Ambasadori austriak: Esat Pasha tradhtar, Vidi i paaftė. Kryengritja e Haxhi Qamilit me mbėshtetje nga Serbia
Haxhi Qamili mes kryengritėsve
Shqiptarėt nė optikėn e diplomacisė austro-hungareze 1877-1918
Kryengritja e Haxhi Qamilit me mbėshtetje nga Serbia
Verli: Qeveria serbe financonte me 10-20 mijė napolona ar Aqif Hiqmetin pėr krijim grupesh tė armatosur.
Shqiptarėt vetė nuk do ta kishin menduar kurrė se vendi i tyre i vogėl do tė bėhej pika e pėrplasjes sė titanėve. Fuqitė e Mėdha do ti skėrmisnin dhėmbėt njėra-tjetrės me pushtete armėsh, pikėrisht pėr tė pasur nėn influencėn e vet territoret shqiptare qė shtriheshin nė buzė tė Adriatikut. Se sa shumė interesa pėrplaseshin nė kėtė copė tokė, e tregojnė mė sė miri dokumentet e nxjerra nga arkivat vjeneze. Shqiptarėt nė optikėn e diplomacisė austro-hungareze 1877-1918 (botimet Klean) ėshtė libri mė i fundit studimor i historianit Marenglen Verli, i cili merr nė shqyrtim dokumente tė rėndėsishme austrohungareze, tė cilat na zbulojnė qėndrimet dhe politikat e njė superfuqie, karshi njė vendi tė vogėl ballkanik. Sot shumėkush ėshtė i informuar pėr rolin e Austro-Hungarisė, veēanėrisht qė nga vitet e krizės lindore nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX deri nė vitin 1918, si dhe pėr angazhimin e saj vendimtar nė vitet 1912-1913 nė krijimin dhe njohjen ndėrkombėtare tė shtetit shqiptar. Por nuk janė tė pakėt ata, ndonjėherė edhe nė radhėt e studiuesve, qė nga shkalla e njohjes, botėkuptimi, ndikimi i politikės etj., nė kohė tė ndryshme e kanė minimizuar, nė mos denigruar, ose e kanė mbivlerėsuar rolin e Austro-Hungarisė, shpjegon historiani mbi arsyet e botimit e librit Shqiptarėt nė optikėn e diplomacisė austro-hungareze 1877-1918. Verli ėshtė ndalur nė ngjarje me rėndėsi pėr fatet e Shqipėrisė dhe shqiptarėve, qė nisin qė nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, deri nė fund tė Luftės sė Parė Botėrore. Qė nga Kongresi i Dibrės, i Elbasanit, kryengritjet e Malėsisė sė Madhe, Shpallja e Pavarėsisė, Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr, ngritja dhe rėnia e Princ Vidit etj. Vitet qė merr nė shqyrtim autori, janė pa dyshim ndėr mė kritikėt pėr Shqipėrinė, por duket se kulmi i kaosit ėshtė pikėrisht viti 1914, me shpėrthimin e kryengritjeve rebele nė Shqipėrinė e Mesme, apo siē njihet ndryshe si kryengritja e Hazhi Qamilit. Verli merr nė shqyrtim kėtė periudhė, duke u mbėshtetur dhe mbi njė raport tė ambasadorit austro- hungarez nė Romė, Von Merey, i cili merr nė analizė qėndrimin e Princ Vidit, qeverisė sė Turhan Pashės, Esad Pashė Toptanit, politikat e Turqisė, Serbisė, Greqisė dhe Italisė. Shqiptarėt nė optikėn e diplomacisė austro-hungareze 1877-1918, vjen nė vazhdėn e njė liste tė gjatė botimesh tė historianit Marenglen Verli, si Reforma agrare kolonizuese nė Kosovė, Shfrytėzimi ekonomik i Kosovės nė vitet 70-80″, Kosova nė fokusin e historisė, Kosova sfida shqiptare nė historinė e njė shekulli etj. al.mi
MARENGLEN VERLI
FILLIMI I REBELIMIT NĖ SHQIPĖRINĖ E MESME NĖ OPTIKĖN E DIPLOMACISĖ AUSTRO-HUNGAREZE (1914)
Tė dhėna tė herėpashershme japin informacion lidhur me kėrkesat qė paraqesin kryengritėsit, pėr praninė gjithnjė mė tė madhe nė Durrės, pas 19 majit (data e arrestimit tė Esat Pashės), tė anijeve italiane e austro-hungareze tė luftės etj. Tė dhėna interesante nė dokumentacionin diplomatik austro-hungarez janė gjithashtu ato qė, krahas qėndrimit ndaj kryengritėsve tė Shqipėrisė sė Mesme dhe Esat Pashės, pasqyrojnė qėndrimet e kancelarive tė Fuqive tė Mėdha dhe personaliteteve tė ndryshme pėrfaqėsues tė tyre, ndaj Princ Vidit dhe dy qeverive tė tij (pas kthimit nga Evropa mė 25 maj 1914, Turhan Pasha u caktua tė rikrijojė kabinetin, i cili vijoi nga 28 maj deri mė 3 shtator. Diplomatėt italianė (deri nė nivelin e San Xhulianos) dhe rumunė duket se e mbrojnė Esat Toptanin, por ndėrsa italianėt e denigrojnė Vidin, rumunėt nuk e bėjnė kėtė. (Vidi ishte nipi i Mbretėreshės Elisabeta tė Rumanisė). Esati duket se ka mbėshtetje edhe nė Beograd, Cetinė dhe Athinė. Sipas ambasadorit Merei (Romė), po tė realizohej nga Esati njė grusht shteti, Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, kundrejt ndihmės pėr tė, do tė kishin koncesione territoriale. Dokumentacioni tė lė tė kuptosh se edhe Vjena gradualisht po akumulonte pakėnaqėsi ndaj Vidit. Sė fundi edhe midis figurave tė shquara tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare vihet re e njėjta gjė. Midis tė pakėnaqurve figuron edhe Ismail Qemali. Nė gjithė kėto qėndrime nuk ka asgjė paradoksale, por pasqyrim tė pastėr interesash. Nėse pėr qėndrimin e lexueshėm lehtėsisht kundėr Vidit nė Stamboll, Beograd, Cetinė dhe Athinė, apo pėr qėndrime mė tė mbuluara tė Londrės dhe Romės, argument ėshtė mospėrputhja e interesave tė tyre politike me konsolidimin dhe forcimin e shtetit shqiptar (Turqia, Serbia, Greqia, Mali i Zi), ose me konsolidimin e pushtetit tė gjermanit Vid nė krye tė kėtij shteti (Britania e Madhe, Italia), pėr Austro-Hungarinė arsyeja ėshtė tjetėr. Pėrpjekja e Vidit pėr tė respektuar vendimet e Konferencės sė Londrės (vendimet e 29 korrikut 1913) dhe Statutin Organik tė Shqipėrisė (tė 10 prillit 1914), si edhe pėr tė ekuilibruar interesat e Vjenės me ato tė Romės nė Shqipėri sfidonte pretendimet e Vjenės pėr supremaci tė padiskutueshme. Kurse nė vlerėsimin jopozitiv tė I.Qemalit pėr Vidin ndikonin motive personale dhe tė pėrzgjedhjes rishtaz tė aleatit tė madh midis faktorit ndėrkombėtar. Duke materializuar politikėn dhe synimet e tyre nė Shqipėri, shtetet e sipėrpėrmendura ndėrmorėn hapa konkretė. Sipas dokumentacionit austro-hungarez, qeveria serbe kish futur nė veprim agjenturėn e saj nė radhėt e parisė nė Kosovė, financonte me 10.000-20.000 napolona ari Aqif Hiqmetin e dėrguar nga xhonturqit nė Dibėr pėr propagandė dhe pėr krijim grupesh tė armatosura. Gjithashtu, autoritetet serbe nxisnin midis myslimanėve shqiptarė kundėrshtimin e Vidit dhe, madje, nė viset e Remjes, Ohrit dhe Prespės, i rekrutonin si xhandarė dhe qė nga Dibra i kalonin nė Shqipėri. Atasheu ushtarak i Austro-Hungarisė nė Beograd, majori Galinek, njoftonte shefin e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė nė Vjenė (Conrad) mė 29.V.1914, se qėndrimi i Serbisė qysh kur u krijua Shqipėria konsistonte nė shtimin e vėshtirėsive pėr konsolidimin e saj, nė dėrgimin e armėve dhe municioneve nė Shqipėri dhe nė veprime qė synonin shkatėrrimin e shtetit shqiptar. Nė tė njėjtėn kohė me veprimet e serbėve, xhonturqit organizonin nė Stamboll e Selanik oficerė me origjinė shqiptare (janė identifikuar disa me origjinė nga trevat shqiptare nėn sundimin serb, si Mehmet Arifi nga Tetova, Sait Rifati nga Struga etj.) dhe i dėrgonin nė Shqipėri. Prania e agjitatorėve tė tyre nė zonėn e kryengritjes konfirmohet edhe nga pėrfaqėsuesi i Austro-Hungarisė nė KNK (Kral), i cili i kish konstatuar ata gjatė takimit qė pėrfaqėsuesit e KNK kishin pasur mė 27 maj me kryengritėsit. Mė tė pakta ishin informacionet pėr veprimtarinė e Greqisė, preokupim kryesor i sė cilės mbetej zotėrimi i situatės dhe qėndrimi antividist nė Shqipėrinė e Jugut. Pasi u sigurua nėnshkrimi i Protokollit tė Korfuzit pėrmbajtja e tė cilit ėshtė e njohur, Athina ruhej pėr tė mos u kompromentuar nė treva tė tjera shqiptare. Gjithsesi, ngjarjet nė Shqipėrinė e Mesme pėr situatėn e rėndė nė Durrės, sikurse raportonte konsulli i Austro-Hungarisė nė Korfuz u pritėn kėtu me njė gėzim djallėzor. Veprimet e italianėve janė mė tė njohurat. Fakte tė shumta jepen nė dokumentacionin austriak pėr qėndrimin e diplomatėve dhe ushtarakėve italianė nė pėrkrahjen tė Esat Pashės, nė komunikim tė vazhdueshėm me rebelėt, nė nxitjen e fshehtė tė myslimanėve kundėr tė tjerėve, meqenėse katolikėt konsideroheshin pėrkrahės tė A-H etj. Nė linjėn e politikės italiane duket se ėshtė pozicionuar pėr momentin edhe I.Qemali, pėr tė cilin Syrja Vlora i telegrafon nga Roma konsullit tė pėrgjithshėm austro- hungarez nė MPJ nė Vjenė, duke e njoftuar pėr disa intervista tė tij dhe duke rekomanduar qė ti krijohen vėshtirėsi sepse ai ėshtė nė opozitė me qeverinė e Shqipėrisė. Dokumentacioni austro-hungarez jep informacion edhe pėr programin e rebelėve, tė shpallur mė 3 qershor 1914 nė Shijak, nė njė lloj kongresi, apo mbledhje tė pėrgjithshme. Kjo mbledhje, qė zgjodhi kryetar tė Qendrės sė Pėrgjithshme tė rebelimit esatistin Mustafa Ndroqi, nėnkryetar majorin Xhenabi Adili, myftiun e Tiranės Musa Qazimin, Arif Hikmetin dhe Haxhi Adilin dhe komandant tė ushtrisė Qamil Haxhi Fezėn, tė gjithė tė konfirmuar si proturq e proesatistė, nė programin e miratuar kėrkoi: pėrmbysjen e Princ Vidit dhe qeverisė sė tij, bashkimin e Shqipėrisė me Perandorinė Osmane, vendosjen e njė princi turk nė Shqipėri, pėrdorimin e flamurit osman nė vend tė atij shqiptar, pėrdorimin e gjuhės turke etj. Nė kėtė mėnyrė Vjena tani kishte tė pasqyruara kėrkesat e kryengritėsve, tė unifikuara, tė cilat deri atėherė i ishin relatuar tė pjesshme dhe tė ndryshme nga deklarues tė ndryshėm. Raporti i 4 qershorit 1914, qė ambasadori austro-hungarez nė Romė, Merey, i dėrgonte qendrės, ishte njė analizė e plotė e situatės nė Shqipėri tė krijuar nga rebelimi nė Shqipėrinė e Mesme, por edhe qėndrimit qė diplomacia e Vjenės po adaptonte ndaj Vidit dhe regjimit tė tij. Merey, me anėn e kėtij raporti, i bėnte tė ditur Bertholdit se nuk kishte dyshim se pėr origjinėn e rebelimit, nė prapaskenė nė radhė tė parė qėndronin intrigat turke. Sipas tij, ky qėndrim lidhej jo me ndonjė dėshirė pėr ta rifituar Shqipėrinė, por me synimin qė, pėrmes njė regjimi mysliman nė Shqipėri, tė kėrcėnohej Greqia, me tė cilėn kishte kontradikta pėr ēėshtjen e ishujve tė Egjeut. Pėr sa i pėrket Serbisė, analizonte Merei, ajo synonte krijimin e njė situate katastrofike nė Shqipėri, pėr tė ndėrmarrė ndonjė aksion nė njė kohė tė afėrt. Mė tej ai vėrente se rebelimi mund tė posedonte edhe njė karakter autonom dhe tė paraqitej si njė manifestim tradicional i anarkisė, protestės kundėr taksave, kundėr shėrbimit ushtarak, pėr mbrojtjen e islamizmit nga kultura europiane etj. Si faktor qė nxiti shpėrthimin e kryengritjes, Merey pėrmend edhe pavendosmėrinė e Vidit pėr tė vepruar nė disa momente decizive. Sipas ambasadorit, qėndrimi i tij ndaj Esatit dhe rebelėve, ndoshta e groposi krejt pozitėn e tij nė Shqipėri dhe nė botėn e jashtme Pėr tė kapėrcyer krizėn nė Shqipėri diplomati me pėrvojė rekomandonte njė ndėrhyrje kolektive, pėrkatėsisht miratimin nga tė gjithė Fuqitė e Mėdha tė njė pranie tė plotė tė forcave ushtarake ndėrkombėtare nė Durrės, si edhe zgjerimin e kompetencave tė KNK. Shpėrthimi i njė anarkie tė plotė nė Shqipėri nuk mund tė pėrballohet vetėm nga Princi dhe qeveria e tij nėnvizonte ai, sepse u mungojnė mjetet pėr tė zotėruar me forcė situatėn. Mbetet pra tė shpresohet te operativiteti i prestigjit europian pėr njė ndėrhyrje kolektive jo nė stil tė gjerė. Sidoqoftė e ardhmja e Shqipėrisė , mua mė duket shumė e errėt pėrfundonte me nota pesimiste Merey analizėn e tij, duke shtuar se ngjarjet e ndodhura sė fundi nė Shqipėri kanė hedhur mjaft hije nė relacionet e Vjenės me Romėn. Opinionet e ambasadorit Merey pasqyrojnė njė vijė tė qėndrimeve tė Vjenės pėr ēėshtjen shqiptare, pėr situatėn rajonale, pėr Vidin dhe faktorin shqiptar etj., tė cilėt nuk e kishin nėn kontroll sikurse pretendonin. Gjithsesi, dokumentacioni austro-hungarez i kohės hedh dritė mbi situatėn e vėshtirė qė kalonte Shqipėria nė hapat e parė tė jetės si shtet i pavarur. Gjashtė muajt e qeverisjes sė Vidit mbetet tė trajtohen me shumė kujdes dhe protagonistėt tė marrin vlerėsimin realist tė merituar.
Ambasadori austriak: Esat Pasha tradhtar, Vidi i paaftė
Myfit Libohova i kompromentuar, Kryeministri Turhan Pasha njė figurė komike me mosdijen e tij absolute
MBERRITJA NE DURRES E PRINC VIDIT, I PRITUR NGA ESAT PASHE TOPTANI
Raporti i ambasadorit tė Austro-Hungarisė nė Romė, Von Merey-t, dėrguar mė 4 qershor 1914 ministrit tė Punėve tė Jashtme, kontit Berchtold nė Vjenė, lidhur me situatėn nė Shqipėri, shkaqet dhe nxitėsit e rebelimeve nė Shqipėrinė e Jugut dhe Shqipėrinė e Mesme, tiparet dhe veprimet e Princ Vidit dhe tė qeverisė sė tij, shfaqjet e rivalitetit midis Fuqive tė Mėdha, interesat dhe ndėrhyrjet e Perandorisė osmane dhe shteteve tė Ballkanit nė Shqipėri etj.
Romė, mė 4 qershor 1914 Shkėlqesisė sė Tij, zotit ministėr tė Shtėpisė Perandorake dhe Mbretėrore dhe tė Punėve tė Jashtme, kontit Berchtold!
Pyetja e parė e cila kėrkon pėrgjigje ėshtė ajo qė ka tė bėjė me origjinėn e lėvizjeve aktuale nė Shqipėri. Nė bazė tė tė gjitha informatave ekzistuese, besoj se nuk gabohem tė supozoj se nė prapaskenė, nė radhė tė parė, duhet tė kėrkohen intrigat turke. Vlerėsoj se kjo nuk ka tė bėjė me ndonjė dėshirė tė Turqisė pėr tė fituar sėrish Shqipėrinė. Njė iluzion i tillė nuk besoj tė ekzistojė tek ajo. Por e gjithė politika turke mė duket se aktualisht ndodhet para njė problemi. Ajo dominohet prej ēėshtjes sė ishujve, dhe kėshtu, prej kėsaj, prej kontradiktave me Greqinė. Duke e parė nė kėtė prizėm, Shqipėria fiton njė rėndėsi pėr Turqinė dhe ka probabilitet qė ti duket e dėshirueshme, edhe nė qoftė se jo pėr ta poseduar kėtė vend, tė krijojė mundėsinė pėr tė fituar influencė, me anė tė njė regjimi mysliman atje kėshtu nė rast se do ta lypte nevoja, edhe prej kėsaj ane, do tė mund ta shqetėsonte dhe ta kėrcėnonte Greqinė. Pas dėshtimit tė puēit tė Beqir Agajt nė Vlorė, duhej parashikuar se pala turke nuk do tė hiqte dorė prej aksioneve identike, eventualisht tė njė stili edhe mė tė madh. Por deri nė ēmasė operohet tani prej Stambollit me agjitatorėt dhe oficerėt e saj nė Shqipėri, ose lejohet tė veprohet pėr princin Burhanedin ose, mė nė fund, bashkėveprohet me agjentė serbė dhe madje me tradhtarė shqiptarė tė tipit tė Esad Pashajt, kėto gjėra mund tė konstatohen me siguri vetėm e vetėm nė vend. Nė kryengritjen e tanishme nė njė lidhje ndofta tė jashtme me kėto manovra tė turqve merr pjesė me siguri edhe Serbia, por nė esencė duke ndjekur qėllime tė tjera, domethėnė atė tė krijimit tė kushteve katastrofike nė Shqipėri. Pėrforcimet e trupave serbe nė kufirin shqiptar, tė konstatuara me ēudi nė kėto kohėt e fundit nga ne dhe Italia, e paraqesin tė afėrt fillimin e ndonjė aksioni Se deri nė ēpikė ka gisht edhe Greqia nė kėtė lojė, unė nuk e kam tė qartė, sado qė pretendohet shumė nė kėtė drejtim. Duke pėrjashtuar kėto ndikime tė jashtme, ka probabilitet qė lėvizja tė posedojė njė karakter autonom dhe tė paraqitet si njė nga manifestimet tradicionale tė kushteve anarkike tė atjeshme, si njė protestė kundėr taksave, shėrbimit ushtarak dhe dhuratave identike tė kulturės europiane, tė cilat janė tė urryera nė mėnyre tė posaēme prej shqiptarėve. Ēfarė roli kanė luajtur faktorėt e ndryshėm zyrtarė shqiptarė dhe tė huaj nė pėrgatitjen dhe shpėrthimin e kryengritjes? Sipas pėrshtypjes qė kam krijuar unė dhe kjo pėr mua nuk erdhi e papritur, Princi (Vilhelm Vid) kėtu, pėr ta thėnė sa mė butė, nuk u tregua nė lartėsinė e situatės. Qė ai nuk i zbuloi mė parė dallaveret qė kishin depėrtuar deri nė rrethin e tij mė tė afėrt, qė ai e la Esat Pashėn tė vepronte lirisht deri nė ēastin e fundit, qė nuk e kuptoi komplicitetin e italianėve, por madje i ka preferuar ata nė tė gjitha punėt, qė ai nuk copėtoi qysh mė parė nyjen gordiane dhe nuk tentoi, me anėn e ndonjė veprimi energjik dhe tė guximshėm, ti afrohej mė pranė popullit tė tij, dhe nė kėtė mėnyrė tė siguronte njė pėrkrahje tė konsiderueshme nė vend, tė gjitha kėto janė gabime tė hidhura. Gjithsesi, ato mund ti kishte bėrė edhe njė burrė mė i menēur dhe mė energjik se ai. Por, pasi atij, mė nė fund, i ra perdja nga sytė dhe filloi tė lėvizė, duke marrė masa gjysmake, tė cilat pjesėrisht i prapėsoi vetė mė vonė, (si rasti kur Esat Pashėn e internoi por nuk ēeli gjyqin kundėr tij dhe lejoi qė ti iknin nga dora provat e tradhtisė sė tij), duke mos treguar guxim dhe duke u arratisur pėr disa orė madje mbi njė luftanije, duke disponuar ardhjen e malėsorėve katolikė (pėr mbrojtjen e Durrėsit) dhe pastaj duke urdhėruar qė ata tė largoheshin dhe mė vonė, duke kėrkuar qė tė vinin pėrsėri, duke lejuar tė bėhej kundėr kryengritėsve njė sulm i dobėt, i pamjaftueshėm dhe qė dėshtoi; tė gjitha kėto tė cilat si seri fatkeqėsish mund edhe tė vazhdoheshin mė tej, ishin gabime tė rėnda. Ato e kanė dėmtuar rėndė, madje ndoshta e kanė varrosur fare pozitėn e tij nė Shqipėri, dhe gjithashtu dhe nė botėn e jashtme. Qeveria shqiptare, qė pėr veprimtarinė e saj tė derisotshme ėshtė ndjerė pėrgjithėsisht aq pak, e ka pėrjashtuar nė realitet veten vullnetarisht deri tani nga zgjidhja e krizės. Punėt e saj tė vetme duket se kanė qenė dorėheqjet, rishpėrndarja e portofolave dhe rimarrja e funksioneve. Myfit Beu (Libohova) na del mjaft i kompromentuar, Preng Bib Doda figuron gjithnjė si ministėr vetėm nė letėr, mė tė shumtit e anėtarėve tė tjerė tė kabinetit janė zero dhe Kryeministri ėshtė bėrė njė figurė komike me mosdijen e tij absolute. Pėr mė tepėr ndėrmori edhe njė udhėtim krejtėsisht tė kotė nėpėr Europė duke prezantuar si kėtu si te ne, nė mėnyrė optimiste gjendjen nė Shqipėri, Princin, Esat Pashėn, etj. Sė fundi, siē e dini Shkėlqesia Juaj, kjo gjė korrespondon me gjykimin tim tė atėhershėm, tė shfaqur pėr Turhan Pashėn. Pėr pazotėsinė e tij dhe pėr mungesėn e energjisė sė tij, unė kam qenė nė dijeni. Esat Pasha ėshtė njė kapitull mė vete. Duke e quajtur Princin si njė quantite negligeable, duke konspiruar me turqit, serbėt dhe ndoshta edhe me grekėt, ose me probabilitet edhe duke qenė i blerė prej tyre, duke koketuar me italianėt, tė cilėt duan tė bazohen tek ai dhe tek elementi mysliman, pashai ushqeu dhe pėrkrahu kryengritjen. Qėllimi i tij, sigurisht, ishte njėherė pėr tė eliminuar Princin dhe pėr tė sjellė nė fuqi njė regjim mysliman, por, ndoshta, ka shpresuar qė mė tej, me anė tė kėsaj rruge, herėt ose vonė, tė dalė vetė nė krye tė vendit. Me gjithė rėnien e tij tė tanishme, edhe pėr shkak tė dobėsisė sė Princit, roli i tij nė Shqipėri, akoma nuk ka marrė fund. Dhe tani po vij tek organet italiane. Pėr mua nuk ekziston asnjė dyshim se, qysh me formimin e Shqipėrisė, qeveria e kėtushme ndjek idenė qė tė mbėshtetet mbi elementin mysliman. Dhe kjo pėr arsye se numerikisht ai element pėrbėn tre tė katėrtat e popullsisė sė pėrgjithshme, pėrfaqėson traditėn e vendit dhe, mė shumė ose mė pak, paraqitet mė i afrueshėm ndaj Italisė antikishtare. Por, gjithashtu dhe pėr arsyen se, pėr shkak tė protektoratit tė kultit, katolikėt shikohen si partizanėt tanė dhe, duke joshur myslimanėt, Italia dėshiron qė tė verė njė kundėrpeshė pėrkarshi pėrkrahėsve tanė. Ka probabilitet se po kėtė qėllim ndjek dhe tentativa e saj pėr tu miqėsuar me Esad Pashėn, influencėn e tė cilit e ēmon shumė lart
Ambasadori Perandorak dhe Mbretėror Merey
Panorama
Krijoni Kontakt