Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Shpërthejnë ethet e arit

    Gërmimet në zona të thella në kërkim të arit të fshehur që tregohet nëpër legjenda e gojëdhena çdo ditë e më tepër po përhapen, duke i përngjasuar një historie të pabesueshme

    Fshatra te shumte, te braktisur dhe larg syve vezhgues jane kthyer ne mikpritesit e kerkuesve te arit te cilet ne shume raste germojne ne thellesi me mjete te renda. Iluzionet per ekzistencen e thesareve kane bere qe ne fshatin Trebicke ne komunen e Vithkuqit te Korces dy persona te arrestohen pasi duke germuar me eskavator ne afersi te kishes se Shen Gjergjit kane zbuluar varret e vjetra te fshatit.

    Germimet nuk i kane shpetuar vemendjes se banoreve te zones, te cilet rrefejne se mbeshtetur ne historite e treguara brez pas brezi, persona nga jashte fshatit vijne dhe nisin germime te paautorizuara.

    "Vijnë për të kërkuar florinjtë. I kanë zënë ethet e floririt dhe nuk dinë c'të bëjnë. Kanë gërmuar pranë manastririt duke dëmtuar edhe varrezat e vjetra të fshatit", thotë një banor i zonës.

    Policia arrestoi shtetasit Eduart Pinderi 48 vjeç dhe Simon Pllaja 44 vjeç nga Erseka pasi teksa germonin me eskavator kane dhunuar varret e vjetra te fshatit Trebicke. Deri tani per te gjithe kjo duket si nje fushe e lire veprimi ku germimet mund te behen ne menyre te pakontrolluar dhe pa asnje rrezik ndersa nuk dihet se çfare do te ndodhte nese legjendat jane te verteta dhe gjendet vertet ari i treguar ne to.
    / Top Channel

    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Shpërthejnë ethet e arit

    Sinqerisht qe ky eshte nje lajm i kobshem. Eshte nje menxyre e vertete dhe e pashembullt ne llojin e saj. Ne Shqiperi mire te gjallet qe po perplasen me veshtiresi e peripeci nga me te ndryshmet, por edhe te vdekurit nuk i lene te qete. Edhe te vdekurin e nxjerrin nga varri !
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Për: Shpërthejnë ethet e arit

    KJo eshte bere shqiepria e tashme................ ku dhe te vdekurit nuk gjejne paqe ne shtepine e fundit ne kte bote...............
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •