Dashuria s'njeh 'përmasa', 20-vjeçarja e dashuruar pas xhuxhit
Dashuria sThonë që dashuria nuk njeh kufi dhe shumë vajza të reja janë martuar me burra të mëdhenj në moshë, apo e kundërta. Po ashtu dashuria nuk mund të pengohet as nga përmasat.
Më poshtë po ju tregojmë një çift vërtet simpatik dhe të rrallë. James është 25 vjeç dhe Chloe 20 vjeç, e ata janë të fejuar me njëri tjetrin, edhe pse djaloshi vuan nga sindromi “dysplasia”, i cili nuk e lejon të zgjatet dhe për këtë arsye ka një gjatësi prej 1 metër. Ndërkohë e fejuara e tij ka një gjatësi normale, pasi ajo është 1.7 metër.
Vetë çifti shprehet se e duan njëri-tjetrin dhe në 2016-ën do të martohen, por lidhja e tyre nuk ka qenë aq e lehtë. Mjaft persona e ngatërrojnë atë me fëmijën e 20-vjeçares. Rasti më i fundit ka qenë kur ai bashkë me të fejuarën vendosën të darkonin në restorant, por kamerieri kujtoi se ai ishte një fëmijë dhe i solli një libër për të ngjyrosur.
(ed.me/BalkanWeb)
http://www.balkanweb.com/metropol/26...it-216152.html
Krijoni Kontakt