E shtunė, 1 nėntor 2014 - Leximet biblike.
Apostulli - 1Korinthianėve 12:27-13:8.
Edhe ju jeni trupi i Krishtit, edhe gjymtyrė tė veēanta. Edhe Perėndia vuri disa nė kishė, sė pari apostuj, sė dyti profetė, sė treti mėsues, pastaj mrekulli, pastaj dhunti shėrimesh, ndihmėtarė, kujdestarė, larmi gjuhėsh. A mos janė tė gjithė apostuj? A mos janė tė gjithė profetė? A mos janė tė gjithė mėsues? A mos bėjnė ēudira tė gjithė? A mos kanė tė gjithė dhunti shėrimesh? A mos flasin gjuhėra tė gjithė? A mos pėrkthejnė tė gjithė?
Por dėshironi me zell dhuntitė mė tė mira; edhe do t' ju tregoj juve njė udhė shumė mė tė lartė.
Nė folēa gjuhėt e njerėzve dhe tė engjėjve, e tė mos kem dashuri, jam si bakėr qė kumbon, a si ēembal qė tringėllon. Edhe nė paēa profeci, edhe tė di gjithė fshehtėsitė edhe ēdo dituri, edhe nė paēa gjithė besėn sa tė tund nga vendi male, e dashuri tė mos kem, s'jam asgjė. Edhe nė ndafsha gjithė gjėnė time pėr tė ushqyer tė vobektėt, edhe nė dhėnēa trupin tim qė tė digjet, e dashuri tė mos kem, s'mė bėn as fare dobi.
Dashuria ėshtė zemėrgjerė edhe bėn tė mira; dashuria s'ka smirė; dashuria nuk kėrkon tė duket, nuk mbahet me tė madh, nuk sillet vrazhdė, nuk kėrkon tė sajat, nuk zemėrohet, nuk mendon tė ligėn; nuk gėzohet pėr padrejtėsinė, por gėzohet pėr tė vėrtetėn. Tė gjitha i mban, tė gjitha i beson, tė gjitha i shpreson, tė gjitha i duron.
Dashuria kurrė nuk bie poshtė. Po tė tjerat, qofshin profeci, do tė mbarojnė; qofshin gjuhė, do tė pushojnė; qoftė dituri, do tė humbasė.
Ungjilli - Llukai 8:16-21.
Edhe asnjė kur ndez kandil nuk e mbulon me enė, a e vė nėn shtrat; po e vė mbi kandiler, qė tė shohin dritėn ata qė hyjnė. Sepse nuk ka ndonjė tė fshehtė qė nuk do tė shfaqet; as tė fshehtė qė nuk do tė merret vesh, e tė dalė nė dukje. Shikoni pra si dėgjoni; sepse atij qė ka, do ti jepet; po atij qė ska, edhe ajo qė pandeh se ka do tė merret prej tij.
Edhe erdhėn tek ai e ėma edhe vėllezėrit e tij, dhe nuk mund ta takonin prej turmės. Edhe e lajmėruan, duke thėnė: Nėna jote dhe vėllezėrit e tu po rrinė jashtė dhe duan tė tė shohin. Po ai u pėrgjigj e u tha atyre: Nėna ime dhe vėllezėrit e mi janė kėta qė dėgjojnė fjalėn e Perėndisė dhe e bėjnė atė.
Krijoni Kontakt