Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Gjermania: "Rritja e kërkesave të azikërkuesve rrezikon lëvizjen tuaj të lirë në BE"

    Azilkërkuesit, Hoffmann: Rritja e kërkesave rrezikon regjimin e vizave

    Emri:  hofman.jpg

Shikime: 198

Madhësia:  190.4 KB

    Shkodër-“Shqipëria rrezikon regjimin e vizave nëse vijon ky trend i lartë i kërkesave për azil politik”. Këtë deklaratë të fortë ka lëshuar nga Shkodra, ambasadori i Gjermanisë Helmut Hoffmann i pyetur mbi numrin në rritje të azilkërkuesve nga Shqipëria.
    “Kjo përbën një problem për ne. Numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në Gjermani ka pasur një tendencë dramatike në rritje. Gjermania është një nga ato vende që ka tradite të japë azil politik për ata që e argumentojnë këtë kërkesë. Por të gjitha aplikimet verifikohen saktë dhe me kujdes. Nese shikoni statistikat, maksimumi 1 në 100 azilkërkues, merr statusin e azilantit politik. Pra konluzioni është i qartë, kemi të bëjmë me një migrim ekonomik. Praktika tregon se të gjitha ato shqiptarë që janë përpjekur të marrin statusin e aziltantit, janë kthyer në Shqipëri. Ndaj ne shpresojmë që situata të përmiresohet dhe ky numër të bjerë, sepse është e qartë që nëse tendenca rritet kemi një rrezik serioz per liberalizimin e vizave”.
    I pyetur nëse kjo situatë përkthehet në rrezik për rikthimin e vizave, Hoffman theksoi:
    “Ne parim po, por nuk jemi ne një situate të tille. Gjithsesi të gjitha zhvillimet janë duke u ndjekur hap pas hapi”.
    Deklarata e ambasadorit Gjerman u bë pas një takimi me kryetarin e bashkisë Shkoder Lorenc Luka, me të cilin folën për prezencen e investimeve gjermane në kryeqendren e veriut.
    Më pas Hoffman së bashku me Lukën ka vizituar qendrën muzeale të Shkodres dhe disa objekte të rëndësishme.

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjermania: "Rritja e kërkesave të azikërkuesve rrezikon lëvizjen tuaj të lirë në

    Basha: Dyfishim azilkërkuesish nga varfëria, Vajmedeti lufton prona e biznese

    Tiranë- Shefi i opozitës, Lulzim Basha, akuzon qeverinë si përgjegjëse për dyfishimin e numrit të shqiptarëve azilkërues.
    Përmes një postimi në fb, Basha thotë se qeveria e ka zhytur vendin në varfëri, ndërsa Kryeministri po lufton pronat dhe bizneset e shqiptarëve.
    “Shqiptaret jane sot me te varfer se nje vit me pare. Papunesia dhe pamundesia ekonomike po godasin mijera familje. Numri i shqiptareve azilkerkues eshte dyfishuar. Vetevrasjet po ashtu.
    Vendi ka mbetur pa qeveri te vertete. Vajmedeti ciceron i gezuar per falimentimin e biznesit te vogel familjar. Ne vend qe te luftoje varferine ka zgjedhur te luftoje shqiptaret, pronat dhe bizneset e tyre”.
    Të dhënat e fundit të zyrës Europiane të Statistikave, EUROSTAT i vendosin shqiptarët të dytët në rajon.Tendenca është në ulje, por azilkërkuesit shqiptare mbeten një problem për 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian.
    Sipas EUROSTAT gjatë tre mujorit të dytë janë 3 915 shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet e unionit duke e çuar në 8 305 numrin e përgjithshëm gjatë 6 muajve të parë të vitit 2014.
    Në renditjen për rajonin, vendi ynë renditet pas Serbisë që mbetet në krye të listave për azilkërkuesit 10 585 kërkesa në 6 muaj, ndërsa më të paktë janë azilantët nga Maqedonia, vetëm 4280 dhe 2 460 nga Kosova.
    Sipas Zyrës Europiane të Statistikave, numri i azilkërkuesve është rritur në tremujorin e dytë për 22%, ndërsa në krye të listës me 142 vende nga kanë ardhur azilkërkuesit qëndrojnë sirianët, eritreasit dhe afganët.
    Raporti i EUROSTAT ka rikonfirmuar se Gjermania, Suedia, Franca dhe Italia mbeten destinacionet e preferuara të emigrantëve që kërkojnë azil në bashkimin Europian.

    ORA NEWS

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjermania: "Rritja e kërkesave të azikërkuesve rrezikon lëvizjen tuaj të lirë në

    Azil në BE, EUROSTAT: Shqiptarët të dytët, 8 mijë kërkesa për 6 muaj

    Tendenca është në ulje, por azilkërkuesit shqiptare mbeten një problem për 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian.
    Të dhënat e fundit të zyrës Europiane të Statistikave, EUROSTAT I vendosin shqiptarët të dytët në rajon. Sipas EUROSTAT gjatë tre mujorit të dytë janë 3 915 shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet e unionit duke e çuar në 8 305 numrin e përgjithshëm gjatë 6 muajve të parë të vitit 2014.
    Në renditjen për rajonin, vendi ynë renditet pas Serbisë që mbetet në krye të listave për azilkërkuesit 10 585 kërkesa në 6 muaj, ndërsa më të paktë janë azilantët nga Maqedonia, vetëm 4280 dhe 2 460 nga Kosova.
    Sipas Zyrës Europiane të Statistikave, numri i azilkërkuesve është rritur në tremujorin e dytë për 22%, ndërsa në krye të listës me 142 vende nga kanë ardhur azilkërkuesit qëndrojnë sirianët, eritreasit dhe afganët.
    Raporti I EUROSTAT ka rikonfirmuar se Gjermania, Suedia, Franca dhe Italia mbeten destinacionet e preferuara të emigrantëve që kërkojnë azil në bashkimin Europian.

    Raportin e plote mund ta lexoni me poshte:

    https://www.scribd.com/doc/242076964...-azilkerkuesit

    ORA NEWS

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •