Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Vaksinë për Ebolën

    Vaksinë për Ebolën

    Faza e parë e një prove knilike për një vaksinë premtuese për Ebolën po kryet në Mali, që është në kufi me Guinenë, epiqendra e epidemisë së virusit vdekjeprurës. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Jessica Berman bisedoi me një studiues amerikan në Mali që po ndihmon në kryerjen e provave klinike mbi vaksinën eksperimentale.

    Vaksina, e krijuar nga hulumtues në Institutin Kombëtar Amerikan të Shëndetësisë dhe kompania farmaceutike britanike GlaxoSmithKline, ishte 100 përqind e efektshme në mbrojtjen e majmunëve ndaj ekspozimit vdekjeprurërs ndaj Ebolës në provat para-klinike.

    Vaksina stimulon sistemin imunitar duke përdorur një protein jo-infektive të Ebolës që mbartet nga një virus i padëmshëm i të ftohtit.

    Tre punonjës të shëndetësisë në Mali e kanë marr vaksinën tre ditët e fundit, thotë studiuesi Myron Levin, drejtor i Qendrës për Zhvillimin e Vaksinave në Universitetin e Merilendit. Ai po ndihmon në kryerjen e provave klinike në Mali.

    “Jam marr me zhvillimin e vaksinave për 44 vjet. Deri tani nuk kam pare asgjë të lëviz kaq shpejt”.

    Nuk ka asnjë rast të Ebolës të raportuar në Mali, që Levine thotë se ka sigurim të mirë në kufi. Por Ebola vazhdon të përhapet pa kontroll në Guine, Liberi dhe Sierra Leone.

    Ashtu si vaksina kundër lisë, ajo kundër Ebolës mund të parandalojë potencialisht sëmundjen tek ata që ekspozohen ndaj virusit vdekjeprurës, përfshi punonjësit e kujdesit shëndetësor.

    Levine thotë se miratimi regulator mund të pasojë së shpejti provat e suksesshme klinike.

    “Të gjithë duan të shohin licensimin e vaksinës së Ebolës – po përpiqemi për të mar licensën sa më shpejt përsa kohë që të dhënat të tregojnë se ajo është e sigurtë, imunogjene dhe mbrojtëse”.

    GlaxoSmithKline po prodhon dhjetra-mijëra doza të vaksinës, që Levine thotë se mund të administrohet sapo ilaci të mar miratimin e regullatorëve në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Ai thotë se për shkak të kufizimeve në furnizime, shpërndarja e vaksinës do të jetë fillimisht e targetuar.

    Përvec Malit, provat e vaksinës eksperimentale po kryen gjithashtu në Britani.

    Levine thotë se dy njerëz të tjerë e morën vaksinën të premten në Mali. 15 të tjerë do të vaksinohen më pas, nëse gjithcka shkon sipas planit.

    VOA
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Vaksinë për Ebolën

    mua me ka hypur keq frika me kete ebolen

    pershdendeta nje koleg zezak nga guinea duke i dhene doren , por me pas e pashe qe ishte i semure me gripe, me ngriu buzeqeshja ,
    po sme degjuat pas 20 dite , u fika, sikur kam fillaur te kem shenja gripi ,
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  3. #3
    .................... Maska e iktuus
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261

    Për: Vaksinë për Ebolën

    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    mua me ka hypur keq frika me kete ebolen

    pershdendeta nje koleg zezak nga guinea duke i dhene doren , por me pas e pashe qe ishte i semure me gripe, me ngriu buzeqeshja ,
    po sme degjuat pas 20 dite , u fika, sikur kam fillaur te kem shenja gripi ,
    Nuk te gjene gje moj gjyshe jo, ti je imune ndaj eboles. Ebola ka frik nga ty
    Dhe eshte e sjellshme dhe edukative te thuash qe pershendeta nje koleg me ngjyre dhe jo "zezak" (shenj racizmi)
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Vaksinë për Ebolën

    .........
    Nuk e di se cte ka gjetur me mua
    Ndryshuar për herë të fundit nga Marya : 13-10-2014 më 16:06
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Vaksinë për Ebolën

    Marya shiko te mos harrosh pa u futur per 20 dite rresht ketu se ndryshe do te te hapin teme lamtumire pastaj. haha
    Feelings change - memories don't.

  6. #6
    .................... Maska e iktuus
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261

    Për: Vaksinë për Ebolën

    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    .........
    Nuk e di se cte ka gjetur me mua
    te kam xhan... shume xhan
    me pelqen kur te ngacmoj icik
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •