gjithë këta janë edhe njerëz dhe mund ta kenë njohur personalisht të ndjerin; është e drejta e tyre të reagojnë emocionalisht dhe personalisht ndaj kësaj vrasjeje; sikurse është e drejta e tyre që këto reagime t’i mbajnë private dhe e drejta e publikut që t’i kursehet sentimentalizmi herë i ndier dhe herë i shtirë, por gjithnjë pa vend, i të gjithë atyre që nuk kanë gjë për detyrë të vajtojnë publikisht të vrarët, as janë zgjedhur për këtë dhe as paguhen si vajtojca.
Nuk kish gjë më revoltuese, sa të lexoje sot ish-kryeministrin Berisha, tek e shfrytëzonte edhe këtë ngjarje të rëndë për kapital politik dhe për të sulmuar qeverinë dhe legjislaturën e tanishme si të kapur nga krimi.
Pas operacionit shembullor të bonifikimit të Lazaratit, organet e ruajtjes së rendit dhe qeveria treguan se janë në gjendje të kontrollojnë situata të vështira dhe të drejtojnë me sukses operacione të vështira të neutralizimit të krimit.
Ndryshe nga administrata e mëparshme, që la pa zbardhur një numër të frikshëm krimesh të nivelit më të lartë, kjo e sotmja po i tregon publikut një qasje të re ndaj krimit dhe paligjshmërisë, për çka edhe gëzon përkrahjen e njerëzve anembanë.
Përkundrazi, mediatizimi i reagimeve dhe sentimentalizmi, në një kohë që duhet veprim i shpejtë, inciziv dhe shumëplanësh, është një mbeturinë e trashëguar nga praktika të mëparshme, ku pafuqia mbulohej me populizëm dhe bashkëfajësia me sentimentalizëm.
E gjithë kjo kërkon edhe profesionalizëm nga ana e mediave, çfarë përfshin edhe respekt ndaj të vrarit, familjes së tij dhe institucioneve.
*Peizazhe të fjalës
Ndaje këtë shkrim
FacebookTwitterGoogle1EmailGoogleYahoo
18 Përgjigjet për "Qani pa zë, ju lutem "
nje simpatizant i PD
27/06/2014 në 2:00 pm
Zoti Vehbiu, do me falesh por nuk kam asgje personale…shkrimi yt eshte shume i varfer e medioker, ashtu sic jane shumica e pseudo-gazetareve ne Shqiperi.
Kjo fraze e jotja ” Nuk kish gjë më revoltuese, sa të lexoje sot ish-kryeministrin Berisha, tek e shfrytëzonte edhe këtë ngjarje të rëndë për kapital politik dhe për të sulmuar qeverinë dhe legjislaturën e tanishme si të kapur nga krimi.”
Zoti Vehbiu, eshte mè se normale dhe llogjike qe nje ngjarje e tille mund te “shfrytezohet” per interesa politike…me fal, po cfare ka per tu habitur ketu!? Ne te gjithe boten problemet lidhur me sigurin shfrytezohen per interesa politike. Shko e lexo zoti Vehbiu.
Reply
Elona
28/06/2014 në 9:42 am
Zoteri, une edhe pse nuk jam simpatizante e asnje partie, pra ndryshe nga ju qe e shfaqni hapur simpatine tuaj, nuk kam simpati per askend vecse per vendin tim por me duhet te them se ndaj te njejtin mendim me ju.
Deri dje i nderuari Ardian Vehbiu, sot eshte kthyer ne nje propagandist te mikut te vet Edi Rama. Si mund te merret si i paanshem nje njeri si Vehbiu? Mund ta kuptoj deri diku qe per inat te Sali Berishes te votoje nje aleance qelbesirash si ajo Rama-Meta, duke mbyllur jo nje por dy sy… po nuk mund te pranoj qe nje njeri si Vehbiu qe mori nje cmim letrar nga juri e mbushur me miq dhe propagandiste te Rames te me tregoje mua, apo nje medie te lire, se si dhe se ne cfare menyre duhet te shpreh nje person, ne publik apo ne privat, ndjenjat dhe emocionet e veta.
Reply
nje simpatizant i PD
28/06/2014 në 2:29 pm
Ps,
vrej: ne vendin tone, keto dy tre perfaqsime politike kemi me te rendesishme…do ti per fat te mire a per te keq, ato kemi. Eshte natyrale qe duhet me zgjedh ate qe shkakton dème mè pak..per te qen objektiv e racional, une zgjedh PD. Modeli im politik-ideal eshte larg edhe nga PD, por, kur nuk ke pulen do te hash sorren. Nuk eshte e lehte te nderrosh mentalitetin e nje popullsie qe per gjysem shekulli dogji breza te tere nen diktaturen sadomazokiste. Problemi i ketij vendi, per mendimin tim, nuk eshte veprimi por, totale indiferenca, heshtja dhe servilizmi ndaj pushtetit.
Sipas teje ky tipi ka marr çmim letersie??? Me thuaj qe eshte nje genjeshter. Ky individ me kete gjuhe letrare ka marre çmim? Epo kjo eshte me marr malet e me u be kaçak. Me siguri do ja ket dhen kryeurryesi Rama. Ky njeri ka per ta ber lemsh ate vend saqe ka per ta çuar vendin ne lufte civile heret a vone, me ate tonin e urrejtjes. E vetmja rrugzgjidhje per ate vend eshte eliminimi fizik i ketij rreziku social.
Reply
beko
27/06/2014 në 3:41 pm
ma hoqe deshiren per me lexu te vetmen gazet qe lexoja. nje klient ma pak
Reply
Humoristi
27/06/2014 në 4:49 pm
E gjithe kjo zhgarravine vetem per me thene se Berisha e politizoi ceshtjen. Gazetar te thencin. Po zotrote nuk po e politzon ceshtjen duke i dhene kredit qeverise se tanishme e share ate te me perparshmen? Sot e tutje nuk duhet me thene me ” per inat te s’ime vjerre do te shkoj me mullixhiun” po do te themi “per inat te Sali Berishes do te shkoj me bojaxhiun” Paradokese te gjalle jeni more pseudo gazetare dhe ju nuk jeni me pa faj se politikanet mafioze qe ka vendi, ndoshta faji juaj eshte me i madh se i tyre sepse jeni nxitesi me i keq duke u bere pale me krimin ne vend qe te investigoni merrini me fjale boshe dhe nxisni urrejtje.
Reply
Elona
28/06/2014 në 9:46 am
Vehbiu gjate fushates elektorale 2013 i dha mbeshtetje te polite Rama-Metes, duke e justifikuar kete zgjedhje si ne favor te rivendosjes se moralit politik…
Ishte ne te njejten linje me Mustafa Nanon, anetar i jurise qe i dha Z Vehbiu cmimin letrar para pak muajsh, dhe me Iris Luarasin, po anetare e se njejtes juri, dhe femra qe po mbronte qeverine gjate nje emisioni ne Tv Klan ne ditet pasi ra avjone me droge dhe kokaine ne Divjake…
Nuk kemi pse habitemi… Une vetem se cutidem se si njerezit i japin akoma kredit ketyre njerezve te shitur, qe mund te shiten natyrisht, ata e dine cmimin e vetes se vet, por mos te na hapin zorret duke na u hequr si mendimtare…
Reply
ibrahim
27/06/2014 në 4:53 pm
o vehbiu-lere se e felliqe me Shum se koalicioni i qelbesirave.jo te qash por te qirresh-berisha po te thot o kokebosh shteti u kap nga mafija ti flen gjum.nuk ishin mushkonja por plumba shoku vebiu.tritol,kokaine,vrases me e pa pages erdhen ne pushtet.kriminel mne dogana,polici,tatime,gazetare si ju perkrahes Krimi.ku ishe kur i quan koken e dhise gazetarit ti-ta mbylli rama APO mafija.kujt i sherben qe te qajme pa ze.zhduku pa ze.
Reply
toti
27/06/2014 në 5:01 pm
Sipas teje o Vehbi, ç’far duhet te thoshte Berisha :bravo qeverise per pasigurine qe sundon vendin?- Po per ata te tjere qe vriten pothuajse perdite, ç’far mun te thuash zotrote?- Lazarati, do thuash ti; kapi qeni nje lepur- them une: Duket; qe flet, me te drejte ndoshta, per politikanet qe mbajne rradhen per tu marre ne interviste, nuk eshte gje e hijshme, por nuk thua se ne te njejten kohe keta politikuce duhet te ndjehen te pergjegjshem, per ritjem e kriminialitetit mafioz nga paaftesia e qeverise tritolit dhe minstriit Tahuri, te cilit sipas krye.min.-it, duhet ti kerkojne faljedeputetet e tjere te ps-se qe nuk e kane mbeshtetur dhe aq sa duhet ..Dhe si per ti dhene pergjigje edverit tone, ndodhi krimi ne mes te godinave te qeveritare; Kjo tregon se mafiozet ndihen te sigurte,, dhe nuk ja fershellejne fare per ministrin Tahiri qe qeverine ne te cilen ben pjese, nese nuk eshte pjese vete ai , ose padroni i tije….TUNG !!!
Reply
Lamce
27/06/2014 në 10:16 pm
iku dhe mapo ,e moren;
Reply
nje simpatizant i Berishes
28/06/2014 në 9:47 am
kryepsikopati po i merr frymen ketij populli dede…po i merr edhe gjen me te shtrenjte qe mund te ket nje popull: lirin e fjales. Me duket se ran nga shiu ne bresher…ti thua moren Mapon!!
Reply
brian
28/06/2014 në 12:28 am
z.Vehbiu
E qara pa ze dmth (heshtja) ishte vetem ne komunizem.
Aso kohe te vrisnin dhe burgosnin dhe askush nuk qante me ze dmth(fliste)
Per kete krim kaq te rende natyrisht qe te gjithe duhet te flasin dhe gishti duhet drejtuar nga shteti.
Ne Italine e viteve me pare protestohej vazhdimisht ne rruge per vrasjet mafioze.
Kete gje duhet te bejne dhe shqiptaret.Opozita po ashtu.Eshte ne rolin e saj.
Reply
tani
28/06/2014 në 7:45 am
ja ke futkot e plako
Reply
emigrant
28/06/2014 në 8:35 am
Do ta miratoja kete shkrim te Vehbiut te botuar ne MAPO, nese botuesi i saj z.Zheji e ka motivuar me po te njejtin motiv diskretitues sic beri ai me intervistimin e nje eksponenti te “Agimit te arte” te Greqise.
I vetmi “shqetesim” per Vehbi socialistin, qenka se kete krim terrorist e ka denuar Berisha.
Keni thene nje genjeshter te madhe z.Vehbiu, kur thoni se “kjo qeveri ndryshe nga ajo e Berishes, i ka kapur kriminelet”
Nga 50 vrasje te tilla terroriste te ndodhura kohet e fundit, qeveria e Rames qe e keni me qejf te madh, ka kapur vetem nje vrases e bile edhe ate, kur u vetedorezua e vetedenoncua ne media duke e detyruar policine qe ta arestonte.
Cilat qenkan keto “krimet e medha” qe paskej kryer Berisha sipas jush ?
Paskej bere krimin e madh se permbysi pushtetin tuaj diktatorial komunist ?
Apo mos doni te thoni se aksidenti i Gerdecit ndodhi se shkoi Berisha atje e i vuri zjarin barutit per te hedhur ne ere fabriken e demontimit te armeve, ngaqe nuk deshi qe Shqiperia te antaresohej ne NATO ?
Apo shkoi Berisha neper fshatrat nga ku solli me para Edi Rama militantet e tij per te mare pushtetin me dhune, dhe ja zbrazi ciften atje ca socialisteve ?
Regulloje aparatin e trurit zoteri se duket se ke disa vidha qe te kane levizur nga vendi.
Reply
Robert
28/06/2014 në 9:50 am
Sa poshte ka rene ky njeri.
Reply
Orgjitë...
28/06/2014 në 11:09 am
Shkrim shumë i dobët. Qeveria është e kapur nga mafia. Ata erdhën në pushtet. Ata qeverrisin pa ju hyrë ferra në këmbë. Sh. gazetar! Kujtoni thirrjen e M. Nanos dhe binduni nga vënia në praktikë e atij manifesti komunist: “Fëlliqsira të të gjithë vendit bashkohuni!” Pse , me ata luftohet mafia, korrupsioni, trafikimi i qënieve njerëzore? Ajo që ndodhi dhe po ndodh në Lazarat, erdhi si rezultat i teprimit, i mediave të huaja, si ajo italiane, greke apo gjermane etj. Ishim në prag të marrjes së statusit. Na doli emri për Kolumbi e dytë. Si do t’i bëhej hallit? Nuk mbante më kosi ujë. Ato para të pista që ndihmuan ardhjen në pushtet të LSI-së dhe PS-së duheshin paguar nga Lazarati dhe gjithë Shqipëria e kthyer në Lazarat. Kjo vinte nga e keqja që e turpëroi qeverrinë tonë mafioze në sy të botës. Përveçse një vetvrasje kolektive, qeverria rrampallë,më e çuditshja në botë , nuk kishte zgjidhje tjetër. Droga na zuri frymën, vrasjet po ashtu. U droguan fëmijët , gratë , burrat dhe pleq e plaka, nën shembullin e Ramës, që i vinte droga cilësore , kryeministrore , me avion, edhe pse ai i quante mushkonja me rrota. Dhe kur rrota ngec në rërë, diçka duhet bërë apo jo zotrote?!
Reply
leka
28/06/2014 në 11:43 am
Pse nuk shkruan nje artikull te denje per gazeten DITA ose TEMA keshtu vertet do perdoresh lexuesit per debile qe te mbushin xhepat ngase je mjaft dinjitoz kur diskretiton Saliun .Dhe keshtu me rradhe do besh fanatike deri ne (dependance) varesi komentues qe nuk kursejne nota raciste banalitete dhe cfryrje deri ne ekstrem sepse ti duhet te mbushesh xhepat se je intelektual dhe se ti meriton nje jete te mire dhe keta palacot qe bejne si tifoze kunder njeri tjetrit jane ata qe te duhen ty dhe shume nga ata insekte helmues qe iu ngjiten shtypit shqiptar pas viteve 90 .Aajo qe na cmend mua dhe shume miqve qe ndajme ide te perbashketa me ta eshte se ne fakt ju jeni katalizatoret e shthurjes dhe vulgaritetit qe ka mberthyer shtypin shqiptar Z.Adrian Vehbiu pa respekt nga une dhe shume qe mendojne si une
Reply
beni.l
28/06/2014 në 12:39 pm
Te besh nje artikull me qellimin per te permendur nje emer! Per ta perfolur! Aspak per te respektuar ate qe hiku! Per te minimizuar perpjekjet e atyre qe nuk ben detyren per te kapur vrasesit por per te maksimizuar Lazaratin?! Po pse mor z.Vehbiu qenke lodh kaq shume per na thene qe te qajme pa ze por edhe pa lidhje? Se mos vetem zotnia qe permend doli ne ekrane?! Inati apo urejtja? del me shpirtin thone, dhe ti e ke mjaftueshem deri kur te vije ajo dite.
Reply
Veterran
28/06/2014 në 2:20 pm
Turp!
Mapo.al
Krijoni Kontakt