Çudi nga Kosova: kur një qeveritar hetohet për korrupsion, ai qëllon të jetë dhe “hoxhë”!
Pas një aradhe figurash fetare të arrestuara në Kosovë, dy ditë më parë rradhën e pati një tjetër “hoxhë”, por ministër.
Si për të përçuar mesazhin se po, edhe në rangje qeveritare ka korrupsion, u ndalua për disa orë në polici, ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, i njohur si mjek psikiatër, ndër më të mirët specialistë në fushën e vet. Ai përflitet për disa tendera, që në fakt, mjaft të thuhet fjala ‘tender’ dhe rreth saj vërtiten gjithë hamendjet e mundshme, si për abuzime e si për t`futme, nëse dikush kërkon të ta fusë po ishe në pozita zyrtare.
Sepse, është e çuditshme që, edhe kur vjen puna për të hetuar një aferë në rangje qeveritare, të një qeverie si ajo e Thaçit që nuk i ka mbetur asnjë fije nderi e dinjiteti, “letra (e porositur) me vrimë”, shkon e bie direkt tek ministri më i papërfolur, më modest – e kush ja njeh jetën – më i varfër në raport me sishokë të tij, që si për një koinçidencë, hem të çuditshme e hem fatale, është njëherësh dhe “hoxhë”, në kuptimin që është dhe njeri fetar, e që partinë që ka themeluar dhe e udhëheq, atë të Drejtësisë, e ka me nuanca fetare, ndonëse me program laik.
Por nuk është këtu fjala. Siç u cek më sipër, habi përbën fakti se dhe kur vjen puna që të gjykohet një qeveritar, ai qëllon të jetë njëherësh edhe “hoxhë”! Niveli dramatik ku ka rënë qeverisja e përgjithësisht politika në Kosovë këto kohë, pasqyrohet dhe nga gallata të kësaj forme./Gazeta Dita
Krijoni Kontakt